Tag: xhixho

  • Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime, çmimet 50% më të larta se në BE

    Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime, çmimet 50% më të larta se në BE

    Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho gjatë seancës së sotme plenare ka ngritur shqetësimin për koston e lartë të jetesës në vend, duke theksuar se familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për ushqime.
    Sipas saj, çmimet në Shqipëri janë 50% më të larta se në Bashkimin Europian, ndërsa paga minimale mbetet vetëm 40 mijë lekë dhe pensioni mesatar 17 mijë lekë.
    Erisa Xhixho: Familjet shqiptare harxhojnë 40% të buxhetit për ushqime. Ky Parlament sot duhet të diskutojë për koston e lartë të jetesës. Çmimet në Shqipëri 50% më të larta se në BE, paga minimale është 40 mijë lekë, pensioni mesatar është 17 mijë. Çfarë do të blejë një pensionist me atë pension mjeran. Po flas për një politikë sociale e cila ndikon drejtpërdrejt në familjet shqiptare.

  • Erisa Xhixho për raportin e pagave: Shqipëria, më e keqpaguara në të gjithë Europën

    Erisa Xhixho për raportin e pagave: Shqipëria, më e keqpaguara në të gjithë Europën

    Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar një raport, ku Shqipëria rezulton të jetë më e keqpaguara në të gjithë Europën.
    Sipas të dhënave të Eurostat, paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro.
    Ndërkaq, Xhixho ka përmendur raportin e pagave minimale midis shtetit shqiptar dhe vendeve në rajon.
    Ajo e ka përfundur postimin duke thënë se pavarësisht kësaj page minimale, vendi ynë ende ka shpesh çmimet më të larta në BE.
     
     
    Erisa Xhixho:  Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në gjithë Europën.
    Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas Eurostat.
    Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.
    Edhe krahasuar me fqinjët tanë, jemi të fundit:
    Mali i Zi – 670 euroSerbia – 618 euroMaqedonia e Veriut – 584 euroBosnja – deri në 600 euroShqipëria – vetëm 408 euro!
    Ndërkohë që çmimet në vend janë rritur dhe shpesh janë më të larta se në BE, paga minimale në Shqipëri nuk ka ndryshuar.
    Rezultati? Fuqia blerëse ka rënë, konsumi ka rënë, dhe mijëra familje sot nuk sigurojnë dot ushqimin bazë.
    60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushimeVetëm për t’u ushqyer, shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave mujore, kur mesatarja e BE-së është rreth 13% .Një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për t’u ushqyer.
    Fqinjët tanë i kanë rritur pagat minimale me ritme të larta:
    Serbia +34%
    Mali i Zi +25%
    Maqedonia e Veriut +20%
    Në Shqipëri? Rritja ka qenë 0%.
    Sepse kjo qeveri mendon për xhepat e saj dhe të një grushti njerëzish, jo për qytetarët që punojnë çdo ditë për një jetesë më të mirë.

  • Indeksimi i pensioneve, Xhixho: Tallje e qeverisë, me 490 lekë do blejnë 1 bukë, 100 gramë djathë dhe 1 domate në muaj

    Indeksimi i pensioneve, Xhixho: Tallje e qeverisë, me 490 lekë do blejnë 1 bukë, 100 gramë djathë dhe 1 domate në muaj

    Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar indeksimin e qeverisë për pensionistët, duke e konsideruar talljen e radhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Xhixho theksoi se me 490 lekë që indeksimi për pensionet në qytet dhe 290 lekë në fshat, pensionistët mund të blejnë vetëm një bukë, 100 gramë djathë dhe në domate në muaj. Deputetja Xhixho thekson se pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon, teksa në vendet fqinje pensionet janë dyfish më të larta.
    “Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë, me indeksimin e radhës. Nga 1 tetori 2025,  pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale. Çfarë mund të shtohet në tryezat e pensionistëve me kaq para? Në një muaj jo më shumë se një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate! Asnjë zgjidhje reale, thjesht propagandë! Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon, me një pension mesatar 170 euro, ndërkohë që në vendet fqinje janë sa dy dhe trefishi i tyre. Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%. Në Kosovë, pensioni mesatar është 340 euro, në Malin e Zi – 450 euro, në Maqedoninë e Veriut – 325 euro dhe në Serbi – 390 euro. Qeveria është tallur rregullisht me pensionistët me indeksime qesharake dhe bonuse elektorale. Në fund të vitit të kaluar, një indeksim prej 4.1% nuk pati asnjë ndikim në ekonominë familjare të këtyre njerëzve, që i kanë shërbyer vendit një jetë të tërë.
    E vërteta e hidhur është se sot pensionistët jetojnë më keq se para 12 vitesh. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, ata marrin sot 30% më pak pasi çmimet dhe kostoja e jetesës janë dyfishuar, ndërsa rritja ka qenë e papërfillshme. Pensionistëve sot nuk u del të blejnë ilaçet apo të paguajnë energjinë. Pjesa dërrmuese e tyre janë të varur financiarisht nga dërgesat e fëmijëve emigrantë, sepse qeveria i ka shpërfillur dhe kujtohet për ta vetëm kur i duhet vota e tyre. A i ka qeveria paratë për një rritje reale pensionesh? Sigurisht që po! A është mundësia për një rritje 20% sa ajo e Kosovës një vit më parë? Mundësia është, por qeverisë Rama i mungon vullneti.  Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%. Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Fare mirë, një pjesë e parave që mblidhen në arkën e shtetit përmes TVSH-së mund të shkojnë për rritjen e pensioneve”, tha ajo.

  • ‘400 mijë dosje në stok’, Xhixho: Harta e re gjyqësore bëri dëmin më të madh në dhënien e drejtësisë

    ‘400 mijë dosje në stok’, Xhixho: Harta e re gjyqësore bëri dëmin më të madh në dhënien e drejtësisë

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ishte e ftuar në një emision televiziv, ku përballë moderatorit Bled Marku deklaroi se stoku i dosjeve gjyqësore në Shqipëri ka arritur në shifrën alarmante prej 400 mijë dosjesh.
    ‘Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, u bë e qartë se siguria është zero. Çështja është pse qytetari arriti në atë veprim ekstrem. Ne e kemi trajtuar shumë herë këtë problem, që është zvarritja e gjyqeve,’ u shpreh Xhixho.
    Sipas saj, është e domosdoshme të kuptohen shkaqet që kanë sjellë këtë situatë për të arritur drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.
    ‘Në fakt duhet të kuptojmë shkaqet për të arritur për të rregulluar këto pasoja dramatike që ka sjellë reforma në drejtësi, që u nis me një qëllim shumë të madh, që të arrinte një drejtësi të shpejtë, efikase dhe me integritet,’ shtoi deputetja.
    Xhixho kujtoi se kanë kaluar pothuajse një dekadë nga nisja e reformës në drejtësi në vitin 2016, ndërsa rezultatet, sipas saj, janë zhgënjyese.
    ‘Vijmë pas pothuajse një dekade, që prej 2016 dhe bëjmë një analizë se çfarë efektesh ka sjellë kjo reformë në drejtësi. Sot fatkeqësisht 90% e shqiptarëve nuk marrin drejtësi. Nga të dhënat që kemi, 78% e çështjeve në gjykatë janë tej afateve të një procesi të rregullt ligjor.’
    Deputetja e Partisë së Lirisë e cilësoi situatën si dramatike, duke theksuar se vetëm në shkallën e parë të gjyqësorit ka mbi 200 mijë dosje stok, ndërsa në total, në të gjitha shkallët, numri i tyre i kalon 400 mijë.
    ‘Janë mbi 200 mijë dosje stok, avokatët dhe miqtë e mi më korrigjuan dhe më thanë se këto janë vetëm të shkallës së parë, sepse nëse merr shkallët e gjyqësorit janë mbi 400 mijë dosje. Pra mbi 2/3 e popullsisë sot nuk merr drejtësi,’ tha ajo.
    Xhixho shtoi se vonesat në proceset gjyqësore janë kthyer në një pengesë serioze për qytetarët shqiptarë.
    ‘Sot për të kaluar 3 shkallët e gjyqësorit, shkon nga 12 në 15 vite. Para 2016 ti ke pasur një bilanc, që brenda 4 vitesh merrje një vendim gjykate, sot ti e merr drejtësinë pas 15 vitesh.’
    Në përfundim, ajo akuzoi se harta e re gjyqësore ka qenë një ndër vendimet më të dëmshme për sistemin.
    ‘Harta e re gjyqësore bëri damkën më të madhe të kësaj reforme gjyqësore.’

  • Erisa Xhixho: Qeveria po tall pensionistët me rritje qesharake prej 2.5%

    Erisa Xhixho: Qeveria po tall pensionistët me rritje qesharake prej 2.5%

    Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për indeksimin e pensioneve me 2.5%, duke e cilësuar këtë si një tallje të radhës me 721 mijë pensionistë shqiptarë.
    Sipas deklaratës së saj publike, rritja e premtuar nga 1 tetori përkthehet në vetëm 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për ato rurale, një shumë që sipas saj “nuk mjafton as për një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate në muaj”.

    “Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon,” – theksoi Xhixho, duke sjellë në vëmendje statistikat e Eurostat që tregojnë një nivel varfërie prej 69% për personat mbi 65 vjeç në Shqipëri, në krahasim me 48.9% në Serbi dhe 27.6% në Malin e Zi.

    Znj. Xhixho shprehu indinjatë për mënyrën se si, sipas saj, qeveria i ka përdorur indeksimet dhe bonuset vetëm për qëllime elektorale, pa ofruar ndonjë zgjidhje reale për përmirësimin e jetës së pensionistëve.
    Ajo argumentoi se krahasuar me vitin 2013, pensionistët shqiptarë marrin realisht 30% më pak, për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve, ndërsa rritjet kanë qenë minimale. “Sot, ata nuk përballojnë dot as ilaçet, as energjinë, dhe janë të varur nga fëmijët emigrantë,” – u shpreh ajo.
    Sipas Partisë së Lirisë, qeveria ka mundësi reale për një rritje më domethënëse të pensioneve, përfshirë edhe një rritje 20% si ajo që ndodhi në Kosovë një vit më parë. Ajo akuzon qeverinë Rama për mungesë vullneti dhe për keqmenaxhim të buxhetit publik.
    Një nga propozimet konkrete të saj është ulja e TVSH-së për ushqimet, që aktualisht është 20% në Shqipëri – më e larta në rajon – krahasuar me 8% në Kosovë, 7% në Malin e Zi dhe 10% në Serbi. Kjo do të lironte fonde për politika sociale më të drejta për moshën e tretë.

    “Paratë nuk kanë munguar kurrë kësaj qeverie, por janë humbur në korrupsion dhe projekte klienteliste. Ajo që ka munguar gjithmonë është vullneti politik për të mbështetur ata që kanë punuar një jetë të tërë për këtë vend,” – përfundoi deklaratën Xhixho.
    Në përfundim, Partia e Lirisë kërkon një ndryshim rrënjësor në politikat sociale, që nuk e shohin më moshën e tretë si barrë, por si një kategori që meriton dinjitet dhe siguri ekonomike.

  • Indeksimi i pensioneve, Erisa Xhixho: Tallje e qeverisë! Me 490 lekë do blejnë 1 bukë…

    Indeksimi i pensioneve, Erisa Xhixho: Tallje e qeverisë! Me 490 lekë do blejnë 1 bukë…

    Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar indeksimin e qeverisë për pensionistët, duke e konsideruar talljen e radhës.
    Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Xhixho theksoi se me 490 lekë që indeksimi për pensionet në qytet dhe 290 lekë në fshat, pensionistët mund të blejnë vetëm një bukë, 100 gramë djath dhe në domate në muaj.
    Deputetja Xhixho thekson se pensionistët shqiptarë janë më të vërfërit në rajon, teksa në vendet fqinje pensionet janë dyfish më të larta.
    Sipas deputetes së PL, kostoja e jetesës është rritur vitet e fundit, duke bërë që pensionistët, sipas saj, të jetojnë më keq se para 12 vitesh.
    Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos:
    Të nderuar qytetarë!
    Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë, me indeksimin e radhës. Nga 1 tetori 2025,  pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale.
    Çfarë mund të shtohet në tryezat e pensionistëve me kaq para? Në një muaj jo më shumë se një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate! Asnjë zgjidhje reale, thjesht propagandë!
    Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon, me një pension mesatar 170 euro, ndërkohë që në vendet fqinje janë sa dy dhe trefishi i tyre.
    Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%.
    Në Kosovë, pensioni mesatar është 340 euro, në Malin e Zi – 450 euro, në Maqedoninë e Veriut – 325 euro dhe në Serbi – 390 euro.
    Qeveria është tallur rregullisht me pensionistët me indeksime qesharake dhe bonuse elektorale. Në fund të vitit të kaluar, një indeksim prej 4.1% nuk pati asnjë ndikim në ekonominë familjare të këtyre njerëzve, që i kanë shërbyer vendit një jetë të tërë.
    E vërteta e hidhur është se sot pensionistët jetojnë më keq se para 12 vitesh. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, ata marrin sot 30% më pak pasi çmimet dhe kostoja e jetesës janë dyfishuar, ndërsa rritja ka qenë e papërfillshme. Pensionistëve sot nuk u del të blejnë ilaçet apo të paguajnë energjinë. Pjesa dërrmuese e tyre janë të varur financiarisht nga dërgesat e fëmijëve emigrantë, sepse qeveria i ka shpërfillur dhe kujtohet për ta vetëm kur i duhet vota e tyre.
    A i ka qeveria paratë për një rritje reale pensionesh? Sigurisht që po! A është mundësia për një rritje 20% sa ajo e Kosovës një vit më parë? Mundësia është, por qeverisë Rama i mungon vullneti.
    Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%. Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Fare mirë, një pjesë e parave që mblidhen në arkën e shtetit përmes TVSH-së mund të shkojnë për rritjen e pensioneve. Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni, numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit. Mungesa e sigurisë ekonomike për moshën e tretë është tregues i një qeverie që nuk do t’ia dijë për qytetarët e vet.
    Paratë kësaj qeverie nuk i kanë munguar asnjëherë, por janë zhdukur gjithmonë në gropat e korrupsionit dhe projektet që çojnë para në xhepat e klientëve të saj! Ajo që i ka munguar gjithmonë qeverisë Rama është vullneti për politika sociale që mbështesin realisht pensionistët, ndaj sot nuk mund t’u hedhë hi syve me një rritje qesharake!

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Xhixho: Atentat ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Xhixho: Atentat ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar me tone të forta pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga më të rëndat dhe më tronditëset që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e sistemit të drejtësisë shqiptare.
    “Vrasja e një gjyqtari brenda një salle gjyqi është akti më i rëndë dhe më tronditës që ka ndodhur ndonjëherë në një institucion të drejtësisë shqiptare. Ky krim barbar nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një atentat i drejtpërdrejtë ndaj vetë sistemit të drejtësisë si pushtet i pavarur,” u shpreh Xhixho në reagimin e saj.
    Deputetja thekson se kjo ngjarje është një tregues i qartë i rënies dramatike të autoritetit të ligjit në vend dhe i dështimit të shtetit për të garantuar sigurinë, madje edhe brenda institucioneve më të larta.
    “Ajo nxjerr në pah mungesën e plotë të kontrollit të shtetit ndaj dhunës. Sot, drejtësia është në zi, por bashkë me të edhe shteti ligjor,” vijon deklarata.
     
     
    Xhixho dënon gjithashtu çdo akt vetëgjyqësie, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj vlerave të shoqërisë demokratike.
    “Çdo akt vetëgjyqësie është një atentat i rëndë jo vetëm ndaj jetës së një individi, por edhe ndaj drejtësisë dhe vlerave të një shoqërie demokratike,” shton ajo, duke kërkuar garanci të plota për sigurinë e gjyqtarëve dhe masa për të dekurajuar çdo formë të dhunës ndaj institucioneve të drejtësisë.

  • “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje

    “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një videoje të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social denoncon situatën e rënduar të qarkullimit rrugor në Tiranë.
    Në komentin bashkëngjitur videos në fjalë, Xhixho thotë se ky është një nga hallet e përditshme të qytetarëve shqiptarëve, i cili nuk merr zgjidhje prej kohësh tashmë.
    “Trafiku i çmendur në Tiranë – një hall i përditshëm për qytetarët”, shkruan deputetja Erisa Xhoxho në komentin bashkëngjitur videos.

  • Përleshja me thika e nxënësve, Xhixho: Dështim total i sigurisë në shkolla, qeveria s’mbron as jetën e të rinjve

    Përleshja me thika e nxënësve, Xhixho: Dështim total i sigurisë në shkolla, qeveria s’mbron as jetën e të rinjve

    Ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku tre nxënës mbetën të plagosur pas një përleshjeje me thika vetëm pak metra larg shkollës, ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e sigurisë në institucionet arsimore.
    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shpreh shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës në shkolla dhe dështimin e institucioneve për të mbrojtur fëmijët.
    “Ngjarja në Kamëz ngriti edhe njëherë alarmin për mungesën e sigurisë në shkolla,” shkruan Xhixho. Ajo thekson se përplasja me thika, që ndodhi fare pranë shkollës dhe përfundoi me tre të rinj të plagosur, është një tregues i qartë se të gjithë mekanizmat parandalues kanë dështuar. Sipas saj, në këtë institucion arsimor nuk ka pasur as oficerë sigurie.
    Deputetja rendit edhe disa raste të tjera alarmante që kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti shkollor:
    Një 16-vjeçare, nxënëse në të njëjtin gjimnaz, i dha fund jetës pak ditë më parë;
    Një 15-vjeçare në Sarandë tentoi të vetëvritej si pasojë e bullizmit në shkollë;
    Një 16-vjeçare në Këlcyrë u bë viktimë e abuzimit seksual nga efektivë policie.
    Sipas Xhixhos, rreth 70% e shkollave në vend janë të pambuluara me oficerë sigurie, çka tregon një neglizhencë të thellë institucionale.
    “Nuk mund të fajësohet më as TikToku dhe as rrjetet sociale. Përgjegjësia është institucionale dhe nis nga qeveria që ka injoruar arsimin për vite me radhë,” shprehet ajo.

  • Xhixho: Opozita ka bërë 44 protesta dhe disa kallëzime në SPAK, Veliaj s’është hetuar ende

    Xhixho: Opozita ka bërë 44 protesta dhe disa kallëzime në SPAK, Veliaj s’është hetuar ende

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se opozita ka ndërmarrë një sërë veprimesh publike dhe ligjore kundër ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përfshirë 44 protesta dhe më shumë se katër kallëzime penale në SPAK.
    E ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Xhixho theksoi se opozita ka qenë kategorikisht kundër Veliajt, veçanërisht në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, që sipas saj “nuk ekziston, por ka përfituar miliona euro”.

    “Kemi qenë të qartë dhe të zëshëm që prej fillimit. Veliaj nuk është sot nën hetim për dosjet që opozita ka çuar në SPAK, ndonëse ka firmosur vendime me pasoja të mëdha financiare, duke marrë edhe kompetencat e Këshillit Bashkiak,” – u shpreh Xhixho.

    Sipas saj, ky është një tjetër tregues i asaj që e cilëson si drejtësi selektive dhe me regji, duke shtuar se mënyra sesi u shkarkua Veliaj nga Partia Socialiste e konfirmon këtë qasje politike ndaj drejtësisë.

    “Në fillim e mbrojtën me zell, më pas, në mënyrë të befasishme, kur vendosi Rama, Veliaj u shkarkua. Të njëjtët këshilltarë që e mbronin, në një mbledhje teatër, votuan për largimin e tij,” – tha Xhixho.

    Ajo theksoi se opozita do të vijojë betejën për të vendosur përgjegjësinë ligjore për çështjet që rëndojnë mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës.