Tag: xhixho

  • “Qytetarët nuk ishin të lirë më 11 maj”, Xhixho: Pa zgjedhje të lira jemi shumë larg procesit të integrimit europian

    “Qytetarët nuk ishin të lirë më 11 maj”, Xhixho: Pa zgjedhje të lira jemi shumë larg procesit të integrimit europian

    Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deputete aktuale dhe e zgjedhur në legjislaturën e ardhshme, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështje Europiane.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho tregon katër pikat kryesore të fjalës së saj, ku kryesorja është se pa zgjedhje të lirë dhe të ndershme, procesi i integrimit europian është shumë larg.
    Postimi i Erisa Xhixhos:
    “Gjatë fjalës time në Komisionin për Çështjet Europiane theksova se:
     
    Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme jemi shumë larg procesit të integrimit europian. Qytetarët nuk ishin të lirë për të zgjedhur më 11 maj!

    Administrata publike u përdor në mënyrë masive në funksion të Rilindjes.
    Qeveria përdori bonusin e pensioneve dhe faljen e gjobave, në kundërshtim me ligjin zgjedhor.
    Ne si Parlament jemi kthyer në një ministri të qeverisë, mungon llogaridhënia dhe roli kontrollues i Parlamentit.

    Ky proçes më së pari duhet të ndryshojë standardet reale të qytetarëve dhe të mos mbetet në letër për hir të integrimit. Angazhimi ynë është maksimal. Garantimi i standardeve”.

  • “Administrata publike dhe pensionet u përdorën”, Xhixho: Pa zgjedhje të lira, integrimi në BE mbetet një iluzion

    “Administrata publike dhe pensionet u përdorën”, Xhixho: Pa zgjedhje të lira, integrimi në BE mbetet një iluzion

    Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet Europiane, ngriti shqetësime të forta mbi situatën politike dhe zgjedhore në vend.
    Ajo theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe institucione funksionale.
    Xhixho akuzoi qeverinë për përdorim politik të administratës dhe burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve. Sipas saj, ndryshimi i standardeve reale për qytetarët është thelbësor për një integrim të vërtetë në BE.

    Gjatë fjalës time në Komisionin për Çështjet Europiane theksova se:• Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme jemi shumë larg procesit të integrimit europian. Qytetarët nuk ishin të lirë për të zgjedhur më 11 maj!• Administrata publike u përdor në mënyrë masive në funksion të Rilindjes.• Qeveria përdori bonusin e pensioneve dhe faljen e gjobave, në kundërshtim me ligjin zgjedhor.• Ne si Parlament jemi kthyer në një ministri të qeverisë, mungon llogaridhënia dhe roli kontrollues i Parlamentit.Ky proçes më së pari duhet të ndryshojë standardet reale të qytetarëve dhe të mos mbetet në letër për hir të integrimit. Angazhimi ynë është maksimal. Garantimi i standardeve europiane në vend, që qytetarët shqiptarë të mos emigrojnë masivisht siç kanë bërë vitet e fundit, është arsyeja që duhet të na udhëheqë në këtë proces!
     
     
     

  • “Do të jetë kusht për çdo trajner”, Xhixho tregon vendimin: 30-40% e listës do të jetë nga kampionati shqiptar

    “Do të jetë kusht për çdo trajner”, Xhixho tregon vendimin: 30-40% e listës do të jetë nga kampionati shqiptar

    Lista e Kombëtates U17 për Kampionatin Europian që u zhvillua në vendin tonë hapi debate të shumta. Shkak u bë fakti se në lojtarët e grumbulluar nuk gjendej asnjë që luante në kampionatin vendas. Pano Xhixho ka zbuluar në studion e emisionit “Skaner” në “MCN TV” se në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është diskutuar vendosja e një kushti për trajnerët e ekipeve të moshave. Bëhet fjalë për përfshirjen në listat e ekipeve kombëtare të lojtarëve nga kampionati shqiptar në masën 30-40%.
    “Po ju jap një lajm. Në mbledhjen e fundit të Komitetit (Ekzekutiv), duke u nisur nga lista e ekipit kombër U17, është hapur një diskutim për listat e ekipeve kombëtare. Vetë presidenti Duka e pashë që ishte duke folur me drejtorin teknik të ekipeve kombëtare, që për çdo trajner të ekipeve të moshave, por pa përjashtuar edhe ekipin A, do të vihet një kusht që të ketë 30-40% të lojtarëve që luajnë në kampionatin tonë”, ka thënë Pano Xhixho./Sport Ekspres/

  • “Bëhen deputetë Mediu, Xhixho e Blushi. Mbeten jashtë Tabaku dhe…”, gazetari: Ç’borxh i ka Berisha këtyre që…

    “Bëhen deputetë Mediu, Xhixho e Blushi. Mbeten jashtë Tabaku dhe…”, gazetari: Ç’borxh i ka Berisha këtyre që…

    Në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV, gazetari Ardit Rada komentoi mbi shanset elektorale të deputeteve Erisa Xhixho dhe Jorida Tabaku. Sipas analizës së tij, Erisa Xhixho ka më shumë gjasa të rikthehet në parlament përpara Jorida Tabakut. Ky vlerësim bazohet në faktorë si pozicionimi politik, mbështetja brenda partive përkatëse dhe dinamika aktuale elektorale. Rada sugjeroi se Xhixho, si nënkryetare e Partisë së Lirisë, ka një pozicion më të favorshëm për të siguruar një mandat të ri, ndërsa Tabaku përballet me sfida më të mëdha brenda Partisë Demokratike.

    “Partia Socialiste ruan struktura të mirëqëna dhe të mirëfillta si në kohën e Partisë së Punës. Funksionon me organizata bazë, funksionon me anëtarë organizate, me sekretarë dhe kryetarë organizate, me lista anëtarësh, me kuotacione, me karta anëtarësie, me gjithçka. Partia Demokratike, se partitë e reja nuk mund t’i fajësojë se s’e kanë eksperiencën e organizimit, por Partia Demokratike jo vetëm që i injoroi strukturat, jo vetëm që i ka zhbërë strukturat e saj, jo vetëm që sa herë ka zgjedhje largon kryetarë degësh me hatërmbetje të mëdha, pse s’i përfshin nëpër lista kandidatësh apo në zgjedhje lokale si kandidat për për kryebashkiakë. Por nga ana tjetër nuk arriti të bashkonte strukturat e saj me strukturat e aleatëve, se presupozohet që partia e Ilir Metës është një parti e madhe, shumë e rëndësishme me 200.000 vota saqë Berisha i kishte një borxh kaq të madh sa t’i fuste katër deputetë të sigurtë në listë. Listat që përpiloi Berisha personalisht ishte një sjellje shumë e shpifur ndaj demokratëve. Demokratët që votonin për Jorida Tabaku në Tiranë votuan Joridën, por është e sigurt se para do hyjë në Kuvend Erisa Xhixho. Pastaj po pati vend për Joridën, në Parlamentin e ri. Për demokratët që duan të votojnë Grigels Muçollarin do hyjnë njëherë Fatmir Mediu dhe Tedi Blushi. Pastaj po ngeli ndonjë vend mund të hyjë edhe Grigelsi. Dhe rezultati deri tani tregon që Berisha në listën e Tiranës minimalisht nga 12 veta që i ka të sigurt, katër i ka aleatë pa kontribute në Partinë Demokratike. Sepse Mediu nuk ka elektorat së pari që të thuash ka kontribut të jashtëzakonshëm ndër vite dhe LSI-ja nuk ka fare kontribut në qeverisjen me Berishën, përkundrazi ka sjellë Edi Ramën në pushtet, ka garuar në krah Edi Ramës në disa zgjedhje lokale dhe i ka dhënë Edi Ramës fitore në shumicën e bashkive ose në bashkitë kryesore të vendit.”, tha Ardit Rada.

  • Xhixho takime me votues në Tiranë: Zgjidh numrin 1, zgjidh ‘Shqipërinë Madhështore’

    Xhixho takime me votues në Tiranë: Zgjidh numrin 1, zgjidh ‘Shqipërinë Madhështore’

     

    Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka vijuar takimet në kuadër të fushatës elektorale.

    Ajo ka bërë thirrje qytetarëve duke u paraqitur programin e opozitës, që të votojnë numrin 1 me datën 11 maj.

    Mesazhi:

    Zgjidh numrin 1, zgjidh Shqipërinë Madhështore!

    VOTO NR.1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

  • Erisa Xhixho: Ilir Meta merr mandatin dhee certifikohet, rreth datës 11 qershor ai lirohet

    Erisa Xhixho: Ilir Meta merr mandatin dhee certifikohet, rreth datës 11 qershor ai lirohet

    Gjatë një interviste në emisionin Dekalog, zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë dhe kandidatja e koalicionit “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka deklaruar se Ilir Meta, pritet të lirohet pas zgjedhjeve të 11 majit, nëse siguron mandatin e deputetit.
    “Ilir Meta nuk preferoi të ishte në listat e mbyllura. Ai donte të përballej drejtpërdrejt me qytetarët. Për këtë arsye, çdo ditë u shkruan letra personave të ndryshëm, duke u kërkuar mbështetjen e tyre me votë”, – u shpreh Xhixho.
    Sipas saj, objektivi është që Meta të marrë 30–40 mijë vota në Tiranë.

    “Nga kalkulimet që kemi bërë, mjaftojnë rreth 12 deri në 15 mijë vota që ai të sigurojë mandatin. Por konkurrenca është e fortë dhe ndonjëherë edhe një votë mund të bëjë diferencën në listat e hapura”, – tha ajo, duke shtuar: “Jam e bindur se Ilir Meta do të jetë emri më i votuar në qarkun e Tiranës”.
    Gjithashtu, Xhixho shprehu siguri për fitoren e koalicionit në Tiranë.
    “Koalicioni ynë do të marrë 20 mandate në Tiranë, për këtë jam e sigurt”.
    E pyetur nga gazetari Roland Qafoku, nëse Ilir Meta do të lirohet nëse fiton mandatin, ajo tha:
    “Në momentin që ai merr mandatin dhe certifikohet, brenda një muaji, pra rreth datës 11 qershor, ai lirohet. Nuk besoj se ka ndonjë pengesë që mund ta ndalojë këtë proces. Me 11 maj ne fitojmë dhe Shqipëria çlirohet”.
    Xhixho e quajti arrestimin e Metës të turpshëm, duke theksuar se nuk dëshironte të ndalej më tej në atë temë.

  • Erisa Xhixho e PL: Ilir Meta do të jetë më i votuari nga opozita!

    Erisa Xhixho e PL: Ilir Meta do të jetë më i votuari nga opozita!

    Politikë E Enjte, 24 Prill 2025 22:19

    Deputetja e PL, Erisa Xhixho te Opinion tha se Ilir Meta do të jetë më i votuari në listën e hapur të opozitës dhe se do të marrë me shumë se 30 mijë vota. Ndërkohë Baton Haxhiu shtoi se është gabim që Meta iku vetë nga lista e mbyllur dhe u fut në garë te lista e hapur.

  • Pensionet, Xhixho: Berisha dhe Meta do ta ndryshojnë realitetin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

    Pensionet, Xhixho: Berisha dhe Meta do ta ndryshojnë realitetin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë për braktisje të pensionistëve dhe kategorive më të pambrojtura të shoqërisë.
    Në një deklaratë për mediat, ajo tha se pensionistët janë sot kategoria më e diskriminuar dhe se sipas saj, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar kushtet e jetesës së kësaj shtrese në 12 vite qeverisje.
    “Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Qeveria e Edi Ramës, e cila për 12 vjet vetëm u mori votën, por nuk u rriti kurrë pensionet, pret edhe në këtë 11 maj që ata ta votojnë. Në të gjithë vendin janë 791 mijë pensionistë që shkojnë në kutitë e votimit me lista borxhesh në dyqanet ushqimore, me pamundësinë për të blerë ilaçet për të kuruar sëmundjet, me frikën a do t’ia dalin ta paguajnë faturën e energjisë në fund të muajit dhe me sytë nga paratë që u dërgojnë fëmijët për të mbyllur muajin. Në 12 vjet, qeveria e Edi Ramës nuk e mori mundimin t’ua lehtësonte jetën duke u rritur shpërblimin për kontributin e një jete të tërë. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro”, tha Xhixho.
    Në këtë kuadër, Xhixho prezantoi planin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, i cili synon të ndryshojë realitetin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
    “Aleanca për Shqipërinë Madhështore e ka këtë plan dhe do ta bëjë realitet në 100 ditët e para. Do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar. Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, çdo i papunë ose person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo jetim do të marrë 200 euro në muaj. Rriten pensionet me 20%.  Çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale (500 euro) do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit. Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/kwh. Çmimi i naftës do të ulet me 35-40%. Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët”, tha ajo.

  • Çfarë do të thotë taksa më të ulëta? Xhixho shpejgon planin ekonomik të Partisë së Lirisë

    Çfarë do të thotë taksa më të ulëta? Xhixho shpejgon planin ekonomik të Partisë së Lirisë

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht kandidatja për deputete me aleancën opozitare Erisa Xhixho ka shpjeguar përmes një videoje se çfarë do të thotë taksa më të ulta.
    Xhixho: Çfarë do të thotë TAKSA MË TË ULËTA? VOTO NR.1 Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” VOTO ILIR METAJ, QARKU TIRANË!

  • Xhixho: 12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht më 11 maj! Programi i opozitës, e vetmja zgjidhje

    Xhixho: 12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht më 11 maj! Programi i opozitës, e vetmja zgjidhje

    Xhixho: 12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht më 11 maj! Programi i opozitës, e vetmja zgjidhje

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit, të lindjeve në 30 vitet e ardhshme.

    Shqipëria, tha ajo, renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.

    Deklarata e Xhixhos

    Të dhënat e fundit të OKB-së flasin për përgjysmim të numrit të lindjeve në 30 vitet e ardhshme. Shqipëria renditet krah Porto Rikos dhe Xhamajkës, me rënien më të fortë të lindjeve në rang global deri në vitin 2054.

    Në krahasim me 10 vjet më parë, lindjet janë përgjysmuar. Për vitin 2024, në Shqipëri lindën vetëm 22 mijë bebe, ndërkohë që 10 vite më parë lindnin pothuajse dyfishi. Pse numri i lindjeve po bie me një ritëm të frikshëm? Sepse çiftet e reja nuk kanë më siguri për të ardhmen! Sepse kostot e jetesës janë rritur disafish dhe pagat janë më të ulëtat në rajon. Sepse një çifti të ri i duhen 60 vjet në blejë një shtëpi në Tiranën me 54 mijë apartamente bosh, ku pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.

    Shqipëria ka sot normat më të ulëta të lindshmërisë në Europë, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Popullsia e vendit po plaket në mënyrë të menjëhershme sepse të rinjtë po emigrojnë dhe ata që nuk munden të ikin, nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen.

    Shpopullimi masiv i vendit ka qenë alarmi i ngritur prej presidentit Ilir Meta disa vite më parë, por qeveria nuk ka marrë kurrë asnjë masë, nuk ka hartuar kurrë politika incentivuese, madje e ka inkurajuar largimin e shqiptarëve përmes keqqevrisjes dhe korrupsionit. Pasoja janë mbi 1 milion shqiptarë të larguar nga vendi gjatë qeverisjes së tij. Aq sa sot, tregu i punës po kërkon punonjës të huaj.

    Qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës u ka hequr të rinjve cdo shpresë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ne kemi detyrimin t’u kthejmë shpresën.

    Programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të mbështesë familjet e reja, duke u krijuar atyre mundësinë të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre.

    Çdo çift i ri i martuar pas vitit 2019, ku një nga partnerët është në martesën e tyre të parë, përfiton 30 mijë euro kredi me interes zero nga qeveria për të plotësuar minimumi 20% të depozitës për apartamentin/shtëpinë e parë që do të blejnë, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri 80% kredi nga bankat e nivelit të dytë.

    ● Shteti do të mbulojë tërësisht shpenzimet për fëmijën e tretë deri në moshën 18 vjeç.

    ● Shteti do të ofrojë mbështetje mujore prej 60 euro për fëmijën e parë dhe 70 euro për të dytin.

    ● Do të mbështesim me kuponin 250 euro çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat.

    ● Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.

    ● Do të rrisim pagat, do të ulim taksat, çmimin e naftës dhe energjisë, dhe do të rikthejmë lirinë ekonomike.

    12 vjet krim, korrupsion dhe shpopullim duhen ndëshkuar masivisht, ndaj programi i opozitës është e vetmja zgjidhje per problemet e cdo familje shqiptare.

    Më 11 maj, vota për opozitën është votë për Shqipërinë madhështore!