Tag: xhorxh

  • Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

    Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

    Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Xhorxh Soros si përgjegjës për “katastrofën” në sistemin e drejtësisë shqiptare.
    Berisha theksoi se reforma në drejtësi, që sipas tij është shndërruar në një mekanizëm politik për kontrollin e institucioneve, ka çuar vendin në një kolaps të plotë ligjor, ku qytetarët presin me vite për zbardhjen e vendimeve gjyqësore dhe ku prokuroria është “e paralizuar dhe pa kompetenca reale”.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Tani, kjo është situata.

    Ne bëmë të pamundurën që shqiptarët të marrin vesh.
    Nesër janë dy institucione të tjera, KLGJ dhe KLP.
    Unë vlerësoj, edhe njëherë, ato diskutime që bënë para jush në komisione, duke paraqitur jo fshehur realitetin, por duke dëshmuar se është një katastrofë, se ishte 16 vite dhe tani është 16 ditë më pak.
    A e kuptoni që ne jemi deputetë të një vendi ku njeriu që merr një dënim, që mund të jetë dënim i padrejtë, duhet të presë 1200 ditë për të marrë zbardhjen e vendimit?
    A mund të pranohet një situatë e tillë?
    Po pse kjo?
    Sepse e thanë vetë ata, ka gjykatës me 1 mijë vendime.
    Shkoni në burgje, shihini njerëz aty, me qindra, nuk kanë marrë vendimin, rrinë aty.
    Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të jetë kryesori në zbatimin e ligjshmërisë së vendit, është kukull. Unë nuk e mbroj atë, i dini ju qëndrimet e mia ndaj tij, por ama ia kanë hequr kompetencat.
    Ky tjetri thotë e arrestuan, keq ishte ajo që bënë, por kush të pengoi ty të hapësh çështje penale për atë që i bënë Ilir Metës?
    Është ish-president ai. Është nga ata studentë që në vitin 1990 kërkoi publikisht pluralizmin. Ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti. 
    Çfarë pengese kishe ti të vësh para ligjit ata?
    Çfarë pengese kanë për prokurorin që arrestoi avokatin në sallën e gjyqit.
    Nuk mbaj mend në diktaturë të ishte arrestuar në sallë gjyqi, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë.
    Dhe rrinë dhe shohin njëri-tjetrin.
    Prandaj dhe këto diskutime me seriozitetin më të madh duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij Xhorxh Soros dhe netuorket e veta. Se kjo është e vërteta.
    Natyrisht është tmerrësisht e dhimbshme, është dramatike. Vendi jeton me statistikat e Troplinit dhe koka turku që në trashëgiminë 500-vjeçare.
    Po këto janë të vërteta.
    U pa se çfarë urrejtje shpërtheu kur në mënyrën më të dënueshme u ekzekutua në sallën e gjyqit gjykatësi, çfarë urrejtje shpërtheu kundër drejtësisë.
    Ata janë viktima të kësaj reforme.
    Ua them unë se duhet t’i shohim siç duhet.
    Ata janë aktorë, por edhe viktima të kësaj reforme.
    Se të shohësh një shpërthim të atillë, nuk kisha parë ndonjëherë.
    Ndaj dhe një mazhorancë krimi që ulte kokën aty, as nuk e mbronte dot se nuk kishin si ta mbronin se kishin dosjet e veta.
    U përpoqën të na pengojnë, por dështuan edhe në atë përpjekje.
    Ndaj dhe ne duhet të qëndrojmë të vendosur të bëjmë transparencë, t’u themi shqiptarëve se kjo është dhurata e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Dhe atyre që i mbështetën, nuk janë pak ata.
    Dhe përpiqen ta mbulojnë tani me shpifje të ulëta ndaj opozitës, ndaj idealeve të saj, ndaj programeve të saj.
    Por e vërteta është se opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur në liritë dhe të drejtat te individit, shtetin ligjor dhe integrimin e vendit në BE.

  • Avokati i Berishës, kritikon kreun e PD: Duhet të pastrosh partinë, të kemi pritur ta bëje këtë që kur dole nga izolimi

    Avokati i Berishës, kritikon kreun e PD: Duhet të pastrosh partinë, të kemi pritur ta bëje këtë që kur dole nga izolimi

    Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka kritikuar Berishënt, se nuk e ka pastruar ende Partinë Demokratike nga njerëzit e Sorosit.
    Sipas tij, ata bashkëpunojnë fshehurazi me Ramën.
    Postimi i Gjokutajt
    Xhorxh Soros & sons & co janë një sekt politiko financiar keqbërës kudo ku kanë shkelur nëpër botë dhe posaçërisht në Shqipëri!
    Të afërt dhe bashkëpunëtorë me shqipfolësit e Qeverisë dhe Rilindjes në bashkëpunin dhe bashkëfinancim ata shpopulluan Shqipërinë, po ligjërojnë prindin 1 dhe prindin 2 nëpërmjet homomartesave, po luftojnë kundër identitetit tonë kombëtar dhe krimi më makabër që projektuan dhe po e zbatojnë është burgosja, atrofizimi deri në asgjësim i Opozitës!
    Kjo platformë e Soros nuk mund të realizohej pa kontributin e sorosjanëve këtu në Shqipëri!
    Me ardhjen në pushtet të Ramës dhe Rilindjes sorosjanët dolen nga muret e Fondacionit dhe hynë në Qeveri! Por mbetje të tyre i gjen fatkeqësisht sot edhe në Opozitë!
    Desorosifikimi i shoqërisë shqiptare është një plan perspektiv i cili kerkon domosdoshmërisht rotacion politik!
    Por desorosifikimi i Opozitës dhe posaçërisht i PD është plan emergjent pasi zgjedhjet e Tiranës nuk presin dhe nuk durojnë dot asnjë firo!
    Pastrimi i shtëpisë si detyrë e caktuar nga Lideri Berisha ditën e lirimit të tij nga arresti sorosjan po ecën ngadale për të mos thënë fare!
    Kjo ndodh ne një kohë kur aleati ynë strategjik konservator Presidenti Trump dhe ShBA kane filluar pastrimin ligjor dhe praktik te shtëpisë së tyre nga tumori Soros!
    Ndersa në Tiranë po miratohet ligji prindi 1 dhe 2!
    Të nderuar Demokratë!
    Vetëdeklarimi i pjesëmarrjes në Fondacionin “Shoqëria e Hapur” të Xhorxh Soros duhet të kthehet në obligim për çdo anëtar dhe simpatizant të Opozitës dhe PD!
    E lëre pastaj për kandidatët e saj në nivel qendror apo lokal!
    Nëse nuk bëjmë këtë shtëpinë tonë Opozitare do ta lemë pa pastruar! E midis atij pisllëku nuk do të na hyjë kërkush në derë as i huaj e as shqiptar madje do të dalim edhe vetë jashtë duke braktisur shtëpinë e duke e lënë edhe pis edhe me turp!
    Lufta me seanca dhe pazare me hasmin nuk ekziston logjikisht dhe ndershmërisht!
    Ajo ka një shkak madhor kur fillon dhe duhet medoemos ti shkohet deri në fund dhe me fitore!
    Për Shqipërinë dhe brezat e mbetur mes 4 rrugëve nga Kompania Sorosjane në pushtet!
    Ti thuash sorosjan Xhorxh Sorosit nuk bën asnjë gabim!
    Por ti thërrasësh sorosjan shqipfolësve tanë në pushtet dhe të bashkëpunosh hapur apo fshehurazi me ta është tradheti kombetare qe duhet ndeshkuar çdo minutë madje edhe në ëndrra duke fjetur gjumë!
    Ndryshe lodhemi kot!

  • “Sali, pastro urgjentisht PD-në”, Gjokutaj nxit Berishën: S’do na hyjë askush në derë nëse…

    “Sali, pastro urgjentisht PD-në”, Gjokutaj nxit Berishën: S’do na hyjë askush në derë nëse…

    Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, ka kritikuar shefin e vet, se nuk e ka pstruar Partinë Demokratike nga njerëzit e Sorosit.
    Sipas tij, ata bashkëpunojnë fshehurazi me Ramën.
    Postimi i Gjokutajt
    Xhorxh Soros & sons & co janë një sekt politiko financiar keqbërës kudo ku kanë shkelur nëpër botë dhe posaçërisht në Shqipëri!
    Të afërt dhe bashkëpunëtorë me shqipfolësit e Qeverisë dhe Rilindjes në bashkëpunin dhe bashkëfinancim ata shpopulluan Shqipërinë, po ligjërojnë prindin 1 dhe prindin 2 nëpërmjet homomartesave, po luftojnë kundër identitetit tonë kombëtar dhe krimi më makabër që projektuan dhe po e zbatojnë është burgosja, atrofizimi deri në asgjësim i Opozitës!
    Kjo platformë e Soros nuk mund të realizohej pa kontributin e sorosjanëve këtu në Shqipëri!
    Me ardhjen në pushtet të Ramës dhe Rilindjes sorosjanët dolen nga muret e Fondacionit dhe hynë në Qeveri! Por mbetje të tyre i gjen fatkeqësisht sot edhe në Opozitë!
    Desorosifikimi i shoqërisë shqiptare është një plan perspektiv i cili kerkon domosdoshmërisht rotacion politik!
    Por desorosifikimi i Opozitës dhe posaçërisht i PD është plan emergjent pasi zgjedhjet e Tiranës nuk presin dhe nuk durojnë dot asnjë firo!
    Pastrimi i shtëpisë si detyrë e caktuar nga Lideri Berisha ditën e lirimit të tij nga arresti sorosjan po ecën ngadale për të mos thënë fare!
    Kjo ndodh ne një kohë kur aleati ynë strategjik konservator Presidenti Trump dhe ShBA kane filluar pastrimin ligjor dhe praktik te shtëpisë së tyre nga tumori Soros!
    Ndersa në Tiranë po miratohet ligji prindi 1 dhe 2!
    Të nderuar Demokratë!
    Vetëdeklarimi i pjesëmarrjes në Fondacionin “Shoqëria e Hapur” të Xhorxh Soros duhet të kthehet në obligim për çdo anëtar dhe simpatizant të Opozitës dhe PD!
    E lëre pastaj për kandidatët e saj në nivel qendror apo lokal!
    Nëse nuk bëjmë këtë shtëpinë tonë Opozitare do ta lemë pa pastruar! E midis atij pisllëku nuk do të na hyjë kërkush në derë as i huaj e as shqiptar madje do të dalim edhe vetë jashtë duke braktisur shtëpinë e duke e lënë edhe pis edhe me turp!
    Lufta me seanca dhe pazare me hasmin nuk ekziston logjikisht dhe ndershmërisht!
    Ajo ka një shkak madhor kur fillon dhe duhet medoemos ti shkohet deri në fund dhe me fitore!
    Për Shqipërinë dhe brezat e mbetur mes 4 rrugëve nga Kompania Sorosjane në pushtet!
    Ti thuash sorosjan Xhorxh Sorosit nuk bën asnjë gabim!
    Por ti thërrasësh sorosjan shqipfolësve tanë në pushtet dhe të bashkëpunosh hapur apo fshehurazi me ta është tradheti kombetare qe duhet ndeshkuar çdo minutë madje edhe në ëndrra duke fjetur gjumë!
    Ndryshe lodhemi kot!

  • Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

    Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

    Nga selia blu kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një dokument sekret i hartuar nga fondacioni i Xhorxh Sorosit në vitin 2013 parashikonte “përjetësimin” e narkoshtetit të Edi Ramës.
    Berisha tha në konferencën për mediat se dokumenti përfshinte tre reforma kryesore; atë kushtetuese, të drejtësisë dhe zgjedhore, të cilat, sipas tij, u hartuan dhe u diktuan nga bashkëpunëtorë të Sorosit.
    “Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:
    1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.
    2-Reformën e drejtësisë.
    3-Reformën zgjedhore.
    Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri”, shprehet Berisha.
    Ai akuzon Sorosin dhe rrjetin e tij për ndikim të drejtpërdrejtë në Shqipëri, duke e lidhur me krijimin e një regjimi të kontrolluar nga droga dhe reformën në drejtësi.
    “U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve. Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB. Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë. Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit”.

  • Berisha: Dokumenti sekret i vitit 2013 i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës

    Berisha: Dokumenti sekret i vitit 2013 i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës

    Në një kohë kur skena politike ndërkombëtare po tronditet nga akuzat ndaj Xhorxh Sorosit dhe familjes së tij si organizatë kriminale në SHBA, zëri i liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, sjell në dritë një tjetër kapitull të errët të ndikimit të këtij rrjeti global në Shqipëri. Dokumenti sekret i vitit 2013 i përgatitur nga fondacioni i Sorosit në vendin tonë, Berisha tha në konferencën me gazetarët se jo vetëm që parashikonte, por edhe synonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, një regjim i cili sot dominohet nga lidhje të ngushta me krimin dhe korrupsionin.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Bëhet një javë plot që presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale në SHBA, që duhet të hetohen në përputhje me aktin ligjor RICO.

    Kjo ngjarje, në pamje të parë, ngjarje e politikës së brendshme të SHBA, por në të vërtetë një ngjarje me rrezatim të fuqishëm botëror sepse rrjeti i Xhorxh Sorosit ka qenë rrjeti më botëror politik gjer sot.

    Në rrjetin botëror të Xhorxh Sorosit, fener ndriçues i sorosizmit në Europë ishte dhe u bë Shqipëria e Edi Ramës.

    Edi Rama personalisht me vëllanë e tij, me ish-gruan dhe bashkëshorten aktuale, është përfituesi më kryesor material i miliona e miliona parave të këtij fondacioni, i cili ka arritur të grabisë në mënyrë të ndryshme paratë e taksapaguesve amerikanë.

    Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme.

    Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:

    1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.

    2-Reformën e drejtësisë.

    3-Reformën zgjedhore.

    Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri.

    Ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore, truri i kësaj reforme përbëhej 100 përqind nga bashkëpunëtorët e fondacionit të Sorosit.

    U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve.

    Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB.

    Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë.

    Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit.

  • Berisha: Arkitekti i sistemit të reformës në drejtësi është Xhorxh Soros

    Berisha: Arkitekti i sistemit të reformës në drejtësi është Xhorxh Soros

    Berisha deklaroi pas daljes nga SPAK se “Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri.
    Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare”- tha ndër të tjera Berisha, duke sulmuar Soros  si arkitekt i reformës në drejtësi në Shqipëri.

  • Berisha sulmon sërish Soros: Ka tentakulat e veta në Shqipëri! Dumani u dekorua nga Blinken, anëtar i organizatës kriminale sorosiane

    Berisha sulmon sërish Soros: Ka tentakulat e veta në Shqipëri! Dumani u dekorua nga Blinken, anëtar i organizatës kriminale sorosiane

    Nga SPAK, kryetari i PD-së Sali Berisha shënjestroi sërish George Soros, duke thënë se i ka shtrirë “rrënjët” e organizatës kriminale, siç e quan ai, edhe në Shqipëri. Ai shënjestroi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa tha për këtë të fundit se u dekorua nga Antony Blinken, që për të është një “anëtar i organizatës kriminale të Sorosit”“Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri. Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove. Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Antony Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij. Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.”, tha Berisha.

  • Berisha i kërkon FBI-së që të hetojë Sorosin edhe në Tiranë

    Berisha i kërkon FBI-së që të hetojë Sorosin edhe në Tiranë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bën thirrje FBI-së që të hetojë George Soros dhe djalin e tij Alex Soros. Në konferencën për mediat, Berisha tha se FBI duhet të shtrijë hetimet dhe të gjejë se si Soros dhe djali i tij përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Ramës.
    Fjala e plotë

    Në një akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar në aktin ligjor të RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA. Xhorxh Sorosi dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë. Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA. Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian.
    Për Shqipërinë, e kam konsideruar dhe e konsideroj atë një armik të egër të demokracisë shqiptare.E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata. Gjatë këtyre viteve ai përdori të gjithë fuqinë e tij politike, monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama. Por rikujtoj shqiptarët se Soros dhe i biri, pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën.
    Në Tiranë, ata, me investimet e tyre të pakufishme financiare, me lobimet e tyre kriminale, ata arritën të transformojnë rendin demokratik dhe Kushtetutën e vendit. Për të konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri.
    Ata ndikuan shumë në administratën e Xho Bajden, por ndikuan edhe në kancelari të tjera. Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021. Ata u bënë mburojë e kanabizimit të plotë të vendit dhe më vonë hapjes së karteleve të drogës, më të fuqishme në Europë. Shtoj këtu se ai dyshim i madh që ekziston për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, 140 udhëtime në 2 vite, për të cilat ka indicie se janë transportuar para dhe drogë me valixhe diplomatike, dyshime shumë serioze ngrihen mbi vizitat 2-3 javore të viteve të fundit në Shqipëri të Aleksandër Sorosit.
    Se cili ka qenë motivi i tyre, por këto vizita me avion në dispozicion dhe fluturime, kanë pa asnjë diskutim dyshime të mëdha. Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të Xhorxh Sorosit me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri. Por theksoj se Edi Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale, janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.
    Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë. Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend. Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë. Ky është dekreti i presidentit, në të cilën presidenti evokon dje aktin RICO të mashtrimit, influencës mashtruese dhe korruptive me të cilën bën të mundur akuzën për organizatë kriminale të Xhorxhit, të birit dhe rrjeteve të tij.
    Ndaj dhe është përdorur RICO. Tani, nuk ka netuork më flagrant se sa netuorki që u zgjodh për të drejtuar pseudo-reformën e drejtësisë në Shqipëri. I tëri i bërë nga bashkëpunëtorët e Sorosit. Njoftimi që presidenti bën për vendimin e tij, për të akuzuar Xhorxhin dhe të birin, miqtë me kokë të Edi Ramës, i cili në harkun kohor 5-vjeçar mori pjesë në martesën e të atit dhe të birit. Le të urojmë që drejtësia e SHBA të bjerë mbi këtë monstër të njerëzimit, i cili në vende të caktuara ka krijuar drama të mëdha sa vetë luftërat me pasurimin e tij. Unë mendoj se Xhorxh Sorosi meriton një gjyq ndërkombëtar për të gjithë veprimtarinë e tij në dëm të lirisë, demokracisë dhe interesave jetike të popujve në vendet në të cilat ai ka vepruar.

  • Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

    Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje në konferencën për mediat, FBI-së dhe Kongresit Amerikan të hetojnë veprimintarinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij janë pasuruar nga paratë ilegale të Sorosit.
    Sipas kryedemokratit, politika e jashtme e Xhorxh Sorosit përputhet me Beogradin dhe bie ndesh me interesat e shqiptarëve.
    Berisha shton se Xhorxh Sorosi meriton një gjyq ndërkombëtar për të gjithë veprimtarinë e tij në dëm të lirisë, demokracisë dhe interesave jetike të popujve në vendet në të cilat ai ka vepruar.
    PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 
    Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të Xhorxh Sorosit me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri. Por theksoj se Edi Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale, janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
    Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.
    Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.
    Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend. Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë.
    Ky është dekreti i presidentit, në të cilën presidenti evokon dje aktin RICO të mashtrimit, influencës mashtruese dhe korruptive me të cilën bën të mundur akuzën për organizatë kriminale të Xhorxhit, të birit dhe rrjeteve të tij.
    Ndaj dhe është përdorur RICO. Tani, nuk ka netuork më flagrant se sa netuorki që u zgjodh për të drejtuar pseudo-reformën e drejtësisë në Shqipëri. I tëri i bërë nga bashkëpunëtorët e Sorosit. Njoftimi që presidenti bën për vendimin e tij, për të akuzuar Xhorxhin dhe të birin, miqtë me kokë të Edi Ramës, i cili në harkun kohor 5-vjeçar mori pjesë në martesën e të atit dhe të birit.
    Le të urojmë që drejtësia e SHBA të bjerë mbi këtë monstër të njerëzimit, i cili në vende të caktuara ka krijuar drama të mëdha sa vetë luftërat me pasurimin e tij.
    Unë mendoj se Xhorxh Sorosi meriton një gjyq ndërkombëtar për të gjithë veprimtarinë e tij në dëm të lirisë, demokracisë dhe interesave jetike të popujve në vendet në të cilat ai ka vepruar.

  • “Grup psikopatësh”/ Berisha komenton deklaratat e Trump ndaj George Soros: Një akt historik i presidentit të SHBA

    “Grup psikopatësh”/ Berisha komenton deklaratat e Trump ndaj George Soros: Një akt historik i presidentit të SHBA

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar akuzat e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Sorosit.

    Kryedemokrati i bëri komentet gjatë një konference për gazetarët, duke thënë se ‘Akuzat e Trump janë akt historik’.
    “Në një akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar në aktin ligjor të RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA.
    Xhorxh Sorosi dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë.
    Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit.
    I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA.
    Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian.
    Për Shqipërinë, e kam konsideruar dhe e konsideroj atë një armik të egër të demokracisë shqiptare.
    E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata.
    Gjatë këtyre viteve ai përdori të gjithë fuqinë e tij politike, monetare kundër demokracisë në Shqipëri.
    Por rikujtoj shqiptarët se Soros dhe i biri, pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën.
    Në Tiranë, ata, me investimet e tyre të pakufishme financiare, me lobimet e tyre kriminale, ata arritën të transformojnë rendin demokratik dhe Kushtetutën e vendit.
    Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri.
    Ata ndikuan shumë në administratën e Joe Biden, por ndikuan edhe në kancelari të tjera.
    Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021.
    Ata u bënë mburojë e kanabizimit të plotë të vendit dhe më vonë hapjes së karteleve të drogës, më të fuqishme në Europë.”, u shpreh Berisha.