Drejtësia belge ka bërë një lëvizje të papritur në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, dosja që prej vitit 2019 ka lidhur Belgjikën me Shqipërinë dhe ka ndezur debate politike në të dy vendet. Dhoma e 46-të e Gjykatës Korreksionale në Bruksel vendosi të shpallet “territorialisht e papërgjegjshme” për gjykimin e kësaj çështjeje, duke hequr dorë nga trajtimi i saj.
Vendimi u konfirmua nga avokatët e të pandehurve, përfshirë disa prej emrave më të njohur të botës ligjore në Belgjikë. Dosja shpërtheu në korrik 2019, kur në Shqipëri u sekuestrua një kamion me automjete Toyota të blera në Belgjikë, brenda të cilave u gjetën 3.5 milionë euro dhe 100 mijë franga të fshehura, që dyshohen si para të rrjetit kriminal belgo-shqiptar.
Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, një ekip i Prokurorisë Federale belge udhëtoi në Tiranë për të marrë deklarime, mes tyre edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili megjithatë nuk figuron si i pandehur në procedimin belg. Në total, trembëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Belgjikë.
Gjykata belge e argumenton vendimin me mungesën e provave që përcaktojnë se në cilin shtet dhe në çfarë momenti paratë u futën në automjetet e sekuestruara. Kamioni kishte kaluar disa kufij përpara se të ndalohej në portin shqiptar, duke e bërë të paqartë juridiksionin.
Edhe pse çështja nuk do të shqyrtohet nga kjo gjykatë, Prokuroria Federale belge mban të drejtën e apelimit, çka mund të hapë një fazë të re në një dosje që mbetet e rëndësishme politikisht dhe diplomatikisht për të dy vendet.
Tag: yaris
-

Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq
-

Malltezi: E përdorën kundër Belerit, ja si drejtësia ndihmoi prokurorin Zarka të shpëtonte nga ‘Toyota Yaris’…
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook po sjelljes së drejtësisë ndaj prokurorit Aurel Zarka i cili doli i lidhur me dosjen e hetimit për eurot e Toyota Yaris.
Malltezi ka shpjeguar se si drejtësia e kapur ka bërë të gjithë manipulimet e mundshme që ky prokuror të mos dënohej. Pasi e përdorën që të godisnin Belerin e sajdisën duke i punësuar vëllain e më pas përmes proceduarave dhe duke mos e akuzuar për grup të strukturuar kriminal.
Mesazhi:
“Partia ime më dënon” dhe partia i ka kujdes të vetët. Këtë e përdorën kundër Belerit por doli se kish marrë para nga afera 3.4 milion € e Taulant Ballës me Toyota Yaris.
E arrestuan dhe kur ky i kërcënoi se do fliste për pisllëkun që bënë me Belerin, atëherë (1) i promovuan vëllain si drejtor të madh (njëlloj si ajo e lejeve te KKT që ka vëllezërit kryetrafikantë) dhe (2) i dhanë urdhër mender Dumanit që të ulte akuzën.
Dumani lepe-peqe e uli akuzën dhe nuk e akuzoi për grup të strukturuar kriminal, ndërsa gjyqtaret e partisë u bënë palaço deri sa dogjën edhe afatet. Këto nuk i shkruan birn i Soros dhe shërbimit të paguar se i menderoset mender reforma e kapur nga kryehajduti.
-

DETAJE nga vrasja në Rinas! Autorët qëlluan drejt një Benzi të bardhë, vetë u larguan me Toyota Yaris
Mjeti tip “Benz”
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Rinas, ku dy persona dyshohet të jenë vrarë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur. Raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra e ekzekutimit, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat me prapavijë mafioze, ndoshta në vazhdën e konflikteve të mëparshme mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës dhe Tiranës./ZËRI -

Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ish-kryeprokurori Zarka kërkon pafajësi në Apel: Nuk kam përdorur SkyECC
Ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka kërkoi pafajësi në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë në Apelin e Posaçëm. Mbrojtësi i tij ligjor Julian Mërtiri mbajti të njëjtin qëndrim duke thënë se klienti i tij nuk ka qenë përdorues i aplikacionit SkyECC dhe se Aurel Zarka punonte në Vlorë dhe nuk mund të ndikonte në një çështje që ishte në Tiranë.
Përfshirja e tij në këtë çështje ishte artificiale, sipas Mërtirit, pasi të gjitha bisedat janë bërë nga të tjerët dhe nuk kishte përse ai të përfshihej në ketë marrëdhënie.
Zarka ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion që e dënoi atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Apeli i Posaçëm dëgjoi pretendimet e mbrojtësit të Zarkës dhe u tërhoq për të shpallur vendimin në datë 12 nëntor. Vendimi për dënim në shkallë të parë u dha nga treshja e gjyqtarëve Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, teksa Zarka u hetua nga prokurori Klodian Braho. -

‘Toyota Yaris’/ Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara
Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit 3.4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen Toyota Yaris.
Gjykata e Lartë nuk e pranoi dhe hodhi poshtë rekursin e Alban Mollaymerit që kërkoi prishje të vendimit datë 24 majit 2022 ku u shpall konfiskimi i shumës së bllokuar në Portin e Durrësit.
Shuma u bllokua gjatë hetimeve nga prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu, e cila sipas Ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2019 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, kërkoi kalimin e 3.4 milionë eurove në favor të shtetit.
-

‘Toyta Yaris’/ Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e 3.4 milionë eurove, rrëzohet kërkesa e biznesmenit Alban Mollaymeri
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Alban Mollaymerit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për konfiskimin e 3.4 milion eurove të kapura më 24 qershor 2018 në Durrës, në automjetin tip “Toyota Yaris” dhe kalimin e tyre shtetit.
Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë “Toyto Yaris?
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.
Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.
Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.
Më 21 qershor, pasdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karoatrec që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Belgjika, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara. Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit që u kapën nga policia.
gijotina.com/ -

Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë
Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit 3.4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen Toyota Yaris.
Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë nuk e pranoi dhe hodhi poshtë rekursin e Alban Mollaymerit që kërkoi prishje të vendimit datë 24 majit 2022 ku u shpall konfiskimi i shumës së bllokuar në Portin e Durrësit.
Shuma u bllokua gjatë hetimeve nga prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu, e cila sipas Ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2019 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, kërkoi kalimin e 3.4 milionë eurove në favor të shtetit.
-

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara
Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit 3.4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen Toyota Yaris.
Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë nuk e pranoi dhe hodhi poshtë rekursin e Alban Mollaymerit që kërkoi prishje të vendimit datë 24 majit 2022 ku u shpall konfiskimi i shumës së bllokuar në Portin e Durrësit.
Shuma u bllokua gjatë hetimeve nga prokurorja e posaçme, Doloreza Musabelliu, e cila sipas Ligjit nr. 10192, dt. 03.12.2019 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, kërkoi kalimin e 3.4 milionë eurove në favor të shtetit.Top Channel
-

Plagosja në Hamallaj/ Autori iku me‘Toyota Yaris’ arrestohet pas disa orësh! Shoqërohet në spital me polici
Arrestohet autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit. 44 vjeçari Altin Lekgegaj u arrestua disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40.
Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital.
Altin Lekgegaj ka qëlluar 2 herë me pistoletë ndaj 28-vjeçari Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë.
Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Toyota Yaris’ për tu arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
I riu 28 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.
-

Ndërhyrjet te hetimet e “Toyata Yaris”, avokati Radovan Çela dënohet me 4 vite burg nga GJKKO
Aurel Zarka dhe Radovan Cela
TIRANE- Avokati Radovan Çela është dënuar me 4 vite burg nga GJKKO, për ndërhyrjen në dosjen “Toyta Yaris”. Mësohet se Çelës i ulet dënimi me 1/3 dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke zbritur në 2 vite e 8 muaj.
Çela është shpallur fajtor pasi ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar vendimarrjen e funksionarëve të drejtësisë.Avokati është pjesë e dosjes “Toyota Auris”, në të cilën janë të përfshirë edhe ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Eriona Daupaj dhe Astrit Vladi.
Të pandehurit akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro cash, para që erdhën të futura në thasë e të fshehur në makina “Toyota Yaris”, që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.
Vetëm dy ditë më parë GJKKO dënoi me 4 vite burg edhe ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë po në këtë dosje.Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje mes të cilave edhe “Toyota Yauris”. Çela ka mohuar akuzën, duke thënë se nuk ka pasur llogari në “Sky-ECC”. Avokati u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 5 mars./ZËRI