Tag: xheneta

  • ”Aman se nuk e m*ys”, Xheneta për Gjestin: Jemi takuar. E kam uruar edhe për ditëlindje, por…

    ”Aman se nuk e m*ys”, Xheneta për Gjestin: Jemi takuar. E kam uruar edhe për ditëlindje, por…

    Showbiz E Mërkurë, 30 Korrik 2025 16:44
    Xheneta Fetahu i është rikthyer çështjes së Gjestit. Ajo ka folur hapur për përballjet e saja me të. Finalistja e ”BBVK3” zbuloi se e ka takuar disa herë, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër.
    ”Kur kam kuptuar në çfarë ore ushtron, e kam ndërruar orarin”, tha ajo duke lënë të kuptohet se ka preferuar të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë. E pyetur për raportin e tyre, Xheneta rrëfeu se i ka dërguar një urim për ditëlindje Gjestit, por nuk ka marrë përgjigje.

    ”Ia kam uruar ditëlindjen. Me mesazh, i urova suksese, kaq. Nuk ma ktheu, por çka lidhje ka, ne kemi ngrënë bukë bashkë”, u shpreh ajo.
    Kur janë parë nga afër, Gjestin thotë se e ka ndjerë në siklet. ”Kur e kam parë live, më shikonte sikur i frikësuar. Ishte gjithmonë me ndonjë dhe i thashë aman se nuk do e mbys, ka mbaruar Bigu”.

  • Xheneta Fetahu kritikon Egli Takon për gjestin e saj në skenë

    Xheneta Fetahu kritikon Egli Takon për gjestin e saj në skenë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Xheneta i rikthehet Eglit dhe e thumbon: Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin

    Xheneta i rikthehet Eglit dhe e thumbon: Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin

    Showbiz E Martë, 29 Korrik 2025 20:10
    Xheneta Fetahu është rikthyer me një thumbim për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë doli me flamurin kuqezi në qafë.
    Ajo duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Sakaq nga Egli apo edhe Gjesti nuk ka reagime.

    ”Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot dashni për famë. Kur i shkelin flamurin, heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime. Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet”,-shkruan Xheneta.

     

  • Xheneta Fetahu ngjall dyshime, a është rrugës drejt martesës?

    Xheneta Fetahu ngjall dyshime, a është rrugës drejt martesës?

    Xheneta Fetahu ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka ndarë një unazë diamanti të vendosur në një kuti elegante dhe një certifikatë “True Love Agreement”.
    Në certifikatë, e datuar më 1 korrik 2025, theksohet se ky unazë simbolizon një dashuri të vetme për gjithë jetën – një premtim që Darry Ring njihet për ta bërë të vlefshëm vetëm një herë në jetë për çdo person. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se Xheneta është fejuar dhe se një martesë mund të jetë në horizont.
    Në mbishkrimin e postimit, Xheneta shkruan:
    “Çdo mëngjes po duket edhe më interesant lately…”
    Megjithëse ajo nuk ka konfirmuar zyrtarisht një fejesë.

  • Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

    Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

    Showbiz E Enjte, 12 Qershor 2025 13:11
    Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që ka kaluar jashtë shtëpisë më të famshme.
    E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe emocional gjatë spektaklit, Xheneta nuk ka hezituar të tregojë edhe anën e saj më të brishtë, duke folur hapur për përballjen me ankthin dhe sulmet e panikut pas daljes nga formati.

    “Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë ajo në një video të postuar në TikTok.
    “Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi vazhdimisht”, vazhdoi Xheneta, duke treguar se izolimi i gjatë dhe përballja me vëmendjen e menjëhershme publike kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale.
    Megjithatë, ndonëse e sfiduar nga përjetime të forta, modelja tregon se tashmë ka nisur të ndiejë një përmirësim të lehtë.
    “Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë”, u shpreh ajo.
    Në këtë periudhë rikuperimi, ajo ka gjetur qetësi te natyra, konkretisht te deti. “E vetmja pjesë që më qetëson, më kalon ankthin dhe atakun e panikut është muzika e detit”, tha ajo, duke shtuar se tingulli i valëve i jep paqe shpirtërore dhe ndihmon në përballimin e emocioneve të forta.
    Në një kohë kur gjithnjë e më shumë figura publike po ndajnë përjetimet e tyre personale me sfida të ndryshme, rrëfimi i ish-konkurrentes është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbështetjes dhe normalizimit të diskutimit për shëndetin mendor, veçanërisht pas përvojash të forta si pjesëmarrja në reality shou.

  • Xheneta do të jetë Rina

    Xheneta do të jetë Rina

    Showbiz E Mërkurë, 11 Qershor 2025 20:07
    Xheneta ka zbuluar një lajm për ndjekësit e saj, ajo do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv. Në këtë projekt, Xheneta do të interpretojë një rol të quajtur “Rina”, por pa dhënë shumë detaje rreth skenarit apo platformës ku do të transmetohet seriali. ”Një kapitull i ri po vjen. Rina është gati, a jeni ju”,-shkruan Xheneta në postimin e saj. Ky është një hap i ri dhe emocionues për Xhenetën, e cila duket e gatshme të sfidojë veten edhe në fushën e aktrimit.

  • Xheneta shprehet xheloze, Kaderi e qetëson për Gjestin: Jemi veç…

    Xheneta shprehet xheloze, Kaderi e qetëson për Gjestin: Jemi veç…

    Showbiz E Mërkurë, 28 Maj 2025 17:31
    Xheneta Fetahu vijon që të shkaktojë lajme për portalet. Këtë herë ka ”bashkuar” forcat me Kader Kiçaj, ish-banore e ”BBVK2”. Kjo përshkak se ajo u bë lajm pak javë më parë për shkak se Gjesti e ka follow në Instagram. Në foton që modelja ka postuar sot, Xheneta e ka lënë një koment. ”Pse kaq seksi, unë jam xheloze”. Komenti i Kaderit është: “Jemi vetëm shokë”.

  • Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

    Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

    Showbiz E Martë, 20 Maj 2025 10:01
    Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj ku të ftuar ishin personazhe të njour për publikun shqiptar.
    Mirëpo interesi ishte i madh për të zbuluar nëse në këtë ditë ishte apo jo Jozefin Marku prezent?!

    Kjo pasi gjatë rrugetimit të tyre në “BBVA4”, dyshja në fjalë përjetoi një romancë.
    Kjo gjë është diskutuar dhe në emisionin “Trotuar” ku në panel ishin të ftuarit nga ditëlindja e Loredanës.
    Në mesin e tyre, aktori i njohur i “Portokallisë”, Juxhin Plovishti, i cili ndonëse flet për dyshen romantike, tregohet i kujdesshëm për të mos treguar detaje.
    “Erdhi nga fundi, po më duket se erdhi të merrte Valbonën”, tha Juxhin Plovishti, duke shkaktuar të qeshura në studio.
    Në lidhje me këtë u shfaq paksa e irrituar, Xheneta Fetahu e cila ndërhyn dhe shprehet: “Jooo”.
    “Ka qenë dhe e ka uruar deri te dera. Nuk ka dashur që të futet brenda për arsye që ndonjë ish-banor kishte agravuar situatën. Nuk ka dashur që t’i prishë ditëlindjen Loredanës”, tha Xheneta.
    E pyetur nëse vazhdojnë të jenë bashkë, Xheneta shton më tej:
    “Atë nuk mund ta them unë, por po të përgjigjem për pyetjen e ditëlindjes. Po ka qenë dhe e ka uruar. Pyet Loredanën dhe Jozin”.

  • Xheneta “nuk njeh” Eglin, por për Gjestin ka urime: Është i martuar!

    Xheneta “nuk njeh” Eglin, por për Gjestin ka urime: Është i martuar!

    Edhe pse “Big Brother VIP Albania 4” ka mbyllur dyert, Xheneta Fetahu nuk e ka mbyllur ende kapitullin me disa nga personazhet më të përfolur të shtëpisë.
    E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ajo vendosi të flasë — ose më saktë, të mos flasë — për Egli Takon. E pyetur për të, Xheneta tha qetë e prerë:
    “Nuk e njoh personalisht.”
    Një përgjigje që tingëllon më shumë si “e njoh, por s’dua të flas për të”.

    Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e saj për Gjestin, me të cilin pati një histori dashurie brenda shtëpisë së BBVK, përpara se ai të transferohej në BBVA ku dhe doli fituesi i këtij edicioni.
    Për lidhjen e dikurshme? Pa komente.
    Për statusin aktual të Gjestit, që “u martua” simbolikisht në shtëpinë e Big Brother? Xheneta u tregua diplomatike:
    “Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar.”