Pas publikimit të këngës së re nga Ledri Vula, një nga reagimet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj. Ajo ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.
Ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”. Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.
Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër. Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.
Spekulimet për një romancë mes tyre janë ushqyer nga mediat rozë dhe rrjetet sociale, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që e vërteton këtë. Të dy artistët kanë zgjedhur të përqendrohen në projektet muzikore dhe në bashkëpunimet që po rezultojnë shumë të suksesshme.
Mbështetja e Xhensilës për Ledrin pas këngës së re vjen si një tregues i mirë i marrëdhënies profesionale dhe respektit mes tyre, duke treguar se fokusimi i tyre mbetet puna dhe muzika.
Tag: xhensila
-

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!
-

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga vajzat e famshme
Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe Besi nuk humb kohë. Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.
Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re. Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit nuk është e famshme.
Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjellë, apo edhe nga jeta si baba.
Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj. Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen. Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.
Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar një urim të veçantë për Ajken teksa falënderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj. Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televizivë si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.
Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë. Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.
“I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.
“I padituri Besart Kallaku, ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijën e tij të mitur, Ajka Kallaku, fundjavat e para dhe të treta të çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e dielë ora 18:00 dhe java e dytë dhe të katërt të çdo muaji ditën e mërkurë dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00.”/panorama plus -

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj: A po ndodh një lidhje speciale mes dy yjeve të muzikës?
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veçmas për Ajkën
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

As ditëlindja nuk i bashkoi: Xhensila dhe Besi festojnë veç për Ajkën
Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Ajka, ka festuar sot ditëlindjen, por kjo ditë e veçantë nuk ka qenë një rast ribashkimi për dy prindërit e saj të njohur. Edhe pse më parë janë parë të bashkuar për momente të rëndësishme në jetën e fëmijëve, këtë herë ata kanë organizuar dy festa të ndara, secili në mënyrën e vet.
Të dy prindërit kanë ndarë në rrjete sociale foto nga ditëlindja e Ajkës, por në asnjërën prej tyre nuk shfaqen bashkë. Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur që ta festojnë këtë ditë veçmas, duke e ndarë gëzimin me familjarë dhe miq të afërt, secili në rrethin e vet.
Pavarësisht se ndarja e tyre është zyrtarizuar muaj më parë, ky vendim për të mos qenë bashkë as në ditën e lindjes së vajzës së tyre më të madhe, ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vënë re mungesën e një momenti të përbashkët familjar. -

Ledri Vula & Xhensila Myrtezaj, Sara Hoxha & Erik Fullani kombinimi ideal sipas astrologjisë
Kur yjet flasin, dashuria nuk fshihet dot… Dy çifte të njohura të showbiz-it shqiptar po përfliten gjithnjë e më shumë si të bashkuar dhe këtë herë, jo nga thashethemet, por nga vetë astrologjia!
Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri zbërtheu hartat astrologjike të Ledri Vulës me Xhensila Myrtezajn dhe të Sara Hoxhës me Erik Fullanin, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të fshihet më shumë se miqësi apo bashkëpunim…
Nga lidhjet harmonike të Diellit e Marsit, te balancat mes zemrës dhe ambicies, duket se universi ka një plan për këta katër emra të njohur. Çfarë zbulojnë yjet? Dhe a mund të jenë këto sinjale të një romance që nuk është më thjesht aludim? Kjo mbetet për t’u parë me kohën…
“Ledri Vula është një Gaforre, por jo një Gaforre e thjeshtë, është shumë dinamik. Për arsye se ka Marsin në shenjën e Bricjapit, është shumë i mirë për meshkujt. Nga Marsi në shenjën e Akrepit dhe Marsi në shenjën e Bricjapit janë nga më të mirët. Dielli i tij ka një lidhje harmonike me shenjën e Peshqve që u jep një zë shumë të bukur. Ka Hënën dhe Afërditën në shenjën e Luanit dhe i pëlqejnë gratë që shkëlqejnë, që janë shumë të bukura. Me Xhensila Myrtezajn kombinojnë sepse janë Diellin në një pikë që shkëlqejnë shumë, Dashi i vënë Ledrit Marsin mbi Diell në një lidhje harmonike me Jupiterin dhe i nxit atë pasioni si mashkull. Xhensila ka një trekëndësh shumë të mirë në shenjën e Ujit që kombinon me Ledrin. Kanë edhe kundërshtimet e tyre.
Sara Hoxha dhe Erik Fullani. Është një tjetër rregull i astrologjisë, që ne gjejmë atë që është përballë nesh. Pra Binjaku të gjejë Shigjetarin. Shigjetari ka një hartë astrologjike fantastike, e ka shumë të madhe Erik Fullani ka një dinamizëm në jetën e tij në punë, në marrëdhënie. Ndërkohë që edhe Sara është e zgjuar kërkon qëndrueshmëri. Ka kaluar në faza të reja jete, mund të ketë edhe disa pengesa dhe nëse do mbajnë marrëdhënien, mund të dëgjojmë edhe gjëra shumë interesante”, tha astrologia. -

Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift
Showbiz E Mërkurë, 25 Qershor 2025 17:52
Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë. -

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

