Tag: yllin

  • Real Madrid dhe Man. United e nisin merkaton që tani, garë ashpër për yllin e ri të mesfushës

    Real Madrid dhe Man. United e nisin merkaton që tani, garë ashpër për yllin e ri të mesfushës

    25 Shtator 2025

    17:46

    Telesport

    Edhe pse nuk ka ende një muaj që është mbyllur afati i merkatos verore, klubet e mëdha kanë nisur që tani punën për merkaton e vitit të ardhshëm. “AS” raporton se Real Madrid dhe Manchester United kanë një objektiv të përbashkët në merkato dhe gara ka nisur që tani.
    Bëhet fjalë për yllin e ri të mesfushës, Adam Wharton, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha me paraqitjet e bëra me fanellën e Crystal Palace. 21-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e mesfushës, madje nuk mungojnë as etiketimet e tilla si “Pirlo i Balckburn”, për shkak të ngjashmërisë së stilit të lojës me legjendën italiane.
    Duke qenë se Casemiro është në perëndim të karrieres dhe nuk është më në nivelet e dikurshme, Ruben Amorim ka piketuar pikërisht Adam Wharton si njeriun e duhur për mesfushën e United. Në anën tjetër, Xabi Alonso e pëlqen shumë yllin e ri anglez dhe ka kërkuar nga drejtuesit ta sjellin në Madrid verën e ardhshme. Por, deri në verën e ardhshme, me siguri edhe ekipe të tjera të mëdha do i shtohen garës për 21-vjeçarin, të cilin Crystal Palave e vlerëson 50-60 milionë euro.

  • Bayern ka frikë nga Barcelona, nis “mësymjen” për kontratën e re me yllin e skuadrës

    Bayern ka frikë nga Barcelona, nis “mësymjen” për kontratën e re me yllin e skuadrës

    21 Shtator 2025

    9:45

    Telesport

    Bayern nuk humbet kohë. Kontrata aktuale e Harry Kane në Mynih skadon në 2027 dhe klubi nuk do që të rrezikojë ta lërë me një vit të mbetur në kontratë në fund të këtij sezoni.
    Mediat gjermane raportojnë se Max Eberl po punon për t’i ofruar një kontratë të re. Plani është që anglezi ta mbyllë karrierën në Mynih dhe të mos mendojë skenare si rikthimi në Premier League.
    Performancat e tij të deritanishme janë të shkëlqyera, aq sa ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Katalanasit e duan ish-yllin e Tottenham si pasues të veteranit Robert Lewandowski.
    Bayern e di këtë dhe po tenton të shmangë largimin.

  • Real Madrid dhe Barcelona futen në garë për yllin e ri belg që mbulon 3 pozicione

    Real Madrid dhe Barcelona futen në garë për yllin e ri belg që mbulon 3 pozicione

    15 Shtator 2025

    19:50

    Telesport

    Talenti i ri belg, Jorthy Mokio, është një nga emrat e rinj që po ndiqet nga shumë klube të mëdha. “Caught Offside” raporton se përveç Man. United, Chelsea-s, Arsenalit dhe Man. City-t, në garë për yllin e ri belg janë futur edhe dy klubet gjigante të Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid.
    Edhe pse 17 vetëm, Mokio ka luajtur mbi 20 ndeshje deri tani me ekipin e parë të Ajax-it, perfomanca e tij në këto ndeshje ka mjaftuar për të rritur akoma dhe më shumë interesin e klubeve të mëdha.
    Duke pasur një fizik të fuqishëm dhe aftësi teknike mbresëlënëse, Mokio shquhet edhe për shkathtësinë në fushë, një cilësi që i lejon të luajë pa vështirësi si mesfushor qendror, qendërmbrojtës, apo edhe mbrojtës i majtë, por roli i tij kryesor është në mesin e fushës. Në mars të këtij viti, Mokio debutoi me Belgjikën në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës.

  • E KONFIRMUAR! Real Madrid siguron “yllin” e parë për vitin 2026, do paguajë vetëm 10 milionë euro

    E KONFIRMUAR! Real Madrid siguron “yllin” e parë për vitin 2026, do paguajë vetëm 10 milionë euro

    8 Shtator 2025

    18:02

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Nico Paz sezonin e ri do të luajë te Real Madrid. Klubi madrilen do të aktivizojë klauzolën e riblerjes dhe do paguajë vetëm 10 milionë euro për yllin argjentinas, sipas marrëveshjes së bërë mes dy ekipeve.
    Në ditën e fundit të merkatos së kësaj vere, Tottenham ofroi plot 70 milionë euro për Nico Paz, por oferta e tyre u refuzua nga Como dhe vetë lojtari.
    21-vjeçari argjentinas është i vetëdijshëm që sezonin e ri do luajë te Real Madrid, ndaj dhe ka refuzuar çdo ofertë tjetër në drejtim të tij. Nico Paz ishte zbulimi i madh i sezonit të kaluar në Serie A, përvoja e fituar vjet dhe këtë sezon në Itali, do ta ndihmojë shumë atë për të provuar veten te një ekip gjigant si Real Madrid.

  • Tottenham ofron 50 mln euro për yllin e ri të Serisë A, por klubi i tij kërkon 70 mln euro

    Tottenham ofron 50 mln euro për yllin e ri të Serisë A, por klubi i tij kërkon 70 mln euro

    24 Gusht 2025

    15:58

    Telesport

    Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para, duke treguar që do jetë një kundërshtar problematik për këdo.
    Tottenham ka bërë disa goditje këtë merkato, por zhgënjimi më i madh mbetet padyshim Eberechi Eze. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e tij te Tottenham, anglezi u transferua tek Arsenal. Duke ditur që janë ditët e fundit të merkatos, Tottenham është hedhur në sulm për një tjetër yll të madh, këtë herë në Serie A.
    “Sky Sport Italia” raporton se Tottenham ka ofruar 50 milionë euro për Nico Paz, por Como ka refuzuar. Klubi i Serie A kërkon 70 milionë euro për yllin e ri argjentinas. Në rast shitjeje, gjysma e shumës nga transferimi i Nico Paz do të shkonte në arkën e Real Madrid, në bazë të marrëveshjes që kanë bërë dy ekipet.

  • Liverpool ndryshon planet, Isak zëvendësohet me yllin e La Ligës

    Liverpool ndryshon planet, Isak zëvendësohet me yllin e La Ligës

    24 Gusht 2025

    11:38

    Telesport

    Newcastle kërkon 150 milionë euro për Alexander Isak dhe duket se Liverpool po dorëzohet për blerjen e tij.
    Deri tani, klubi i kuq nuk ka bërë ndonjë lëvizje serioze për t’iu afruar kësaj shifre.
    Sipas gazetarit Paul Gorst, në Anfield po mendojnë për opsione të tjera.
    Ai këmbëngul se emri i duhur mund të jetë sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez. Argjentinasi kushton 100-110 mln euro, shifër lehtësisht më e përballueshme.

  • Hezitimi i Bolonjës për t’i plotësuar kushtet Asllanit, i hap rrugë një tjetër skuadre për të firmosur me yllin shqiptar

    Hezitimi i Bolonjës për t’i plotësuar kushtet Asllanit, i hap rrugë një tjetër skuadre për të firmosur me yllin shqiptar

    Ngrirja e marrëdhënieve mes Kristjan Asllanit dhe Bolonjës për arritjen e marrëveshjes së transferimit, duket se dpo shfrytëzohet më së miri nga Torino, e cila do të rihapë negociatat me yllin shqiptar të Interit.

    Asllani kërkonte 2 milionë euro në vit për të firmosur me Bolonjën, ndërsa klubi i ofronte 300 mijë euro më pak për të lidhur një marrëveshje afatgjatë me të. Interi ndërkohë ishte “spektator”, pasi kishte gjetur akordin për shitjen 9 milionë euro të lojtarit, duke mbajtur 40% të një shitje të mundshme të ardhshme.
    Hezitimi i Bolonjës ka zgjuar përsëri Torinon, pasi siç raporton “Sky Sport” në Itali, klubi në fjalë ka bërë hapa konkret për të bindur Asllanin të zgjedhë atë.

    Bëhet e ditur se Torino është më i gatshëm për të paguar Asllanin sa kërkon ai, falë edhe një buxheti më të madh që ka në dispozicion. Palët po bisedojnë, ndërsa pritet që të rivendosen kontaktet edhe me Interin për të finalizuar një transferim nëse të gjithë bien dakord.

  • Tetë javë pas divorcit, influencuesja e njohur australiane në romancë me yllin 24-vjeçar

    Tetë javë pas divorcit, influencuesja e njohur australiane në romancë me yllin 24-vjeçar

    Tammy Hembrow me sa duket është rikthyer në skenën e takimeve, vetëm dy muaj pasi martesa e saj shtatëmujore me yllin e “Love Island”, Matt Zukowski, përfundoi. Influencuesja 31 vjeçare, u pa me lojtarin e AFL-së, Bailey Smith, 24 vjeç, pas një dreke në restorantin elegant Burleigh Pavilion, Rick Shores, të shtunën.
    Me sa duket, Smith fluturoi nga Melbourne vetëm për të parë Hembrow, një ditë pasi i ndihmoi Cats të siguronin një fitore ndaj Essendon në Geelong.

    Dyshja u kapën duke qeshur, duke buzëqeshur dhe duke dalë krah për krahu nga vendi ku ishin, plotësisht të vetëdijshëm për kamerat që po kapnin kiminë e tyre. Dëshmitarët okularë në restorant thonë se Hembrow dhe Smith, të cilët kanë një diferencë moshe shtatëvjeçare, nuk ishin aspak diskretë dhe u panë duke u puthur për orë të tëra, raporton Herald Sun.
    Ajo tërhoqi vëmendjen me një bluzë të shkurtër, gjysmëtransparente të bardhë me jakë të rrumbullakët, të veshur pa reçipeta.
    Ndërkohë, ylli i AFL-së, i cili konsiderohet si një nga beqarët më të përfolur të Australisë, ishte me një bluzë polo Adidas, xhinse dhe flokët e tij të gjatë karakteristikë të futur pas veshëve.

  • Garcia “blindohet” deri në vitin 2030, klauzolë lirimi 1 miliard euro për yllin e ri të Real Madridit

    Garcia “blindohet” deri në vitin 2030, klauzolë lirimi 1 miliard euro për yllin e ri të Real Madridit

    Real Madridi “blindon” yllin e vet të ri. Sipas asaj që raporton gazeta “AS”, Gonzalo Garcia ka rinovuar kontratën deri në vitin 2030. Marrëveshje totale mes klubit, lojtarit dhe agjencisë që e përfaqëson, “Best of You”, e vulosur me një klauzolë gjigante: nga 50 milionë euro në 1 miliard euro. Një shifër galaktike për të mbrojtur sulmuesin kryesor të Botërorit për Klube, zbulimin absolut të turneut amerikan dhe yllin në rritje.
    Sulmuesi i ri spanjoll, 23 vjeç, ka lënë tashmë gjurmë: 5 gola në 10 ndeshjet e tij të para me skuadrën e parë, duke barazuar rekordin e Butragueños, vetëm një gol larg legjendarit Raúl. Me numrin 30 në shpinë, Gonzalo ka valëvitur flamurin e “La Fábrica” në SHBA, me paraqitje që kanë mahnitur Xabi Alonso, i cili e ka startuar si titullar në mungesë të Endrick dhe Mbappé.
    Opsioni për të veshur fanellën me numrin 9 është real (Mbappé ka zgjedhur numrin 10), por për të nuk është prioritet. Endrra e tij ka qenë dhe mbetet të qëndrojë te Real Madridi dhe të ndjekë hapat e idhullit, Cristiano Ronaldo. Marrëveshja u arrit pa probleme, pavarësisht interesit konkret të tri klubeve kryesore të Premier League.
    Që nga fillimet në “Valdebebas” në vitin 2014, Gonzalo ka shënuar 157 gola në ekipet e të rinjve, duke u bërë simbol i gjeneratës së re të Real Madridit. Me këtë firmë, Florentino Pérez dërgon një mesazh të qartë: e ardhmja ka nisur tashmë dhe Gonzalo do të jetë protagonist deri në vitin 2030.

  • Nëse nuk vjen Isak, Liverpool bën gati 100 milionë euro për yllin francez

    Nëse nuk vjen Isak, Liverpool bën gati 100 milionë euro për yllin francez

    6 Gusht 2025

    21:35

    Telesport

    Edhe pse është klubi që ka bërë më shumë transferime të bujshme këtë merkato, Liverpool nuk e ka mbyllur ende dhe synon të bëjë edhe një goditje të fundit. Dëshira e madhe është padyshim Alexander Isak, për të cilin kampioni në fuqi i Anglisë ka ofruar 120 milionë euro, por është refuzuar nga Newcastle. “Qymyrxhinjtë” e vlerësojnë suedezin 150 milionë euro.
    Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Isak, Liverpool ka gati planin B: Bradley Barcola. Klubi i kuq është i gatshëm t’i ofrojë PSG-së 100 milionë euro për të lënë të lirë yllin e ri francez.
    Pavarësisht se nuk është një titullar fiks te parizienët, 22-vjeçari shënoi 21 gola gola dhe dha 21 asiste në sezonin e kaluar, duke treguar më së miri vlerat e tij. PSG e ka bërë të qartë disa herë që Bradley Barcola është i pashitshëm, por gjithçka mund të ndodhë vetëm nëse vetë lojtari dëshiron të ndryshojë ekip dhe këmbëngulë për largimin nga Parisi.
    Në rast se nuk realizohet as kjo pistë, atëherë Liverpool ka planin C: Rodrygo Goes. Ka kohë që përflitet për një interesim të Liverpool-it për yllin brazilian, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e Rodrygo-s për shifrën 100 milionë euro.