Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton modelja me motrën e saj në Elbasan.
Xhovana thotë se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posacme ka sekuestruar telefonin e prindërve të saj.
Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, i arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë.
Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ndodhej në qeli.
Tag: xhovana
-

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner
-

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, Xhovana: Shtet ordiner! Sekuestruan telefonat e prindërve
Alda dhe Xhovana Nikolli
TIRANË-Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton ajo me motrën e saj në Elbasan. Xhovana thotë se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj.
“Nuk e di po të vijnë kontroll në shtëpi, të shkatrrohet banesa…të ushtrohet presion dhe të sekustrohen sende private pa urdhër të Gjykatës veç këtë shtet ordiner kam parë. Përveç kësaj të ikin te shtëpia e prindërve që s’kanë lidhje ti sekustrohet telefoni nënës dhe babës pa pikë lidhje…mundësisht tu shku në SPAK pothuajse çdo ditë, duke u pyetur e duke ushtruar presion psikologjik mbi mua,”-shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.POSTIMI
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ushtruoi një ditë më parë (28 mars) kontroll në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kontrolli është bërë disa muaj pasi dy motrave iu vendos tritol në shkallën e pallatit, nga shpërthimi i lëndës plasëse humbi jetën fqinji i tyre, Enea Themollari. Pas shpërthimit të ndodhur, Alda Nikolli dha një intervistë në media dhe u shpreh se dyshimet i kishte tek i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, me të cilin kishte kontaktuar, edhe pse ai aktualisht është në burg./ZËRI
whatsapp image 2025 03 29 at 135428
0 500 1743240102xxh 175
-

SPAK kontrolle në banesën e saj, reagon Xhovana Nikolli: Shtet ordiner, kanë sekuestruar telefonin e familjarëve…
Xhovana Nikolli ka reaguar, në lidhje me kontrollet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, një ditë më parë në banesën ku jeton ajo bashkë me të motrën në Elbasan. Në një reagim në rrjete sociale, Nikolli shkruan se SPAK i ka sekuestruar familjes së saj sende private dhe ju është marrë telefoni prindërve të saj. Nikolli shton më tej se vetë kjo e fundit është paraqitur çdo ditë në SPAK për tu marrë në pyetje ndërsa shton se mbi të është ushtruar presion psikologjik nga Prokuroria.
Disa muaj më parë në hyrjen e banesës së marrë me qira nga dy motrat, persona të paidentifikuar vendosën tritol. Si pasojë humbi jetën, Enea Themollari, 26 vjeç, fqinj i dy motrave Nikolli. Këto të fundit akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.
Asokohe pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia më shumë se një vit më parë, pasi dyshohej se ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.