Tag: zamfara

  • Të paktën 13 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Nigeri

    Të paktën 13 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Nigeri

    Të paktën 100 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një minierë ari u shemb në shtetin Zamfara të Nigerisë.

    Miniera në Kandauri në Zonën e Qeverisjes Lokale Maru u shemb të enjten, me dhjetëra minatorë që punonin nën tokë, thanë dëshmitarët për Reuters. Operacionet e shpëtimit vazhduan edhe sot.
    Sanusi Auwal, një banor vendas i përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, tha se të paktën 13 trupa ishin nxjerrë nga rrënojat, përfshirë kushëririn e tij. “Më shumë se 100 minatorë po punonin në kohën e shembjes”, tha Auwal për Reuters në telefon.
    “Jemi me fat që dolëm gjallë. Nga më shumë se 100 persona, vetëm 15 prej nesh u shpëtuan”, tha Isa Sani, një nga të plagosurit.
    Muhammadu Isa i Shoqatës së Minatorëve të Shtetit Zamfara konfirmoi incidentin, duke shtuar se disa shpëtimtarë vdiqën gjithashtu nga mbytja ndërsa përpiqeshin të nxirrnin viktimat.
    Minierat e paligjshme janë të zakonshme në Zamfara, ku bandat e armatosura shpesh kontrollojnë minierat e arit, duke nxitur dhunën dhe aksidentet vdekjeprurëse.

    Top Channel

  • Bandat marrin peng mbi 50 persona në veriperëndim të Nigerisë! OKB: Trendi i fundit i rrëmbimeve masive është shqetësues

    Bandat marrin peng mbi 50 persona në veriperëndim të Nigerisë! OKB: Trendi i fundit i rrëmbimeve masive është shqetësues

    Më shumë se 50 persona janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një rrëmbim masiv në veriperëndim të Nigerisë, sipas një raporti të OKB-së, që citon Agence France-Presse.

    Sipas raportit, “banditë të armatosur” sulmuan fshatin Sabon Garin Damri, në Zamfara, ku banorët e zonave rurale kanë vuajtur prej kohësh nga bandat që rrëmbejnë për shpërblim, plaçkitin fshatra dhe vendosin taksa.
    Kjo është ngjarja e parë e “rrëmbimit masiv” në zonën administrative Bakura për këtë vit, thuhet në raport. “Trendi i fundit i rrëmbimeve masive në Zamfara është shqetësues”, shkruhet aty, duke vënë në dukje një “ndryshim në strategjinë e bandave drejt sulmeve më të mëdha në veri të Zamfarës”.
    Zëdhënësi i policisë në Zamfara nuk ka dhënë ende një koment. Kriza e “banditizmit” në Nigeri ka origjinën në konfliktet për tokë dhe ujë midis blegtorëve dhe fermerëve, por është kthyer në krim të organizuar, ku bandat shfrytëzojnë komunitetet rurale, të cilat prej kohësh kanë qenë të braktisura nga shteti.
    Kjo dhunë po përkeqëson edhe krizën e kequshqyerjes në veriperëndim, pasi sulmet detyrojnë njerëzit të braktisin tokat bujqësore, në një situatë të ndërlikuar më tej nga ndryshimet klimatike dhe shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare.
    Muajin e kaluar, banditët në Zamfara vranë 33 persona të cilët i kishin rrëmbyer në shkurt, pavarësisht se kishin marrë një shpërblim prej 33.700 dollarësh. Po ashtu, tre foshnja humbën jetën në robëri, thanë banorët lokalë.
    Që nga viti 2011, me rritjen e trafikut të armëve dhe trazirat në rajonin më të gjerë të Sahelit, banda të armatosura të organizuara janë formuar në veriperëndim të Nigerisë, ku vjedhja e bagëtive dhe rrëmbimet janë kthyer në burime të mëdha fitimi në zonat e varfra rurale.
    Këto grupe gjithashtu vendosin taksa ndaj fermerëve dhe minatorëve artizanalë. Dhuna është përhapur në vitet e fundit nga veriperëndimi edhe në veriun qendror të vendit.

    Top Channel

  • Bandat Persona marrin peng mbi 50 persona në veriperëndim të Nigerisë! OKB: Trendi i fundit i rrëmbimeve masive është shqetësues

    Bandat Persona marrin peng mbi 50 persona në veriperëndim të Nigerisë! OKB: Trendi i fundit i rrëmbimeve masive është shqetësues