Tag: zambrotta

  • Zambrotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi: Hap pas hapi, por drejt…

    Zambrotta lë spitalin dhe kthehet në shtëpi: Hap pas hapi, por drejt…

    28 Nëntor 2025

    10:13

    Alfred Lleshi

    “Do të përditësohemi në ditët e ardhshme. Hap pas hapi, por drejt…” Edhe një herë, Gianluca Zambrotta nuk e humbet humorin dhe dokumenton kthimin në shtëpi pas operacionit në këmbën e majtë, javën e kaluar. Kampioni i botës 2006 iu nënshtrua një operacioni masiv për të korrigjuar varizmin, dmth këmbët e harkuara.
    Tani Zambrotta është kthyer në shtëpi dhe përmes një postimi në Instagram falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur: “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit shumë për dashurinë e treguar këto ditë. Jeni shumë, nuk arrita t’ju përgjigjem të gjithëve, por ju lexova një nga një”.

    Operacioni i kryer është osteotomia, të cilën vetë e përshkroi kështu: “Praktikisht më rregullojnë këmbët duke prerë pjesë të vogla kockash lart dhe poshtë dhe më vendosur pllaka”. Kjo është një ndërhyrje parandalimi për të shtyrë sa më shumë të jetë e mundur vendosjen e një proteze totale, që pritet të nevojitet pas disa vitesh.
    Siç tregon pema e Krishtlindjes pas tij, edhe pse përdor paterica, ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit është gati t’i shijojë festat me familjen.

  • “A duket më e drejtë?” Zambrotta e merr me shaka operacionin delikat në këmbë

    “A duket më e drejtë?” Zambrotta e merr me shaka operacionin delikat në këmbë

    Gianluca Zambrotta, ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit, iu nënshtrua një operacioni dhe vendosi të ndajë gjithçka me ndjekësit e tij në Instagram. Kampioni i botës 2006 publikoi momentet nga shtrimi në spital deri te zgjimi pas ndërhyrjes, duke postuar edhe një foto ku shihet me këmbën e majtë të fashuar. Me humor, ai shkroi: “A duket më e drejtë?”
    Pra, duket se i merr me të qeshur rezultatet e para të operacionit për korrigjimin e “varizmit”, pra këmbëve të harkuara. Pas shakasë në rrjete sociale fshihet një arsye serioze, konsumimi i madh gjatë karrierës. Në podcastin “Passa dal Bsmt”, Zambrotta shpjegoi se është operuar tri herë në menisqet e brendshme dhe sot nuk i ka më as në të majtën, as në të djathtën. “Me kohën, këmbët m’u harkuan… Mjekët më shikojnë dhe më pyesin si arrij të ec”, – tregoi ai, duke zbuluar domosdoshmërinë e ndërhyrjes kirurgjikale.
    Për ta zgjidhur problemin dhe drejtuar boshtin e këmbëve, Zambrotta iu nënshtrua një osteotomie. Ai vetë e kishte shpjeguar procedurën me fjalë të thjeshta: “Në praktikë, do m’i drejtojnë këmbët duke më prerë disa pjesë të vogla kocke sipër dhe poshtë dhe vendosur pllakëza metalike”. Bëhet fjalë për një ndërhyrje parandaluese që synon ta shtyjë sa më shumë në kohë vendosjen e një proteze totale, proces që, siç ka pranuar ai, “do të duhet të bëhet pas disa vitesh”.

  • Këmbët e sakrifikuara të kampionit të botës, zbulohet kalvari i pafund i Zambrotta për të ecur

    Këmbët e sakrifikuara të kampionit të botës, zbulohet kalvari i pafund i Zambrotta për të ecur

    Ka ditë kur trupi ta paraqet “faturën” pa mëshirë. Ditë që nuk mund t’i shmangësh, që të dhembin edhe vetëm t’i shohësh, por që duhet t’i përballosh nëse do të vazhdosh të jetosh me të vërtetë.Për Gianluca Zambrotta, dje ka qenë një nga ato ditë. Ish-kampioni i botës ka përfunduar sërish në sallën e operacionit, duke nisur një rrugëtim që nuk flet vetëm për mjekësi, por për mbijetesë fizike. Nuk është një ndërhyrje çfarëdo; por etapë e detyruar e një historie të dhimbshme që vazhdon prej vitesh.
    Zambrotta e kishte treguar me një sinqeritet tronditës: “Jam operuar tri herë te menisqet e brendshëm. Nuk i kam më, as në të majtën, as në të djathtën. Me kalimin e kohës këmbët janë deformuar…, tashmë jam një rast për manualet e kirurgëve. Më shikojnë dhe pyesin si arrij të ec akoma”.
    Një problem që është përkeqësuar me vitet; gjenetikë e pafavorshme, mungesë menisqesh dhe, ndoshta, disa sinjale të injoruara për shumë kohë. Tre-katër specialistë të konsultuar, të gjithë të habitur, të gjithë të çuditur se si ai arrinte ende të luante, të vraponte, madje të argëtohej me padel.
    Dhe tani ndërhyrja më e vështirë; osteotomia. Këmbë për t’u drejtuar duke prerë pjesë kockash, duke vendosur pllaka për të shmangur, të paktën për pak kohë, protezën totale. Një zgjidhje e përkohshme, sepse fati është tashmë i shkruar: proteza do të vijë, pas disa vitesh është e pashmangshme.
    Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Zambrotta nuk është dorëzuar kurrë. Nuk u dorëzua si futbollist, nuk dorëzohet as sot nën bisturinë e kirurgëve. Nuk do të dorëzohet as nesër. Ky operacion nuk është dorëzim, është një tjetër kapitull i betejës. Forza Gianluca!