Tag: zaharia

  • Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon

    Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon

    Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte këtë të shtunë në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”, një projekt i realizuar gjatë një periudhe që ajo e përshkruan si “kakofoni” në jetën e saj personale.
    Gjatë intervistës, gazetarja Jetona Koçibelli e pyeti Elian për divorcit e saj me Princ Lekën dhe mënyrën se si ajo e ka përballuar këtë periudhë të vështirë. Elia u shpreh me sinqeritet:
    “E gjithë jeta ka ditë për ditë sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrezon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu sa herë të ngrihet të mos harrojë të ngrihet njeri. Sepse dhimbja apo sfidat që kalojmë ndonjëherë e shuajnë dritën dhe dashurinë që duhet t’i qasemi jetës, njerëzve, punës, dhe unë këtë jam munduar të bëj.”
    Elia i dha fund martesës së saj me Princ Lekën pas një periudhe tensioni dhe përplasjeve, disa prej të cilave u bënë publike. Megjithatë, ajo duket se ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer sfidat në frymëzim, duke kanalizuar energjinë e saj në krijimtari dhe projekte personale.
    Libri i saj për fëmijë, “Perla dhe Dreri i Artë”, reflekton imagjinatën dhe ndjeshmërinë e autorës, duke ofruar një mesazh pozitiv dhe mësimdhënës për të vegjëlit. Prezenca në “ArtKand” shërbeu si mundësi për Elian që të ndajë jo vetëm krijimtarinë e saj, por edhe përvojat e jetës personale, duke treguar se resilienca dhe dashuria për jetën mund të mbizotërojnë mbi sfidat.

  • ‘Nuk mund ta heq’/ Elia Zaharia zbulon pse e mban ende mbiemrin e Princit

    ‘Nuk mund ta heq’/ Elia Zaharia zbulon pse e mban ende mbiemrin e Princit

    Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në Instagram mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, pas ndarjes së tyre të bujshme me dhunë. Në një video të publikuar në Instagram, shpjegoi që prej 2 vitesh tenton të heqë mbiemrin e Princ Lekës, por theksoi se nuk ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.
    Ajo ka dhene edhe një mesazh për njerëzit që “bezdisen”, duke u shprehur që “le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës”.

    “E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.
    Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe ti shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.
    Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja.

  • “Nuk mund ta heq”/ Elia Zaharia sqaron pse ende mban mbiemrin Zogu

    “Nuk mund ta heq”/ Elia Zaharia sqaron pse ende mban mbiemrin Zogu

    Showbiz E Hënë, 15 Shtator 2025 14:37
    Elia Zaharia ka reaguar lidhur me përdorimin e mbiemrit “Zogu” në rrjetet sociale, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga divorcimi i saj me Princin Leka. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo theksoi se problemi është krejtësisht teknik dhe ka tentuar për një kohë të gjatë ta zgjidhë, pa sukses.
    “E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.

    Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim”, u shpreh Zaharia.
    Ajo shtoi se në çdo punë ka përdorur gjithmonë mbiemrin Zaharia, dhe se derisa problemi të zgjidhet, përdorimi i “Zogu” mund të shihet si një referencë për vajzën e saj, Geraldinën. Zaharia theksoi se ky çështje nuk ka lidhje me marrëdhëniet personale apo dëshirat e saj, por është thjesht një pengesë teknike e rrjeteve sociale.
    Kjo sqarim vjen pas interesit të medias dhe publikut për arsyet pse mbiemri “Zogu” vazhdon të shfaqet në profilet e saj, duke hequr çdo spekulim mbi lidhjen me divorcimin e saj.

  • Vdekja e Artur Zhejit, vëllezërit Prifti: Zë i veçantë në mediat shqiptare! Elia Zaharia e prekur: Nuk do doja ta dëgjoja këtë lajm!

    Vdekja e Artur Zhejit, vëllezërit Prifti: Zë i veçantë në mediat shqiptare! Elia Zaharia e prekur: Nuk do doja ta dëgjoja këtë lajm!

    Me dhimbje të thellë, figura të njohura të artit dhe kulturës shqiptare kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe analistit të njohur Artur Zheji.

    Vëllezërit, Endri dhe Stefi Prifti, përmes një postimi prekës në Instagram, ndanë një foto të mbushur me buzëqeshje dhe kujtime të bukura, duke shkruar: “Kjo foto ka shumë mirësi dhe buzëqeshje. Transmeton energji të mirë dhe respekt. Por sot me shumë hidhërim ne duhet ti japim lamtumirën gazetarit, publicistit, analistit, mikut, njeriut me qëndrime të pavarura, një zë i veçantë në mediat shqiptare, qytetarit dhe familjarit model, Artur Zhejit.”

    Ndërsa aktorja Elia Zaharia Zogu, e prekur, shprehet se nuk do donte ta dëgjonte lajmin për ikjen nga jeta të Zhejit.
    Ajo e quajti Zhejin një njeri të rrallë dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm për vendin.
    “Ikjen nga kjo jetë të Artur Zhejit nuk do kisha dashur ta dëgjoja… Shoqërisë sonë i kanë mbetur aq pak mendje të ndritura, njerëz fisnikë e me zemër të lirë! Jam shumë e prekur nga kjo ikje e parakohshme e këtij njeriu të rrallë për nga formimi! Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe dashamirësve të tij, dhe të gjithë atyre që u dhemb atdheu sa herë një njeri i çmuar i këtij vendi lë pas zbrazëtinë e lamtumirës… i paharruar qoftë kujtimi i tij!”, shkruan Zaharia Zogu.

    Top Channel

  • ‘Perla dhe dreri i artë’, përralla e Elia Zaharias që sjell dritë, guxim dhe magji

    ‘Perla dhe dreri i artë’, përralla e Elia Zaharias që sjell dritë, guxim dhe magji

    Me një histori të ngrohtë, të mbushur me dashuri e shpresë, Elia Zaharia bisedon me fëmijët për  librin e saj, “Perla dhe dreri i artë”, në Qendrën për Hapje dhe Dialog.

    Një përrallë që flet me gjuhën e zemrës dhe që gjen vendin e saj në Shqipëri, aty ku bjeshkët, zanat dhe nimfat shndërrohen në udhërrëfyese magjike për lexuesit e vegjël dhe të rritur.

    Burim frymëzimi për këtë krijim ka qenë vajza e autores, e cila ka ndriçuar çdo fjalë e faqe, duke e bërë këtë libër një dhuratë të veçantë për të dhe për të gjithë fëmijët.

    “Në librin e dytë, ndërkohë, unë u bëra me një gocë të vogël, që tani është katër vjeçe e gjysmë. E ka emrin Geraldinë, si stërgjyshja e vet. Sa herë lexonim ose shfletonim librin e parë, ku flitej për stërgjyshen e saj, ajo thoshte: ‘Mami, po mua kur do të ma bësh një libër? Dua edhe unë të jem personazh i një libri.’ Dhe kështu unë fillova të frymëzohesha nga e përditshmja jonë dhe të shkruaja pak e nga pak episodet. Sigurisht që fantazia pastaj fillon dhe udhëton…” tha znj. Zaharia.

    I shoqëruar edhe me ilustrime, “Perla dhe dreri i artë” prek zemrat me mesazhin e mirësisë dhe të guximit, ndërsa përpiqet ta bëjë edhe më të prekshëm rrëfimin.

    “Jam përpjekur që, edhe nëpërmjet gjuhës së ilustrimeve, ta bëj librin sa më të pranuar dhe të aksesueshëm për të gjitha moshat. Do të thotë se edhe një fëmijë që nuk ka mësuar akoma të lexojë, mund ta kuptojë nga ilustrimet, të cilat mund t’ia shpjegojnë prindërit apo edhe t’i interpretojë. Për shembull, Geraldina, vajza ime, nga ilustrimet di që ta thotë përrallën në kronologjinë e vet, sepse e kupton,” u shpreh autorja dhe aktorja e njohur.

    Ky është botimi i dytë që Elia Zaharia sjell për të gjithë vogëlushët./rtsh/KultPlus.com