Tag: xheneta

  • A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

    A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

    Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave kryesorë të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.
    Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.
    E pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë. “Këtu duhet ta rimendoj,” tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.
    Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin.

  • VIDEO/ Xheneta e pranishme në varrimin e Eldionit, ngushëllon Gjestin

    VIDEO/ Xheneta e pranishme në varrimin e Eldionit, ngushëllon Gjestin

    Showbiz E Shtunë, 27 Shtator 2025 18:04
    Është përcjellë në banesën e fundit në Bllagajë të Pejës, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti. Në ceremoninë mortore u panë shumë figura publike. Në rrjete sociale është publikuar edhe një video e ngushëllimit mes Xhenetës dhe Gjestit. Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit, dha një mesazh për të gjithë të pranishmit. ”Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm prej këtyre plagëve të vështira që po na sprovon jeta”, ka thënë imami.

  • Aksidenti që i mori jetën vëllait të Gjestit, reagon Xheneta: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

    Aksidenti që i mori jetën vëllait të Gjestit, reagon Xheneta: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

    Showbiz E Premte, 26 Shtator 2025 20:53
    Pas lajmit tragjik për vdekjen e vëllait të Gjestit, në një aksident në Pejë, kanë nisur të vijnë edhe reagime nga kolegë e miq të tij.  Xheneta Fetahu ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj përmes një postimi në Instagram.
    Ndërsa në një tjetër reagim, ajo ka bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri, duke apeluar që të mos shpërndahen pamje të rënda nga ngjarja tragjike.

    “Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme është për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllau i Gjestit i shtrirë pa jetë”, tha ajo.

    Më tutje ajo shkroi: “Këto gjëra vetëm thellojnë plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, më shumë se kurrë, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo përhapjen e dhimbjes”.

     

  • Akisdenti që i mori jetën vëllait të Gjestit, reagon Xheneta: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

    Akisdenti që i mori jetën vëllait të Gjestit, reagon Xheneta: Mos i shpërndani videot, tregoni humanizëm

    Showbiz E Premte, 26 Shtator 2025 20:53
    Pas lajmit tragjik për vdekjen e vëllait të Gjestit, në një aksident në Pejë, kanë nisur të vijnë edhe reagime nga kolegë e miq të tij.  Xheneta Fetahu ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e saj përmes një postimi në Instagram.
    Ndërsa në një tjetër reagim, ajo ka bërë thirrje për më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri, duke apeluar që të mos shpërndahen pamje të rënda nga ngjarja tragjike.

    “Ju lutem, tregoni pak më shumë humanizëm dhe ndjeshmëri. Shumë e dhimbshme është për një nënë të shohë djalin e saj në ato pamje të rënda. Mos i shpërndani videot ku shihet vëllau i Gjestit i shtrirë pa jetë”, tha ajo.

    Më tutje ajo shkroi: “Këto gjëra vetëm thellojnë plagët dhe rrisin dhimbjen e familjes. Në këto momente, më shumë se kurrë, ata kanë nevojë për lutjet dhe mbështetjen tonë, jo përhapjen e dhimbjes”.

     

  • Aksidenti i rëndë në Pejë/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait, mesazhi

    Aksidenti i rëndë në Pejë/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait, mesazhi

    Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit.
    Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë periudhë të vështirë.
    “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar Fetahu.

  • A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

    A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale një kontratë martese dhe një unazë fejese, duke lënë të nënkuptohej se po përgatitej për një hap të madh në jetën private.
    Së fundmi, në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta vendosi të tregojë më shumë detaje për lidhjen e saj. Ajo zbuloi se partneri nuk është një personazh publik dhe se preferon të mos ekspozohet në rrjete sociale.
    “Është fytyrë publike. E zbulojmë me kohë. E kuptoj që mua do të më lidhin me persona të ndryshëm, por unë nuk e dua personin në krah të jetë fytyrë publike, as të ketë rrjete sociale,” – u shpreh ajo.

    Gjatë intervistës, Xheneta foli edhe për raportin e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin për muaj të tërë u përfol përtej miqësisë. Megjithatë, ajo sqaroi:
    “Partneri im nuk ka rrjete sociale, me Lumbardhin jemi miq. I kemi sqaruar hatërmbetjet që kemi pasur, përderisa unë dhe i dashuri im jemi në rregull.”
    Deklaratat e saj i japin fund spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale. Megjithatë, ajo theksoi se preferon ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, duke mos dhënë ende detaje konkrete për identitetin e partnerit.
    Për momentin, Xheneta duket e lumtur dhe e qetë në krah të të dashurit, por mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të zbulojë më shumë rreth marrëdhënies së saj.

  • Mbeti jashtë ”E Diell”, Xheneta thumbon hapur Eglin

    Mbeti jashtë ”E Diell”, Xheneta thumbon hapur Eglin

    Showbiz E Mërkurë, 17 Shtator 2025 16:51
    Në sezonin e ri të programit “E Diell”, mungesa e Xheneta Fetahu ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk shfaqet në promon zyrtare.
    Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar, dhe përmes një postimi në Instagram ka lëshuar një mesazh të qartë që për disa është kundër Egli Takos, e cila do të ketë programin e saj në ”E Diell”. ”Vendi im nuk është për tu rrëmbyer”.
    Ky thumb i hapur ka nxitur komentet e ndjekësve, të cilët mezi presin të shohin se si do të zhvillohet dinamika mes tyre në ekran.

  • Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

    Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

    Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, vazhdon të mbajë të ndezur interesin e ndjekësve të saj, sidomos në platformën TikTok. Ajo ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me pyetjet që i janë drejtuar për “përndjekjen e meshkujve”.
    “Unë nuk i përndjek meshkujt, mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu, unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mbanë para duarve dhe më vlerëson, ose hiqet, për mu kallen,” u shpreh Xheneta, duke shtuar se nuk ka interes për kërkesa të tilla.
    Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit e saj, të cilët kanë shpërthyer me komente të ndryshme, disa mbështetëse dhe disa kritikues.

  • “Ia kam uruar ditëlindjen…”/ Xheneta Fetahu flet për Gjestin: Ishte në siklet

    “Ia kam uruar ditëlindjen…”/ Xheneta Fetahu flet për Gjestin: Ishte në siklet

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë disa detaje të pathëna rreth marrëdhënies me Gjestin. Gjatë një lidhjeje live në TikTok, Xheneta tregoi se është ndeshur disa herë me Gjestin, si në ambientet e Top Channel, ashtu edhe në palestër. Ajo pranoi se ka ndryshuar orarin e stërvitjes, vetëm për të shmangur përballjet me të:
    “Kur kuptova në çfarë ore ushtron, e ndryshova orarin. Nuk doja të përplaseshim.”
    Ajo tregoi gjithashtu se, pavarësisht gjithçkaje, i ka shkruar për ditëlindje:
    “Ia kam uruar ditëlindjen me mesazh. I urova suksese, por nuk më është përgjigjur. S’ka problem, kemi ngrënë bukë bashkë.”
    Duke folur për takimet e rastësishme me Gjestin, Xheneta tha se ai ishte gjithmonë i shoqëruar dhe dukej në siklet në prani të saj:
    “Kur më pa live, më shikonte sikur kishte frikë. I thashë: aman, s’do të të mbys, ka mbaruar Big Brother.”