Tag: xhixho

  • “Synohet goditja e Partisë së Lirisë”,  Xhixho akuzon: Qeveria frikë nga Meta, prandaj e arrestoi

    “Synohet goditja e Partisë së Lirisë”, Xhixho akuzon: Qeveria frikë nga Meta, prandaj e arrestoi

    Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në një emision televiziv deklaroi se seanca e parë parlamentare është një moment solemn dhe duhet t’i kushtohet çështjeve sociale e integrimit.
    Ajo theksoi se arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta është politik dhe i pabazuar në prova. Sipas Xhixhos, Meta mbahet në izolim ekstrem dhe pa akuza konkrete. Ajo e konsideron këtë një goditje të qëllimshme ndaj Partisë së Lirisë, e cila, sipas saj, shihet si kërcënim për qeverinë.
    Erisa Xhixho: Seanca e parë është moment solemn, është e betimi dhe është një seancë për të ndjekur çështjet sociale, të integrimit europian, të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Lideri i Partisë së Lirisë është arrestuar me motivacion politik.
    Beteja e z Meta vijon, sepse mbahet në izolim ekstrem pa fakte e prova. Padiskutim që arsyeja e arrestimit të Metës është për të goditur një forcë politike, që e rrezikon qeverinë.

  • “Rrezik për qytetarët”, Xhixho paralajmëron: Specat shqiptare bllokohen në Slloveni, siguria ushqimore në zero

    “Rrezik për qytetarët”, Xhixho paralajmëron: Specat shqiptare bllokohen në Slloveni, siguria ushqimore në zero

    Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar për skandalin e radhës në lidhje me specat e eksportuar nga Shqipëria në drejtim të Sllovenisë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet sllovene, pasi kishin përmbajtje të lartë pesticidesh.
    Postimi i plotë:
    Siguria ushqimore në Shqipëri është zero. Produktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre.Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët.
    Specat e bllokuar në Slloveni janë vetëm një tregues i papërgjegjshmërisë institucionale që kërcënon shëndetin e qytetarëve sa herë ulen në tryezë.
    AKU mund të dalë prapë me deklarata për të “qetësuar” konsumatorin shqiptar, duke i thënë se “i kanë ngrënë të tjerët, mos u shqetësoni”, por e vërteta e hidhur është se raste të tilla tregojnë dështimin e tij si institucion.
    * Kroacia ka refuzuar eksportin e specave shqiptarë për shkak të niveleve të larta të pesticideve
    * Mandarinat e kontaminuara që nuk u lejuan të hyjnë në BE, përfunduan në tregun vendas
    * Luleshtrydhet u gjetën me pesticide të ndaluara
    * Në tregun shqiptar u konstatua peshk me parazit Anisakis
    * Mishi i derrit dhe i pulës rezultoi i kontaminuar me salmonelë
    * Akulloret rezultuan me oksid etileni kancerogjen
    * Kroacia bllokoi pjeshkët shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të nikelit

  • Specat e bllokuar në Slloveni/ Xhixho: Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve, rrezik edhe për të tjerët

    Specat e bllokuar në Slloveni/ Xhixho: Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve, rrezik edhe për të tjerët

    Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar ashpër për skandalin e radhës në lidhje me specat e eksportuar nga Shqipëria në drejtim të Sllovenisë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet sllovene, pasi kishin përmbajtje të lartë pesticidesh.

    Në postimin e saj në Facebook, Xhixho thekson se ‘siguria ushqimore në Shqipëri është zero dhe se poroduktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre’.

    ‘Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët’, shkruan Xhixho.

    Gjithashtu Xhixho ka renditur një sërë produktesh ushqimore të cilat kanë bllokuar brenda vitit nga shtetet fqinje, pasi kanë rezultuar me probleme të shumta dhe të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

    Postimi i plotë:

    Siguria ushqimore në Shqipëri është zero. Produktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre.

    Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët.

    Specat e bllokuar në Slloveni janë vetëm një tregues i papërgjegjshmërisë institucionale që kërcënon shëndetin e qytetarëve sa herë ulen në tryezë.

    AKU mund të dalë prapë me deklarata për të “qetësuar” konsumatorin shqiptar, duke i thënë se “i kanë ngrënë të tjerët, mos u shqetësoni”, por e vërteta e hidhur është se raste të tilla tregojnë dështimin e tij si institucion.

    Në më pak se një vit:

    * Kroacia ka refuzuar eksportin e specave shqiptarë për shkak të niveleve të larta të pesticideve

    * Mandarinat e kontaminuara që nuk u lejuan të hyjnë në BE, përfunduan në tregun vendas

    * Luleshtrydhet u gjetën me pesticide të ndaluara

    * Në tregun shqiptar u konstatua peshk me parazit Anisakis

    * Mishi i derrit dhe i pulës rezultoi  i kontaminuar me salmonelë

    * Akulloret rezultuan me oksid etileni kancerogjen

    * Kroacia bllokoi pjeshkët shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të nikelit

  • “Mijëra familje s’blejnë dot ushqimin bazë”/ ‘Vendi’ i Shqipërisë, reagon Xhixho: Dështim i qeverisë

    “Mijëra familje s’blejnë dot ushqimin bazë”/ ‘Vendi’ i Shqipërisë, reagon Xhixho: Dështim i qeverisë

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me nivelin e pagës minimale në Shqipëri, e cila, sipas saj, e vendos vendin në fund të listës së Evropës përsa i përket të ardhurave të qytetarëve. Në një postim në Facebook, Xhixho theksoi se paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, një shumë që e rendit vendin mes më të keqpaguarave në Europë, sipas të dhënave të EUROSTAT.
    Xhixho nënvizoi se kjo shifër është shumë larg mesatares evropiane dhe e bën Shqipërinë një nga vendet me familjet më të varfra në kontinent. “Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në Europë,” shkruan Xhixho në postimin e saj, duke shtuar se krahasimi i Shqipërisë me vendet e tjera të Europës është i vështirë, për shkak të dallimeve të mëdha në nivelin e jetesës dhe pagave.
    Xhixho theksoi gjithashtu se paga minimale në Shqipëri nuk është rritur që nga viti 2023, ndërkohë që çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë dyfishuar. Ajo e konsideron këtë një papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë, duke argumentuar se shqiptarët kanë pagat më të ulëta në Europë dhe, në të njëjtën kohë, çmimet janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.
    “Konsumi ka rënë, sepse fuqia blerëse ka rënë dukshëm. Në Shqipëri sot ka mijëra familje që nuk sigurojnë dot ushqimin bazë, ndërkohë që 60% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javë pushime,” shkruan Xhixho, duke shtuar se kjo situatë ka krijuar një krizë të thellë ekonomike për shumë qytetarë.
    Xhixho theksoi gjithashtu se ndërkohë që qeveritë e vendeve fqinje kanë rritur pagat minimale vitet e fundit, Shqipëria ka mbetur në të njëjtin nivel. Ajo përmendi disa nga vendet e rajonit që kanë bërë hapa të mëdhenj për të përmirësuar kushte e jetesës për qytetarët e tyre:
    Ndërsa në Shqipëri, rritja e pagës minimale ka qenë 0% për dy vitet e fundit. Xhixho e cilësoi këtë një dështim të qeverisë, duke shtuar se kjo e fundit mendon vetëm për interesat e saj dhe të një grupi të ngushtë njerëzish, të cilëve u ndan paratë dhe pasuritë e vendit.
    Në përfundim, Xhixho i bëri thirrje qeverisë të rishikojë politikën e saj ekonomike dhe të marrë masa për të përmirësuar kushte e jetesës për qytetarët shqiptarë, duke rritur pagat dhe duke përballuar rritjen e çmimeve që po rëndon çdo ditë më shumë mbi familjet e zakonshme.

  • Xhixho: PL do të jetë në Kuvend për të bërë opozitë, por nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit

    Xhixho: PL do të jetë në Kuvend për të bërë opozitë, por nuk i njohim zgjedhjet e 11 Majit

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e News24, ka folur për vijimin e aksionit opozitar me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

    Ajo theksoi se opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, duke përdorur çdo hapësirë për të ngritur zërin e qytetarëve, për të paraqitur iniciativa ligjore dhe për të bërë opozitë aktive.

    Xhixho nënvizoi se pavarësisht mungesës së llogaridhënies nga qeveria dhe faktit që kryeministri nuk merr pjesë në seancat plenare, Parlamenti mbetet një instrument që opozita duhet ta shfrytëzojë. Sipas saj, pasojat e djegies së mandateve në të kaluarën treguan se kjo rrugë nuk duhet përsëritur më.

    Sa i përket protestave, deputetja e PL-së i cilësoi ato si një mjet të natyrshëm të opozitës, por paralajmëroi se në vijim ato duhet të jenë më të forta, më kreative dhe të organizuara në mënyrë më të koordinuar. “Vendi ka nevojë për një opozitë të qartë,” u shpreh Xhixho.

    Xhixho foli edhe për arrestimin e Metës duke shtuar se Avokati i Popullit gjeti shkelje.

  • Nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste, Xhixho ‘nuk kursen’ ish-kolegun, Braimllarin: Ka njerëz që nuk kanë…

    Nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste, Xhixho ‘nuk kursen’ ish-kolegun, Braimllarin: Ka njerëz që nuk kanë…

    Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, e ftuar në studion televizive ka folur për situatën politike në vend, duke theksuar se Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë.
    E pyetur në lidhje me kalimin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Endrit Braimllari në radhët e Partisë Socialiste, Xhixho u shpreh se “çdo gjë është çështje karakteri”.
    Duke thumbuar Braimllarin, ajo u shpreh se “ka njerëz që nuk kanë karakterin aq të fortë sa të rezistojnë përballë qeverisë”.
    Ajo theksoi se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike duhet të luajnë rolin e një opozite të denjë dhe të fortë përballë qeverisë socialiste, në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të tyre.

  • Shpërndarja e librave shkollorë, Xhixho: Propagandë e qeverisë

    Shpërndarja e librave shkollorë, Xhixho: Propagandë e qeverisë

    Partia e Lirisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e librave falas për nxënësit, duke e cilësuar si akt propagandistik. Zv/kryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë se po mashtron publikun, pasi sipas saj, vetëm nxënësit e klasave I deri në III përfitojnë tekste të reja. Ndërkohë, për klasat IV deri në IX, librat që shpërndahen janë të përdorur dhe shpesh në gjendje të keqe, duke detyruar prindërit t’i blejnë sërish në treg.
    “Propagandë e vjetër dhe aq e konsumuar sa edhe librat që u shpërndahen fëmijëve. Tekstet e papërdorshme që qeveria i jep falas shërbejnë vetëm për postimet e kryeministrit, por jo për të ndihmuar realisht familjet shqiptare,” shkruan Xhixho në reagimin e saj. Ajo theksoi se nuk ka ndryshuar asgjë nga viti i kaluar, përveç faktit që numri i nxënësve në shkolla është ulur. Deklarata e qeverisë për pajisjen me libra të rinj të 236 mijë nxënësve u cilësua prej saj si “një gënjeshtër e madhe”.

    “Edhe këtë vit, prindërit janë të detyruar të blejnë librat vetë, sepse kjo qeveri nuk ka pasur asnjëherë prioritet arsimin dhe nuk ka ndërmend ta ketë”. Partia e Lirisë ka bërë thirrje që shpërndarja e librave të bëhet në mënyrë të barabartë dhe me standarde, duke garantuar tekste të reja për të gjithë nxënësit, dhe jo vetëm për disa klasa të caktuara.

  • Hetimet për dosjen ”Meta”! E pandehur edhe Fatime Kryemadhi, SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos

    Hetimet për dosjen ”Meta”! E pandehur edhe Fatime Kryemadhi, SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos

    9 muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA. Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK do të marrë të pandehur edhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë masë sigurie.
    Vjehrra e Ilir Metës u paraqit këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me akuzën, por u largua pasi SPAK i ka kërkuar që të paraqitet nesër, pasi nuk mund të përfaqësohet me avokatin e Ema Çokut. Akuza për pastrim parash sot i është komunikuar mikeshës së Monika Kryemadhit, Ema Çokut, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, babai i deputetes Erisa Xhixho. Xhixho është hetuar për korrupsion pasiv.

    Meta dhe Kryemadhi u morën të pandehur më datë 29 maj, ku iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Nesër në orën 13:00, Monika Kryemadhi do të jetë në dyert e SPAK vetëm për tu njohur me mbylljen e hetimeve.

  • Dosja Meta-Kryemadhi, Pirro Xhixho mbërrin në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat

    Dosja Meta-Kryemadhi, Pirro Xhixho mbërrin në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat

    Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
    Burime bëjnë me dije se Pirro Xhixho është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve të zgjeruara.
    SPAK po heton një rrjet të gjerë lidhjesh financiare dhe pasurore që mendohet se përfshijnë familjarë dhe persona të afërt të ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Njoftimi për Xhixhon vjen në një fazë të avancuar të hetimeve, ku janë sekuestruar dokumente dhe pasuri, si dhe janë analizuar të dhëna bankare dhe kontrata të dyshimta.

  • Xhixho: Shqiptarët paguajnë ushqimet më shtrenjtë se europianët, qeveria po varfëron vendin me qëllim

    Xhixho: Shqiptarët paguajnë ushqimet më shtrenjtë se europianët, qeveria po varfëron vendin me qëllim

    Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në Facebook, ka ngritur alarmin për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore në Shqipëri, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten në nivele të papërballueshme për qytetarët.

    Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Xhixho thekson se shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë se shumë shtete të Bashkimit Europian për produktet bazë të shportës, ndërkohë që inflacioni i raportuar nga INSTAT është, sipas saj, i manipuluar.

    Ajo fajëson politikën e ndjekur nga qeveria për braktisjen e bujqësisë dhe zhytjen e qytetarëve në varfëri, duke paralajmëruar se kjo është pjesë e axhendës së shpopullimit të vendit.

    Postimi i plotë:

    Shqiptarët përballen me çmime 50% më të larta se europianët. Edhe pse pagat në Shqipëri janë shumë larg mesatares europiane, ushqimet e shportës u kushtojnë shqiptarëve shumë më shtrenjtë se europianëve.
    Sipas raportit të Eurostat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve për vendin tonë e kaluar nivelin 100% për herë të parë pas 20 viteve.
    Shqiptarët blejnë më shtrenjtë vezët, djathin dhe qumështin, të cilat shiten sa 131% e mesatares së BE-së, nga 120%, që ishin një vit më parë.
    Shqiptarët blejnë me të njëjtat çmime si gjermanët, portugezët, italianët, ndërsa paguajnë më shumë për të njëjtat produkte se spanjollët, çekët, polakët po bullgarët.
    Çfarë na thonë këto shifra?
    [📌] Inflacioni 2.1% sipas INSTAT është mashtrim. Inflacioni është shumë më i lartë se ai që përpiqet të na shesë qeveria
    [📌] Rreth 800 mijë pensionistë janë të privuar edhe nga produktet ushqimore jetike si veza, djathi apo qumështi. Si mund të mbijetojë një pensionist me 100 euro pension me këto çmime?
    [📌] Ka rënë prodhimi vendas, sepse shqiptarët kanë emigruar. Prodhimi vendas ka çmim më të ulët sepse s’ka kosto transporti. Më shumë se 60 për qind e produkteve ushqimore, bujqësore, nënproduktet, ne i importojmë. Këto janë pasojat e mungesës së mbështetjes për buqësinë dhe korrupsionit me fondet e BE.
    [📌] Bujqësia është sot sektori i katërt. Ajo subvencionohet 4 herë më pak se ajo e Kosovës me gjysmën e tokës.
    [📌] Në arkën e qeverisë shkojnë më shumë para përmes TVSH, por nuk ka as rritje pagash, as pensionesh.
    Pasurohet qeveria, varfërohen shqiptarët. Axhenda e shpopullimit vijon.