Tag: xhyrë

  • Vërshimet e ujit dëmtojnë urën e fshatit Xhyrë në Librazhd

    Vërshimet e ujit dëmtojnë urën e fshatit Xhyrë në Librazhd

    Fshati Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është dëmtuar nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin.
    Rënia e këmbës qendrore të urës, e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar dëmtimin dhe shembjen e strukturës, duke bllokuar menjëherë çdo lloj lëvizjeje.
    Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike.
    Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me blloqe betoni hyrjet, si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
    Nisur nga ky bllokim, është siguruar kalimi i banorëve nga rruga e vjetër ndërsa për momentin, ura aksesohet vetëm nga këmbësorët.
    Për të mundësuar që fëmijët të frekuentojnë shkollën, janë marrë masa të veçanta ku nga të dyja anët e urës janë vendosur furgona për transportin e nxënësve.
    gijotina.com/

  • Lumi Shkumbin dëmton urën në fshatin Xhyrë, rreth 2500 banorë të bllokuar! Ministrja Koçiu në terren

    Lumi Shkumbin dëmton urën në fshatin Xhyrë, rreth 2500 banorë të bllokuar! Ministrja Koçiu në terren

    Në fshatin Xhyrë në Librazhd për të parë situatën e krijuar nga reshjet ka shkuar Ministrja e Brendshme Albana Koçiu.

    Koçiu ka parë nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut, ndërsa Lumi Shkumbin ka dëmtuar një këmb të urës që lidh aksin Librazhd- Prrenjas me fshatin Xhyrë.

    Aktualisht qarkullimi në këtë fshat është i ndaluar, ndërsa të bllokuar janë rreth 2500 banorë.

  • Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës

    Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës

    Fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet prej mëngjesit të sotëm me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është e shkatërruar plotësisht nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin. Rënia e këmbës qendrore të urës e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar edhe dëmtimin dhe shembjen e strukturës dhe bllokimin e menjëhershëm të çdo lloj lëvizjeje.
    Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike. Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me hyrjet si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
    Pas shembjes së urës, Xhyra është izoluar plotësisht. Banorët nuk kanë asnjë mundësi komunikimi ose lëvizjeje drejt zonave të tjera, ndërsa ndikimi i kësaj situate ndihet veçanërisht tek fëmijët dhe familjet e tyre. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare kanë mbetur pa mësim, pasi mësuesit nuk kanë mundur të hyjnë në fshat për shkak të ndërprerjes së lidhjes rrugore.