Tag: xhindi

  • DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

    DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat, zbulohet e shkuara e tij kriminale

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Beratit.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat ku i plagosur ka mbetur Fabiel Xhindi (Toska).
    Policia ka marrë njoftimin kur në spital është paraqitur i plagosuri i shoqëruar nga shoku i tij.
    Nga informacionet e mara dyshohet se 37-vjeçari është përfshirë në një debat verbal me persona të tjerë, ku pasi ka dalë nga makina një person ende i pa identifikuar e ka qëlluar me armë dhe është larguar.
    37-vjeçari Xhindi nuk pranon të flas me policinë dhe të identifikojë personat e përfshirë në debat.
    Fabiel Xhindi njihet si person përfshirë në rrjetin e narko-trafikëve në Gjermani dhe Belgjikë.
    Nga informacionet e mara mësohet se 37-vjeçari kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga jashtë.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar.
    I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.
    Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.
    Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

  • U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

    Fabiel Xhindi është 37-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar.

    I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.
    Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

    Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.
    “Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

    Top Channel

  • Anduel Xhindi emërohet Prefekti i Qarkut Fier

    Anduel Xhindi emërohet Prefekti i Qarkut Fier

    Anduel Xhindi është emëruar Prefekti i Qarkut Fier, duke pasuar në këtë detyrë Arben Çukon.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Emërimi i tij vjen si pjesë e procesit të riorganizimit institucional, me synim forcimin e bashkëpunimit midis strukturave shtetërore dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të qytetarëve të qarkut. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në rolin e ri, Xhindi pritet të fokusohet në koordinimin e punës së institucioneve shtetërore, zbatimin e politikave qeveritare në territor, si edhe në monitorimin e veprimtarisë së pushtetit vendor, duke mbajtur prioritet transparencën dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kush është Anduel XhindiReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Anduel Xhindi është një figurë e njohur politike nga qarku i Fierit, me një eksperiencë të gjatë në jetën publike dhe administrative.

    Ai ka shërbyer për tre mandate si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar zonën e Roskovecit gjatë periudhës 2011–2021.

    Pas përfundimit të mandatit parlamentar, Xhindi është emëruar drejtor i përgjithshëm i shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”, e cila operon në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

    Gjatë detyrës së tij në këtë institucion, ai është vlerësuar për përvojën drejtuese dhe aftësinë për të menaxhuar struktura me përgjegjësi të lartë.

    Xhindi ka përfunduar studimet e larta në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke treguar angazhim të vazhdueshëm në zhvillimin e administratës publike dhe çështjeve sociale.

    Me energjinë dhe përvojën e tij, ai pritet të sjellë një frymë bashkëpunimi dhe riorganizimi në Prefekturën e Qarkut Fier, në përputhje me prioritetet qeveritare për zhvillimin e territorit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.

  • Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë, kush i zëvendëson (Emrat)

    Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë, kush i zëvendëson (Emrat)

    Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.
    Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
    Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi
    “-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
    -Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
    -Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
    -Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.
    Rama lëshoi kritika të ashpra ndaj prefekturave, muajin e kaluar gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke paralajmëruar edhe ndryshim rrënjësor për Prefekturat, duke thënë se janë institucione që “kanë humbur peshën dhe kuptimin”.

  • Dosja “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani përplaset me Alibejn, nxirret nga salla! Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen: Mos je…

    Dosja “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani përplaset me Alibejn, nxirret nga salla! Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen: Mos je…

    Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej pati një përplasje në sallën e gjyqit. Alibej po pyetej nga avokatët e të pandehurve për masakrën e Bradasheshit. Gjatë dëshmisë së tij, Erion Alibej tha se Nuredin Dumani nuk ia kishte pranuar më herët përfshirjen e të vëllasë në masakrën e Bradasheshit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
    “Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit. “Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bej atë gabim mos e përmend më”, mësohet të jetë shprehur Dumani në sallë, ndërsa trupi gjykues vendosi ta nxjerrë përjashta. Ndërkohë gjatë seancës, vëmendja u rikthye te vrasja e ish-deputetit të PS Fatmir Xhindi në derën e shtëpisë. Petrit Qoli, i akuzuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe i ka drejtuar disa pyetje ‘ushtarit’ tjetër të vrasësit me pagesë, Skerdi Tase. Qoli e pyet Tasen nëse është ai personi që qëlloi në drejtim të deputetit të asaj kohe, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti i PS, u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij dhe ende ngjarja është e pazbardhur.
    “Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?”, ka pyetur Qoli-Tasen. Pyetjet e të akuzuarit Petrit Qoli ndaj bashkëpunëtorit tjetër të Nuredin Dumanit kanë mbetur pa përgjigje, sepse trupa e Gjykatës së Posaçme ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar Skerdi Tasen të japë përgjigje. Dumani dhe Alibej kanë rrëfyer të gjithë sagën kriminale të një dekade dhe veçanërisht atë të nisur pas “Masakrës së Bradasheshit” në Elbasan më 2018, kur u vranë vëllai i Alibejt, xhaxhai i tij dhe një mik turk i familjes. Motivet e armiqësive mes grupeve kriminale përveç hakmarrjes, kanë qenë edhe prishja e pazareve të drogës, rivaliteti në biznesin e paligjshëm dhe kontrolli i territorit.

  • “Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?

    “Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?

    Në GJKKO po zhvillohet këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

    Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”, nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
    Petrit Qoli, pyet Tasen : Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?
    Gjykata i refuzon përgjigjen për pyetjet.

    Top Channel

  • “Plumbi i Artë” rikthen në skenë vrasjen e Fatmir Xhindit, Qoli pyet Tasen: A ke qëlluar ti, sheh mirë nga sytë?

    “Plumbi i Artë” rikthen në skenë vrasjen e Fatmir Xhindit, Qoli pyet Tasen: A ke qëlluar ti, sheh mirë nga sytë?

    skerdi tase dhe fatmir xhindi

    TIRANË- Është duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Posaçme, seanca e radhës për dosjen e “Plumit të Artë”, ku është thirrur për të dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. Ky i fundit po pyetej nga avokatët e të pandehurve të tjerë, më momentin kur një prej personave të akuzuar, Petrit Qoli i bëri një pyetje që sjell në vëmendje një vrasje të ndodhur 16 vite më parë, atë të ish-deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.
    Qoli ka pyetur Tasen nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg. Pyetja u refuzua nga gjykata, ndërsa Qoli vijoi:
    “Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?” Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi Tasin të mos përgjigjej.

    Skerdi Tase është cilësuar si një prej ushtarëve të Nuredin Dumanit, ndërsa ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, në lidhje me krimet ku ka qenë i përfshirë. Tase ka rrëfyer se ka marrë pjesë në dy atentate të dështuara në qytetin e Fierit, kundrejt jetës së dy biznesmenëve. Petrit Qoli është gjithashtu i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndersa mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim, dhe e grupit kriminal. /ZËRI

  • “A sheh mirë nga sytë?”. Debate në GJKKO, Qoli pyet Tasen: Fatmir Xhindi u vra nga afër! Ke dijeni?

    “A sheh mirë nga sytë?”. Debate në GJKKO, Qoli pyet Tasen: Fatmir Xhindi u vra nga afër! Ke dijeni?

    Përmendja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në vitin 2009 gjatë seancës të së martës të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme ngjalli debat të fortë mes palëve në gjykim.
    Në këtë seancë i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, iu përgjigj pyetjeve të avokatëve dhe të pandehurve.
    Duke vënë në dyshim thëniet e të penduarit, i pandehuri Petrit Qoli, pyeti Tasin nëse kishte probleme me sytë, a shikonte edhe afër edhe larg. Pas refuzimit të pyetjes nga gjykata, Qoli kërkoi të dinte dijeninë e të penduarin mbi vrasjen e Xhindit.
    “A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? Ke gisht ti në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.
    Gjykata nuk ndërpreu pyetjen e Qolit, ndërsa avokati i tij pretendoi se pyetjet e klientit ishin korrekte dhe se i penduari duhet të përgjigjej.
    Reagimi i avokatit, hasi në tjetër kundërshti të gjykatës, që nënvizoi se ngjarja e përmendur nuk është përmendur ndonjëherë nga i penduari dhe as ishte pjesë e këtij procesi.