Tag: yukay

  • Gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk, jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos

    Gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk, jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos

    Bota E Martë, 26 Gusht 2025 09:13
    Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.
    Më 4 gusht, biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm drejt Mykonos, me varkën e tij “Grayëolf” dhe pati një fund tragjik. Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi nuk kishin lajme për të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit.

    I lindur në vitin 1982, Halit Yukay ishte pronar i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte luksoze. Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor ndërtimi anijesh dhe kishte një ëndërr për të krijuar kompaninë e tij. Diçka që e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor.
    Kompania e tij ka ndërtuar disa seri jahtesh vitet e fundit, nga Mazu 82, 24.9 metra deri te anija e saj kryesore, 132 DS 40.2 metra.

  • Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

    Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

    Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.
    Thrilleri nisi më 4 gusht, kur biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm drejt Mykonos, me varkën e tij “Graywolf” dhe pati një fund tragjik. Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi nuk kishin lajme për të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit.
    Që nga ai moment, filloi një operacion në shkallë të gjerë, ku morën pjesë forca nga Roja Bregdetare e Propontisë Jugore, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare dhe njësi speciale të policisë detare nga Samsuni, Dardanelet, Izmiri dhe Gjalova.
    Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë. Në ditën e 19-të të kërkimit Halit Yukay u gjet 68 metra thell në det nga zona e konsideruar si zona ku ndodhi aksidenti.
    Vendndodhja u përcaktua nëpërmjet një pajisjeje speciale Sonar të Rojës Bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor (ROV), i cili regjistroi imazhe si të trupit ashtu edhe të pjesëve të motorit dhe të pllakave të varkës.
    Procesi i nxjerrjes së trupit është planifikuar të bëhet duke përdorur një sistem special “ashensori”, në mënyrë që procesi të mund të kryhet në mënyrë të sigurt nga shtrati i detit pa shkaktuar dëme të mëtejshme. Zhytësit ushtarakë do të koordinojnë operacionin, i cili pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.
    I lindur në vitin 1982, Halit Yukay ishte pronar i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte luksoze. Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor ndërtimi anijesh dhe kishte një ëndërr për të krijuar kompaninë e tij. Diçka që e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor.
    Kompania e tij ka ndërtuar disa seri jahtesh vitet e fundit, nga Mazu 82, 24.9 metra deri te anija e saj kryesore, 132 DS 40.2 metra.

  • Turqi, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk të mbytur në Detin e Marmarasë

    Turqi, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk të mbytur në Detin e Marmarasë

    Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet kompetente turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë.

    Thrilleri që filloi më 4 gusht, kur biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm nga Gialova në Mykonos, me varkën e tij, ” Graywolf “, pati një fund tragjik. Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi nuk kishin lajme për të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit.
    Që nga ai moment, filloi një operacion në shkallë të gjerë, ku morën pjesë forca nga Roja Bregdetare e Propontisë Jugore, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare dhe njësi speciale të policisë detare nga Samsuni, Dardanelet, Izmiri dhe Gjalova. Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë.

    Yalova’da’da Bozcaada’ya gitmek üzere denize açıldığı tekknesi, parçalanmış ve yarı batık halde bulunan kayıp iş insanı #HalitYukay’ı arama çalışmalarının 19’uncu gününde cansız bedeni kazanın olduğu bölge olarak değerlendirilen bölgeden 68 metre derinlikte bulundu. pic.twitter.com/Q36l0VR84i
    — NOW HABER (@nowhaber) August 23, 2025

    Më në fund, zhytësit gjetën trupin e biznesmenit të pafat pardje në një thellësi prej 68 metrash në pikën ku ishte gjetur varka e tij. Vendndodhja u përcaktua nëpërmjet një pajisjeje speciale Sonar të Rojës Bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor (ROV), i cili regjistroi imazhe si të trupit ashtu edhe të pjesëve të motorit dhe të pllakave të varkës.
    Procesi i nxjerrjes së trupit është planifikuar të bëhet duke përdorur një sistem special “ashensori”, në mënyrë që procesi të mund të kryhet në mënyrë të sigurt nga shtrati i detit pa shkaktuar dëme të mëtejshme. Zhytësit ushtarakë do të koordinojnë operacionin, i cili pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.
    Kush ishte biznesmeni turk Halit Yukay?
    I lindur në vitin 1982, Halit Yukay ishte pronar i kompanisë Mazu Yachts, e cila prodhon jahte luksoze.
    Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor ndërtimi anijesh dhe kishte një ëndërr për të krijuar kompaninë e tij. Diçka që e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë që përdor.
    Kompania e tij ka ndërtuar disa seri jahtesh vitet e fundit, nga Mazu 82 24.9 metra deri te anija e saj kryesore, 132 DS 40.2 metra.

    Top Channel

  • FOTOT e “dogjën”/ Anija e transportit përplasi jahtin e një biznesmenit turk, ende nuk ka kufomë

    FOTOT e “dogjën”/ Anija e transportit përplasi jahtin e një biznesmenit turk, ende nuk ka kufomë

    Halit Yukay

    ANKARA- Autoritetet turke kanë arrestuar kapitenin e anijes transportuese të mallrave të pakontrolluara “Arel 7”, pasi dyshohet se ka lidhje me aksidentin detar që zhduku biznesmenin Halit Yukay. Biznesmeni u nis nga Gialova, Turqia jugperëndimore, më 4 gusht, me destinacion ishullin e Mykonosit në Greqi.
    Kapiteni u arrestua pasi u shfaqën foto dhe video që e tregonin atë duke inspektuar anijen e tij disa orë pasi ajo u përplas me jahtin e Yukay, mjet lundres i cili u gjet gjysmë i fundosur në mesditën e 5 gushtit. Siç shihet në pamjet filmike nga Hurryiet, kapiteni duket se po vëzhgon dëmet në anijen e tij kur ajo u ankorua në Izmir, gjë që tregon se ai ishte në dijeni se ishte përplasur me jahtin e biznesmenit turk, ndryshe nga ajo që kishte pretenduar kur u pyet nga policia.
    Shikoni pamjet filmike të publikuara nga Hurryiet:

    Në deklaratën e tij të parë, kapiteni i anijes kishte thënë: Kishim kaluar ishullin e Marmarasë. Papritmas ndjeva një dridhje, por nuk munda ta kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Shikova përpara dhe pashë dy copa druri majtas dhe djathtas anijes. Nuk e kuptova se çfarë ishin këto copa druri që pashë. Kur kuptova se nuk më shqetësonin, vazhdova rrugën time.
    Hetimi i kryer në anije ishte gjithashtu vendimtar për arrestimin e kapitenit, pasi autoritetet e prokurorisë zbuluan se pas 5 gushtit ajo kishte dëmtime në harkun e saj që nuk i kishte pasur më parë. “Arel 7” kishte përfunduar në shënjestër të rojes bregdetare turke pasi prania e saj ishte zbuluar përmes satelitëve në zonën ku u gjetën rrënojat e jahtit të biznesmenit turk.
    Sipas mediave turke, kapiteni akuzohet për shkaktim të vdekjes nga pakujdesia, pasi deri më tani nuk ka pasur shenja jete nga biznesmeni turk./ZËRI

    toyrkoi 2

    toyrkoi 1

  • Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenin turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve

    Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenin turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve

    Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës, kur ai u nis me jahtin e tij nga Gialova në Turqinë jugperëndimore me destinacion Mykonos.

    Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet nga roja bregdetare turke i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur pranë Prokonnisos (një ishull në Detin Marmara pranë Propontis). Ndërkohë, sipas një raporti në Milliyet, një kapiten anijeje mallrash ka treguar disa detaje rreth situatës që ai ka parë në det me anisen e biznesmenit duke u fundosur.

    “Papritmas ndjeva një dridhje, nuk e kuptova çfarë po ndodhte, shikova përpara meje dhe pashë dy copa në të djathtë dhe të majtë. Nuk mund ta kuptoja çfarë po ndodhte. Shikova përpara meje dhe pashë dy copa në të djathtë dhe të majtë. Pashë diçka si copa druri. Kalova nga mesi, por pas pak u ktheva me anijen. Nuk u ndjeva rehat. Në atë moment, pashë një varkë shpëtimi. Nuk e kuptova se çfarë ishin copat e drurit që pashë në të djathtë dhe të majtë. Kur e kuptova se nuk kishte të bënte fare me mua (anijen time), vazhdova udhëtimin tim.

    Pas pak kohe, thirra përfaqësuesin e kompanisë dhe i shpjegova situatën. Pastaj më thanë se nuk kishte të bënte fare me ne. Thashë: Po vazhdoj udhëtimin tim. Normalisht, kur has një situatë të tillë, njofton rojen bregdetare. Por në gjendjen psikologjike që isha në atë moment, nuk mund të mendoja. Kishte dy ose tre anije përpara meje. Nuk pashë ose dyshova se ishte një varkë, sepse ishte pa pilot në mes të detit dhe nuk kishte të bënte fare me ne. Nuk pati përplasje. Do ta kishim dëgjuar zhurmën, do ta kishim vënë re”, tha ai.

    Kush është Halit Yukay?

    Halit Yukay lindi në Stamboll në vitin 1982. Ai është sipërmarrës dhe krijues i Mazu Yachts, me të cilën u dallua në fushën e ndërtimit të anijeve, të cilat shumë njerëz të shquar në Turqi dhe jo vetëm i zgjedhin, për shkak të cilësisë së tyre. Mazu Yachts, e themeluar në vitin 2011, njihet si një kompani me theks në dizajn dhe teknologji. Ai vetë e donte detin që nga fëmijëria, siç pohoi në një intervistë që dha për Volvo Penta disa vite më parë, ai projektoi anijen e tij të parë në moshën 6 vjeç, në një fletore shkolle.

    “Projektova projektin tim të parë, një varkë rreth 18 metra të lartë, dhe pata fatin ta shisja që në dizajnin e parë. Kështu filloi gjithçka”, tha 43-vjeçari.

    Interesi i tij për varkat erdhi jo vetëm nga revistat që blinte i ati, por edhe nga verat që kalonte shpesh me familjen në një varkë.

    “E dua detin. Më pëlqen shumë lundrimi me vela dhe kam lundruar që kur linda. Gjyshi im kishte një varkë dhe pastaj im atë, kështu që i kalonim të gjitha verat, dhe ndonjëherë edhe dimrat, duke lundruar”, tha ai.

    Marrëdhënia e tij me Greqinë duket se nuk kufizohet vetëm në udhëtime, pasi sipas TRT Haber, 43-vjeçari është i martuar me një grua greke, e cila punon si menaxhere e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë e tij. Ata kanë një fëmijë së bashku, siç mund të shihet nga profili i saj në Facebook.

    Thriller me zhdukjen e 43-vjeçarit

    Autoritetet ishin informuar nga të afërmit e Youkait, pasi ata nuk kishin mundur ta kontaktonin atë pas nisjes së tij për në ishullin e erërave. Roja Bregdetare Turke u njoftua në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës dhe disa orë më vonë, në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh anijeje tregtare njoftoi dhomën e operacioneve se kishin parë rrënoja, të cilat rezultuan të ishin Graywolf e Youkai-t. Në operacionin për kërkimin e biznesmenit turk, morën pjesë një zhytës, një helikopter dhe anije të rojes bregdetare.

  • U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli

    U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli

    Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.

    Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.

    LEXO EDHE: Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…Çfarë ndodhi

    Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:

    “Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”

    Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay.

  • U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi emocionues i aktores turke

    U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi emocionues i aktores turke

    Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.
    Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
    Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:
    “Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”
    Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay.

  • Zhduket biznesmeni/ Lundronte me jaht privat drejt Greqisë, nisin kërkimet

    Zhduket biznesmeni/ Lundronte me jaht privat drejt Greqisë, nisin kërkimet

    43-vjeçari Halit Yukay, thuhet se ishte nisur vetëm në një anije të quajtur Grayëolf përpara se të humbiste kontaktin me ata në breg.
    Një biznesmen turk që lundronte nga Yalova, Turqi, drejt Greqisë është zhdukur pasi jahti i tij privat u zbulua i dëmtuar rëndë dhe pjesërisht i zhytur pranë Ishullit Marmara, i vendosur në Detin e Marmarasë. Sipas Rojës Bregdetare të Turqisë, ekipet nisën një operacion kërkim-shpëtimi pasi të afërmit e Yukay e raportuan atë të zhdukur.
    Autoritetet përfundimisht e gjetën anijen të mbytur në një gjendje të shkatërruar, por nuk kishte asnjë shenjë të pronarit të saj. Përpjekjet për të gjetur Yukay janë ende duke vazhduar, me njësi të specializuara që vazhdojnë të kërkojnë zonën nga deti dhe ajri.
    Pamjet nga marina në Yalova janë shfaqur, duke treguar Yukay duke u larguar nga porti me jahtin e tij para incidentit. Videoja, e cila duket se është regjistruar nga një kamera sigurie, ka kapur momentin kur anija u largua nga skela, megjithëse nuk jep të dhëna se çfarë mund të ketë ndodhur më pas.

  • Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…

    Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…

    Një mister i madh ka përfshirë zhdukjen e biznesmenit të njohur turk, Halit Yukay, i cili rezulton i humbur prej katër ditësh, që nga mbrëmja e së shtunës, kur ishte nisur me jahtin e tij luksoz “Graywolf” nga qyteti turk Yalova drejt ishullit grek Mykonos.
    Jahti i 43-vjeçarit, themelues dhe pronar i kompanisë së njohur turke “Mazu Yachts”, u gjet i shkatërruar në ujërat pranë ishullit Prokonisos, në detin e Marmarasë, të martën në mesditë nga Roja Bregdetare turke.
    Familja e Yukay kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij pasi nuk kishte asnjë kontakt që nga nisja. Autoritetet turke janë informuar zyrtarisht për rastin të hënën në orën 23:40, ndërsa një anije tregtare raportoi të martën, rreth orës 14:30, për mbetje të një mjeti lundrues në det, që më vonë rezultoi të ishte jahti “Grayëolf”.
    Që nga momenti i konfirmimit të ngjarjes, në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë, anije të rojes bregdetare dhe ekipe zhytësish, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit të zhdukur.
    Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, njihej si një prej emrave më të spikatur në industrinë e jahteve në Turqi. Ai themeloi “Mazu Yachts” në vitin 2011, pas një karriere të gjatë në industrinë detare. Kompania e tij është e njohur për ndërtimin e jahteve luksoze me dizajn modern dhe teknologji të avancuar.

  • U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

    U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

    Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së shtunës, kur u nis me jahtin e tij nga Turqia me destinacion ishullin grek të Mykonosit.
    Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur nga roja bregdetare turke, në ujërat pranë ishullit Prokonnisos në Detin e Marmaras.

    Familjarët e Yukay, dhanë alarmin pasi humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së tij. Roja bregdetare u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës, ndërsa të martën në orën 14:30, një anije tregtare njoftoi autoritetet se kishte gjetur mbetje të një mjeti lundrues.

    Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për jahtin “Graywolf” të biznesmenit turk.
    Për kërkimin e tij u angazhuan zhytës profesionistë, një helikopter dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.
    Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për gjetjen e Yukay vijojnë intensivisht.
    Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e cila merret me prodhimin e jahteve luksoze.
    Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detare dhe e realizoi ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.
    Kompania Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që përdor në ndërtimin e jahteve.