Klodian Braho, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu janë katër prokurorët të cilët zyrtarisht do të kandidojnë në garën për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mësohet se në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumenteve nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët: -Klodian Braho – Elvin Gokaj -Doloreza Musabelliu-Adnan Xholi.
Siç dhe raportuam më herët i pari që dorëzoi zyrtarisht platformën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka qenë prokurori Klodian Braho, i cili aktualisht është shef i seksionit kundër korrupsionit dhe “shpërdorimit të detyrës” në SPAK. Ai dorëzoi dokumentacionin që prej pasdites së 3 tetorit, duke hapur formalisht garën për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend. Ndërkohë më pas i dorëzuan edhe tre kolegët e tij, Adnand Xholi, Elvin Gokaj, prokuror në seksionin kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu, prokurore në seksionin kundër krimit të organizuar. Kjo e fundit përfaqëson një risi në historinë e zgjedhjeve për drejtimin e SPAK, pasi është hera e parë që në garë për këtë post merr pjesë një prokurore femër.
Dy prokurorët më favoritë për postin
Sipas informacioneve të gazetës SOT, dy emrat që shihen si më favoritë për të zëvendësuar Dumanin janë Adnan Xholi dhe Klodian Braho. Të dy janë ndër figurat më të spikatura brenda strukturës dhe gëzojnë mbështetje të gjerë mes kolegëve të SPAK. Adnan Xholi, është ndër prokurorët më me përvojë në strukturë. Ai ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës dhe njihet për qëndrimet e tij të qarta dhe për integritetin profesional. Në garën e vitit 2022, Xholi “i dha fitoren” Altin Dumanit, pasi i hoqi një votë prokurorit Edvin Kondili (të preferuarin e qeverisë), gjë që ndryshoi balancën dhe bëri që Dumani të fitonte drejtimin e SPAK-ut. Këtë herë, shumëkush në strukturë e sheh Xholin si kandidatin më të mundshëm për ta marrë vetë drejtimin e institucionit, pasi gëzon besim të lartë nga amerikanët dhe përvojë në menaxhimin e çështjeve të ndjeshme.
Një element i rëndësishëm në këtë garë është edhe fakti se prokurori Vladimir Mara, i cili shihej si një nga kandidatët e preferuar të partnerëve amerikanë, nuk pranoi të kandidojë. Ai mësohet t’u ketë komunikuar përfaqësuesve të SHBA-së se “i takon Xholit” të kandidojë këtë herë, duke i hapur rrugën zv/drejtuesit aktual dhe duke konsoliduar mbështetjen për të brenda trupës së prokurorëve të SPAK. Nga ana tjetër, Klodian Braho shihet si kandidati që përfaqëson një brez të drejtësisë së re, me një profil të fortë profesional dhe rezultate të prekshme në hetimet kundër korrupsionit. Ai është ndër prokurorët më aktivë në çështjet që kanë prekur funksionarë të lartë publikë dhe konsiderohet si një nga figurat që ka konsoliduar besueshmërinë e SPAK në opinionin publik. Gjithashtu Braho gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Çfarë pritet të ndodhë?
Pas përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të kandidaturave, procesi pritet të kalojë në fazën e verifikimit të platformave dhe CV-ve të dorëzuara, përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të nisë vlerësimin dhe intervistat me secilin kandidat. Kujtojmë se drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ashtu sikurse dhe ligji e parashikon, gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme është hapur tre muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual. Dumani u zgjodh më 18 dhjetor të 2022 dhe është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme i cili në këtë detyrë pasoi Arben Krajën.
Tag: xholi
-

Mbyllen aplikimet për kreun e SPAK, zbardhen emra në garë, ja kush janë dy prokurorët specialë më favoritë që do ta…
-

Gara për SPAK-un/ Nga prokurorët me karrierë të gjatë, te emrat më të rinj, ja kush janë kandidatët
4 kandidatët për Kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodina Braho dhe Elvin Gokaj të cilët kanë dorëzuar zyrtarisht kandimin e tyre për të drejtuar Prokurinë e Posaçme.Profilet e secilit kandidat:
Prokurorja Doloreza Musabelliu është një nga katër kandidatët në garë për kreun e SPAK. Musabelliu është një nga magjistratet e diplomuara që për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo është nga Poliçani i Skraparit.
Musabelliu është një nga prokuroret e pakta që flet frëngjisht, dhe ka qenë shpesh e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet dypalëshe në fushën e trafikut. Ajo ka qenë një nga prokurorët e parë që kreu një hetim kundër Emiliano Shullazit dhe kërkoi dënimin për trafik droge dhe armëmbajtje.
Prokurorja ka hetuar për korrupsion ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, italianin Guido Guidi, piloti që ngeci në Ishëm, ndërsa pati në dorë dosjen Toyota Yaris me miliona euro të sekuestruara në Durrës dhe masakrën e Lushnjes në vitin 2017. Ka qenë gjithashtu drejtuese e njësisë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe e ka lënë këtë detyrë në vitin 2017.
Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Musabelliu, sipas të penduarit të drejtësisë Artan Tafani është prokurorja që është ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut për ta eleminuar lidhur me masakrën e Lushnjes ndaj Orges Bilbilit dhe Laert Haxhisë.
Prokurori Adnan Xholi është një nga katër kandidatët në garë për kreun e SPAK. Xholi ka kandiduar edhe për parë për këtë post por nuk ka arritur të fitojë. Ai aktualisht është zv/drejtues i SPAK dhe shef i seksionit të krimit të organizuar. Xholi ka hetuar dhe çuar për gjykim dhjetëra grupe kriminale dhe ka zbërthyer dosje të SKY ECC.
Xholi punon prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Në janar të vitit 2018 me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të Drejtorisë Gjyqësore.
Në vitin 2021 kaloi vettingun dhe që prej korrikut të 2021-shit iu bashkua trupës së prokurorëve specialë të SPAK. Më parë, ai ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, si edhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Xholi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai gjithashtu ka qenë Drejtori i Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK. Tre kandidatët e tjerë janë prokurorët Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.
Klodian Braho është prokuror i SPAK. Ai u emërua në këtë institucion më 19 dhjetor 2019, pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimi ose ndryshe siç quhet, procesi i vettingut.
Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.
Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.
Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.
Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë me vendimin nr. 191, duke i hapur rrugë emërimit në SPAK.
Në vitin 2022, ai u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.
Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.
Aktualisht, Klodian Braho vijon të ushtrojë funksionin si prokuror i posaçëm në SPAK.
Braho këtë hënë ka qenë kandidati i parë i paraqitur për kreun e SPAK.
Elvin Gokaj është prokuror në SPAK. Ai e ka nisur karrierën në vitin 2000 në Prokurorinë e Matit. Nga viti 2007 deri në 2013 ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është emëruar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku më vonë ka mbajtur pozicionin e drejtuesit. Në dhjetor 2021 është emëruar prokuror në SPAK.
Gjatë procesit të vettingut është pezulluar për një vit dhe është rikthyer në Shkollën e Magjistraturës për probleme profesionale. Pas shqyrtimit në Kolegj, është konfirmuar në detyrë.
Ka hetuar disa çështje të profilit të lartë, përfshirë dosjen ndaj Belind Këlliçit për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh, si edhe çështjen “Buka sh.a.” që lidhet me privatizimin e një fabrike dhe akuzat për shpërdorim detyre ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. -

Zgjerohet gara për kreun e SPAK, ja cili është prokurori që hyn si kandidati i tretë për drejtues
Prokurori Adnan Xholi është kandidati i tretë për kreun e SPAK. Më herët kanë paraqitur platformën e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme prokurorët Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK.
Sipas burimeve, priten dhe 2 kandidate të tjerë të shprehin interes, duke e çuar ne 5 numrin e kandidateve për pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK për një mandat 3-vjeçar.
Adnan Xholi aktualisht është shef seksioni në SPAK për hetimin e krimit te organizuar. Xholi ka hetuar dhe çuar për gjykim dhjetëra grupe kriminale dhe ka zbërthyer dosje të SKY ECC.
Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim. -

SPAK çon pas hekurave ish-zyrtarin e tenderave, e dënon me 1.5 vite burgim dhe largim nga administrata për pesë vite
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike.
Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte.
Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022.
Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vendimi i plotë i GJKKO-së:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 61, datë 30.09.2025 vendosi:Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Xholi, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (para ndryshimeve të pësuara në ligjin 43/2021), e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Denis Xholi për 5 (pesë) vjet.
-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Xholi do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
-

Dënohet me burg për manipulim tenderësh Denis Xholi, ish-bashkëpunëtor i Lefter Allës
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike.
Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022.
Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Denis Xholi, ka qenë një nga bashkëpuntorët e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili u dënua për korrupsion dhe abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Xholi ka qenë i dënuar me 1 vit burg në 2021. Ai aso kohe është akuzuar për veprat penale “korrupsion aktiv në zgjedhje” të kryer në bashëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Pas përfundimit të hetimeve, Xholi është dërguar në gjyq nga SPAK.
Vendimi i plotë i GJKKO-së:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 61, datë 30.09.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Xholi, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (para ndryshimeve të pësuara në ligjin 43/2021), e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Denis Xholi për 5 (pesë) vjet.
-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Xholi do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. -

SPAK çon pas hekurave ish-zyrtarin e tenderave, e dënon me 1.5 bite burgim dhe largim nga administrata për pesë vite
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike.
Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte.
Gjyqi u zhvillua me procedura të zakonshme dhe SPAK kishte nisur hetimet për çështjen që nga viti 2022.
Xholi gjithashtu është përjashtuar nga administrata dhe funksionet publike për 5 vitet e ardhshme.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vendimi i plotë i GJKKO-së:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2022, me të pandehur Denis Xholi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 61, datë 30.09.2025 vendosi:Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Xholi, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, (para ndryshimeve të pësuara në ligjin 43/2021), e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Denis Xholi për 5 (pesë) vjet.
-Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Denis Xholi do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, i ngarkohet të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
-

Kush do ta marrë drejtimin e SPAK-ut? Avokati zbulon emrat që kanë mbështetjen e amerikanëve: Më të fortë janë…
Këto ditë, kryelajmi në vend është hapja e garës për kreun e ri të SPAK-ut, strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur afatin e aplikimit, i cili nis sot dhe zgjat tetë ditë, duke e bërë të mundur për të gjithë kandidatët e interesuar të paraqesin dokumentet për drejtimin e SPAK-ut.
Në lidhje me kandidatët dhe kriteret e përzgjedhjes, në një emision televiziv, avokati dhe pedagogu i Jurisprudencës, Artan Manushaqe, tha:
“SPAK nuk funksionon më në mënyrë piramidale; drejtuesi ka një rol të veçantë në administrimin dhe implementimin e politikave të prokurorisë. Për këtë arsye, profesionalizmi dhe integriteti janë kriteret kryesore për çdo kandidat.”Ai shtoi se disa nga kandidatët më të fortë janë Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi, të cilët dallohen për eksperiencë, korrektësi dhe aftësi profesionale:
“Doloreza Musabelliu ka përvojë të jashtëzakonshme, integritet dhe doktrinë të plotë. Ajo ka punuar në Krimet e Rënda dhe SPAK që nga viti 2010 dhe flet shumë gjuhë të huaja. Figura e saj është shumë e fortë për kreun e SPAK-ut. Adnan Xholi është super korrekt, korrektësia e tij është evidente në çdo situatë dhe ka eksperiencë të mjaftueshme për të drejtuar strukturën.”Manushaqe theksoi gjithashtu rëndësinë e pavarësisë së institucionit dhe ndikimin pozitiv të mbështetjes ndërkombëtare:
“Nuk mund të them që një prokuror ose një tjetër është i amerikanëve, sepse çdo njeri tregon integritetin e vet. Së pari ai duhet të jetë njeri i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, zoti Xholi, apo prokurorët e tjerë. Amerika e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Reformën në Drejtësi.” -

Masat për trafikantët e drogës! GJKKO ka lënë në burg 5 të dyshuarit për trafikun e gjashtë ton kokainë, u lirua vetëm njëri
Gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura, prokurori Adnan Xholi konfirmoi edhe njëherë për gjykatën qëndrimin e tij për të lënë në burg të dyshuarit e radhës, të cilët cilësohen si një grup ndërkombëtar, të cilit vetëm gjatë vitit 2020 iu bllokuan 6 tonë kokainë që në treg vlente gati 411 milionë euro.
Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Erjon Bani la në arrest në burg pesë prej tyre, ndërsa Ilir Lloshaj u lirua pasi rezultoi se ishte arrestuar gabimisht, dhe se duhej prangosur një shtetas tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër, që jeton po në qytetin e Elbasanit dhe që është në kërkim tashmë.
Në seancë, prokurori shpjegoi se emrat e 7 të dyshuarve dolën nga aplikacioni SKY ECC, që në këtë rast ishte veçuar më herët si episod i tretë prej fashikullit mëmë, prej nga ku më herët janë veçuar emrat e protagonistëve të cilët planifikuan të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja.
E ndërsa dosjet e SKY ECC vetëm për këtë fraksion po nxjerrin emra trafikantësh, bëhet me dije se hetimet po vijojnë ende edhe për shtetas për të cilët është hapur fraksioni i radhës.
Një i shtatë, identifikuar si Elidon Skëndaj, është ende në kërkim dhe besohet se jeton në Dubai.
Prokurori Xholi tha në seancë se droga dërgohej nga Kolumbia dhe Ekuadori, duke u transportuar me kontejnerë drejt porteve të Belgjikës dhe Holandës ose drejt Francës dhe Anglisë.
Më herët, dy prokurorët e çështjes, Xholi dhe Dumani, deklaruan përmes zyrës së shtypit se struktura e grupit ka shtrirje në disa kontinente dhe anëtarësimi i 16 personave në grup dëshmon, sipas tyre, sofistikimin e grupit.
SPAK thotë se ka zbuluar hierarkinë drejtuese, financuesit dhe bashkëpunëtorët, mes tyre kompani eksporti që kontraktonin shoferë rumunë që transportonin lëndë drusore e kakao, ku ishin fshehur ngarkesa kokainë.Top Channel
-

Kreu i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt: Nuk justifikon pasurinë!
Eranda Laze
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit të prokurores Laze u paraqitën nga prokurori Adnand Xholi i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Xholi deklaroi se u qëndronin shkaqeve të ankimit që lidhen me pasurinë dhe etikën dhe kërkoi shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Prokurorja Eranda Laze i cilësoi shkaqet si hipotetike dhe të pabazuara duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të saj.
Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin. Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizues.
Ndërsa pakica çmoi se Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti. Pakica arsyetoi se pretendimet e subjektit nuk mbështeteshin nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.
Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegj.
Parashtrimet për pasurinë
Prokurori Adnand Xholi deklaroi se drejtuesi i SPAK ndan qëndrim të ndryshëm nga KPK për statusin e bashkëshortit të subjektit në cilësinë e personit të lidhur. KPK ka vlerësuar se bashkëshorti i Lazes ka qenë person i lidhur nga data e lidhjes së martesës ligjore, por Xholi tha se ky përfundim është i pambështetur në situatën faktike. Xholi vërejti se është e provuar se subjekti ka përdorur pa kundërshpërblim një apartament të blerë nga bashkëshorti rreth një vit para martesës ligjore. Po ashtu, ka rezultuar se ajo pasur akses në një llogari bankare të bashkëshortit para lidhjes së martesës.
Drejtuesi i SPAK kërkon që të konsiderohen në analizën financiare vetëm ato të ardhura të bashkëshortit që plotësojnë kushtet për t’u konsideruar si burime financiare të ligjshme. Bazuar në këto argumente, Xholi pretendoi se nuk arrihet të provohet mundësia financiare me burime të ligjshme e pagesës së këstit të parë për një apartament në Tiranë.
Po ashtu, drejtuesi i SPAK vlerëson se nuk është arritur të provohet as mundësia financiare për pagesën e këstit të fundit për apartamentin, duke çmuar se konkluzioni i KPK nuk është i mbështetur në aktet në dosje. Xholi konstatoi se ka dy mandat pagesa se koha për të cilën është pretenduar shlyerja e kësit mbetet deklarative dhe e ndryshme nga sa tregojnë aktet, prej nga konstatohet dhe pamundësia financiare sipas shkaqeve të ankimit.
Në ankim parashtrohet dhe paqartësia e disa transaksioneve të kryera në llogarinë bankare ku kishte akses subjekti.
Prokurorja Eranda Laze deklaroi se ankimi nuk qëndron dhe se është ngritur në keqintepretim të provave dhe deklarimeve. Ajo theksoi se vendimi i KPK është i bazuar në provat e hetimit administrativ, në legjislacionin përkatës dhe në jurispudencën e Kolegjit.
Subjekti u shpreh se Komisioneri Publik ka kërkuar ta lidhi me pasuritë vetjake të bashkëshortit, për të afektuar analizën financiare. Ajo konstatoi se kjo lidhje është tentuar të bëhet përmes përdorimit të apartamentit të bashkëshortit dhe aksesit në llogarinë bankare.
Laze theksoi se bashkëshorti nuk mund të cilësohet si person i lidhur para lidhjes së martesës ligjore, pasi faktikisht ata nuk kanë bashkëjetuar më parë. Ajo shpjegoi se deri në atë kohë ka ndarë banesën me një kolegen e saj, ku deri në 2007-ën kanë qëndruar në shtëpi me qira, ndërsa kur është fejuar, janë shpërngulur të dyja tek apartamenti bashkëshortit, pa kundërshpërblim. Sipas subjektit, edhe shoqja e saj nuk ka paguar qira kur ka qëndruar tek apartamenti bashkëshortit.
Prokurorja Laze këmbënguli se nuk ka ekzistuar bashkëjetesa me bashkëshortin deri në momentin e martesës ligjore dhe se objekt hetimi në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar duhet të jenë vetëm pasuritë e krijuara gjatë martesës.
Megjithatë, ajo pohoi se bashkëshorti i ka krijuar me burime të ligjshme edhe pasuritë e kirjuara para martesës.
Lidhur me llogarinë bankare, ajo solli në vëmendje të Kolegjit se është e vërtetuar se nuk ka kryer asnjë veprim në atë llogari.
“Pasuritë para martesës ligjore janë vetjake. Unë në asnjë rast nuk kam kryer transaksione për pasuritë e bashkëshortit”, tha Laze ndër të tjera dhe shtoi se është e konfirmuar se bashkëshorti ka ejtuar në Itali dhe se kur është kthyer në Shqipëri, nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me familjen e origjinës, deri në ditë e martëses.
“Po ashtu edhe unë”, pohoi Laze.
Në vijim, subjekti shpjegoi se familja e bashkëshortit kishte pasur mundësi të kryente kursime. Sipas saj, bashkëshorti kishte kursyer të ardhurat e tij, pasi shpenzimet e jetesës mbuloheshin nga prindërit. Ajo pohoi se prindërit e bashkëshortit kishin koontribuar në të njëjtën mënyrë dhe për djalin tjetër.
Sipas Lazes, nga këto të dhëna rezulton se kanë pasur mundësi për pagesën e këstit të parë për apartamentin në Tiranë.
Lidhur me mandatet e e ndryshme për pagesën e këstit të dytë, subjekti u shpreh se mandati i vitit 2014 ishte bërë për të vërtetuar detyrimin e mbetur, por theksoi shlyerja ishte kryer në momentin e marrjes në dorëzim të pasurisë.
Për transaksionet e kryera në llogarinë bankare, subjekti deklaroi se ato nuk janë nënshkruar prej saj apo bashkëshortit, pasi kanë qenë jashtë Shqipërisë. Ajo sqaroi se ishte kryer akt ekspertim prej nga kishte rezultuar se nënshkrimi nuk ishte i bashkëshortit.
E pyetur nga gjyqtari relator i çështjes, Sokol Çomo lidhur me kreditimet dhe debitimet e kryera në këtë llogari në vitin 2010, Laze shpjegoi se vetëm gjatë hetimit në KPK kishte mësuar se ishte bashkëmbajtëse e kësaj llogarie. Ajo deklaroi se dhe më parë ishte përgjigjur se transaksionet tregonin se llogaria ishte aksesuar dhe nga persona të tretë, pasi dhe ekspertimi kishte treguar se nënshkrimet nuk ishin të saj e të bashkëshortit. Laze pohoi se kishte dyshuar fillimisht se mos ishte përdorur nga ana e vëllait të bashkëshortit, por pas verifikimeve kishin konstatuar se ai kishte qenë së bashku në udhëtim jashtë shtetit. Për rrjedhojë, dyshimet kanë mbetur tek punonjësit e bankës që mund të kenë kryer transkasione për qëllimet e tyre, për përfitime.
Pasi Çomo e pyeti nëse e kishte ndjerë të nevojshme të dinte se kush kishte kryer veprime në llogarinë e një prokuroreje, e cila verifikon ligjshmërinë e veprimeve të personave të tjerë, si dhe nëse kishte kryer ndonjë veprim për të mësuar autorët. Laze ritheksoi se llogaria nuk ishte e saj, por kishte autorizim si bashkëmbajtëse. Ajo pohoi se banka kishte qenë e disponueshme të vendoste në dispozicion dokumentet, por nuk kishte dhënë informacion se si është vepruar nga punonjësit. Laze tha se nuk kishte kryer denoncim, pasi vepra penale ishte parashkruar dhe për çështjen do të vendosej mosfillim hetimesh.
Në vijim, Xholi konstatoi se mbetet i paqartë dhe jo në përputhje me provat konkluzioni i KPK për dhurimin e një sipërfaqe toke prej 500 m2 në Tragjas të Vlorës, në favor të bashkëshortit të subjektit. KPK e ka gjetur të drejtë shpjegimin e subjektit, se toka i është dhuruar bashkëshortit si mirënjohje për shkak të ndihmës juridike që u ka dhënë pronarëve të tokës për t’i regjistruar ato pasuri në emrin e tyre. Sipas KPK, është vërtetuar se kjo pronë nuk rrjedh nga një kontratë shërbimi për të cilën bashkëshorti do të kishte pasur detyrimin të paguante tatim. Ashtu si Komisioneri, edhe drejtuesi i SPAK vlerëson se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një dhurim si pretendohet apo është shpërblim për punën e kryer.
Prokurorja Laze deklaroi se konsulenca që u ka dhënë bashkëshorti pronarëve të tokës, nuk ka pasur si qëllim shpërblimin. Sipas saj, bashkëshorti i ka ndimuar dhe ata e kanë dhuruar ngastrën e tokës disa vjet më vonë, në kontekstin e mirënjohjes. Laze nënvizoi se vlera e tokës ka qenë më pak se 100 mijë lekë dhe se është e qartë se bashkëshorti nuk ka pasur arsye për të tjetërsuar natyrën e veprimit juridik.
Çomo drejtoi pyetje dhe për këtë çështje. Laze ripërsëriti se dhurimi nuk lidhej me atë, por me bashkëshortin, për mirënjohje. Lidhur me formën e dhënies së konsulencës nga bashkëshorti, Laze tha se kishte qenë verbale, duke i orjentuar si duhej të ndërmerrnin hapat për të regjistruar tokën. Subjekti pohoi se bashkëshorti nuk i kishte përfaqësuar ndonjëherë këta persona në ndonjë çështje, ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni nëse ai ishte përfshirë në regjistrimin e ndonjë prone.
Për një ndërtim pa leje të vjehrrit të subjektit, në proces legalizimi, KPK ka vlerësuar se nuk ka indicie që të kenë lidhje me procesin e rivlerësimit të prokurores Laze. Komisioneri Ballhysa konstatoi në ankim se nga aktet e administruara, ka rezultuar se në datën e firmosjes së deklaratës mbi procedurën e legalizimit, vjehrri i subjektit nuk ka qenë në Shqipëri, por në Itali, atje ku banon që pas viteve ’90. Ndërkohë, përgjatë vitit 2008, kur është deklaruar se është ngritur ndërtimi pa leje, nga të dhënat e sistemit TIMS ka rezultuar se ai ka qënë në Shqipëri për një periudhë 18 ditore. Po ashtu, nga fotot e dorëzuara nga subjekti është konstatuar se ndërtimi është i rrethuar me gardh brenda të cilit gjendet një sipërfaqe e konsiderueshme toke.
Nga aktet e administruara në funksion të verifikimit të kësaj çështjeje, është konstatuar se bashkëshorti i Lazes ka udhëtuar në vitin 2011 së bashku me një shtetase që ka qenë nën hetim nga prokuroria e Vlorës në lidhje me regjistrimin e një sipërfaqe trualli.
Sipas Xholit, duket se konkluzioni i KPK për këtë pasuri nuk bazohet në një hetim të plotë.
Prokurorja Laze deklaroi se në këtë udhëtim, bashkëshorti ka qenë i shoqëruar me prindërit e tij, ndërsa shtetasja në fjalë me bashkëshortin e saj. Subjekti tha se kishin qenë prindërit e bashkëshortit që kishin pasur njohje me familjen e shtetases në fjalë.
Në funskion të pyetjeve të relatorit Çomo, subjekti sqaroi se i kishte bërë me dijeni vjehrrit se ndërtimi ishte në kundërshtim me ligjin dhe prandaj punimet për garazhin nuk kishin vijuar më tej.
Figura dhe profesionalizmi
Xholi parashtroi edhe gjetjet për figurën. Nga hetimi administrativ është konstatuar se subjekti dhe bashkëshorti kishin udhëtuar së bashku me shtetasin A.M. dhe bashkëshorten e tij në vitin 2015. Gjatë hetimit adminsitrativ paraprak, KPK konstatoi se A.M. ka qenë i proceduar në vitin 2018 nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, por në vijim i është përcjellë për kompetencë në prokurorinë e Vlorës, ku dhe është pushuar çështja. Prokuroria e Vlorës ka informuar KPK dhe për një procedim penal të vitit 2012 për vepra penale që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Pas shpjegimeve të subjektit, shumica e KPK ka arritur në përfundimin se Laze e ka plotësuar saktë deklaratën për figurën, pasi edhe nëse ka pasur ose jo dijeni për atë procedim penal, emri i shtetasit A.M. nuk figuron të ketë qenë i regjistruar në regjistrin e veprave penale e për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet si kontakt i papërshtatshëm.
Xholi tha se duket se KPK nuk e ka administruar dosjen e plotë. Sipas tij, edhe nëse nuk rezulton kontakt i papërshtatshëm, gjetjet duhet të analizohen në kuadër të vlerësimit të etikës së subjektit.
Relatori i çështjes, gjyqtari Sokol Çomo, i drejtoi disa pyetje për të tre kriteret edhe prokurorit Adnand Xholi. Mes të tjerave, Çomo konstatoi se nga verifikimi i akteve, kanë konstatuar se KPK e i ka kërkuar fashikujt e plotë të çështjes në fjalë dhe janë dërguar nga Prokuroria e Vlorës. Çomo vendosi katër volume në tavolinën e trupës, duke i bërë të dukshme për palët dhe publikun në sallë. Ai sqaroi se dosja është protokolluar një ditë pasi KPK ka marrë vendim për mbylljen e hetimit administrativ. Xholi vërejti se kur është trajtuar ankimi, aktet nuk kanë qenë të plota. Ai tha se u duhen të katër fashikujt për të konkluduar për këtë pikë të ankimit.
Për pyetjet e tjera ai tha se do të japin përgjigje në konkluzionet përfundimtare.
Në vijim, prej Xholit u konstatua se subjekti dhe bashkëshorti kanë kryer udhëtime të financuara prej klientëve të këtij të fundit. Sipas drejtuesit të SPAK, duket se subjekti ka mungesë të kujdesit të shtuar në veprimtarinë jashtë detyrës. Ai kërkoi që këto gjetje të vlerësohen në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Në përfundim, prokurori Xholi u shpreh se vendimi i KPK për konfirmimin e Lazes, nuk rezulton të jetë në përputhje me aktet e administruara dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.
Prokurorja Eranda Laze e vuri theksin në faktin se nuk ka dyshime për kontakte të papërshtatshme të saj apo të personave të lidhur. Për pushimin e një procedimi, ajo vërejti se e ka deklaruar vetë në pyetësorin standard, pasi nuk ka pasur asgjë për të fshehur. Ajo vërejti se nuk e ka hetuar atë çështje dhe se nuk kishte si të mund ta dinte.
Subjekti e cilësoi qasjen e Komisionerit Publik në kundërshtim me qëndrimet e mëparshme të tij. Laze u shpreh se shtetasi A.M. nuk mund të konsiderohet si person i papërshtatshëm dhe se udhëtimi ka qenë për arsye pune të bashkëshortit.
Lidhur me informacione të publikuara në media për udhëtime me persona me precedentë penalë, Laze pohoi se ata nuk kanë qenë të dënuar më parë. Ajo sqaroi se vetë SPAK ka bërë me dije se nuk ka pasur procedim penal ndaj tyre, ndërsa për një hetim të filluar në Vlorë nuk janë regjistruar emrat e tyre. Laze vërejti se edhe hetimi pa emrat e personave në fjalë është regjistruar dy vjet pas kryerjes së udhëtimit.
Subjekti cilësoi të padrejtë qëndrimin e Komisionerit Publik dhe të drejtuesit të SPAK, se financimet e udhëtimeve nga klientët e bashkëshortit janë dhuratë edhe për vetë atë. Sipas subjektit, nëse këto financime nga klientët e bashkëshortit, do t’i adresoheshin edhe asaj si dhuratë, atëherë dhe çdo e ardhur që i shoqi fiton nga puna e tij si avokat, do të duhej të quhej dhurim në favor të saj.
Laze tha se personat në fjalë nuk kanë të bëjnë me të dhe se ajo nuk është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit. Subjekti tha se pagesat e udhëtimeve janë kryer si pasojë e konsulencave që u ka dhënë bashkëshorti klientëve të tij.
Ajo argumentoi se cënimi i besimit ka të bëjë me respektimin e paanshmërisë në gjykim, me profesionalizmin dhe aktet e korrupsionit.
“Në 20 vjet punë ndaj meje janë depozituar vetëm pesë denoncime. Kemi jetuar në një apartament 1+1 me tre fëmijë, të cilët kanë shkruar në çerdhe, kopësht e shkollë publike. Nuk janë konstatuar kontakte të papërshtatshme. Shkaqet e Komisionerit Publik janë të karakterit hipotetik”, deklaroi Laze dhe kërkoi rrëzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë. Në përfundim, trupi gjykues vendosi të çeli shqyrtimin gjyqësor, të administrojë aktet e dorëzuara nga subjekti dhe shtyu seancën për më datë 9 korrik, në orën 11:00, kur pritet të paraqiten dhe konkluzionet përfundimtare nga palët./BIRN
