Tag: xholi

  • BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

    BIRN/ Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos

    Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues.

    “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi.

    Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar.

    Prania e madhe e korpusit diplomatik dhe e gazetarëve flisnin për rëndësinë e ngjarjes.
    Ende pa filluar prezantimet e kandidatëve, në sallën e mbledhjeve të KLP-së u akomoduan ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn; ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe ai i Holandës, Reinout Vos.
     

    Në sallë ishin gjithashtu përfaqësues të zyrave diplomatike të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë. Dhjetra gazetarë dhe operatorë u kujdesën gjithashtu për më shumë se gjashtë orë që të raportonin çdo detaj nga ecuria e procesit, platformat e kandidatëve apo pyetje-përgjigjet me anëtarët e KLP-së.
    Katër kandidatët në garë nisën prezantimet sipas rendit alfabetik; fillimisht Adnan Xholi dhe më pas Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Pasi prezantuar në mënyrë të detajuar përvojën e tyre dhe platformën për drejtimin e SPAK, ata iu përgjigjën pyetjeve të disa prej anëtarëve të KLP-së.
    Pyetjet ishin të larmishme, duke prekur nga çështjet organizative në SPAK deri te aspekte personale të kandidatëve. Përgjigjet në të kundërt ishin pothuajse të ngjashme dhe nuk diferencuan asnjë prej kandidatëve.
    Procedura e votimit u krye ndryshe nga herët e tjera dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësuan në një fletë votimi emrin e kandidatit të preferuar.
    Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani shpjegoi se kjo mënyrë parashikohet në rregullore dhe se votimi do të ishte i hapur. Në fund, ajo lexoi vullnetin e secilit prej anëtarëve, duke nxjerrë edhe rezultatin; Klodian Braho u shpall fitues me 7 vota, Adnan Xholi mori 3 vota dhe Elvin Gokaj 1 votë. E vetmja kandidate grua në garë, Doloreza Musabelliu nuk arriti të merrte asnjë votë.
    Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë shpërndau në Facebook një mesazh në mbështetje të procesit të zgjedhjes së kreut të SPAK.
    Në postim shkruhet se Gonzato dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ishin të pranishëm në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të shprehur mbështetjen e plotë për Këshillin në përmbushjen e këtij detyrimi të rëndësishëm dhe interesimin e tyre për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

    “Duke pasur parasysh rolin themelor të SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një shtyllë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE”, citohet në postim. “Dje theksova se drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme duhet të tregojë integritet, pavarësi, qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta evropiane. Sot, dëshiroj ta përgëzoj z. Klodian Braho për emërimin e tij dhe pres të punojmë ngushtë me të dhe ekipin e tij në muajt dhe vitet në vijim,” tha ambasadori Gonzato.

  • Klodjan Braho zgjidhet drejtues i ri i SPAK, si votuan 11 anëtarët e KLP

    Klodjan Braho zgjidhet drejtues i ri i SPAK, si votuan 11 anëtarët e KLP

    Klodjan Braho është zgjedhur drejtues i ri i SPAK, me 7 vota.

    Ndërkohë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
    Ja si votuan 11 anëtarët e KLP:
    Sokol Stojani- Xholi
    Moisi Duda- Braho
    Olger Eminaj- Braho
    Erind Mërkuri- Xholi
    Mirela Bogdani- Braho
    Vatë Staka-Xholi
    Ledina Riza- Braho
    Erind Gërmenji- Braho
    Zeqir Hoda- Braho
    Arta Mandro- Braho
    Erion Fejzulla- Gokaj
     

    Top Channel

  • Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

    Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

    Prokurori Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë KLP.
    Braho mori 7 vota nga 11 anëtarë, duke siguruar shumicën dhe renditur mbi kandidatët e tjerë në garë.

    Sokol Stojani – Xholi
    Moisi Duda – Braho
    Olger Eminaj – Braho
    Erind Mërkuri – Xholi
    Mirela Bogdani – Braho
    Vatë Staka – Xholi
    Ledina Riza – Braho
    Erind Gërmenji – Braho
    Zeqir Hoda – Braho
    Arta Mandro – Braho
    Erion Fejzulla – Gokaj

  • Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

    Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

    mbledhja

    TIRANË- Ka përfunduar pas 6 orësh seanca dëgjimore në kLP, ku u zhvillua intervstimi i kandidatëve në garë për kreun e ri të SPAK. Prej orës 09:00, katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, deri në orën 15:00. Sipas rendit alfabetit, kandidatët prezantuan platformat e tyre, punën dhe karrierën ndër vite, ndërsa më pas u janë përgjigjur edhe pyetjeve të prokurorëve të KLP-së.
    Pas përfundimit të intervistimit, tashmë pritet votimi i KLP-së. Por, si do të bëhet votimi? Votimi në KLP për kreun e ri të SPAK ka ndryshuar. Sipas rregullores së re, votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë. Në letër do të jetë i shkruar emri anëtarit të KLP (votues) dhe emri i prokurorit. Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.
    PROFILET E 4 KANDIDATEVE 
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
    Klodian Braho
    Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
    Elvin Gokaj
    Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.
    Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
    Doloreza Musabelliu
    Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI 

  • Në garë për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…

    Në garë për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…

    Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.

    Xholi rrëfeu çështjen e hetuar për rrëmbimin e dy biznesmenëve nga një grup kriminal, si dhe rastin e dy deputetëve, ku ka kërkuar heqjen e mandatit.
    “Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshëm’. Kam hetuar një nga personat më të rrezikshëm, dhe janë dënuar këtë autorë ishte hera e parë që arrestoheshin dhe dënoheshin për sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Kam përfaqësuar dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur në ’97, siç njihen si masakra e Cërrikut dhe masakra e Qafë-Gjashtës. Këto ngjarje sërish pa vendngjarje nuk mund të zbardheshin pa pasur kontributin e kolegëve të drejtësisë.
    Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës.  I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami.“, u shpreh Adnan Xholi.

    Top Channel

  • Adnan Xholi batuta me anëtaren e KLP: Nëse do më vijë në zyrë do të sajdisja me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë

    Adnan Xholi batuta me anëtaren e KLP: Nëse do më vijë në zyrë do të sajdisja me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë

    ADNAN XHOLI DHE ANETARJA E KLP

    TIRANË- Është duke vazhduar në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, intervistimi i kandidatit të parë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, ku nuk kanë munguar as batutat. Xholi u pyet nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, në lidhje me dy drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani, si dhe si do të ishte sjellja e tij në rast se ajo do ti kërkonte një favor.
    Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.
    Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
    Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK, se e bëjnë të mirë.
    Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare…
    Xholi: Akoma më mirë
    /ZËRI 

  • “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

    “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK”, Adnan Xholi tregon çfarë do i thoshte dikujt me pushtet në zyrë

    Prokurori Adnan Xholi pasi prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK dhe pas kësaj iu përgjigj edhe pyetjeve të anëtarëve të KLP-së. Një ndër to ishte ajo e Arta Mandros, e cila ‘provokoi’ Xholin për mënyrën se si do sillej ai nëse në zyrë do i shkonte dikush me një pozitë të lartë që do i kërkonte zgjidhje për çështjen e tij. Përgjigja e Xholit ishte e shkurtër. Para Kushtetutës nuk ka asnjë lloj pozicioni tjetër, tha ai dhe maksimumi mund të respektojë mysafirët me kafe.
    Arta Mandro: Nëse do votoja për ju dhe nesër do vija për një çështjen time personale, si do kujdeseni për të mos cënuar pavarësinë dhe presionin, por unë mund të kem një pozitë më të lartë se kjo e sotmja.
    Adnan Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutës nuk keni asgjë lloj pozicioni dhe do ju respektoj si gjithë të tjerët. Do ju respektoj si femër do ju sajdis me ndonjë kafe, por zgjidhja do jetë ligjore.
    Arta Mandro: Domethënë fare?
    Adnan Xholi: S’ka sepse shumicës i pëlqen kafeja në SPAK, por vetëm me këto do ju respektojmë.

  • VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

    VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori Adnan Xholi u përball me një pyetje të ndjeshme që lidhej me përballjet e tij me krimin e organizuar.
    I pyetur nga një anëtar i KLP-së: “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste.
    Ai më pas u përgjigj shkurt: “Unë dhe familja nuk jemi më të parët!”
    Deklarata e tij vjen si dëshmi e rrezikut dhe sfidat me të cilat janë përballur prokurorët që përpiqen të luftojnë krimin e organizuar, duke treguar përkushtimin personal të Xholit ndaj drejtësisë dhe respektin për sigurinë e familjes.
    Ky ishte vetëm një moment nga një seri deklaratash që Xholi bëri ditën e sotme, gjatë prezantimit të platformës së tij, para anëtarëve të KLP-së.
    Ai shpjegoi vizionin e tij për SPAK-un, përkushtimin ndaj mbledhjes së provave para çdo arrestimi dhe rëndësinë e një drejtimi shembullor për prokurorët e tjerë.

  • “A do ma zgjidhnit një hall personal?”, Xholi i përgjigjet pyetjes me spec të anëtares së KLP:Do ju jepja një kafe dhe…

    “A do ma zgjidhnit një hall personal?”, Xholi i përgjigjet pyetjes me spec të anëtares së KLP:Do ju jepja një kafe dhe…

    Prokurori Adnan Xholi, kandidat për kreun e ri të SPAK, teksa po prezanton platformën e tij në seancën dëgjimore në KLP, tregoi pikën e tij më të dobët profesionalisht.
    Ai tha se nuk sektorin e kriptovalutave nuk ka shumë informacione.
    “Pika ime e fortë, sikundër e thash, është se kriteret e përcaktuara, është që të kesh aftësi drejtuese dhe menaxhuese. Kam eksperiencë dhe në drejtim dhe në anën akademike. Disavanazhe? Mësoj çdo ditë, nuk jam i gjithëdituri. Nuk e kam informacionin, dijeninë time që të jem ekspert në fushën e kriptovalutave. Mundohem t’i marr gjerat më seriozisht gjërat dhe i marr kohë dhe familjes, i hyjë në hak. E vlerësoj punën e dy pararendësve, Krajës dhe Dumanit. Kraja u gjet në vështirësi stafi, ndërsa Dumani kishte staf të plotësuar dhe bashkëpunim me partnerët në kohë reale. Do kërkoj që të marr shembujt e tyre.”, tha Xholi. Sakaq, Arta Mandro, anëtare e KLP-së i bëri një pyetje pikante Xholit, se si do të sillej ai zgjidhej kreu i SPAK dhe ajo t’i kërkonte një nder në zyrën e tij.
    “E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutën nuk keni asnjë pozicion. DO ju respektoj si femër, për një kafe, por do respektoja ligjin. Se në SPAK e bëjnë të mirë kafen, se kështu thonë.”, tha ai.

  • Të shtohet numri i prokurorëve apo duhet ndryshim ligjor? Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

    Të shtohet numri i prokurorëve apo duhet ndryshim ligjor? Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi: Duhen ruajtur standardet europiane

    Kandidati për drejtimin e SPAK, Adnan Xholi, iu përgjigj pyetjeve pas prezantimit të platformës së tij përpara KLP.

    Ai u ndal tek shtimi i numrit të prokurorëve, kjo për shkak të ngarkesës që ata kanë.
    Vat Staka: Jemi njohur me platformën tuaj dhe po kaloj tek pyetjet. Ju në fjalën tuaj thatë që Prokuroria e Posaçme duhet të shtojë numrin e prokurorëve. A jeni më shumë që të shtohet numri i prokurorëve apo duhet të bëhet ndryshim ligjor tek neni 75?
    Adnan Xholi: Unë e dhashë mendimin tim dhe jo pa qëllim. Çështjet në Prokurorinë e Posaçme sidomos të krimit të organizuar zgjat me muaj. Janë shumë dosje. E kemi shprehur që duhen ndryshime sidomos për çështjet e krimit të organizuar.
    Gjykimin e bëjnë prokurorët dhe duke u shtuar numri i tyre arrihet rezultate më shpejt. Do të duheshin të ndërthureshin të dyja. E kemi shprehur në mbledhjen e prokurorëve që duhen ndryshime. Duhet të shtohet numri, jo sot, por kur të plotësohen. Duke ruajtur standardet europiane bazuar në ngarkesën që kanë prokurorët europianë.

    Top Channel