Tag: xholi

  • Në garë për kreun e ri të SPAK, Adnand Xholi mbërrin në KLP

    Në garë për kreun e ri të SPAK, Adnand Xholi mbërrin në KLP

    Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

    Adnand Xholi ka mbërritur në KLP, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Xholi është në garë për kreun e ri të SPAK.

    Top Channel

  • Gara për kreun e SPAK/ Nis intervistimi i kandidatëve, Xholi: Më tepër qëndroj me trupën e SPAK se me familjen time

    Gara për kreun e SPAK/ Nis intervistimi i kandidatëve, Xholi: Më tepër qëndroj me trupën e SPAK se me familjen time

    Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK.

    I pari që nisi intervistimin është Adnand Xholi. Xholi e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qenë kreu i ri i SPAK. “Filozofia ime në punë është bashkëpunimi në grup. Nuk mendoj që suksesi i një prokurori matet me numrin të arrestuarve, por me aktet në gjykatë. Jam në vitin e 28 që ushtroj profesionin në mënyrë të pandërprerë. Jam emëruar prokuror në vitin 1999 në Gjirokastër. “, tha ai.
    Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 18 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura.
    Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

    Top Channel

  • Sot zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, 4 emrat në garë, zbarkojnë në KLP përfaqësuesit e BE dhe SHBA

    Sot zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK, 4 emrat në garë, zbarkojnë në KLP përfaqësuesit e BE dhe SHBA

    4 kandidatet per kreun e SPAK

    TIRANË- Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të nisë mbledhje ku do të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, dhe do të nisë me prezantimin e platformave të katër kandidatëve në garë, sipas rendit alfabetik. Procesi po ndiqet me interes të lartë dhe nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri, ndërsa një pjesë e diplomatëve kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në KLP. E para që mbërriti ishte përfaqësuesja amerikane, Nancy Van Horn. Më pas në ambientet e KLP mbërriti edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.
    4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK.
    PROFILET E 4 KANDIDATEVE 
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
    Klodian Braho
    Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
    Elvin Gokaj
    Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.
    Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
    Doloreza Musabelliu
    Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI 

  • Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit

    Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë këtë të enjte (11 dhjetor 2025), mbledhjen për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
    Procesi pritet të nisë në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit.
    Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare.
    Pas përfundimit të intervistimeve, KLP-ja do të kalojë në votim për të përzgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, i cili zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Për zhvillimin e mbledhjes duhet të jenë të pranishëm të paktën shtatë anëtarë të Këshillit.
    Kush janë 4 kandidatët?
    1. Adnan Xholi
    Adnan Xholi, një nga prokurorët me karrierën më të gjatë në sistemin e drejtësisë, garon sërish për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Ai është emëruar për herë të parë në vitin 2004 dhe aktualisht ushtron detyrën e prokurorit të kësaj strukture, ku drejton Seksionin e Krimit të Organizuar, një pozicion me peshë të madhe në hetimet kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale.
    Kjo është tentativa e tij e dytë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Në vitin 2022, Xholi konkurroi përkrah Altin Dumanit dhe Elvin Kondilit, duke marrë vetëm votën e anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani. Megjithatë, eksperienca e tij në dosje të rëndësishme e ka mbajtur gjithnjë në vëmendje.
    Xholi ka qenë pjesë e hetimeve mbi korrupsionin zgjedhor në çështjen e Fredi Belerit. Po ashtu, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019-s, një dosje që falë analizës së komunikimeve të koduara në platformën SkyECC, çoi në hapjen e dy hetimeve të tjera për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe konfliktet e brendshme të grupeve kriminale në Durrës, të cilat kanë prodhuar një numër të madh ngjarjesh të rënda.
    2. Doloreza Musabelliu
    Doloreza Musabelliu, e cila u emërua prokurore në vitin 2004, është sot një nga figurat kryesore të SPAK, ku ushtron detyrën me peshë të veçantë në hetimet e krimeve të rënda dhe korrupsionit. Ajo u diplomua si magjistrate me rezultate të larta dhe, për shkak të performancës së saj, u caktua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Me origjinë nga Poliçani i Skraparit, Musabelliu është ndër emrat më të spikatur të brezit të ri të prokurorëve të specializuar në krim të organizuar.
    Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor të dosjes së njohur “Plumbi i Artë”, në të cilën tre bashkëpunëtorë të drejtësisë zbuluan dhjetëra ngjarje kriminale ndër vite, shumë prej të cilave deri atëherë konsideroheshin të pazbardhura.
    Musabelliu ka drejtuar gjithashtu hetimin e masakrës së Lushnjës në vitin 2017, ku kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Leart Haxhiun dhe dy të akuzuarit e tjerë, Anterio Kaloshin dhe Orgest Bilbilin. Ajo ishte gjithashtu një nga prokurorët e parë që ndërmori hetime kundër Emiliano Shullazit, duke kërkuar dënim për veprat e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
    Për një periudhë kohe, Musabelliu ka drejtuar edhe njësinë Task Forcë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 2017.
    3. Klodian Braho
    Klodian Braho, i cili u emërua prokuror në vitin 2007, është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.
    Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.
    Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës. Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende.
    4. Elvin Gokaj
    Elvin Gokaj e ka nisur rrugëtimin profesional në dhjetor të vitit 2000 në Prokurorinë e Matit. Më pas, nga viti 2007 deri në vitin 2013, ai ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Në vitin 2014 është transferuar në Prokurorinë e Apelit Shkodër, ku ka marrë më vonë edhe drejtimin e kësaj strukture. Karriera e tij ka vijuar në dhjetor të vitit 2021 me emërimin si prokuror pranë SPAK-ut.
    Gjatë viteve të punës si hetues, Gokaj ka trajtuar disa dosje të rëndësishme, mes të cilave edhe çështja e njohur si “Buka”, në të cilën është vënë nën akuzë ish-ministri i Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Arben Ahmetaj. Një tjetër procedim i rëndësishëm i zhvilluar prej tij lidhet me hetimin ndaj kryetarit të Komisionit të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyraj, për shkelje të konstatuara në disa tendera. Në këtë dosje janë proceduar penalisht edhe dhjetë persona të tjerë, ndërsa shtatë prej tyre akuzohen për shkelje të barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.
     

  • Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit

    Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit

    Më 18 dhjetor përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, periudhë gjatë së cilës SPAK ka hetuar figura të larta politike dhe grupe kriminale ndër më të rrezikshmit në vend.
    Për këtë, sot, më 11 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit, atë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procesi nis në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale.
    Në garë për të marrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion janë katër prokurorë të SPAK, të gjithë me eksperiencë të gjatë dhe rekorde hetimesh në çështje të ndjeshme: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
    Katër kandidatët sjellin profile të ndryshme dhe eksperienca të thelluara në hetimet më të rëndësishme të SPAK-së, ndërsa gara për postin e kreut të ri pritet me interes të lartë nga publiku dhe partnerët ndërkombëtarë.
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi, i emëruar në vitin 2004, është një ndër emrat më me përvojë në garë. Aktualisht ai drejton Seksionin e Krimit të Organizuar në SPAK dhe ka një histori të gjatë hetimesh ndaj grupeve kriminale dhe rasteve korruptive. Xholi kandidon për herë të dytë për postin e kreut të SPAK-ut, pasi ishte në garë edhe në vitin 2022, kur u zgjodh Altin Dumani. Ndër hetimet e rëndësishme të tij përfshihet çështja e korrupsionit zgjedhor ndaj Fredi Belerit, si edhe zbardhja e atentatit ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja në vitin 2019, dosje që solli më pas hapjen e hetimeve të tjera të mëdha, falë dekriptimit të komunikimeve në SkyECC.
    Doloreza Musabelliu
    Doloreza Musabelliu, e emëruar në vitin 2004, është prokurore e SPAK-ut me një rol të rëndësishëm në hetimin e çështjeve komplekse. Ajo ka qenë pjesë e grupit të prokurorëve të dosjes së njohur “Plumbi i Artë”, ku bashkëpunëtorë të drejtësisë zbuluan dhjetëra krime të ndodhura ndër vite. Ndër hetimet e saj më të rëndësishme është edhe masakra e vitit 2017 në qendër të Lushnjës, ku ajo kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurit.
    Elvin Gokaj
    Elvin Gokaj, me karrierë të nisur në dhjetor 2000, është një tjetër kandidat me eksperiencë të gjerë në hetimet e nivelit të lartë. Ai ka qenë i përfshirë në disa dosje të rëndësishme të SPAK, përfshirë çështjen “Buka”, ku u mor i pandehur ish-ministri Arben Ahmetaj. Gokaj ka hetuar gjithashtu kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj, dhe disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në abuzime me tenderë, në një dosje me vlerë miliona euro që lidhej me mirëmbajtjen e një aksi rrugor.
    Klodian Braho
    Prokurori Klodian Braho, pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007, është një nga figurat kryesore të SPAK. Ai drejton Seksionin e Korrupsionit dhe është autor i hetimeve ndaj disa prej dosjeve më të rëndësishme të viteve të fundit. Braho ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, për të cilën lëshoi urdhër-arreste për persona të përfshirë në skemën korruptive, si dhe ndau hetimin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme janë dosja “5D”, ku u dërguan në gjyq ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, si dhe “Toyota Auris”, një dosje që vijon të hetohet në disa pista. Ai është gjithashtu pjesë e grupit të prokurorëve që ngritën akuzën për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

  • Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Ibraj: Këta dy prokurorë janë kandidatët kryesorë, ja kë shoh më të favorizuar

    Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Ibraj: Këta dy prokurorë janë kandidatët kryesorë, ja kë shoh më të favorizuar

    Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Kjo ka qenë një tjetër pikë diskutimi këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Avokati Kujtim Ibraj tha se të gjithë emrat janë shumë të mirë dhe profesionalë, por Klodian Braho dhe Adnan Xholi bëjnë diferencën për shkak të eksperiencës më të madhe.
    Sipas tij, më i favorizuar është Adnan Xholi, për shkak se drejton departamentin më të rëndësishëm aktualisht në SPAK.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Sa pritet të jetë roli i ndërkombëtarëve në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK? Kujtojmë që kur u zgjodh zoti Dumani ishte ambasadorja Kim. Është i njëjti skenar?
    Ibraj: Nuk jemi më në të njëjtin skenar. KLP është pjekur tashmë. Unë mendoj se dy kandidatët kryesorë janë Adnan Xholi dhe Klodian Braho.
    Borakaj: Pse?
    Ibraj: Sepse kanë eksperiencë më të madhe. Besoj se Xholi dhe Braho kanë më shumë eksperiencë. Unë mendoj se Xholi ka edhe më shumë eksperiencë. Ai drejton departamentin kryesor. I gjithë background-i i tij do të ishte mirë të përdorej, pasi kanë edhe 3 vite mandat; pas 9 vitesh kthehen sërish aty ku ishin.

  • Sot seancë maratonë, ‘drejtësia’ raporton në Kuvend. Dumani, Xholi, Braho dhe Çela përballë pyetjeve të deputetëve

    Sot seancë maratonë, ‘drejtësia’ raporton në Kuvend. Dumani, Xholi, Braho dhe Çela përballë pyetjeve të deputetëve

    Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë.

    Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se deri më tani në Kuvend ka mbërritur kreu i SPAK, Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho si dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.
    Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.
    Në fund të seancës, deputetët do të zhvillojnë edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit nëpër rrethe. Seanca pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, për shkak të volumit të madh të raportimeve dhe debateve parlamentare.

    Top Channel

  • Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

    Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton emrat e katër kandidatëve

    Këshilli i Lartë i Prokurorëve, në mbledhjen e sotme ka miratuar listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK.
    Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj. Pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme.

    “Të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve për të kandiduar për vendin vakant për drejtues të SPAK”, tha Sokol Stojani.

    Mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti.

  • Prokurori Adnan Xholi zbulon kur do të zgjidhet kreu i ri i “FBI-së shqiptare”

    Prokurori Adnan Xholi zbulon kur do të zgjidhet kreu i ri i “FBI-së shqiptare”

    Prokurori i posaçëm, Adnan Xholi ka shpjeguar gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve procedurën që po ndiqet për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 
    Ai theksoi se shumë shpejt janë ende shtatë kandidatë në garë për kreun e “FBI-së shqiptare” dhe procedura do të finalizohet shumë shpejt. 
    “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që në fund të muajit dhjetor të vitit 2024 kanë diskutuar interpretime ligjore në lidhje me procedurën e riemërimit dhe institucioni që ushtron këtë procedurë, pra dihet që është institucioni respektiv. Për periudhën dhjetor 2024 shtator 2025 janë shkëmbyer gjithsej 27 shkresa midis dy institucioneve pra BKH-së, SPAK dhe KLP-së kur rreth 30% e tyre janë realizuar që në muajin shkurt pra gjashtë muaj përpara përfundimit të afatit. Numri i shkresave pra është një diçka teknike. Janë 11 shkresa të dërguara në periudhën dhjetor 2024-korrik 2025 duke përfshirë dhe kërkesën fillestare, përgjigjet dhe njoftimet për dokumentacione respektive ligjore. Prokuroria e Posaçme ka dërguar nëntë shkresa periudhën janar-maj 2025 për koordinim sqarimet ligjore në lidhje me kërkesat për shprehjen e interesit të drejtorit të BKH-së dhe KLP-ja ka pesë shkresa dërguar në periudhën dhjetor 2024-shtator 2025 për informim sqarime ligjore dhe vendime administrative. Në muajin shkurt të 2025-s, KLP ka përcaktuar qartë se përgjegjësia për këtë procedurë i takon Prokurorisë së Posaçme. Gjatë muajit mars ka vijuar korrespondenca me drejtorin e BKH-së dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me procedurën e riemërimit, proces i aplikimit për herë të parë për të cilën ligji nuk parashikon udhëzim të detajuar. Në muajin prill 2025 është ngritur dhe komisioni i përzgjedhjes, është miratuar rregullorja e procedurave për zgjedhje dhe ish-drejtori i BKH-s i është kërkuar që të shprehi interesin për riemërimin brenda një afati dyjavor. Meqenëse drejtori nuk e shprehu interesin, më datë 22 maj 2025 u bë dhe shpallja publike, aplikuan 13 kandidatë nga të cilët janë kualifikuar shtatë prej tyre. Procesi ka edhe kohën e tij, ka vijuar me shpejtësi dhe profesionalizëm. Në korrik të 2025-s janë kryer të gjitha testet, fazat respektive, testimi fizik, me shkrim, arsyetimi ligjor me gojë dhe testi i poligrafit në monitorimin e ngushtë dhe të ekspertëve, partnerëve ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së, të cilët kanë asistuar SPAK edhe në përgatitjen e testeve. 
    Në 15 gusht u përcollën për verifikim dosjet e komisionit të posaçëm te komisionit i verifikimit të figurës së pasurisë. Në rrugë administrative nuk ka pasur ndonjë ankesë vetëm një kandidat i skualifikuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve, i cili ka bërë padi në gjykatë që në muajin shtator 2025. Funksionimi i BKH-së nuk ka lidhje, vazhdon normalisht sepse ka zgjidhur ligji. Kemi zëvendës drejtorin e BKH-së. është post administrativ, drejtues i këtij institucioni dhe nuk ka krijuar asnjë lloj pengese mospasje deri në këto momente e drejtori BKH-së. Ndërkohë që bëri me dije dhe drejtuesi, procedura është në përfundim e sipër dhe shumë shpejt do ketë dhe emrin përkatës që do i dërgohet KLP-së për emërimin”, shpjegoi Xholi. 
    Ndërkohë, kreu i SPAK Altin Dumani në ndërhyrjen e tij për të njëjtën temë diskutimi nënvizoi se duhen ndryshime në ligjin për përzgjedhjen e kreut të BKH-së, për të rregulluar më mirë rastet kur krijohen vakanca si ajo aktualja. 
    Por Dumani theksoi se BKH vijon punën normalisht dhe nën drejtimin e përkohshëm nga zv/drejtori, ashtu siç e përcakton ligji aktual. 
    “Për të shtuar pak diçka. Xholi e tha me detaje, por ajo që ligji e ka përcaktuar qartë, në mungesë të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, funksionet e tij ushtrohen nga zëvendës drejtori, prandaj nuk krijohet boshllëk, sigurohet vazhdimësia e institucionit. Aktualisht BKH-ja ka një zëvendësdrejtor, i cili në mungesë të drejtorit ushtron funksionet siç e përcakton ligji dhe tjetra është sa i takon dhe këtu ndoshta këtu ndoshta duhet, duhet parë ndryshimi ndërhyrja në ligj. Po të lexojmë ligjin nuk ka parashikuar qartë një datë se kur duhet të fillojë procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri. Dhe ne thamë ai ishte një proces që bëhej për herë të parë pasi sipas edhe parashikimeve ligjore ju dha mundësia fillimisht për t’u riemëruar drejtores, drejtoreshës që ushtronte, që ishte e zgjedhur në detyrën kreut t BKH-së. Shpresojmë sa më shpejt të kemi të drejtorin e ri të byrosë, por nuk ka krijuar asnjë lloj anomalie. Këtë e them me siguri”, tha Dumani. 
     

  • Kush është prokurori që u tha JO amerikanëve? Karamuço zbulon skenarët: Nuk pranoi të drejtonte SPAK-un sepse…

    Kush është prokurori që u tha JO amerikanëve? Karamuço zbulon skenarët: Nuk pranoi të drejtonte SPAK-un sepse…

    ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, analisti Ervin Karamuço komentoi garën për pasuesin e Altin Dumanit.
    Karamuço tha se gara këtë herë është shumë e fortë sepse të gjithë kandidatët kanë aftësi drejtuese sepse kanë pasur role kryesuese më parë. Sakaq ai tregoi se si një nga prokurorët i tha jo amerikanëve kur i kërkuan të konkurronte.
    “Të gjitha aspektet janë pjesë e një vlerësimi formal dhe informal që bëhet për ti hapur rrugën njëri-tjetrit. Shumica mbarojnë mandatin 9-vjeçar dhe nuk konkurrojnë dot më, pra kjo është mundësia e fundit. Aty brenda ka grupe që mbështesin njëri tjetrin. Një nga prokurorët i është kërkuar të kandidojë dhe nuk ka pranuar dhe ka sugjeruar zëdhënësin e tij.
    “Ndërhynë ndërkombëtarët…”/ Ish-kreu i KLP zbulon PËRPLASJEN mes SPAK dhe BKH: Hajnaj kishte…CV-në me të madhe e ka Xholi, Goga njihet si prokuror me dorë të hekurt. Këta kandidatë edhe janë kërcënuar, zotit Xholi kanë tentuar që t’i rrëmbejnë vajzën. Te aftësitë drejtuese përveç zotit Xholi, Goga ka qenë në 7 prokurori edhe të tjerët kanë aftësi dhe eksperienca drejtuese, prandaj është garë e fortë. Ne shikojmë më shumë opinionin publik, pra perceptimi i tyre në publik. Më para merrte meritat një prokuror për një dosje të një prokurori tjetër. Drejtuesi i ri duhet të ndryshojë disa gjëra sepse nuk është vetëm SPAK por edhe prokuroritë e tjera.
    Pas zgjedhjeve nuk ka pasur më arrestime, kjo heshtje tani nuk dihet si kuptohet nga publiku, që po zgjedhim drejtuesin me para e më pas do merremi më çështjet apo në ndonjë aspekt tjetër”, u shpreh Karamuço.