Tag: xhovana

  • Dy dëshmitë e çiftit Nikolli që çuan në zbulimin e skenarit për eliminimin e Hajrullas dhe Ervis Matodashaj

    Dy dëshmitë e çiftit Nikolli që çuan në zbulimin e skenarit për eliminimin e Hajrullas dhe Ervis Matodashaj

    Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin.

    Burrë e grua, kanë mbështetur dëshmitë e tyre të dhëna në SPAK dhe prokurorinë e Vlorës, duke sjellë formimin e një prove të vetme që përputhet dhe me prova të tjera të administruara në dosje.

    Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e Drejtësisë, Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.

    Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë kundrejt pagesës mijëra euro, të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

    Vrasja e tyre nuk u arrit të kryhet pasi Amarildo Nikolli nuk po arrinte të gjente asnjërin prej objektivave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Por njëherësh edhe për faktin se Amarildo Nikolli, u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga agjentët e sektorit “Fast Albania”.

    Pas arrestimit të Nikollit me armë në brez, policia e Vlorës shoqëroi dhe mori në pyetje gruan e tij, Xhovana Nikolli, e cila ndër të tjera shpjegoi duke konfirmuar thënien e Amarildo Nikollit që kishte pohuar në polici.

    “…unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”…”-ka deklaruar në polici Xhovana Nikolli.

    Më tej ajo ka dhënë shpjegime edhe për situata të ndryshme rreth marëdhënies që 4 personat kishin krijuar me njëri-tjetrin.

    “…Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin “fshatari” dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa “fshatarin” e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe. E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, “fshatari” dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, “Daku” dhe “fshatari”. “Fshatari” dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë…”-ka pohuar në polici Xhovana Nikolli.

    Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe Amarildo Nikolli, i cili veç deklarimit dorëzoi dhe telefonin tek policia, duke sjellë zbërthimin e mesazheve të komunikimit mes tij, Leoanrd Luzit dhe Muharem Koroveshit./Ora News/ 

  • “SPAK më kapi në aeroport”, Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë MOTRA në…

    “SPAK më kapi në aeroport”, Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë MOTRA në…

    Xhovana Nikolli, e cila u bë e njohur për publikun, gjatë vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një sasie tritol, në një banesë të marrë me qira nga e reja në Elbasan, humbi jetën 29-vjeçari Enea Thomaraj, ka hedhur akuza ndaj SPAK.
    Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, Xhovana shkruan se SPAK ka futur intriga mes saj dhe së motrës, Alda Nikolli, ku thekson se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se e motra e ka shitur në Spanjë, ku do ta vrisnin.
    Gjithashtu ajo shkruan se Prokuroria e Posaçme mbron kriminelët dhe do që të shkatërrojë familjen e saj.
    Xhovana Nikolli: Spak fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. me ben prit ne Aeroport dhe me than qe mos ik ne spanj se motra t’ka shit do t’vrasin fjalet e Spakut! Mbroni kriminelat dhe doni te shkatrroni familjen tone .. Jam e gatshme per cdo gje deri ne fund.
    Prokuroria e Posaçme i kërkoi leje gjykatës për kontrolle për shkak të hetimeve që po kryen për shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin me qira më herët motrat Nikolli.
    Nga shpërthimi fatkeqësisht u lëndua fqinji i tyre Enea Thomaraj, i cili për shkak të plagëve në pjesën e kokën nga rënia e derës së banesës së tij qëndroi 3 muaj në koma dhe humbi jetën në 4 Tetor të 2024.
    I riu ishte pa asnjë  precedent të mëparshëm penal.

  • “Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    “Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.
    Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë ti përçajë ato.
    Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.
    “SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo.
    Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.
    Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
    Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
    Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
    Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.

  • ‘SPAK fut intriga’/ Xhovana Nikolli: Më thanë se motra më ka shitur, do të vrasin në Spanjë

    ‘SPAK fut intriga’/ Xhovana Nikolli: Më thanë se motra më ka shitur, do të vrasin në Spanjë

    Xhovana dhe Alda Nikolli

    TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kjo e fundit me anë të një postimi në Tik Tok,  shkruan se SPAK ka futur intriga mes saj dhe së motrës, Alda Nikolli. Xhovana pretendon se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se e motra e ka shitur në Spanjë, ku do ta vrisnin.
    “SPAK fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që mos ik në Spanjë se motra t’ka shit, do t’vrasin fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelat dhe doni të shkatrroni familjen tonë .. Jam e gatshme për cdo gjë deri në fund,”-shkruan Xhovana Nikolli.

    Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan më 28 mars në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal./ZËRI

  • ‘T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë’/ Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen…

    ‘T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë’/ Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen…

    Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

    Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë t’i përçajë ato.

    Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.

    “SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo

    Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.

    Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

    Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

    Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.

    Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.

    @giovanna_nikolli #fyp ♬ оригинальный звук – 𝐊𝐚𝐦𝐨

  • VIDEO/ “T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    VIDEO/ “T’ka shit motra, do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

    Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

    Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë t’i përçajë ato.
    Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.

    “SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo.

    Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.
    Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.
    Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
    Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
    Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • Kontrolli i SPAK! Xhovana Nikolli zbulon detaje: Më kapën në aeroport, më thanë se motra më ka shitur në Spanjë

    Kontrolli i SPAK! Xhovana Nikolli zbulon detaje: Më kapën në aeroport, më thanë se motra më ka shitur në Spanjë

    Xhovana dhe Alda Nikolli

    TIRANË-Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kjo e fundit me anë të një postimi në Tik Tok,  shkruan se SPAK ka futur intriga mes saj dhe së motrës, Alda Nikolli. Xhovana pretendon se i kanë bërë pritë në aeroport dhe i kanë thënë se e motra e ka shitur në Spanjë, ku do ta vrisnin.
    “SPAK fut intriga mes motrave turp t’iu vije qa shteti kemi .. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që mos ik në Spanjë se motra t’ka shit, do t’vrasin fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelat dhe doni të shkatrroni familjen tonë .. Jam e gatshme për cdo gjë deri në fund,”-shkruan Xhovana Nikolli.

    POSTIMI

    Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan më 28 mars në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal./ZËRI

  • Ishin nën vëzhgim, u ndaluan kur hipën në mjetin e të atit! Si u kontrollua banesa e motrave Nikolli

    Ishin nën vëzhgim, u ndaluan kur hipën në mjetin e të atit! Si u kontrollua banesa e motrave Nikolli

    Amarildo Xhanej, Xhovana Nikolli dhe Nuredin Dumani

    TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në banesën e motrave, Alda dhe Xhovana Nikolli. Kontrolli në banesën e tyre është ushtruar 2 ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku motrat dhe familja e tyre janë shpërngulur për të jetuar. Sipas “News24”, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK kishin nisur vëzhgimin e motrave dhe të atit të tyre.
    Në një moment kur ato hipën në një makinë “BMW X1”, që drejtohej nga babai i tyre, forcat e Policisë iu prenë rrugën dhe informuan ata se ka një urdhër gjykate për kontrolluar banesën. Pas ndalimit nga forcat e Policisë, dy motrave dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari dhe u shoqëruan në banesë, ku edhe u ushtrua kontrolli. Por vetë Xhovana Nikolli pretendon se agjentët nuk kishin urdhër kontrolli për t’u futur në banesën e tyre. Duke ripostuar një video të “ZËRI-t”, Xhovana thotë se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj.

    Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan një ditë më parë në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal./ZËRI

  • SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

    SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…

    Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan.
    Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.
    Aksioni nisi që në në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli.
    Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.
    SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.
    Shpërthimi në katin e 4-ët të pallatit në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.

  • DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

    DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

    Alda Nikolli, Enea Thomaraj dhe Xhovana Nikolli

    TIRANË- Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan një ditë më parë në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Gazetari i OraNeës Elton Qyno shkruan se kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.
    Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
    Thomarai jetonte në apartamentin përballë motrave Nikolli dhe nuk kishte asnjë lidhje me to. Atij i ra dera në kokë për shkak të shpërthimit dhe përfundoi në koma në Spitalin e Traumës, ku qëndroi për një muaj, por më pas ndërroi jetë.
    Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
    Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.
    Ajo që është raportuar gjithashtu është se mes Xhanejt dhe Dumanit ka pasur përplasje fizike në burgun e sigurisë së lartë “313”.

    Një ditë pas kontrollit të ushtruar nga SPAK ka pasur edhe një reagim nga Xhovana Nikolli. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh revoltën ndaj kësaj ngjarjeje, pasi shkruan se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj dhe se ndaj vetë asaj është ushtruar presion psikologjik.