Tag: yllin

  • Liverpooli planifikon goditjen e bujshme të verës, 140 milionë euro për yllin e La Ligës

    Liverpooli planifikon goditjen e bujshme të verës, 140 milionë euro për yllin e La Ligës

    6 Prill 2025

    15:52

    Telesport

    Edhe pse javën e fundit është përfolur se Mohamed Salah dhe Liverpool ende nuk e kanë mbyllur përfundimisht mes tyre, dhe të dy palët mund të arrin ë një rinovim edhe për dy vite të tjera, klubi i kuq sërish po punon në merkato për të gjetur një pasues të denjë për yllin egjiptian.
    Mediat angleze raportojnë se dëshira e madhe e Liverpool është braziliani i Real Madridit, Rodrygo, për të cilin është gati oferta 140 milionë euro. Rodrygo, i cili është rritur ndjeshëm që kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, i përshtatet asaj që kërkon Liverpool: një lojtar i ri me potencial që mund të bëjë diferencën dhe të përshtatet direkt me sistemin e  tyre të lojës.
    Negociatat me Realin do jenë super të vështira, pasi klubi madrilen e vlerëson shumë brazilianin dhe duket e vështirë që mund të heq dorë prej tij, pavarësisht super ofertës së Liverpool. Për sulmuesin brazilian, ka pasur dhe më parë interes nga PSG dhe klubet arabe, por s’ka pasur lëvizje dhe ofertë konkrete.

  • Të pakënaqur me Yllin/ Nur: Më ka thënë maniake. Lim: Nuk do i flisja jashtë

    Të pakënaqur me Yllin/ Nur: Më ka thënë maniake. Lim: Nuk do i flisja jashtë

    Debatet gjatë ditëve të para të qendrimit në Fermë mes fermerëve janë zhvendosur mrbëmjene  sotme në Prime. Nuri, po ashtu edhe Limi janë përpalsur me Yllin, pasi nuk u ka pëlqyer sjellja e këtij të fundit.
    Nur ka thënë se nuk i pëlqeu që Ylli e ka quajtur maniake, ndërsa ka zbuluar se njihen nga jashtë.
    Ndërsa Limi u shpreh se nëse do të ishte jashtë Fermës nuk do t’i fliste me gojë Yllit.

    Pjesë nga biseda:
    Nur: Më ke thënë maniake, më ke thënë këlyshe.
    Ylli: Kjo nuk mund të dijë se e fsheh diçka apo jo.
    Luana: Njiheni nga jashtë?
    Ylli: Po. Kemi pirë 2-3 herë kafe. I kam thënë maniake. I thashë që po iki të bëj kafen, kjo më tha më lër, më lër, më lër.
    Limi: Unë po të jem jashtë nuk i flas këtij tipi.

  • Të pakënaqur me Yllin/ Nur: Më thënë maniake. Lim: Nuk do i flisja jashtë

    Të pakënaqur me Yllin/ Nur: Më thënë maniake. Lim: Nuk do i flisja jashtë

    Debatet gjatë ditëve të para të qendrimit në Fermë mes fermerëve janë zhvendosur mrbëmjene  sotme në Prime. Nuri, po ashtu edhe Limi janë përpalsur me Yllin, pasi nuk u ka pëlqyer sjellja e këtij të fundit.
    Nur ka thënë se nuk i pëlqeu që Ylli e ka quajtur maniake, ndërsa ka zbuluar se njihen nga jashtë.
    Ndërsa Limi u shpreh se nëse do të ishte jashtë Fermës nuk do t’i fliste me gojë Yllit.

    Pjesë nga biseda:
    Nur: Më ke thënë maniake, më ke thënë këlyshe.
    Ylli: Kjo nuk mund të dijë se e fsheh diçka apo jo.
    Luana: Njiheni nga jashtë?
    Ylli: Po. Kemi pirë 2-3 herë kafe. I kam thënë maniake. I thashë që po iki të bëj kafen, kjo më tha më lër, më lër, më lër.
    Limi: Unë po të jem jashtë nuk i flas këtij tipi.

  • Interi kërkon yllin e Manchester United, por si do t’i paguajë 70 mln euro?

    Interi kërkon yllin e Manchester United, por si do t’i paguajë 70 mln euro?

    26 Mars 2025

    16:56

    Telesport

    Interi po konsideron një transferim të bujshëm nga Premier League.
    Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Kobbie Mainoo, i cili është një nga emrat më të kërkuar në futbollin europian.
    Anglezi ishte një sensacion i madh i akademisë së “Djajve të kuq”, por kohët e fundit rendimenti i tij ka rënë dhe nuk po konsiderohet si lojtar i pazëvendësueshëm nga Amorim.
    Mesfushori ka luajtur 10 ndeshje për kombëtaren e Anglisë. Kontrata e tij aktuale në “Old Trafford” skadon në 2027 dhe vlera e tij llogaritet 70 mln euro.
    Vështirë që Interi të bëjë një sforco të tillë ekonomike, por ndoshta mund ta huazojë me të drejtë blerjeje.

  • Lewandowski po “plaket”, Barcelonës i ofrohet shansi për të blerë yllin e Premier League

    Lewandowski po “plaket”, Barcelonës i ofrohet shansi për të blerë yllin e Premier League

    26 Mars 2025

    16:17

    Telesport

    Barcelonës i është ofruar shansi për të transferuar yllin e Liverpool, Darwin Nunez, si një zëvendësues konkret të veteranit Robert Lewandowski.
    Me polakun që mbush 37 vjeç këtë vit, Barcelona ka interes për të blerë një qendërsulmues dhe tregu nuk ka shumë opsione, të paktën jo në vlera të pranueshme.
    25-vjeçari Nunez ka humbur peshën e tij në Liverpool, ku deri tani nuk ka shfaqur potencialin e tij. Klubi anglez dëshiron ta shesë dhe ua ka ofruar katalanasve përmes agjentëve.
    Barcelona deri tani nuk ka dhënë një përgjigje definitive.