Tag: yllin

  • Detaje nga Samiti, Rama iu dhuroi liderëve evropianë atlete me yllin e BE-së, simbolin e fushatës së tij

    Detaje nga Samiti, Rama iu dhuroi liderëve evropianë atlete me yllin e BE-së, simbolin e fushatës së tij

    Kryeministri Edi Rama ka surprizuar liderët e pranishëm në Komunitetin Politik Evropian, duke u dhuruar atlete të personalizuara me yllin e Bashkimit Evropian – një simbol që ka shoqëruar Partinë Socialiste edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.
    Ylli i artë mbi sfondin blu, një referencë e qartë ndaj flamurit të BE-së, është kthyer në një emblemë vizuale të komunikimit të Ramës me opinionin publik dhe ndërkombëtarët. Tani, përmes këtij gjesti simbolik, ai e çon këtë mesazh edhe në tryezën evropiane.
    Atletet, një imazh modern, rinor dhe pro-evropian, janë pjesë e një strategjie komunikimi të menduar deri në detaje nga kreu i qeverisë shqiptare.
    Ky veprim vjen në një moment kur Shqipëria vijon përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe synon të rrisë profilin e saj në skenën ndërkombëtare.

  • Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

    Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

    Pas fotos familjare liderët u drejtuan te “Shtëpia Europiane”, një strukturë e vendosur në qendër të sheshit Skënderbej. Liderët firmosën yllin europian, i cili është në fakt “ylli” që Rama mbajti “shtrënguar” me vete gjatë gjithë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fushatës së tij kryeministri nuk zgjodhi asnjë simbol tjetër partiak, por yll europian në vendosur e të stampuar kudo, në bluza, kapele, madje edhe atlete, të cilat nuk i “hoqi” nga këmba edhe sot në ditën madhështore të Tiranës europiane.
    Ylli europian ishte simboli i kryesocialistitit Edi Rama, si synimi dhe misioni i tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Tashmë ky yll merr vlerën e merituar, firmosja mbi të nga të gjithë liderët europianë, shënon një kthesë të domethënëse për vendin tonë. Tashmë jemi më afër se kurrë me BE-në!

  • Barcelona po grumbullon 100 mln euro për yllin e radhës, 3 emra në listë

    Barcelona po grumbullon 100 mln euro për yllin e radhës, 3 emra në listë

    28 Prill 2025

    17:22

    Telesport

    Deco ka disa muaj që kërkon për një sulmues të majtë. Dy emrat që po ndjek Barcelona janë Luis Diaz dhe Nico Williams.
    Nqs klubi katalanas realizon shitjen e ulëseve VIP për 100 milionë euro, njëri prej tyre mund te transferohet në “Camp Nou”.
    Ndërkohë, Barcelona ka kontaktuar direkt me agjentin e yllit të Atalantëss, Ademola Lookman, por trembet nga çmimi prej 60-65 milionë eurosh që 27-vjeçari kushton.

  • “El Clasico” në merkato, Barça dhe Real sfidohen për yllin e Serisë A

    “El Clasico” në merkato, Barça dhe Real sfidohen për yllin e Serisë A

    16 Prill 2025

    15:01

    Telesport

    Barcelona është kthyer të interesohet për mesfushorin e Milan, Tijjani Reijnders, për të cilin interesohen edhe rivalët e Real Madrid.
    Sipas Fichajes, Blaugrana po fokusohet në rritjen e skuadrës së tyre me lojtarë që nuk do të kenë një ndikim masiv në bilancet e klubit me pagën e tyre.
    Mundësia për të luajtur për një nga klubet më prestigjioze në botë dhe për të konkurruar në Champions League mund të jetë e mjaftueshme për të arritur këtë marrëveshje.
    Deri më tani këtë sezon, mesfushori 26-vjeçar ka bërë 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë katër asiste.

  • Barcelona hedh sytë nga Milani, gati 60 mln euro për yllin e skuadrës italiane

    Barcelona hedh sytë nga Milani, gati 60 mln euro për yllin e skuadrës italiane

    14 Prill 2025

    17:35

    Telesport

    Barcelona po punon me ritëm të lartë për merkaton, duke intensifikura bisedimet me disa agjentë, duke qenë se vera po afron dhe duhen lëvizje të reja.
    Relevo raporton se katalanasit do të shesin disa lojtarë për të financuar blerjen e disa yjeve. Lista është përditësuar me dy emra.
    I pari është mbrojtësi i djathtë i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, kurse i dyti mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders.
    Edhe Alejandro Grimaldo përmendet si opsion, por me më pak shanse se dy të parët. Frimpong kushton 40 mln euro, kurse holandezi i “Djallit” mbi 60 mln euro.

  • Liverpool tenton yllin e Interit! Gati 70 mln euro për të krijuar repartin perfekt në Premier League

    Liverpool tenton yllin e Interit! Gati 70 mln euro për të krijuar repartin perfekt në Premier League

    13 Prill 2025

    13:06

    Telesport

    Liverpool ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të fuqishme në merkato për mesfushën. Mediat angleze raportojnë se klubi i kuq ka interes për Nicolò Barella.
    Mesfushori i Interit është një nga lojtarët më të mirë në Europë në rolin e tij, mundësisht në 5 më të mirët. Ai kushton rreth 70 mln euro, shifër që “Të kuqtë” janë të gatshëm ta paguajnë.
    Arne Slot ka kërkuar një lojtar i cili ka aftësi të mbulojë dy role në mesfushë, gjë që Barella e bën. Italiani luan edhe në defensivë, edhe në ofensivë.
    Ai ka aftësinë të vertikalizojë drejt zonës kundërshtare në mënyrë të befasishme. Ai gjithashtu mund të nisë i pari topin duke bashkëvepruar me qendërmbrojtësit.

  • Një 19-vjeçar është shndërruar në yllin e ri të Juventusit, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 3-të në Serinë A

    Një 19-vjeçar është shndërruar në yllin e ri të Juventusit, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 3-të në Serinë A

    Igor Tudori ka arritur të kthejë Juventusin në rrugën e duhur. Bardhezinjtë kanë marrë një tjetër fitore në Serinë A. “Zonja e vjetër” ka mposhtur me rezultatin 2-1 Leçen dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e 3-të në renditje.
    Kopmajnersi ndëshkoi kundërshtarërshtarët që në minutën e 2-të, ndërsa Jëlldizi dyfishoi shifrat në minutën e 34-t. Lojtari 19-vjear është shndërruar në yllin e skuadrës, pasi po gjen vazhdimisht rrugën e rrjetës dhe po ndihmon skuadrën të marrë pikët e nevojshme për të arritur objektivat r saj./Sport Ekspres/

  • “Mandati i katërt jo vetëm një fitore politike”, Rama: Yllin e BE e kemi në dorë, të mos e lëshojmë

    “Mandati i katërt jo vetëm një fitore politike”, Rama: Yllin e BE e kemi në dorë, të mos e lëshojmë

    Fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë e nisi me gratë e vajzat të cilat i ftoi që në fletën e votimit të votojnë numrin 5. Sipas tij jo më kot, por për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe që të gjithë shqiptarët të kenë pasaportën europiane që do u japë mundësi gjithë shqiptarëve të trajtohen njësoj.
    Rama gjatë fjalës së tij nuk la pas batutat dhe as ironitë ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët nuk i cilësoi aspak seriozë.
    “Si mundet që një njeri normal shqiptar, që ka minimumi respekt për veten e vet, sidoqoftë deri këtu. Si mund ta marrin seriozisht dhe t’i japin votën një force politike që e quan veten “Aleanca Madhështore” dhe pastaj slogani thotë për Peqinin, Mamurrasin madhështor. Këtë slogan e prodhon vetëm një çmendinë. Si mund të dalë njeriu të dielën, të vishet, rruhet, qethet, rregullohet, shkon atje dhe hedh votën në një kënetë madhështore. A i ka vërtet Shqipëria a ka kaq shumë budallenj. Nuk është thjesht një fitore aritmetike, por një fitore gjeopolitike e fitores së Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për votuesit e parë”, tha Rama.
    Rama tha se tashmë PS nuk synon mandatin e katërt vetëm si një fitore numerike, por si një fitore gjeopolitike në të mirë të Shqipërisë e të shqiptarëve. Ai shtoi se tani e kemi në dorë yllin e BE-së dhe nuk duhet ta lëmë të ikë.
    “Për të hyrë në BE na duhet një mandat i katërt jo numerikisht, por që të jetë më i fortë se tre mandatet e mëparshëm. Ky është ylli jonë në BE sepse e kemi në dorë. Këtë yllin që na ka ardhur në dorë ne nuk do e kthejmë, por do e mbajmë fort dhe ta çojmë atje”, shtoi kryeministri.

  • E plotë/ Rama tregon yllin e PS: Berisha në hall, Basha fenomen

    E plotë/ Rama tregon yllin e PS: Berisha në hall, Basha fenomen

    Kryeministri Edi Rama, thotë se beteja në këto zgjedhje është për të marrë një mandat më të fortë se ai që ka. Duke komentuar kundërshtarët e tij politikë, Rama e quajti Sali Berishën si një njeri në hall, ndërsa me ironi tha se Lulzim Basha ”është fenomen”, por nuk beson se ky i fundit mund të marrë një mandat në Parlamentin e ri. Rama këshilltarin e fushatës së Sali Berishës Chris LaCivita, e cilësoi si një turist më shumë në Tiranë.
    Pyetjes nëse PS do të arrijë objektivin për marrjen e 80 mandateve, numri i socialistëve tha se objektivat e vendosura janë të mbështetura sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. I pyetur në lidhje me arrestimin e Veliajt para fushate, dhe nëse kjo ka pasur ndikim në Tiranë, numri një i PS tha se dëshiron të japë asnjë koment, pasi sipas tij fokusi është te 11 maji.

    ”Ne yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të Bashkimit europian. Të kujtojnë “kënetën” një në dy fjalë, një në dy gjeste, një në dy ulërima. Por nga ana tjetër janë të mirëseardhura në fushën e betejës. Nuk mund t’i uroj sukses, por patjetër që nuk kam asnjë problem me ta”,-tha Rama për ”Top Channel”.

    Intervista e plotë:
    Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?
    Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.
    A është e arritshme 2030, ku ju shpesh herë e përsërisni që Europa është e paparashikueshme?
    Rama: Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë.
    Ju e keni etiketuar që në nisje të fushatës Berishën si buf, pse nuk e keni përmendur nongrata nga SHBA dhe Britania dhe pse keni zgjedhur Bashën që të dialogoni në distancë me stilin tuaj?
    Edi Rama: Nuk e kam etiketuar, e kam konstatuar, ajo që ka mbetur nga PD e kohës kur PD në ’92 ishte në kohën dhe vendin e duhur për të marrë një besim, është një kënetë ku janë grumbulluar mbetjet e historisë politike shqiptare dhe ku dihet se cila është shtysa dhe objektivi i gjithë asaj grumbullate, që është në funksion të një hallexhiu të madh, bufit. Luli është një fenomen më vete i kësaj fushate dhe ju e dini që çdo fushatë ka dhe elementët e vet shumë serioze dhe ato humoristik, sepse politika nuk mund të jetë vetëm një luftë me vetulla të ngrysura ku njerëzit duhet të qeshin.
    A do të fitoj një mandat Basha?
    Edi Rama: Nuk më duket se i ka forcat për ta bërë një gjë të tillë sepse dhe mënyra si e ka impostuar fushatën nuk lë shumë për të shpresuar.
    Arma sekrete e PS përballë LaCivita?
    Edi Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një strateg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.
    Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?
    Edi Rama: Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit. Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.
    Është fakt që Erion Veliaj ishte një makinë elektorale në Tiranë. Sa ka ndikuar arrestimi i tij në fushatën elektorale të Tiranës?
    Edi Rama: Nuk do të bëj asnjë koment për këtë. Tani jemi të gjithë të fokusuar te 11 maji dhe çdo energji, çdo forcë, çdo gjallë është vetëm për 11 majin.
    Sa shqetësuese janë për rezultatin përfundimtar të PS-së, përfshirja e partive të reja në këtë garë elektorale?
    Edi Rama: Nuk kemi asnjë shqetësim për këtë. Partitë e reja, që në fakt, në këndvështrimin tim me aq sa kam parë dhe me aq sa kam mundur të dëgjoj deri më sot, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të partive të tyre, sepse qasjen, gjuhën, mënyrën e ndërveprimit e kanë shumë të vjetër dhe të kujtojnë “kënetën” një në dy fjalë, një në dy gjeste, një në dy ulërima. Por nga ana tjetër janë të mirëseardhura në fushën e betejës. Nuk mund t’i uroj sukses, por patjetër që nuk kam asnjë problem me ta.
    Kush besoni se do të jetë ylli i skuadrës socialiste në përfundim të këtyre zgjedhjeve? Sepse ju e keni përmendur shpesh, ju keni ndërtuar një ekip…
    Edi Rama: Ne yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të Bashkimit europian.

  • “Të kam xhan!” ‘Shkëndija’ dashurie në Ferma VIP, Limi dhe Ester çifti i parë?

    “Të kam xhan!” ‘Shkëndija’ dashurie në Ferma VIP, Limi dhe Ester çifti i parë?

    Edhe pse vetëm një javë, ngacmimet nuk kanë munguar në Ferma VIP.
    Limi dhe Ester, janë dy prej konkurrentëve që duket se do të kenë një histori dashurie. Ishte Limi ai që shprehu pëlqimin i pari.
    Por, në spektaklin e sotëm, ai tha nga Plevica se ka një mërzitje me aktoren, teksa nënvizoi shenja xhelozie nga marrëdhënia e Ester me Yllin.

    Ndërkohë Ester u shpreh se e ka shumë xhan fermerin si dhe sqaroi raportin saj me Yllin.
    Pjesë nga biseda:
    Limi: Ma ka prishur qejfin Ester. Është shumë gocë e mirë. Unë kam rrugën time. Do e shohim si do shkojnë punën. Por, nuk dua të përfshihem më me Ester për këtë çështje. Më ka interesuar Ester dhe mendimi i Ester. Por, ja lëmë kohës.
    Ester: Fakti që Limi shprehu një pëlqim, okej ishte e dukshme. Por, unë nuk kam shprehur asnjë pëlqim.
    Luana: Kur i thua të kam xhan, çfarë do të thotë?
    Ester: E kam xhan si njeri. Jo detyrimisht se më shprehu Limi pëlqimin, duhet ta shprehja në atë moment edhe unë. E kam shumë xhan. Vazhdoj t’a kem xhan.
    Limi: Ke 7 ditë dhe se ke gjetur rastin  të vish të flasim.
    Ester: Në spektakël u shpreh direkt nuk kam më pëlqim për ty, vetëm se unë thashë që nuk kam ende pëlqim për ty.
    Limi: Unë në spektakël thashë kam pëlqim për Nur, por ishte shaka.
    Ester: Do të përçash dy shoqe?
    Limi: Ti rri me Yllin…
    Ester: Nuk është nevoja të jesh xheloz. Yllin e kam shok. Nuk dua të merrem më me Limin.
    /vizionplus.tv