Tag: yllin

  • Chelsea ofron 65-68 milionë euro për yllin e Serisë A, por merr refuzimin direkt

    Chelsea ofron 65-68 milionë euro për yllin e Serisë A, por merr refuzimin direkt

    25 Korrik 2025

    19:15

    Telesport

    “La Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka refuzuar së fundmi ofertën e Chelsea-s, e ardhur për yllin e bardhezinjve Kenan Yildiz. Klubi londinez ka ofruar 65-68 milionë euro për kartonin e mesfushorit turk, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, nuk janë menduar fare dhe e kanë refuzuar direkt ofertën e Chelsea-s.
    Gjatë muajit qershor, ishin Barcelona dhe Bayern Munich që shprehën interesin e tyre për Yildiz, dhe ishin të gatshme të ofronin deri në 70 milionë euro, por sërish u refuzuan nga Juventus.
    Duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, Juventus po nxiton të rinovojë me Kenan Yildiz, kontrata aktuale të cilit skadon në vitin 2029. Drejtuesit bardhezi i kanë propozuar rinovim plus një rritje e ndjeshme rroge, për ta kthyer në lojtarët më të paguar të ekipit.

  • Milani kërkon yllin e PSG, ofron 30 mln euro. Parisienët duan 60 mln

    Milani kërkon yllin e PSG, ofron 30 mln euro. Parisienët duan 60 mln

    20 Korrik 2025

    15:32

    Telesport

    Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar më të lëvizshëm, jo një pykë klasik.
    PSG ka investuar 80 milionë euro për Ramosin, por edhe mund ta shesë, nëse vjen oferta e duhur.
    Gazetari Sacha Tavolieri raporton se Milani ka gati 30 mln euro për sulmuesin, i cili pëlqehet shumë nga Max Allegri. Problemi është se PSG kërkon minimalisht 60 mln euro për të.

  • Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje

    Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje

    Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur.

    Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare.
    Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin brazilian: 100 milionë euro.

    Rodrygo mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në Madrid nuk shihet si titullar.

  • Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

    Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

    14 Korrik 2025

    16:34

    Telesport

    Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur.
    Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare.
    Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin brazilian: 100 milionë euro.
    Rodrygo mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në Madrid nuk shihet si titullar.

  • Asllani drejt La Ligas, skuadra e njohur spanjolle ofertë Interit për yllin kuqezi

    Asllani drejt La Ligas, skuadra e njohur spanjolle ofertë Interit për yllin kuqezi

    Ylli i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, mund të largohet në gjatë merkatos së kësaj vere nga zikaltrit e Interit, dhe destinacioni i tij mund të jetë në një tjetër kampionat.

    Pas Bolonjës, interes të madh për yllin e mesfushës ka shfaqur edhe skuadra spanjolle e Betis. Spanjollët kërkojnë që të marrijn Asllanin për të zënë vendin e lënë bosh nga Johnny Cardoso, i cili pritet të firmosë me Atletico Madrid.
    Asllani shihet si i duhuri nga drejtuesit e Betis, por edhe nga trajneri i spanjollëve, Manuel Pellegrini.

    Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për t’i rrëmbyer 22-vjeçarin shqiptar Interit. Këta të fundit kërkojnë të paktën 15 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin.

  • Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze

    Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze

    1 Korrik 2025

    16:21

    Telesport

    Surprizë e madhe në Mynih. Bayern raportohet se ka interes për yllin e Manchester United, Marcus Rashford.
    Anglezi nuk ka më të ardhme në “Old Trafford” dhe po mendon largimin përfundimtar nga “Djajtë e kuq”. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028, por dihet se do të shitet dhe vlera e tij është 45 mln euro.
    Bayern e sheh anglezin si lojtar interesant, i cili mund të “ringjallet” në Mynih. 45 mln euro janë pak në tregun e sotëm të merkatos, kështu që Bayern po mendon të rrezikojë me një blerje të tillë.

  • Pas Wirtz, Liverpool bën gati 117 milionë euro për anglezin yllin e Newcastle. Isak? Jo, jo!

    Pas Wirtz, Liverpool bën gati 117 milionë euro për anglezin yllin e Newcastle. Isak? Jo, jo!

    15 Qershor 2025

    16:29

    Telesport

    Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet këtë merkato. Kampioni i Anglisë është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Leverkusen për transferimin e Florian Wirtz për një shifër rreth 135 milionë euro.
    Pasi transferimi i Wirtz duket çështje e mbyllur, Liverpool është hedhur në sulm për transferimin e një tjetër ylli. “The Sun” raporton se klubi i kuq do të kërkojë të transferojë anësorin e Newcastle, Anthony Gordon, për të cilin është i gatshëm të paguajë deri në 117 milionë euro.
    Synimi i parë i Liverpool ishte transferimi i Bradley Barcola, por PSG refuzoi çdo propozim për yllin e saj 22-vjeçar. Në këtë mënyrë, Liverpool ka edhur sytë nga anësori anglez i Newcastle, Antony Gordon. sezonin e fundit, 24-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë për “Qymyrxhinjtë” ku kontriboi me 9 gola dhe 7 asiste në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

  • Liverpool bën gati 60 milionë euro për yllin e Atalantës

    Liverpool bën gati 60 milionë euro për yllin e Atalantës

    Arne Slot po kërkon një mesfushor defensiv për Liverpool. Trajneri ka në plan të formojë skuadrën perfekte në “Anfield” dhe kanë mbetur copëzat e fundit të “puzzle”.

    Një emër i përmendur intensivisht në ditët e fundit është mesfushori brazilian Ederson, i cili shkëlqeu ka fituar shumë prestigj me performancat e tij tek Atalanta.
    The Reds e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin, i cili shihet si një përforcim ideal për mesfushën.

    Ederson kushton 60 milionë euro, një shifër që nuk e tremb klubin anglez. Për të kanë shfaqur interes edhe PSG, Barcelona, Tottenham dhe Bayern.

  • E BUJSHME/ Reali i Madridit përgatit goditjen e madhe në merkato, gati të marrë yllin e Spanjës

    E BUJSHME/ Reali i Madridit përgatit goditjen e madhe në merkato, gati të marrë yllin e Spanjës

    Reali i Madridit po përgatitet për një revolucion këtë verë. Dështimi i këtij sezoni nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit, që tashmë kanë nisur procesin e rindërtimit për edicionin e ardhshëm. Pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin Xabi Alonso, si dhe me dy afrimet në mbrojtje, tashmë Florentino Perezi ka hedhur sytë nga sulmi.
    “Marca” ka njoftuar se klubi madrilen ka piketuar Nico Ëilliams-in. Reali është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 58 milionë eurosh për yllin e Spanjës, që verën e shkuar refuzoi Barcelonën. Mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja mes palëve./Sport Ekspres/