“Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem nga njeriu që kalova çerek shekulli jetë. Sot është një nga ato ditë që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëhere nuk e kuptoja pse. Por tani e di. Nuk rashë në dashuri me Fatosin, por me vizionin e një Shqipërie ndryshe.
Me kalimin e kohës, ditë as dite, unë pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk janë të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në ketën publike dhe politike.
Disa cilësi të tij, i njohim të gjithë. Por kur vjen një moment si ky ja vlen të përmblidhen, sepse Fatosi ishte më tepër se një figurë publike. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nbuk shtirej e nuk merrte poza. Ai bënte atë që besonte dhe besonte atë që bënte. Nuk e donte servilizmin. Ai eci në baltën e politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk linte asnjë gjë për gjysëm. As punën, as miqësinë as dashurinë”, tha Xhoana Nano.
Tag: xhoana
-

“Dita më e errët e jetës”, Xhoana Nano: Fatos Nano e urrente servilizmin, pse u dashurova me të
-

Bashkëshortja Xhoana Nano në lot: E donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi. Faleminderit Fatos!
Xhoana Nano: Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtëpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend megjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim.
Dua ti them edhe njëherë publikisht: Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë, si njeri, si njeriu ynë.Top Channel
-

Përcjellja e ish kryeministrit/ Xhoana Nano: Sot dita më e errët e jetës…
Me lot në sy dhe zë të dridhur, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për bashkëshortin e saj, duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.
“Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, me njeriun që më lidhën, përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta,” tha ajo me emocion.
Xhoana Nano: Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, po ndahem me njeriun që më lidhën përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta.
Sot është një nga ato ditët që nuk do ta doja ta jetoja kurrë. E tilla është kjo ditë edhe për fëmijët tanë.
Këtu e çerek shekulli më parë unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di. Kisha rënë në dashuri, jo vetëm me Fatosin si njeriu, por kisha rënë në dashuri edhe me vizionin për një Shqipëri ndryshe, të një Shqipërie që lipsej të largohej nga barbaria, hakmarrjeve dhe të fitonte një kurs tjetër, civil modern dhe evropian. Këto do ti gjeja tek Fatosi.
-

FOTOLAJM/ Me lot në sy, Xhoana nderon Fatos Nanon
Xhoana Nano
TIRANË- Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, është fotografuar me lot në sy gjatë homazheve që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në nder të tij.
Në krah të saj qëndron djali i çiftit, ndërsa rreth saj janë familjarë të tjerë, miq dhe qytetarë që i japin lamtumirën e fundit liderit historik. Homazhet tërheqin gjithashtu figura të njohura politike, të cilët shprehin respektin dhe nderimin e tyre për kontributin e Fatos Nanos në jetën politike dhe publike të vendit./ZËRI -

FOTOT/ Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos
Në pallatin e kongreseve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano janë të pranishme në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos.
Top Channel
-

FOTOLAJM- Emocion dhe trishtim për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, bashkëshortja e tij, Xhoana nuk mban dot lotët
Momente të dhimbshme janë regjistruar gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk mundi të fshehë emocionet dhe lotët për humbjen e të shoqit.
Pamjet tregojnë dhimbjen e familjes dhe afërsinë e madhe me figurën e Nanos, një nga liderët më të njohur të politikës shqiptare.
Në krah të Xhoana Nanos qëndron djali i Fatos Nanos.
Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët kanë bërë homazhe në nder të figurës së ish kryeministrit dhe ish kreut të PS.
-

Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.
Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.
-

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes, liderë nga rajoni dhe opozita bashkohen sot
Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.
Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare.
Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit. Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj. -

Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina në ceremoninë e homazheve për ish kreun e PS
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.
-

Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina
Xhoana Nano
TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej mëngjesit homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të spikatura të tranzicionit demokratik dhe liderit historik të Partisë Socialiste.
Në ceremoninë e nderimit janë të pranishëm familjarë të afërt, miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Pranë arkëmortit qëndron bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali i tij, Sokoli. Mes të pranishmëve është gjithashtu edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila qëndron përkrah familjes Nano.
Atmosfera në hollin e Pallatit të Kongreseve është solemne dhe e mbushur me lot dhe emocione, teksa qytetarë të shumtë dhe figura të njohura politike po nderojnë kujtimin e Nanos, i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas pritet të zhvillohet ceremonia shtetërore e nderimit, me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të vendit./ZËRI