Tag: yamal

  • Yamal-Lewandowski-Raphinha, “tridenti” me 82 gola (deri tani). A do ta arrijnë MSN-në e famshme?

    Yamal-Lewandowski-Raphinha, “tridenti” me 82 gola (deri tani). A do ta arrijnë MSN-në e famshme?

    Të shohësh Barcelonën e këtij sezoni do të thotë të përjetosh sërish emocionet e kohërave më të mira. Këtë edicion, mes vështirësive ekonomike dhe polemikave të shumta, po rilind një Barça e madhe, kjo është e dukshme. Një skuadër që ka në përbërje emra si Cubarsì, Balde, Pedri, Gavi dhe Yamal, vendalinjtë e rinj rreth të cilëve po ndërtohet një projekt afatgjatë.
    Ka gjithashtu një treshe sulmuese të jashtëzakonshme. Ajo u formua në verën e vitit 2022, por vetëm dy vite më vonë, me ardhjen e trajnerit gjerman Hans-Dieter Flick, ka shpërthyer përfundimisht: Lamine Yamal në të djathtë, Raphinha në të majtë dhe Robert Lewandowski në qendër. U pa edhe të mërkurën mbrëma: Borussia Dortmundi nuk e pa pothuajse fare topin, humbi 4-0 pa dhënë asnjëherë ndjesinë se mund të ishte në ndeshje.
    Është e vështirë të thuhet cili ishte lojtari më i spikatur në Montjuïc. Lewandowski realizoi një dopietë, Raphinha një gol dhe dha dy asiste, Yamal shënoi golin përfundimtar për 4-0, pas shumë lëvizjeve të bukura. Edhe një herë, ishin ata që bënë diferencën për një Barcelonë që në kampionat është +4 pikë ndaj Real Madridit dhe që do të përballet me kampionët aktualë të Europës në finalen e Kupës së Mbretit, pas fitores ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale.
    Barcelona është një nga katër skuadrat në Europë, ende në garë për tripletën. Mbi të gjitha, është skuadra me treshen më të mirë sulmuese në Europë, sepse sot, duke i mbledhur golat e tyre, arrijnë kuotën e 82 golave: 40 nga Lewandowski, 28 nga Raphinha dhe 14 nga Yamal. Këto janë shifra shumë të rëndësishme, që nuk kanë të krahasuar në kontinent dhe që deri në fund të sezonit mund të afrohen me ato të MSN-së, domethënë treshes që nga viti 2014 deri më 2017 ishte një nga më të mirat në histori: Messi-Suarez-Neymar.
    Për të qenë të qartë, ende nuk jemi aty. Ajo skuadër, në tri sezone fitoi dy kampionate (La Liga), tri Kupa të Mbretit, një Champions League, një Superkupë Europe, një Kupë Bote për Klube dhe një Superkupë të Spanjës. Dhe gjithmonë arriti ta tejkalonte kuotën e 100 golave vetëm me treshen sulmuese. Kishte shifra që ndoshta edhe sot janë të paarritshme, por të shohësh  Yamal-Lewandowski-Raphinha do të thotë të admirosh atë që i afrohet më shumë atij sulmi të famshëm. Më poshtë krahasimi:
    Golat e MSN (2014-2017)
    Sezoni 2014/15 – 122 gola
    Lionel Messi: 58 gola
    Neymar: 39 gola
    Luis Suarez: 25 gola
    Sezoni 2015/16 – 131 gola
    Luis Suarez: 59 gola
    Lionel Messi: 41 gola
    Neymar: 31 gola
    Sezoni 2016/17 – 110 gola
    Lionel Messi: 54 gola
    Luis Suarez: 36 gola
    Neymar: 20 gola
    Golat e treshes aktuale të Barcelonës:Sezoni 2024/25 (ende në vazhdim) – 82 gola
    Robert Lewandowski: 40 gola
    Raphinha: 28 gola
    Lamine Yamal: 14 gola

  • Lamine Yamal: Nuk luaj futboll nëse nuk besoj të trofetë, këtë sezon mund të fitojmë gjithçka

    Lamine Yamal: Nuk luaj futboll nëse nuk besoj të trofetë, këtë sezon mund të fitojmë gjithçka

    Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, dha një intervistë për ESPN, për të folur për sezonin e tij me katalanasit. “Ajo që unë po kërkoj është të argëtohem, nuk mendoj shumë për gjëra të tjera”, deklaroi Yamal.
    “E vërteta është se nuk mendoj shumë për atë që po bëj apo për atë që do të bëj nesër. E di sa e rëndësishme është të luajë për Barcelonën, por nuk mendoj për presionin. Dua të luaj dhe të argëtohem”, shtoi Yamal.
    Më tej, ai analizon sezonin aktual të Barçës: “Unë jam një nga ata njerëz që gjithmonë i besoj ekipit. Që nga fillimi i sezonit kam synuar gjithmonë maksimumin dhe mendoj se i kemi atributet për të fituar të trija trofetë ku luajmë”.
    “Nëse ne mendojmë se mund të fitojmë titullin në fillim të sezonit, ky është qëllimi. Kjo gjë nuk ndryshon tani. Nuk është për shkak të vetëbesimit të tepërt apo diçkaje të tillë, është sepse duhet të besoni në veten tuaj”, deklaroi Lamine Yamal.
    Ai shpjegoi se cili është mentaliteti i tij pavarësisht moshës së re: “Nëse thoni se një ekip tjetër do të fitojë, nuk e di pse dilni atje për të luajtur. Unë them se ne mund të fitojmë. Ne jemi Barça. Ne e kemi arritur atë më pare, shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri”.

  • 275 milionë euro për Lamine Yamal, a do arrijë City ta bindë Barcelonën?

    275 milionë euro për Lamine Yamal, a do arrijë City ta bindë Barcelonën?

    8 Prill 2025

    18:35

    Telesport

    Fichajes ka dalë me një lajm të bujshëm për merkaton e verës.
    Manchester City, sipas saj, është gati të shpenzojë 275 milionë euro për Lamine Yamal, nëse Barcelona e sheh veten në vështirësi ekonomike.
    Sulmuesi spanjoll nuk ka dëshirë të largohet nga “Camp Nou”, por nëse nuk rinovon me katalanasit, destinacioni i tij do të jetë Premier League, kampionati më popullor në kontinent.
    Vështirë që Barcelona të heqë dorë nga një talent kaq i rrallë, kështu që City nuk pritet ta realizojë këtë operacion të kushtueshëm.

  • Çmendet Manchester City, gati oferta 275 milionë euro

    Çmendet Manchester City, gati oferta 275 milionë euro

    8 Prill 2025

    15:15

    Telesport

    Manchester City është gati të bëjë një çmenduri për të siguruar shërbimet e Lamine Yamal këtë verë, sipas Fichajes.
    Katalanasit tashmë po planifikojnë ta blindojnë atë me një marrëveshje të re sapo të mbushë 18 vjeç këtë verë. Megjithatë, kjo ka bërë pak për të frenuar spekulimet në lidhje me të ardhmen e adoleshentit.
    Yamal ka qenë i mrekullueshëm për gjigantët e La Liga-s këtë sezon, duke regjistruar 13 gola dhe 19 asiste nga 42 ndeshje.
    Ai mbetet i domosdoshëm nën drejtimin e Hansi Flick, por Manchester City është gati të tundojë Barcelona-n duke ofruar 275 milionë euro për shërbimet e tij.
    Presidenti Joan Laporta ka zbuluar më parë se ka refuzuar një ofertë prej 200 milionë euro nga Paris Saint-Germain për Yamal verën e kaluar.
    Megjithatë, duke pasur parasysh çështjet e tyre financiare, gjigantët e La Liga-s mund të tundohen të marrin në konsideratë ofertën masive.

  • Ronaldinho lartëson dy “trashëgimtarët” e tij: Yamal shpik gjëra nga hiçi, Dembélé si brazilian

    Ronaldinho lartëson dy “trashëgimtarët” e tij: Yamal shpik gjëra nga hiçi, Dembélé si brazilian

    “Topi i Artë” i vitit 2005 dhe yll i Barcelonës, Milanit e PSG-së, Ronaldinho, ka lavdëruar pasuesit e tij, të cilët do të jenë pa dyshim protagonistë në Ligën e Kampionëve. Midis tyre, Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal.
    Në një intervistë për “L’Equipe”, braziliani, tani 45 vjeç, sheh te Yamal, kampioni i ri i Spanjës dhe Barcelonës, “një talent të hershëm”: “Më pëlqen ta shoh atë, edhe për aftësinë e tij për të shpikur. Sigurisht, duhet të konfirmohet, por do të bëhet një lojtar i madh. Jam i sigurt për këtë”.
    Ronaldinho ndjek gjithashtu PSG-në: “Atje është Ousmane Dembélé, lojtar që më pëlqen shumë. Ka pak stil brazilian. Driblon, shpik, provokon. Është shpesh i palexueshëm dhe shënon shumë gola. Po tregon aftësitë e tij, duke marrë një rol ndryshe nga ai i PSG-së të vitit të kaluar, ose edhe nga ai në Barcelonë”.
    Merita është padyshim edhe e Luis Enrique, të cilin ai e njeh mirë dhe përfaqëson një lidhje mes dy klubeve: “Kam parë disa foto shumë të bukura të Luis Enrique me të gjithë lojtarët e tij. Ai është dikush që e do shumë punën që bën, sepse jep gjithçka. Luis e di çfarë bën, çfarë futbolli do të luajë.
    Ne u takuam në Barcelonë, e admiroj shumë dhe e respektoj. Ishte një lojtar i madh, që u bë edhe trajner i madh. Fitoi gjithçka te Barça dhe bëri gjëra të mëdha me kombëtaren spanjolle. Do të ketë sukses në atë që po ndërton në Paris. Po zhvillon një plan loje të mirë dhe tërheqës. PSG është një ekip me potencial të madh”.
    Dy kampionët që përmendi Ronaldinho, nëse ekipet e tyre do të shkojnë në finalen e Ligës së Kampionëve, do të jenë gjithashtu në garë për “Topin e Artë”. Ata do të duhet të fitojnë edhe konkurrencën e Mbappé.
    “Kylian është padyshim një nga lojtarët që më pëlqejnë shumë, – thekson ish-lojtari i Milanit. – Është një mik i madh i imi, e respektoj për gjithçka që bën në jetë. Jam shumë i lumtur që erdhi të luajë në kampionatin spanjoll.
    Edhe unë pata pak të njëjtën rrugë, pas Parisit… (pavarësisht se në mënyrë të kundërt). Sidoqoftë, edhe ai është në një klub historik, që duhet t’i mundësojë të shprehet dhe të fitojë gjërat e mëdha, të cilat ende i mungojnë”.

  • Barcelona merr ofertën shokuese nga klubi i njohur europian për Lamine Yamal, plot 255 milionë euro

    Barcelona merr ofertën shokuese nga klubi i njohur europian për Lamine Yamal, plot 255 milionë euro

    Mundo Deportivo raporton se Manchester United do mundohet të bindë Barcelonën për një transferim të mundshëm të Lamine Yamal gjatë merkatos verore. Sipas raportit në fjalë, “Qytetarët” janë gati të paguajnë plot 255 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës, një shifër që do ta bënte atë transferimin më të shtrenjtë në histori.
    Pavarësisht moshës së tij të re vetëm 17 vjeç, Yamal po shkruan historinë në LaLiga, duke mahnitur të gjithë me aftësinë, vizionin dhe aftësinë e tij për të bërë diferencën në fushë. Talenti i tij ka mahnitur klubet kryesore në mbarë botën, dhe tani Manchester City duket i gatshëm të investojë një shumë rekord për të siguruar të ardhmen e tij.
    Oferta e Manchester City jo vetëm që pasqyron interesin serioz të klubit për një lojtar të jashtëzakonshëm, por edhe besimin që ata kanë në të ardhmen e tij. Në “Etihad”, Yamal mund të integrohet në një ekip plot yje dhe të vazhdojë të mësojë nga figura të mëdha të futbollit botëror, duke përshpejtuar më tej evolucionin e tij si lojtar.
    Edhe pse Barcelona nuk do që të heq dorë prej tij, propozimi ekonomik i vendos katalanasit në një situatë të komplikuar. Klubi tashmë po punon për rinovimin e tij pasi kontrata e Yamal zgjat deri në qershor 2026 dhe për momentin, ata i referohen klauzolës së tij të lirimit prej 1 miliard euro. Negociatat mund të jenë të gjata, por realiteti është se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt dhe interesimi i klubeve të mëdha si Manchester City mund të përshpejtojë zhvillimet.

  • Man City dhe Liverpool kërkojnë “të vjedhin” adoleshentin e mrekullueshëm, Yamal ia thotë prerë agjentit: Nuk iki askund përveç Barcelonës

    Man City dhe Liverpool kërkojnë “të vjedhin” adoleshentin e mrekullueshëm, Yamal ia thotë prerë agjentit: Nuk iki askund përveç Barcelonës

    Kur ishte vetëm 16 vjeç, Yamal mori një telefonatë nga Xavi Hernandez për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës dhe doli të ishte një lëvizje fantastike. Tashmë në paraqitjet e para Yamal tregoi se çfarë potenciali posedon dhe në kohë rekord u bë yll i Barcelonës, por edhe i kombëtares spanjolle, me të cilën u bë kampion i Evropës verën e kaluar.
    Ky 17-vjeçar po luan në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon dhe tashmë është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit katalanas. Megjithatë, për shkak të “fair play”-it financiar, Barcelona ende nuk i ka siguruar kushtet për të vazhduar zyrtarisht kontratën me Yamal, gjë që pasohet nga klube të tjera që dëshirojnë ta shohin Yamalin në radhët e tyre.
    Manchester City dhe Liverpool janë kryesorët që thuhet se kanë kontaktuar edhe Yamalin dhe i kanë bërë të ditur se donin të nënshkruanin me të, por 17-vjeçari kishte një përgjigje të shkurtër dhe të qartë për ta.
    Mediat spanjolle thonë se Yamal e ka bërë të qartë përmes agjentit të tij se nuk dëshiron të shkojë askund dhe se qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë në Barcelonë dhe se është i gatshëm të presë aq sa duhet për të vazhduar kontratën me katalanasit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Lamine Yamal nuk është nga ky planet! Vjen goli i parë në “Metropolitano”, shënon Ferran Torres (video)

    Lamine Yamal nuk është nga ky planet! Vjen goli i parë në “Metropolitano”, shënon Ferran Torres (video)

    2 Prill 2025

    22:04

    Telesport

    Barcelona ka kaluar në avantazh në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Atletico Madrid, e vlefshme për Kupën e Mbretit, e cila po luhet aktualisht në “Metropolitano”.
    Katalanasit gjetën golin në minutën e 26-të, Lamine Yamal tregon klasin duke dhënë një pasim të artë për Ferran Torres, i cili shkëputet bukur dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 4-4. Ekipi që fiton sot pret biletën për në finalen e Kupës së Mbretit, aty ku do përballen me Real Madridin, i cili eleminoi mbrëmë në shtesë Real Sociedad.

  • Çmendet Boehly, gati të paguajë 300 milionë euro për 17-vjeçarin

    Çmendet Boehly, gati të paguajë 300 milionë euro për 17-vjeçarin

    2 Prill 2025

    14:34

    Telesport

    Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly, është gati të bëjë një ofertë rekord botëror për yllin e Barcelona-s, Lamine Yamal.
    Futbollisti spanjoll, 17 vjeç, ka një marrëveshje me Barçën deri në vitin 2026 dhe bisedimet për një marrëveshje të re ende po zvarriten.
    Yamal gjithmonë ka insistuar se arritja e marrëveshjeve me Barçën do të ishte një formalitet.
    Por eksperti kryesor i Okdiario, Eduardo Inda, ka thënë në El Chiringuito se Boehly po studion një mundësi për të sjellë Yamal në Londër këtë verë.
    Inda tha: “Ka një klub europian që është i kalbur me para. Todd Boehly hyri në Chelsea dhe tani ka një tekë, një objektiv në kokën e tij. Ai është i gatshëm të ofrojë 300 milionë euro për atë tekë.
    “Teka quhet Lamine Yamal. Ai nuk ka rinovuar me Barcelona-n ende”.
    Yamal dhe Barca thuhet se kanë një “pakt” për një marrëveshje deri në vitin 2030, por pa asgjë të zyrtarizuar ende, dhe Boehly po kërkon të ndërhyjë dhe të  prishë planet e katalanasve.

  • Yamal si Messi? Trajneri i Argjentinës: Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet…

    Yamal si Messi? Trajneri i Argjentinës: Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet…

    Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit, ku Albiceleste fitoi 4-1 dhe siguroi matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
    Një nga pyetjet e gazetarëve ishte mbi krahasimin mes Lamine Yamal dhe Lionel Messit, temë që ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit. Scaloni fillimisht lavdëroi kombëtaren spanjolle: “Spanja është aktualisht një nga kombëtaret më të mira në botë, me një stil loje shumë të qartë.
    Nuk e di nëse do të arrijë në finale të Ligës së Kombeve, kjo nuk më shqetëson shumë, por mendoj se Luis de la Fuente po bën një punë të shkëlqyer. Kjo më bën shumë të lumtur. Ju e dini se çfarë përfaqëson Spanja për mua”.
    Më pas, ai iu përgjigj pyetjes për krahasimin Messi-Yamal, duke shmangur çdo paralelizëm mes dy lojtarëve: “Nuk di si ta krahasoj me Leon, është e vështirë ta bëj këtë. Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet. Lamine Yamal është ndoshta një nga lojtarët më të mirë në botë sot. Nuk di si ta krahasoj me Leon; është e vështirë ta bëj. Sidoqoftë, Yamal është një lojtar i madh, kjo duket qartë”.