Tag: zakonisht

  • Si t’i përgjigjeni me qetësi një personi që ju ofendon, por e doni dhe respektoni

    Si t’i përgjigjeni me qetësi një personi që ju ofendon, por e doni dhe respektoni

    Kur një mik ju bën një vërejtje të papritur dhe fyese, ajo dhemb më shumë sesa një koment i pakëndshëm nga një i huaj.

    Sara Jane Ho, prezantuese e emisionit të Netflix “Mind Your Manners” dhe autore e librit me të njëjtin titull, ka një qëndrim mjaft të qartë se si të përballeni me një koment të pasjellshëm dhe me ofendime, pa e ulur tjetrin.

    Ja si t’i përgjigjeni një vërejtjeje të vrazhdë dhe të ndërprisni negativitetin në situata shoqërore.

    Fraza që vendos në vend çdo person që ju ofendon, pa e lënduar

    “Nëse është një mik që më ka thënë diçka keqdashëse, zakonisht e ngre shikimin dhe i them: ‘A je mirë?’”

    Këto tre fjalë mund të sinjalizojnë me mirësjellje se ajo që miku juaj tha ishte e papërshtatshme.

    Ho thekson se po aq i rëndësishëm është toni sa edhe vetë fjalët. Kur thoni “A je mirë?”, mos e thoni shkurt ose ashpër, por me një ton miqësor.

    “Unë nuk i përgjigjem me ofendim. Flas sikur po shqetësohem, ndërsa kjo zakonisht e vendos tjetrin në vend,” thotë ajo.

    Ndonjëherë, kur miku është në gjendje të keqe mendore, komente të tilla mund të bëhen të shpeshta.

    A duhet t’i kthejmë ofendimin?

    Nëse këto ulje fillojnë të ndodhin shpesh, është në rregull t’i ktheni përgjigje, thotë Thema Bryant, profesore e psikologjisë në Universitetin Pepperdine dhe ish-presidente e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.

    Vetëm mos e bëni këtë “në mënyrë armiqësore ose grindavece”, shton ajo, ndërsa kujton se edhe Sigmund Freud kishte dhënë një këshillë të shkëlqyer për reagimin.

    “Kur dikush thotë diçka që ju ul, hidheni poshtë me një fjali të vetme”, shpjegon Bryant. “Krijoni një kundërpeshë që të mos mbetet pezull në ajër si një e vërtetë.”

    Si ta përfundoni në mënyrën më të mirë një miqësi të keqe?

    Nëse miqësia është bërë e paqëndrueshme, qoftë për shkak të qëndrimit negativ të mikut, qoftë për arsye më të lehta si largimi i natyrshëm – është në rregull ta përfundoni marrëdhënien.

    Ekzistojnë mënyra për ta mbyllur lidhjen pa qenë të ashpër, thotë Bryant.

    Ja tre hapa për t’i thënë dikujt “jo” në mënyrë të sjellshme:

    “Sapo ta kuptoni se nuk dëshironi më të jeni të lidhur me atë person, është më mirë ta komunikoni sa më shpejt,” thotë Bryant.

    Nëse zakonisht u përshtateni të tjerëve ose shmangni konfliktet, kjo mund të jetë e pakëndshme, por afatgjatë është një veprim që meriton respekt.

    “Kur e shmangni dikë, mund ta lëndoni edhe më shumë”, shton ajo.

    Mos i renditni të gjitha të metat e tij. Jepni arsyen tuaj për ndërprerjen e miqësisë në një mënyrë të matur, për t’i dhënë pak qartësi, por nuk keni pse “të nxirrni të gjithë listën e ankesave ndaj tij nëse nuk po përpiqeni ta rregulloni marrëdhënien,” thotë Bryant.

    Qëndroni të vendosur në vendimin tuaj. Mos e vazhdoni miqësinë vetëm për lehtësi. Kjo mund të duket sikur po e shmangni mikun kur keni plane, por e kërkoni kur ndiheni të mërzitur, shton Bryant.

  • Çfarë i shkakton nishanet e kuq në trup dhe a trajtohen ato?

    Çfarë i shkakton nishanet e kuq në trup dhe a trajtohen ato?

    Nishanët e kuq të cilët shfaqen në trup me kalimin e viteve shpesh konsiderohen si të padëmshëm. Por ato nuk shfaqen nga asgjëja, sigurisht që pas shfaqjes së tyre qëndron një komplikacion shëndetësor.

    Specialistët zakonisht e lidhin me çrregullime të vogla të mëlçisë, praninë e toksinave në trup, apo ekspozimin në diell. Shpesh i keni vënë re që të shfaqen në lëkurë afër qafës, gjoksit, shpinës, në ngjyrë të kuqë dhe pak të dala nga lëkura.
    Ja çfarë duhet të dini:

    Emri shkencor për nishanet e kuqe është Ruby Angioma.
    Zakonisht janë të padëmshëm, por nëse janë të shumtë në numër dhe në madhësi të konsiderueshme, atëherë bëni mirë t’i drejtoheni mjekut.
    Është mirë të mbani nën kontroll perimetrin dhe konsistencën e tyre. Nëse ato janë të parregullta, të rrudhura dhe kanë një gjatësi prej më shumë se 6 milimetra, është mirë të konsultoheni me një dermatolog.
    Përveç komplikacioneve të vogla në mëlçi, ato mund të shkaktohen edhe nga një dietë e pabalancuar, ose si rezultat i grumbullimit të tepërt të toksinave në zorrë.
    Gjithashtu shkaktohen për shkak të rritjes jonormale të enëve të vogla të gjakut. Ndërsa Nishanet e kuqe në fytyrë, duar dhe pjesë të tjera zakonisht të pambuluara të trupit mund të jenë për shkak të ekspozimit të tepërt në diell. Në këtë rast, kini kujdes të veçantë me mbrojtjen nga dielli.
    Si mund t’i parandaloni?
    Ekspertët thonë se për të ndaluar shfaqjen e nishaneve në trup, është mirë të konsumoni pije që largojnë toksinat nga trupi.
    Minimalisht duhet të pini dy litra ujë në ditë.
    Konsumoni sa më shumë perime të freskëta edhe në formë të lëngët. Veçanërisht karotat, angjinaret dhe selinotë janë të shkëlqyera në këtë rast.
    Gjithashtu shtoni sa më shumë avokado në dietën tuaj dhe përdorminin e vajit të ullirit.

  • Çfarë i shkakton nishanet e kuq në trup?

    Çfarë i shkakton nishanet e kuq në trup?

    Nishanët e kuq të cilët shfaqen në trup me kalimin e viteve shpesh konsiderohen si të padëmshëm. Por ato nuk shfaqen nga asgjëja, sigurisht që pas shfaqjes së tyre qëndron një komplikacion shëndetësor.

    Specialistët zakonisht e lidhin me çrregullime të vogla të mëlçisë, praninë e toksinave në trup, apo ekspozimin në diell. Shpesh i keni vënë re që të shfaqen në lëkurë afër qafës, gjoksit, shpinës, në ngjyrë të kuqë dhe pak të dala nga lëkura.
    Ja çfarë duhet të dini:

    Emri shkencor për nishanet e kuqe është Ruby Angioma.
    Zakonisht janë të padëmshëm, por nëse janë të shumtë në numër dhe në madhësi të konsiderueshme, atëherë bëni mirë t’i drejtoheni mjekut.
    Është mirë të mbani nën kontroll perimetrin dhe konsistencën e tyre. Nëse ato janë të parregullta, të rrudhura dhe kanë një gjatësi prej më shumë se 6 milimetra, është mirë të konsultoheni me një dermatolog.
    Përveç komplikacioneve të vogla në mëlçi, ato mund të shkaktohen edhe nga një dietë e pabalancuar, ose si rezultat i grumbullimit të tepërt të toksinave në zorrë.
    Gjithashtu shkaktohen për shkak të rritjes jonormale të enëve të vogla të gjakut. Ndërsa Nishanet e kuqe në fytyrë, duar dhe pjesë të tjera zakonisht të pambuluara të trupit mund të jenë për shkak të ekspozimit të tepërt në diell. Në këtë rast, kini kujdes të veçantë me mbrojtjen nga dielli.
    Si mund t’i parandaloni?
    Ekspertët thonë se për të ndaluar shfaqjen e nishaneve në trup, është mirë të konsumoni pije që largojnë toksinat nga trupi.
    Minimalisht duhet të pini dy litra ujë në ditë.
    Konsumoni sa më shumë perime të freskëta edhe në formë të lëngët. Veçanërisht karotat, angjinaret dhe selinotë janë të shkëlqyera në këtë rast.
    Gjithashtu shtoni sa më shumë avokado në dietën tuaj dhe përdorminin e vajit të ullirit.

  • Toka rrotullohet më shpejt nesër, dita do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Toka rrotullohet më shpejt nesër, dita do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Rrotullimi i Tokës pritet të përshpejtohet nesër, më 6 gusht 2025, duke e bërë atë një nga ditët më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Sipas ekspertëve, planeti ynë do të humbasë rreth 1.25 milisekonda nga dita e zakonshme 24-orëshe për shkak të një ndryshimi të pashpjeguar në dinamikën e tij rrotulluese.

    Ndërsa ky ndryshim i vogël nuk do të vërehet nga njerëzit në përditshmëri, studiuesit po analizojnë pasojat afatgjata që mund të jenë serioze përfshirë përmbytje në rajonet ekuatoriale, ndryshime klimatike ekstreme dhe prishje të ritmeve biologjike të njeriut.

    Sipas astrofizikanëve, përshpejtimi i rrotullimit mund të çojë në rritje të forcës centrifugale, duke zhvendosur ujërat e oqeaneve nga polet drejt ekuatorit. Një rritje e tillë mund të sjellë përmbytje në zona të dendura urbane bregdetare.

    Ndërkohë, edhe orët biologjike të njerëzve mund të ndikohen. Një ditë më e shkurtër se 24 orë do të prishte ritmet cirkadiane, çka lidhet me probleme të zemrës, gjumit dhe shëndetit mendor.

    Ky fenomen po gjurmohet me saktësi nga orët atomike, që tregojnë se dita më e shkurtër e regjistruar deri tani ishte më 5 korrik 2024, kur Toka përfundoi rrotullimin e saj 1.66 milisekonda më herët se zakonisht.

    Megjithëse arsyeja e përshpejtimit ende nuk dihet me saktësi, shkencëtarët dyshojnë se ndikim mund të kenë ndryshimet në bërthamën e Tokës, rrymat oqeanike dhe erërat në lartësi të madhe./KultPlus.com

  • Plazhet e Shqipërisë në kontrast: Zbrazje në Jug, Golemi në kulm…pa ujë të pijshëm!

    Plazhet e Shqipërisë në kontrast: Zbrazje në Jug, Golemi në kulm…pa ujë të pijshëm!

    Vendi ynë po përjeton një sezon veror me kontraste të theksuara mes zonave turistike. Në Jug, plazhet e Drimadhës dhe Dhërmiut duken ndjeshëm më të zbrazura se zakonisht, ndërsa në Golem fluksi është në kulmin e tij, por me një problem të madh: Mungesën e ujit të pijshëm.
    Pamjet e dërguara për JOQ tregojnë shezlonge bosh dhe plazhe të qeta në jug, në një periudhë kur zakonisht të gjitha vendet rezervohen javë përpara.
    Ndërkohë, Golemi po përjeton një bum turistik me plazhe të tejmbushura dhe hotele që nuk arrijnë të përballojnë fluksin. Megjithatë, mungesa e ujit të pijshëm po kthehet në krizë.

  • Fisi unik ku gratë janë në krye dhe burrat fshehin fytyrën

    Fisi unik ku gratë janë në krye dhe burrat fshehin fytyrën

    Atje ku gruaja trashëgon, zgjedh dhe sundon

    Fisi Tuareg janë myslimanë, por ata kanë ndryshuar plotësisht metodat dhe zakonet e jetës nga ato që janë përgjithësisht të njohura për këtë fe.

    Tuaregët janë një popull që i përkasin fiseve të lashta berbere, të vendosura kryesisht në rajonin e Saharasë. Nuk dihet saktësisht se sa janë, nga 100,000 deri në tre milionë, por duke qenë se ata përbëhen nga fise të shumta me stile të ndryshme jetese, shumë prej tyre i bashkon vetëm nga gjuha.

    Tuaregët quhen shpesh “Njerëzit Blu”, sepse u pëlqen të veshin rroba blu. Ata janë myslimanë sunitë nga feja, por feja e tyre është gjithashtu e ndikuar shumë nga tradita e lashtë paraislamike. Ata përfaqësojnë një nga kombet e pakta myslimane ku burrat në vend të grave mbulojnë fytyrat e tyre, por kjo nuk është e gjitha.

    Përpara se një pjesëtare e këtij fisi të martohet, ajo mund të ndryshojë partnerë dhe të jetojë sipas të njëjtave rregulla dhe liri si burrat. Gjithashtu, femrat nuk mbajnë mbulesë, ndërsa meshkujt, mbulesë blu bruz, kështu e ka marrë emrin ky komb. Kur fotografja Henrijeta Butler bëri një seri fotografish me anëtarët e këtij populli, ajo i pyeti ata përse ishte kështu. Përgjigjja ishte se gratë kanë fytyra të bukura dhe duan t’i shohin ato.

    Edhe femrat mund të divorcohen dhe pas divorcit mbajnë pronën e tyre. Kulti i matriarkatit është aq i fortë sa dhëndri nuk guxon të hajë një vakt me vjehrrën në të njëjtën dhomë, transmeton Telegrafi.

    Ende ekzistojnë shumë tradita që pjesa tjetër e botës myslimane do t’i konsideronte të papranueshme, por ky popull mysliman jeton pikërisht kështu. Për shembull, siç e kemi theksuar tashmë, janë burrat që mbulojnë fytyrën, dhe jo gratë. Debati mes studiuesve përse ndodh kjo ende vazhdon. Disa besojnë se arsyeja është praktike, për të parandaluar futjen e rërës në sy, ndërsa të tjerë mendojnë se ky zakon ndihmon për të penguar që shpirtrat e këqij të dalin nga njeriu dhe të kalojnë në një trup tjetër.

    Liritë seksuale në këtë popull janë të mëdha: burri mund të hyjë në shtëpinë e një gruaje, por gjithmonë nga hyrja anësore. Ai mund të kalojë natën me të, ndërsa pjesa tjetër e familjes sillen sikur nuk e vërejnë këtë. Gruaja ka të drejtë të zgjedhë vetë se sa partnerë do të presë në shtëpi dhe kur do t’i presë.

    Kushti kryesor është që çdo gjë të bëhet në mënyrë diskrete dhe me respekt maksimal, shpjegon fotografja që ka kaluar shumë kohë me këtë komunitet. Pikërisht për shkak të këtyre lirive, gratë e këtij populli martohen më vonë në krahasim me pjesën tjetër të botës myslimane, zakonisht rreth moshës 20-vjeçare.

    Burrat i joshin gratë përmes këngëve që i shkruajnë për to; ky është elementi thelbësor i flirtimit dhe propozimit për martesë. Gratë janë kryesisht të shkolluara, dhe shpesh shkruajnë edhe vetë poezi apo këngë dashurie.

    Martesa nuk përfaqëson humbje të lirisë për gratë. Shtëpia, së bashku me të gjitha kafshët në të, u përket grave. Ky është pasuria më e madhe në këto hapësira.

    “Kafshët janë jetë. Pimë qumështin e tyre, hamë mishin e tyre, veshim lëkurën e tyre, i shkëmbejmë për ato që na duhen. Pa kafshë – nuk ka shtëpi”, – i kanë shpjeguar tuaregët fotografes.

    Divorcet janë të shpeshta në këtë popullatë. Nëse ndodh ndarja, gruas i mbetet shtëpia dhe kafshët, dhe zakonisht janë gratë ato që nisin procedurën e divorcit. Pas ndarjes, burri zakonisht kthehet në shtëpinë e prindërve të tij, vetëm me një deve.

    Divorci nuk konsiderohet një tragjedi në këtë kulturë. Përkundrazi, zakonisht organizohet një festë e madhe për të bërë të ditur se gruaja është sërish e lirë për martesë.

    Tradita e matriarkatit është aq e fortë, sa që gjenealogjia e familjes përcaktohet përmes grave. Burri, pas martesës, shkon të jetojë në familjen e gruas, dhe jo anasjelltas, siç ndodh zakonisht në shoqëritë patriarkale.

    Një tjetër zakon domethënës është se burri e lë pasurinë e tij fëmijëve të motrës, e jo fëmijëve të vet – me arsyetimin se fëmijët e motrës janë me siguri nga familja, ndërsa për fëmijët e vet nuk ka garanci absolute se janë biologjikisht të tij. 

  • Banorë të Iranit dhe Izraelit rrëfejnë jetën mes raketave dhe shpërthimeve: Kur qëndron në këtë gjendje bëhesh i pashpresë

    Banorë të Iranit dhe Izraelit rrëfejnë jetën mes raketave dhe shpërthimeve: Kur qëndron në këtë gjendje bëhesh i pashpresë

    Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran, vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime.
    “Nuk ka kush të blejë gjëra”, shpjegon për Radion Evropa e Lirë Mahsa, banore e një lagjeje perëndimore të kryeqytetit iranian.
    Ajo vlerëson se 60-70 për qind e banorëve të lagjes së saj zakonisht të gjallë, kanë ikur si pasojë e bombardimeve izraelite ndaj Iranit.

    Supermarketi në lagjen e saj, që zakonisht qëndron hapur deri në mesnatë, tani mbyllet rreth orës 21:00, për shkak të mungesës së myshterinjve.
    Në rrugët ku dikur i duhej të bënte disa xhiro për të gjetur vend parkimi, Mahsa thotë se sot “në rrugën time ka vetëm dy ose tri makina; është paksa e frikshme dhe shumë e trishtueshme”.

  • Lëkura e gomarit mund të jetë një armë sekrete kundër rriqrave dhe sëmundjes së Laimit

    Lëkura e gomarit mund të jetë një armë sekrete kundër rriqrave dhe sëmundjes së Laimit

    Rriqrat janë parazitë që mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme, si sëmundja e Laimit. Kjo sëmundje përhapet zakonisht nga rriqrat e drerit (ixodes scapularis), të cilat gjenden kryesisht në verilindje dhe Midwest të SHBA-së. Sipas një studimi të vitit 2024, gjysma e rriqrave të rritur në verilindje mbajnë bakterin që shkakton Laim.

    Rriqrat nuk lindin me bakterin, por e marrin atë duke u ushqyer nga brejtës të infektuar. Megjithatë, edhe pse ushqehen nga drerët e bardhë, këta të fundit nuk infektohen dhe nuk e përhapin sëmundjen.

    Rriqrat nuk kërcejnë apo fluturojnë, por ngjiten në bimë dhe zgjatin këmbët për të kapur një kafshë ose njeri që kalon pranë. Pasi ngjiten në lëkurë, ata thithin gjak për disa ditë. Nëse janë të infektuar, mund të transmetojnë Laimin përmes pështymës së tyre, por zakonisht duhet të qëndrojnë të kapur për të paktën 24 orë për ta bërë këtë.

    Zakonisht, njerëzit mbrohen me përbërje si DEET ose permethrin, por një studim i ri i publikuar në PLOS One ofron një zgjidhje natyrale të papritur: lëkura e gomarit. Gomarët sekretojnë një përbërës natyral, (E)-2-octenal, i cili i zmbraps rriqrat. Ky përbërës mungon te kuajt, që janë më të ndjeshëm ndaj pickimeve.

    Eksperimentet treguan se ky përbërës ndalon lëvizjen e rriqrave në terren, dhe mund të përdoret si zbythës për njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Studiuesit besojnë se octenal mund të shndërrohet në një zbythës efektiv për përdorim njerëzor dhe potencialisht të zëvendësojë pesticidet për kontrollin e popullsisë së rriqrave në natyrë.

    Ky zbulim mund të sjellë një hap të madh në mbrojtjen nga sëmundja e Laimit, veçanërisht në zonat ku ajo përhapet më shumë. / Discover Magazine – Syri.net

  • Moggi mbron Interin: Kush e kritikon pas humbjes 5-0 ndaj PSG-së, nuk kupton asgjë

    Moggi mbron Interin: Kush e kritikon pas humbjes 5-0 ndaj PSG-së, nuk kupton asgjë

    Brenda faqeve të gazetës “Libero” mund të lexohet një editorial i shkruar nga Luciano Moggi, i cili rikthehet te humbja 5-0 e Interit në finalen e Champions League: “Në Mynih u konsumua një disfatë pa precedentë në historinë e finaleve të Champions-it.
    Aty pamë Interin që humbi 5-0 ndaj PSG-së dhe shënoi fundin e një cikli. E dhimbshme për ne si italianë që e pamë skuadrën zikaltër të dalë e mundur në dy finale Champions-i brenda tri viteve.
    Barella, Lautaro, Calhanoglu, Dimarco dhe Thuram, zakonisht vendimtarë në ekonominë e lojës së skuadrës, nuk ishin në nivelin e tyre. Për këtë arsye është e vështirë ta kritikosh Interin. Edhe pse humbi, tregoi se është të paktën skuadra e dytë më e mirë në Europë.
    Po bëhen shumë kritika mbi punën e Inzaghit, por askush nuk përmend se kur duhej ta zëvendësonte Calhanoglu, teksa ishte i detyruar të fuste Asllanin, i cili sigurisht nuk vlen sa turku. Kur duhej ta zëvendësonte Lautaron apo Thuram, duke pasur në stol Taremin si alternativë, i cili nuk ka vlerën as të argjentinasit, as të francezit.
    Nuk mund të kritikohet as klubi, sepse është e pamundur të kesh rezerva që vlejnë sa titullarët. Formacioni titullar që zakonisht Interi ka nxjerrë në fushë është në Itali më i miri, ose ndër më të mirët. Kritikat e shumta do ishte mirë të kujtonin kur Interi eliminoi skuadra të forta si Bayerni dhe Barcelona.
    Në këtë kuadër, mendoj se Interi do të bënte mirë ta mbante fort trajnerin Inzaghi, përveç rasteve kur ai vetë do të donte të largohej. Sidomos, sepse më e keqja zakonisht vjen pas dhe Juventusi është shembull i qartë i asaj që po them”.

  • Aktiviteti i majtë akademik sulmon mendimin konservator dhe gratë konservatore

    Aktiviteti i majtë akademik sulmon mendimin konservator dhe gratë konservatore

    Konferenca dyditore me titull “Politikat reaksionare, gratë dhe kritika feministe” në Universitetin Loughborough në Leicestershire të Anglisë, që nis të mërkurën, me 21 maj, premton një fjalim kryesor mbi temën “Feminizmi pas neoliberalizmit dhe e djathta e re ekstreme”, perspektiva ekonomike dhe politike që zakonisht janë të vështira për t’u pajtuar.

    “Ky aktivitet fokusohet te gratë dhe kultura popullore e feminizuar në kontekstin e një politike reaksionare në ringjallje,” thuhet në përshkrimin e organizatorëve, duke lidhur pa asnjë përpjekje të dukshme “reaksionarizmin” me “ekstremizmin e djathtë”. Një nga shpifjet kryesore që përdoren nga Brukseli kundër revoltës populiste në rritje duket se është shkrirë natyrshëm në gjuhën e arsimit të lartë, si të ishte kapur nga e majta (surprizë: është kapur).

    E sponsorizuar nga European Journal of Cultural Studies, konferenca sjell folës që do të trajtojnë tema si: “Feminizmi popullor, ekonomia e punës së përkohshme dhe fuqia diskursive e sigurisë së grave”; “Vetëkujdesi dhe politika ‘zhgënjyese’ në romanet e epokës Trump”; dhe “Diskursi i ‘debatit gjinor’: polarizues, paragjykues dhe legjitimizues”, pra, debat nuk pritet të ketë aty. Duke zgjeruar horizontin, disa referime do të denoncojnë “Anti-feminizmin e drejtuar nga gra në Suedi, Gjermani dhe Rusi” dhe “Rritjen e përjashtimit të personave trans te feministet e vetëidentifikuara radikale në Korenë e Jugut.”

    Objektiva të tjerë përfshijnë ‘tradwives’, ‘momfluencers’, dhe ‘victimcould’, pa pasur askënd që të paraqesë argumentin e kundërt. Sesionet me tematikë digjitale zakonisht nënkuptojnë një kërcënim online nga disa tipa burrash, ndërsa të tjera duken se minimizojnë rreziqet fizike ndaj grave nga burime të tjera, duke nënkuptuar një agjendë të djathtë ekstreme, përveç nëse rreziku vjen nga “manosfera” amerikano-europiane.

    Që nga koha kur akademikët u mblodhën në Sheffield për të diskutuar “Si e zgjidh problemin si GB News”, përgjigjja: me më shumë rregullim, nuk ka pasur një shfaqje kaq të qartë të paragjykimit konfirmues në një aktivitet që pretendohet të jetë akademik. Për të qenë të sinqertë, aktivitete të tilla zhvillohen çdo javë në një kampus pranë jush, zakonisht me para publike. / European Conservative – Syri.net