Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: xhensilën
-

Dy festa për Amen: Një ditë e veçantë për Xhensilën dhe Besin
-

“Kemi shumë kimi”/ Pasi u publikuan fotot e tyre, Ledri flet për raportin me Xhensilën
Ledri Vula ka folur për herë të parë mbi lajmet dhe fotot (lexo këtu) që qarkullojnë kohët e fundit për një afrim mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, reperi nuk e mohoi afrimitetin me Xhensilën, madje la të kuptohet se mes tyre ka më shumë se sa një bashkëpunim muzikor.
“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip,” tha Ledri, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e ndërtuar mbi ndjenjë, mirëkuptim dhe pasion për muzikën. Edhe pse nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për një lidhje romantike, ai nuk e përjashtoi as këtë mundësi.
Kur u pyet nëse një lidhje mes tyre mund të funksiononte jashtë studios, Ledri u shpreh me bindje:
“Po, normal që po. Mendoj se do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo një të kaluar, kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, dashuria mund gjithçka.”
Reperi ndau edhe arsyet pse e vlerëson Xhensilën si person dhe si artiste:
“Kemi pas një gjuhë të përbashkët, sepse të dy kemi histori të ngjashme. Ka qenë shumë natyrshëm me komuniku. Më pëlqen si artiste dhe më pëlqen të rri me njerëz që e duan muzikën dhe punojnë me pasion.” -

Ledri Vula flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga dyshet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, sidomos pas bashkëpunimit të tyre muzikor që rezultoi një sukses i madh. Por përtej muzikës, duket se raporti mes tyre është edhe më i thellë.
Në një interviste të fundit, Ledri ka folur për lidhjen që ka me Xhensilën, duke theksuar se mes tyre ka pasur gjithmonë një energji pozitive dhe një ndjesi të fortë bashkëpunimi.“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,’- është shprehur reperi.
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime në rrjete sociale, ku fansat kanë filluar të spekulojnë për një afërsi më të madhe mes tyre.
