Tag: xhixho

  • “Dështimi i kësaj qeverie: vrasja e shpresës”/ 8 Dhjetori, Xhixho: Sot, një thirrje e fortë për veprim

    “Dështimi i kësaj qeverie: vrasja e shpresës”/ 8 Dhjetori, Xhixho: Sot, një thirrje e fortë për veprim

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson Ditën e Rinisë si një ditë reflektimi dhe një thirrje për veprim. Xhixho shkruan se 35 vite më parë rinia i hapi rrugën demokracisë ndërsa sot, emigrimi i tyre është plaga më e madhe e Shqipërisë.
    “Sot është Dita e Rinisë – një ditë reflektimi, por mbi të gjitha një thirrje e fortë për veprim.
    Sot kujtojmë guximin e të rinjve që në 1990 vranë frikën dhe hapën rrugën e demokracisë. Por 35 vite më vonë, rinia shqiptare po largohet masivisht sepse në vend të mundësive gjen pasiguri, propagandë dhe mungesë meritokracie.
    Çdo vit mijëra të rinj braktisin vendin sepse ndihen të përjashtuar nga mundësitë: mungon arsimi cilësor, mungon një treg pune i drejtë e pa klientelizëm, mungon një shtet që i sheh si pasuri dhe motor zhvillimi — jo si pengesë.
    Si pedagoge e kam parë çdo ditë në sytë e tyre dëshirën për të ecur përpara, në një vend që nuk ua jep më këtë mundësi. Emigrimi si shpresa e tyre e fundit është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare sot. Në 12 vjet kemi humbur gati gjysmën e të rinjve!
    Ky është dështimi më i rëndë i kësaj qeverie: vrasja e shpresës.
    Ndaj sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë jetike për energjinë, idealizmin dhe guximin e të rinjve për ta bërë atë një vend të mundësive për të gjithë e jo vetëm për një pakicë”, shkruan Xhixho.

  • “Foltorja çdo të hënë para kryeministrisë”, Erisa Xhixho: Do të kërkojmë largimin e Ramës

    “Foltorja çdo të hënë para kryeministrisë”, Erisa Xhixho: Do të kërkojmë largimin e Ramës

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ishte e ftuar në Terminal me Aurora Sulçen ku foli dhe për Foltoren e opozitës përpara kryeministrisë.
    Sipas Xhixhës, mungesa e hapësirave në Kuvend, ka detyruar opozitën të dalë në shesh, duke shtuar se protestat do të përshkallëzohen.
    “Hapësirat në kuvend nuk ekzistojnë, kemi kërkuar 3 komisione hetimore dhe nuk lejohen. Kemi kërkuar interpelanca, nuk pranohen. Në këtë situatë opozita ka ngritur një foltore ku qytetarët dhe deputetët të shprehin mesazhet e tyre dhe qytetare. Atje do flasim për koston e jetesës. Për sigurinë në shkolla. Është për çdo gjë. Është foltore, nuk është protestë kombëtare. Kjo do të jetë përmanente çdo të hënë dhe do të denoncohet korrupsioni dhe do të kërkohet largimi i Ramës. Kjo i ka bërë mirë demokracisë. Kjo nuk është çështje e opozitës, është e gjithë shoqërisë”, tha Xhixho.

  • “Duhet të kishte dhënë dorëheqjen”/ Xhixho ngre akuza të rënda: Balluku edhe pse është thirrur nga SPAK, vijon detyrën

    “Duhet të kishte dhënë dorëheqjen”/ Xhixho ngre akuza të rënda: Balluku edhe pse është thirrur nga SPAK, vijon detyrën

    Zv.Presidentja e Pl, Erisa Xhixho, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku pasi është thirrur në SPAK duhej të merrej një masë shtrënguese pasi sipas saj mos rrezikohej intimidimi i qytetarëve.
    Erisa Xhixho:
    “Kanë mbaruar hetimet për vepra 15 vite më parë asnjë fakt penal asnjë post që unë të ketë rrezik për dëshmitarët. Kontrasti ndodh me zv.kryeministren e cila është në procedim penal e akuzuar nga SPAK. Nuk ka asnjë masë shtrënguese. Vijon të jetë në detyrë edhe pse duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose të ishte shkarkuar.”, tha Xhixho.

  • “Abuzime, afera dhe premtime të pambajtura”/ Xhixho thirrje qytetarëve për protestën e sotme: Bashkohemi të gjithë

    “Abuzime, afera dhe premtime të pambajtura”/ Xhixho thirrje qytetarëve për protestën e sotme: Bashkohemi të gjithë

    Zv. presidentja e PL, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 18:00. Xhixho theksoi se qytetarët duhet të protestojnë pasi sipas saj, po hartohen ligje pa transparencë, dhe në kundërshtim me vlerat shqiptare.
    “Sot në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë! Sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare.
    Sepse ekonomia e familjeve shqiptare po rrënohet përditë nga rritja e kostove bazë të jetesës, ndërsa qeveria vazhdon me abuzimet, aferat klienteliste dhe premtimet e pambajtura.
    Sepse demokracia është nën sulm: institucionet janë kapur, zëri i qytetarëve shpërfillet dhe vendi drejtohet përmes arbitraritetit, jo përmes ligjit dhe llogaridhënies.Të ngremë zërin bashkë! Shqipëria ka qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe patriotë që nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive. Të gjithë bashkë, sot në ora 18:00 protestojmë për familjen, për ekonominë, për demokracinë!”, tha ajo.

  • ‘Mos heshtni përballë padrejtësive!’ Xhixho thirrje qytetarëve: Të ngremë zërin bashkë sot në ora 18:00 para kryeministrisë

    ‘Mos heshtni përballë padrejtësive!’ Xhixho thirrje qytetarëve: Të ngremë zërin bashkë sot në ora 18:00 para kryeministrisë

    Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 18:00.

    Xhixho theksoi se qytetarët duhet të protestojnë sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare.

    “Sot në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë!
    Sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare.
    Sepse ekonomia e familjeve shqiptare po rrënohet përditë nga rritja e kostove bazë të jetesës, ndërsa qeveria vazhdon me abuzimet, aferat klienteliste dhe premtimet e pambajtura.
    Sepse demokracia është nën sulm: institucionet janë kapur, zëri i qytetarëve shpërfillet dhe vendi drejtohet përmes arbitraritetit, jo përmes ligjit dhe llogaridhënies.Të ngremë zërin bashkë! Shqipëria ka qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe patriotë që nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive.
    Të gjithë bashkë, sot në ora 18:00 protestojmë për familjen, për ekonominë, për demokracinë!” 
     

  • Lidhjet e qeverisë me Sinaloan/ Xhixho: Rama krenohej me takimet e Luftar Hysës, u konfirmuan akuzat e opozitës

    Lidhjet e qeverisë me Sinaloan/ Xhixho: Rama krenohej me takimet e Luftar Hysës, u konfirmuan akuzat e opozitës

    Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho,njëkohësisht deputetet e kësaj force politike, ka denoncuar ashpër lidhjet e kryeministrit Edi Rama me figura të lidhura me krimin e organizuar, duke marrë shkas nga sanksionet e Departamentit të Thesarit amerikan ndaj biznesmenit Luftar Hysa.
    Në një intervistë televizive, Xhixho e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndë faktin që persona të lidhur me narkotrafikun, siç pretendohet për Hysën, “hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit”.
    Xhixho kujtoi se Rama jo vetëm që e ka takuar Hysën, por edhe krenohej me këto takime, duke bullizuar opozitën që denonconte këto lidhje. Ky rast, sipas saj, konfirmon akuzat se Shqipëria është kthyer në një “narkoshtet”.
    Xhixho argumentoi se ky fenomen ka transformuar Tiranën në një “lavatriçe” gjigante për paratë e krimit, ku bumi i ndërtimit me mijëra apartamente bosh, shërben si mekanizmi kryesor i pastrimit.
    Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë ato të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe medias ARTE, që e konfirmojnë këtë realitet të hidhur. Kjo situatë, theksoi deputetja, po shkatërron ekonominë reale dhe po dëmton qytetarët e ndershëm, ndërsa favorizon kriminelët, të cilëve u jepet statusi i “investitorit strategjik”.
    Kjo është një ngjarje shumë e rëndë në fakt. Se si persona apo familje të lidhura me narkotrafikun hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me ardhjen e zotit Trump e kanë thënë shumë qartë që prioriteti i tyre është lufta kundër narkotrafikut, drogës. Organizata terroriste. Pra, ata janë në vazhdën e një qasje politike, shumë të vendosur ndaj karteleve të drogës, që i kanë quajtur siç e thamë ë, si organizata terroriste. Por fakti që ky person, i cili edhe në videot që u publikuan për një rifreskim të memories për qytetarët se çfarë thoshte qoftë zoti Hysa, qoftë zoti, qoftë kryeministri Rama, që në fillim nëpërmjet disa kushërinjve e kishte njohur, më pas nëpërmjet deputetit gjerman, se si krenohej për këto takime dhe se si bullizonte opozitën, e cila denonconte pikërisht faktin ë që po bashkëpunohet dhe se si këta, kjo familje është e lidhur pikërisht me ë Sinaloan në Meksikë apo vetë mediat meksikane e kishin bërë mjaft publike ë faktin e kësaj familje të involvuar në në këtë situatë.
    Dhe kryeministri e thoshte biles me krenari këtë gjë. Mburrej edhe bullizonte çdo lloj personi që merrej me këtë çështje. Vijmë pas disa vitesh ë dhe kemi një shpallje non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga thesari, pikërisht të kësaj familje e cila dyshohet gjithashtu edhe për pastrim parash. Ndërkohë që të njëjtët persona kanë ardhur këtu dhe kryeministri e thotë dhe me dhe tregon në fakt mënyrën se si funksionon shteti? Vjen dikush te zyra e kryeministrit dhe ndajnë licenca te kazinove, ndajnë licenca të caktuara si të jetë pronë e tyre gjithë territori shqiptar. Pra persona të cilët në vende të tjera edhe në Kanada di që kanë pasur ndërprerje të marrëdhënieve të tyre në Kanada apo në vende të tjera, vijnë këtu dhe kthehen në investitorë strategjik. Pra, ë kjo është një ngjarje shumë e rëndë absolutisht, se si arrijnë këto persona me këto lidhje kriminale të infiltrohen dhe të futen në zyrën e e kryeministrit duke treguar…
    Në rastin e Mcgonigal është akoma, domethënë gjithë afera e funksionimit të rastit Mcgonigal në fakt është një ë gjë që rëndon shumë te kryeministri. Unë e kuptojmë të gjithë shqetësimin e tij. Kjo është arsyeja pse nuk lejohen komisionet hetimore për çështjen Mcgonigal. Kjo është arsyeja pse nuk hetohet nga Prokuroria e Posaçme çështja Mcgonigal, ku është përmendur kryeministri 14 herë në atë dosje dhe në dëshminë e fundit të Departamentit të Drejtësisë, tregohet mjaft qartë komunikimi i individëve duke thënë që reforma në drejtësi do na sillte shumë mundësi e të tjera me radhë. Pra ky është një fakt i radhës, kjo e e kësaj familjes Hysa ë në vazhdën e gjithë funksionimit të asaj që ne themi që jemi në një narkoshtet dhe ku Shqipëria, Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, të gjithë atyre kullave dhe se si ndërtimi është bërë një mekanizëm pikërisht për pastrimin e parave, të cilat dëmtojnë absolutisht shumë ekonominë shqiptare.
    Po ke media të shumta që e kanë analizuar, me edhe së fundmi gjithashtu. Pra, dhe kjo është për të ardhur keq në fakt, sepse dëmtohet absolutisht ekonomia. Në qoftë se ti ke sot një analizë të ekonomisë, ti jo vetëm që nuk prodhon më, jo vetëm që bujqësinë e ke në rënie, industrinë e ke në rënie, ti të vetmin sektor që ke në lulëzim ke ndërtimin, këto kullat që sheh që mbinë në dita ditës në në Tiranë, ke 70.000 apartamente bosh në Tiranë, ë ndërkohë që pamundësia ekonomike e qytetarëve për shkak se kanë pagat më të ulëta në rajon dhe në Europë, për shkak edhe të pamundësisë të çmimeve të cilat kanë shkuar nga 2.500 në 4.000 euro metri katror dhe pyetja që shtrojnë qytetarët shqiptarë si ndërtohen këto kulla dhe kush i blen këto apartamente? Dhe padyshim që në gjithë analizën që bëhet është që ka një ë infiltrim të pikërisht të parasë së drogës, së krimit dhe ë përdorimit të korrupsionit.

  • Lidhjet e qeverisë me Sinaloan/ Xhixho: Rama krenohej me takimet e Luftar Hysës, u konfirmuan akuzat e opozitës!

    Lidhjet e qeverisë me Sinaloan/ Xhixho: Rama krenohej me takimet e Luftar Hysës, u konfirmuan akuzat e opozitës!

    Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho,njëkohësisht deputetet e kësaj force politike, ka denoncuar ashpër lidhjet e kryeministrit Edi Rama me figura të lidhura me krimin e organizuar, duke marrë shkas nga sanksionet e Departamentit të Thesarit amerikan ndaj biznesmenit Luftar Hysa.

    Në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e pasdites, Xhixho e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndë faktin që persona të lidhur me narkotrafikun, siç pretendohet për Hysën, “hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit”.

    Xhixho kujtoi se Rama jo vetëm që e ka takuar Hysën, por edhe krenohej me këto takime, duke bullizuar opozitën që denonconte këto lidhje. Ky rast, sipas saj, konfirmon akuzat se Shqipëria është kthyer në një “narkoshtet”.

    Xhixho argumentoi se ky fenomen ka transformuar Tiranën në një “lavatriçe” gjigante për paratë e krimit, ku bumi i ndërtimit me mijëra apartamente bosh, shërben si mekanizmi kryesor i pastrimit. 

    Ajo iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë ato të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe medias ARTE, që e konfirmojnë këtë realitet të hidhur. Kjo situatë, theksoi deputetja, po shkatërron ekonominë reale dhe po dëmton qytetarët e ndershëm, ndërsa favorizon kriminelët, të cilëve u jepet statusi i “investitorit strategjik”.

    Kjo është një ngjarje shumë e rëndë në fakt. Se si persona apo familje të lidhura me narkotrafikun hyjnë dhe dalin në zyrën e kryeministrit. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me ardhjen e zotit Trump e kanë thënë shumë qartë që prioriteti i tyre është lufta kundër narkotrafikut, drogës. Organizata terroriste. Pra, ata janë në vazhdën e një qasje politike, shumë të vendosur ndaj karteleve të drogës, që i kanë quajtur siç e thamë ë, si organizata terroriste. Por fakti që ky person, i cili edhe në videot që u publikuan për një rifreskim të memories për qytetarët se çfarë thoshte qoftë zoti Hysa, qoftë zoti, qoftë kryeministri Rama, që në fillim nëpërmjet disa kushërinjve e kishte njohur, më pas nëpërmjet deputetit gjerman, se si krenohej për këto takime dhe se si bullizonte opozitën, e cila denonconte pikërisht faktin ë që po bashkëpunohet dhe se si këta, kjo familje është e lidhur pikërisht me ë Sinaloan në Meksikë apo vetë mediat meksikane e kishin bërë mjaft publike ë faktin e kësaj familje të involvuar në në këtë situatë.

    Dhe kryeministri e thoshte biles me krenari këtë gjë. Mburrej edhe bullizonte çdo lloj personi që merrej me këtë çështje. Vijmë pas disa vitesh ë dhe kemi një shpallje non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga thesari, pikërisht të kësaj familje e cila dyshohet gjithashtu edhe për pastrim parash. Ndërkohë që të njëjtët persona kanë ardhur këtu dhe kryeministri e thotë dhe me dhe tregon në fakt mënyrën se si funksionon shteti? Vjen dikush te zyra e kryeministrit dhe ndajnë licenca te kazinove, ndajnë licenca të caktuara si të jetë pronë e tyre gjithë territori shqiptar. Pra persona të cilët në vende të tjera edhe në Kanada di që kanë pasur ndërprerje të marrëdhënieve të tyre në Kanada apo në vende të tjera, vijnë këtu dhe kthehen në investitorë strategjik. Pra, ë kjo është një ngjarje shumë e rëndë absolutisht, se si arrijnë këto persona me këto lidhje kriminale të infiltrohen dhe të futen në zyrën e e kryeministrit duke treguar…

    Në rastin e Mcgonigal është akoma, domethënë gjithë afera e funksionimit të rastit Mcgonigal në fakt është një ë gjë që rëndon shumë te kryeministri. Unë e kuptojmë të gjithë shqetësimin e tij. Kjo është arsyeja pse nuk lejohen komisionet hetimore për çështjen Mcgonigal. Kjo është arsyeja pse nuk hetohet nga Prokuroria e Posaçme çështja Mcgonigal, ku është përmendur kryeministri 14 herë në atë dosje dhe në dëshminë e fundit të Departamentit të Drejtësisë, tregohet mjaft qartë komunikimi i individëve duke thënë që reforma në drejtësi do na sillte shumë mundësi e të tjera me radhë. Pra ky është një fakt i radhës, kjo e e kësaj familjes Hysa ë në vazhdën e gjithë funksionimit të asaj që ne themi që jemi në një narkoshtet dhe ku Shqipëria, Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave, të gjithë atyre kullave dhe se si ndërtimi është bërë një mekanizëm pikërisht për pastrimin e parave, të cilat dëmtojnë absolutisht shumë ekonominë shqiptare.

    Po ke media të shumta që e kanë analizuar, me edhe së fundmi gjithashtu. Pra, dhe kjo është për të ardhur keq në fakt, sepse dëmtohet absolutisht ekonomia. Në qoftë se ti ke sot një analizë të ekonomisë, ti jo vetëm që nuk prodhon më, jo vetëm që bujqësinë e ke në rënie, industrinë e ke në rënie, ti të vetmin sektor që ke në lulëzim ke ndërtimin, këto kullat që sheh që mbinë në dita ditës në në Tiranë, ke 70.000 apartamente bosh në Tiranë, ë ndërkohë që pamundësia ekonomike e qytetarëve për shkak se kanë pagat më të ulëta në rajon dhe në Europë, për shkak edhe të pamundësisë të çmimeve të cilat kanë shkuar nga 2.500 në 4.000 euro metri katror dhe pyetja që shtrojnë qytetarët shqiptarë si ndërtohen këto kulla dhe kush i blen këto apartamente? Dhe padyshim që në gjithë analizën që bëhet është që ka një ë infiltrim të pikërisht të parasë së drogës, së krimit dhe ë përdorimit të korrupsionit.

  • Aferta e Tunelit të Llogarasë, Xhixho: Balluku duhet të ishte shkarkuar, vjedhja shkon në 75 mln euro

    Aferta e Tunelit të Llogarasë, Xhixho: Balluku duhet të ishte shkarkuar, vjedhja shkon në 75 mln euro

    Deputetja e PL, Erisa Xhixho, theksoi se vjedhja e Tunelit të Llogarasë ka shkuar në 75 mln euro, dhe sipas saj, kjo nuk ka ndodhur pa djeninë e kryeministrit Edi Rama.
    “Së pari të analizojmë se çfarë ka ndodhur dhe ky është një skandal. Mund të vjedhësh një popull,  por të vjedhësh më të varfër në Evropë.. Kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive të mbi 50 milionë euro në anulimin nga tenderi i parë dhe i dytë nga Balluku.
    Dhe nga ana tjetër është denoncuar së fundmi se në projektin fillestar ka pasur dy ura dhe në përfundimtarin janë zhdukur dhe kostoja është mbi 25 mln euro. Vjedhja shkon në 75 mln euro. Padyshim në këtë vendimarrje që dardhat dhe mollët nuk u hëngrën pas krahëve të Edi Ramës. Këtu kemi një sistem të korruptuar një bashkëpunim mes Ramës dhe Ballukut.”, tha ajo.
    Xhixho theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila sipas saj ka përgegjësinë kryesore për aferën në Tunelin e Llogarasë duhet të ishte shkarkuar.

     
    “Jemi në kushtet kur kemi një aktakuzë do duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose një shkarkim. Nuk mund të kemi as dorëheqje as aktakuzë dhe znj.Balluku vijon punën. Meta mbahet ne izolim për një vit. I arrestuar në mënyrë kriminale.
    Me proceduar të raportuar nga Avokat i Popullit me polic me maskuar dhe me urdhër të Edi Ramës për të dëmtuar PL. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Metës.”, shtoi Xhixho.

  • Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë

    Progres-Raporti i BE, Xhixho: Nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë

    Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas publikimit të Progres-Raportit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të gjendjes dramatike ku ndodhet vendi nën qeverisjen e Edi Ramës.
    Në reagimin e saj, Xhixho thekson se raporti i BE-së konfirmon dështimin e qeverisë në çdo fushë, nga sundimi i ligjit e deri te liria e medias, duke e përshkruar situatën si alarmante për demokracinë shqiptare dhe pengesë serioze për integrimin europian.
    Postimi:
    Ashtu si çdo vit, Progres-Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë konfirmoi gjendjen dramatike të vendit nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.
    Raporti tregon qartë se, krahasuar me një vit më parë, nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
    Komisioni Europian thekson se:
    • Zgjedhjet mbeten të manipuluara dhe me fushë-lojë të pabarabartë;
    • Korrupsioni është endemik dhe i pandëshkuar;
    • Sistemi gjyqësor është në kolaps;
    • Parlamenti ka humbur funksionin e mbikëqyrjes ndaj qeverisë;• Media është nën presion, ndërsa e vërteta heshtet me gjoba dhe kërcënime — rasti më i fundit, agresioni ndaj News24 dhe
    gazetarëve, të gjitha këto në kundërshtim flagrant me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes.
    • Administrata është e politizuar dhe e përfshirë në sistem patronazhimi gjatë zgjedhjeve;
    • Krimi i organizuar vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i lidhur me ekonominë;
    • 70% e fëmijëve shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie!
    Ky raport është një këmbanë alarmi ndaj një modeli qeverisjeje që ka shkatërruar institucionet dhe ka zhbërë besimin e qytetarëve te shteti.Shqipëria sot nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga mungesa e zbatimit të tyre.
    Integrimi europian nuk kërkon vetëm miratimin e reformave në letër, por zbatim real dhe efektiv që sjell ndryshim në jetën e përditshme të qytetarëve.
    Sipas Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime Ekonomike, me këtë ritëm Shqipërisë do t’i duhen 64 vite për të arritur standardet e Bashkimit Europian!
    Kjo është pasqyra më e qartë e dështimit të qeverisë Rama dhe humbjes së çdo standardi demokratik.Shqipëria meriton më shumë.
    Meriton institucione që funksionojnë, drejtësi të pavarur, të shpejtë dhe me integritet, dhe një qeveri që e afron vendin me Europën — jo që e izolon atë në korrupsion dhe varfëri.

  • “Turp”/ Dosja ‘Balluku’, Xhixho: Si askund në botë, një zv.kryeministre në hetim, s’jep dorëheqjen, as e shkarkojnë

    “Turp”/ Dosja ‘Balluku’, Xhixho: Si askund në botë, një zv.kryeministre në hetim, s’jep dorëheqjen, as e shkarkojnë

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se vetëm me tunelin e Llogarasë janë vjedhur 50 milionë euro. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo solli në vëmendje dosjen e Belinda Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK.
    Sipas Xhixhos, si në asnjë vend tjetër në botë një zv kryeministri është edhe në detyrë edhe në hetim dhe as nuk jep dorëheqjen dhe as nuk e shkarkojnë.
    Xhixho thotë ndër të tjera se ‘kjo është dëshmi e një sistemi të korruptuar dhe kriminal me në krye Edi Rama’.
    “50 mln euro vjedhja vetëm në tunelin e Llogarasë, një aferë korrputive për të cilën zv kryeministrja është në hetim dhe në detyrë. Si askund vend në botë. Nuk ka as dorëheqje dhe as shkarkim. Po pse? Mund të jemi aq naive sa të mendojmë se kryeministrit Rama i kanë ngrënë e mollë e dardha pas shpinës së tij? Kjo është dëshmi e një sistemi të korruptuar dhe kriminal me në krye Edi Rama”, tha Erisa Xhixho.