Tag: xheneta

  • “Të jap 20 euro dhe…”/ SHERRI publik me Xhenetën, Krisa reagon për herë të parë

    “Të jap 20 euro dhe…”/ SHERRI publik me Xhenetën, Krisa reagon për herë të parë

    Xheneta Fetahu dhe Krisa Caushi kanë patur një debat të ashpër teksa ishin të ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”. Ato kanë shkëmbyer akuza dhe ironi të forta ndaj njëra-tjetrës.
    Në një moment tensioni, Xheneta iu drejtua Krisës me fjalët provokuese: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua.
    Nga ana tjetër, Krisa iu kundërpërgjigj ashpër Xhenetës me fjalët: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.
    E ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, u prek pak edhe ky debat i ashpër mes dy vajzave.
    Duke qenë se jemi pjesë të ekranit, unë jam moderatorë dhe e di shumë mirë se si është të mos respektohet një i ftuar. Nevina po e thoshte në studio ‘e lëmë me kaq këtë muhabet’ dhe unë nuk e zgjata më. Në momentin që vazhdon akoma dhe nuk më respekton, ok, prit pak se nuk do mbaj më. E pata edhe një situatë një herë tjetër kur jam përplasur me Xhenetën, që kam qenë me Tirin. Prapë një lloj ofendimi për kulturën, edukatën e Tirit, me shkollën, arsimimin.
    Unë nuk kam asgjë personale me askënd. Unë i thashë një të vërtetë, mendimin tim, nuk ka fare pse të kthehet njeriu në atë lloj forme siç u kthye. Njeriu herë pas here duhet t’a pranojë të vërtetën që i thonë ose thjesht nuk ke pse e kthen ashtu”, u shpreh Krisa.

  • Xheneta takohet me Gjestin? Çfarë ndodhi mes tyre në korridoret e Top Channel

    Xheneta takohet me Gjestin? Çfarë ndodhi mes tyre në korridoret e Top Channel

    Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçs ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën.
    E teksa Gjesti më herët tha se nuk dëshironte që të kishte asnjë kontakt me modelen, veprimi i fundit ka treguar krejt të kundërtën. Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ai i cili në “E Diell”, ka zbuluar se Gjesti dhe Xheneta janë përshëndetur në ambientet e Top Channel.

    Sipas tij, takimi i tyre ka qenë i rastësishëm ku në korridoret e televizionit të dy janë parë dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrin, ndërkohë që Gjesti ka dashur edhe t’i flasë, mirëpo Xheneta është larguar menjëherë.
    “Xheneta dhe Gjesti janë parë sot, kanë qeshur me njëri-tjetrin dhe janë larguar. Nuk e di arsyen pse nuk janë ballafaquar dhe pse nuk kanë dhënë dorën njëri-tjetrin. Me thënë të drejtën buzëqeshje ne kishte Gjesti, u bë gati për të folur por, Xheneta i buzëqeshi dhe u largua”, tha ai.

  • Xheneta thumbon Eglin: Suksesi i jetës me e lut një mashkull me të puth

    Xheneta thumbon Eglin: Suksesi i jetës me e lut një mashkull me të puth

    Showbiz E Premte, 11 Prill 2025 15:21
    Xheneta Fetahu ka hedhur një thumb ndaj Eglit. Ajo ka postuar një moment nga bisedat mes Gjestit dhe Eglit, duke diskutuar me tone të përziera. ”Hapur i ke bërë gjërat para kamerave”, i thotë Egli, ku i referohet sjelljes së tij gjatë kohës kur kishte një lidhje me Xhenetën.
    Egli e ka pyetur Gjestin se përse nuk ishte treguar po aq i afërt edhe me të, siç kishte qenë më herët me Xhenetën. Në përgjigje, Gjesti është dëgjuar duke thënë: ”Nuk pyetet njeriu se çfarë ka qenë, por se si është tani”.

    Xheneta nuk ngurroi të komentojë me një shënim thumbues, që shihet si një goditje e qartë ndaj Eglit. Në mbishkrimin e saj në Instagram, Xheneta shkroi ”Suksesi i jetës, me e lut një mashkull me të puth”.

  • “S’ka me qenë i yti”/ Xheneta merr komentin e papritur për Gjestin, ja si përgjigjet

    “S’ka me qenë i yti”/ Xheneta merr komentin e papritur për Gjestin, ja si përgjigjet

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 Xheneta Fetahu, është shumë e diskutuar në rrjet për shkak të raportit të saj me Gjestin.
    Ajo ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë kohës kur të dy ishin brenda spektaklit të Kosovës, derisa ky i fundit me daljen e tij, vendosi të hyjë edhe në spektaklin e Big Brother të Shqipërisë. Ditën e kaluar, Xheneta mori një koment nga një person në rrjetet sociale.

    “Ja ke shkatërru jetën njeriut në Big, edhe prap vazhdon edhe jashtë me propagandu kundër tij… Ai s’ka me ‘kon’ kurrë i yti”, ishte komenti që ajo mori nga një përdorues.
    Xheneta nuk qëndroi indiferente kundrejt këtij komenti duke i kthyer përgjigje:
    “’Masi’ unë ja ‘pasna’ ‘shkatërru’ shko ndreqja ti, gjithë këtë mllef në 02 të natës”.

  • Xheneta për Eglin: Përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë

    Xheneta për Eglin: Përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë

    Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 15:13
    Xheneta Fetahu ka kritikuar rikthimin e Egli Takos, duke e cilësuar atë si një dështim për të. Ajo akuzoi Eglin se e imiton vazhdimisht, duke përdorur fjalët dhe situatat që ajo ka krijuar gjatë kohës që ka qenë në lojë. Xheneta është shprehur duke thënë:
    ”Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Ajo humb identitetin e saj sepse përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë. Ajo po më imiton tërë kohën. Nuk është vetëm kjo situatë, ka shumë të tjera.

    Çdo ditë marr video në Instagram dhe shoh se ajo ka mundësinë të krijojë një identitet të vetin, ka shumë argumente, është një vajzë e bukur dhe e zgjuar. Nuk e kuptoj pse është e nevojshme të më kopjojë mua”,-tha Xheneta në ”E Diell”.
     

  • Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

    Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

    Showbiz E Premte, 28 Mars 2025 21:55
    Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje në të cilën Drilon Rama, dëgjohet duke e lutur Xhenetën të takohen. Ajo theksoi se videoja është publikuar për të treguar një realitet që shpesh nuk njihet nga publiku dhe për të ekspozuar tentativat për nënshtrim.