Tag: xhixho

  • PL reagon për raportin e DASH, Xhixho: Të dhënat rrëzuan propagandën e qeverisë dhe konfirmuan shqetësimet e opozitës

    PL reagon për raportin e DASH, Xhixho: Të dhënat rrëzuan propagandën e qeverisë dhe konfirmuan shqetësimet e opozitës

    Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri.
    Xhixho shkruan se ky raport është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh.
    “Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë, korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje, ndikimi i krimit të organizuar, deformimi i konkurrencës, shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore dhe informaliteti i përhapur kudo”, shkruan deputetja e PL Erisa Xhixho.
    Postimi i plotë
     
     
    Raporti i DASH për klimën e investimit në Shqipëri është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh.
    Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë:
    korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje
    ndikimi i krimit të organizuar
    deformimi i konkurrencës
    shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore
    informaliteti i përhapur kudo
    Me një PBB sa një e katërta e mesatares së BE-së, vendit i duhen reforma të thella strukturore, që kjo qeveri nuk ka ndërmend t’i ndërmarrë.
    Në mënyrë të veçantë, raporti ndalet te ligji për investimet strategjike, i cili u përdor nga qeveria për t’u dhënë bregdetin klientëve të saj dhe jo për të nxitur investimet e huaja.
    Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr shumë investime të huaja, pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit fillestar të dhjetorit 2018. Ndryshimi i fundit është miratuar në janar 2025, duke e zgjatur afatin deri në dhjetor 2026. Shumica e mbi 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorë vendas.
    Sipas DASH, largimi i të rinjve që ka lënë vendin pa punëtorë, paraja e pistë që pastrohet me bekimin e qeverisë, korrupsioni, shantazhet e administratës publike dhe grupeve kriminale apo PPP-të që u jepen klientëve të kryeministrit, dekurajojnë investimet e huaja.      Emigrimi i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar ka krijuar mungesë fuqie punëtore, duke ndikuar negativisht në perspektivën e investimeve.
    Komuniteti i biznesit raporton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë gjithashtu se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.
    Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Mungesa e analizës së mirëfilltë dhe e ekspertizës teknike në hartimin dhe mbikëqyrjen e kontratave PPP mbetet një shqetësim i vazhdueshëm.
    Kjo është pasqyra e një Shqipërie të vënë në shërbim të një grushti njerëzish, ndërkohë që të tjerët përpiqen të ikin pasi nuk përballojnë dot koston e jetesës dhe kanë humbur çdo shpresë.

  • “Hiqni fjalën e Diellës në procesverbal”, Xhixho: Nuk ju lejojmë të talleni me shqiptarët

    “Hiqni fjalën e Diellës në procesverbal”, Xhixho: Nuk ju lejojmë të talleni me shqiptarët

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër në seancën plenare të Kuvendit, duke kërkuar sqarime për bazën ligjore mbi të cilën u lejua të flasë ministrja virtuale “Diella” dhe mënyrën se si është pasqyruar fjala e saj në procesverbalin zyrtar të seancës.
    “Me thoni bazën ligjore me të cilën foli Diella. Me çfarë statusi zbardhni fjalën e saj në procesverbal? Nëse doni të talleni me veten, bëjeni, por ne nuk do ju lejojmë të talleni me shqiptarët,” u shpreh Xhixho.

    Ajo kërkoi që deklaratat e deputetes së mazhorancës të hiqen nga procesverbali, duke e konsideruar të papranueshme përfshirjen e tyre pa një bazë të qartë ligjore.
    “Hiqni fjalën e Diellës nga procesverbali” tha Xhixho në ndërhyrjen e saj.
    /vizionplus.tv

  • “Seanca e kaluar ishte për tu talluar me shqiptarët”/ Xhixho: Çfarë statusi kishte Diella në parlament?

    “Seanca e kaluar ishte për tu talluar me shqiptarët”/ Xhixho: Çfarë statusi kishte Diella në parlament?

    Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar ashpër gjatë një seance parlamentare, duke e cilësuar atë si një “tallje me shqiptarët”. Ajo kërkoi heqjen nga procesverbali të fjalës së ministres Diella, të cilën e quajti “antikushtetuese dhe antiligjore”, ndërsa kërkoi sqarime për bazën ligjore të pranisë së saj në Kuvend.
    “Ishte seancë për tu talluar me shqiptarët, ku kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment të fjalës së tij. Por u ndërpre një ministër antikushtetues dhe antiligjor si Diella. Zoti kryetar, nëse nuk e dini se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një ministër, për informacionin tuaj. Të hiqet fjala e Diellës në procesverbl, që është antikushtetuese.
    Votoni bazën ligjore me të cilën foli në Kuvend. Po iu them shqip, çfarë statusi kishte Diella në parlament, kush është baza ligjore e saj dhe të hiqet nga procesverbali. Nëse doni të talleni me veten tuaj, nuk do t’iu lejojmë të talleni me shqiptarët,“ tha Xhixho.

  • “Program mashtrimi”, Xhixho paralajmëron: Rama trembet nga e vërteta në Parlament

    “Program mashtrimi”, Xhixho paralajmëron: Rama trembet nga e vërteta në Parlament

    Erisa Xhixho, deputete e Partisë Liberaliste dhe e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ky sesion parlamentar ka nisur me shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës.
    Sipas saj, mazhoranca ka vepruar në mënyrë arrogante dhe të njëanshme, duke ndryshuar pa transparencë strukturën e komisioneve parlamentare dhe duke anashkaluar afatet ligjore për miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar. Kjo, tha Xhixho, është një shkelje flagrante që minon funksionimin normal dhe demokratik të Parlamentit.
    Ajo theksoi gjithashtu se në debatin për miratimin e programit të qeverisë, opozita kërkoi kohë të pakufizuar për të denoncuar me fakte dhe prova mashtrimet e qeverisë, por mazhoranca refuzoi çdo diskutim serioz dhe e mbylli seancën në mënyrë të paligjshme dhe me arrogancë. Xhixho akuzoi kryeministrin dhe qeverinë se i tremben debatit dhe transparencës me të vërtetën.
    Pjesë nga deklarata:
    Ky sesion parlamentar ka nisur me shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës. Që në fazën e parë, me ndryshimet në komisionet parlamentare që u paralajmëruan nga asambleja e PS-së, me shkrirjen e Komisionit të Integrimit një komision shumë i rëndësishëm i Parlamentit ku ne patëm edhe një ligj për funksionimin e kontrollit parlamentar dhe fuqizimin e rolit të Komisionit të Integrimit, pikërisht për procesin në të cilin ndodhemi. Kjo u bë në mënyrë të njëanshme.
    Kërkuam të zbatohej Kushtetuta për afatin 7-ditor për ligjet me procedurë të përshpejtuar. Me një arrogancë nga kjo mazhorancë, u kalua menjëherë në votim.
    Nga ana tjetër, për seancën e debatit mbi programin dhe miratimin e qeverisë një nga seancat më të rëndësishme të Parlamentit, në një vijë me diskutimet që bëhen për miratimin e buxhetit – dua t’u kujtoj qytetarëve që opozita kërkoi të kishte një kohë të pakufizuar në diskutimet për programin, pikërisht sepse qëllimi i opozitës do të ishte të denonconte, të detajonte me fakte dhe prova të gjithë atë program, që në fakt do ta quaja program propagandë dhe mashtrim i radhës. Dhe ishte opozita që kërkoi këtë minutazh të pakufizuar.
    Ne u gjendëm në një situatë ku, në Parlament, në momentin që dhe këtë dua ta sqaroj, pasi jemi në një moment autokratik ku edhe media që është krah i qeverisë e shtyn sikur ishte faji i opozitës për atë që ndodhi në Parlament…
    Në momentin e zhvillimit të seancës, ku foli kryeministri, askush nuk e ndërpreu fjalën e tij. Në momentin që kryeministri i dha fjalën ministres Diella – në mënyrë antikushtetuese, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores e cila jo vetëm është dekretuar në formë të paligjshme, por ishte edhe një tallje ndaj nesh dhe ndaj publikut: se me çfarë statusi vinte kjo ministre dhe si do të pranonim një shkelje të Kushtetutës.
    Në këtë moment ndodhi reagimi i opozitës një reagim plotësisht i drejtë. Ishte një provokim nga PS-ja, një provokim i tyre për të shkatërruar atë seancë.
    Sepse kryeministri jo vetëm që nuk e njeh Parlamentin dhe vjen një herë në 6 muaj që të mos i digjet mandati, por jo vetëm ka zhdukur çdo funksion të institucionit të kontrollit të ekzekutivit që i ka humbur plotësisht këto karakteristika në një republikë parlamentare por padyshim nuk donte debat dhe ballafaqim me fakte. Ballafaqimi me fakte është diçka që e tremb dhe nuk do që opinioni publik të ketë transparencë apo llogaridhënie.
    Në mënyrë të paligjshme, në shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës, u mbyll një seancë për 5 minuta. Dhe mos harroni më 25 mos harroni kërcënimin që bëri Rama: “Nëse do të vazhdoni të reagoni kështu ndaj një shkeljeje të Kushtetutës, do ta mbyll këtë Parlament dhe do të kalojmë direkt në votim.”
    Kjo sjellje ndaj opozitës nuk është çështje ndaj disa deputetëve. Është një sjellje, një qasje që kjo qeveri e mori që kur u mandatua me 83 mandate. Gjatë 3 muajve të fundit ka pasur sjellje arrogante. Ne jemi aty për të debatuar, për të shfrytëzuar maksimalisht instrumentet e Parlamentit me kërkesat tona.
    Ministrja Diella është antiligjore dhe antikushtetuese. E gjithë kjo trumbetohet me qëllim marrjen e disa lajmeve ndërkombëtare dhe për të fshehur vjedhjet. Sepse Diellës të gjitha informacionet ia jep Rama dhe administrata e tij. Sa i përket programit të tyre është një program bosh dhe i parealizueshëm.

  • “Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

    “Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

    Zv. Presidentja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, ka denoncuar mungesën e shkollave dhe kopshteve publike në zonën e Astirit, ku jetojnë rreth 70 mijë banorë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho theksoi se fëmijët edhe këtë vit të ri shkollor janë shpërndarë në shkolla të tjera të Tiranës, duke humbur orë të tëra në trafik dhe duke detyruar prindërit të mbajnë shpenzime shtesë për transport, shkolla private apo programe pas mësimit.
    Xhixho shkruan se situata tregon se arsimi nuk është prioritet i qeverisë dhe shumë familje mbeten të detyruara të kërkojnë alternativa private për fëmijët e tyre.
    Reagimi
    Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike.
    Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës.
    Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin.
    Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit.
    ‘Vetëm pak minuta larg Hasit’, reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni
    Edhe ky vit shkollor e gjeti Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim të pa mbajtur, atë të ushqimit në shkolla.
    Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe as nuk do të jetë në vitet që vijnë.

  • “S’ka kopsht dhe shkollë publike”/ Xhixho ngre shqetësimin e banorëve: Nisin vuajtjet e përditshme të prindërve…

    “S’ka kopsht dhe shkollë publike”/ Xhixho ngre shqetësimin e banorëve: Nisin vuajtjet e përditshme të prindërve…

    Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare.
    REAGIMI I XHIXHOS:
    Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike.
    Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës.
    Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin.
    Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit.
    Edhe ky vit shkollor e gjeti Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim të pa mbajtur, atë të ushqimit në shkolla.
    Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe as nuk do të jetë në vitet që vijnë.
     
     

  • Produktet me pesticide, Xhixho akuza qeverisë: Jashtë vendit bllokohen, tek ne shiten lirshëm

    Produktet me pesticide, Xhixho akuza qeverisë: Jashtë vendit bllokohen, tek ne shiten lirshëm

    Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me sigurinë ushqimore në vendin tonë. Në një video në rrjetet sociale, Xhixho deklaron se produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në vendin tonë.
    Më tej Xhixho deklaron se në kohën kur jashtë bllokohen, në Shqipëri ato shërbehen në tryeza.
    Ndërsa po ashtu deputetja hedh akuza ndaj qeverisë se po helmon shqiptarët.
    “Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në Shqipëri.
    Speca me pesticide, mandarina të kontaminuara, luleshtrydhe me kimikate të ndaluara, peshk me parazitë, mish i infektuar me salmonelë, akullore me substanca kancerogjene, pjeshkë me përmbajtje të lartë nikeli… këto janë vetëm disa raste të bëra publike.
    Shumë të tjera nuk raportohen kurrë.
    Ndërsa jashtë vendit bllokohen, tek ne shërbehen në tryezën e qytetarëve shqiptarë.
    Kjo qeveri po helmon qytetaret kur duhet ta garantoj shëndetin e tyre.
    Siguria ushqimore është siguri kombëtare. Shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund të sakrifikohet për papërgjegjshmërinë e qeverisë”, deklaron Xhixho.

  • Xhixho: E patolerueshme dhu*a policore mbi studentët dhe prindërit e tyre

    Xhixho: E patolerueshme dhu*a policore mbi studentët dhe prindërit e tyre

    Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho e quan të patolerueshme dhe të turpshme dhunën policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
    ”E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.

    Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet e ndërtuara për ta, një pjesë e studentëve u trajtuan si të njerkës, duke u dëbuar me forcë nga zyrat e administratës, e një pjesë tjetër u lejuan të futeshin pa problem.

    Kjo qasje e administratës së Qytetit Studenti reflekton filozofinë e kësaj qeverie, që duan ta bëjnë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve”.

  • “Konviktet me mik” – Erisa Xhixho denoncon dhunën ndaj studentëve që kërkojnë strehim (Video)

    “Konviktet me mik” – Erisa Xhixho denoncon dhunën ndaj studentëve që kërkojnë strehim (Video)

    Deputetja e Partisë  së  Lirisë  Erisa Xhixho e ka quajtur të  patolerushme dhunë n e ushtruar ndaj
    studentëve dhe prinderve të  tyre  që  duan të  regjistrohen në  godinat shtetërore. Në  një  postim në  facebook ajo shprehet se : “E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore.
    Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet e ndërtuara për ta, një pjesë e studentëve u trajtuan si të njerkës, duke u dëbuar me forcë nga zyrat e administratës, e një pjesë tjetër u lejuan të futeshin pa problem.
    Kjo qasje e administratës së Qytetit Studenti reflekton filozofinë e kësaj qeverie, që duan ta bëjnë Shqipërinë vendin e disave dhe jo të të gjithëve”.

  • Xhixho: Kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

    Xhixho: Kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

    Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 20:07
    Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho flet për gjendjen e arsimit në vend. Sipas saj shpopullimi po ndikon rëndë, duke sjellë humbje të mëdha të nxënësve dhe mbyllje të shkollave. Situata përkeqësohet edhe nga mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira në shumë institucione arsimore.
    Postimi i Erisa Xhixhos:

    Viti i ri shkollor nis kete jave me 17 mijë nxënës më pak, 22 shkolla të mbyllura, shkolla dy turne në Tiranë, libra me kosto per prinderit pasi ato falas jane te paperdorshem, mësues me rrogat me ulëta rajon dhe shkolla pa siguri. Shpopullimi është dramatik, kemi humbur në 10 vite mbi 112 000 nxënës.
    Fëmijët e Astirit, një zonë me 70 mijë banorë, nuk ka ende shkollë e kopsht. Kosto shumë e lartë për arsimimin e fëmijëve: prindërit paguajnë 100-150 mijë lekë në muaj për after-school sepse mësimi mbaron në orën 11:00.
    Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nuk arriti kurrë të bëhet alternativë që ofron zgjidhje reale. “Dreka në shkolla” sërish një mashtrim, një premtim i cili mori fund me fushatën elektorale. 60% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie.
    Ndërkohë që qeveria flet për digjitalizimin dhe laboratorë smart, ka shkolla në Tiranë ku nuk ka as ujë dhe as ngrohje në dimër. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, i cili sot është kthyer në emergjencë kombëtare. Pa arsim cilësor dhe pa investim te kapitali njerëzor nuk mund flasim për Shqipëri europiane!