Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas zërave se emërimi i tij si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike, menjëherë pas takimit me të ashtuquajturin “grupi i kafes” në të cilin ai mori pjesë me figura të tjera të PD, ishte “blerje” nga Berisha.
Ai thotë se komentet dhe pretendimet e shpërndara në rrjet janë të pavërteta, sepse siç thotë, emërimi i tij nga Sali Berisha ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”.
“Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit”, shkruan Xhemal Gjunkshi, duke shtuar se është pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime.
Sa për pjesëmarrjen në takimin e kafes, ai sqaron se pjesëmarrja e tij në tavolina diskutimi me miq, kolegë apo demokratë të tjerë është praktikë normale e çdo njeriu aktiv në jetën publike, dhe nuk përbën as mbështetje politike të re, as lëvizje taktike.
“Kam kontribuar ndër vite me integritet, korrektesë dhe qëndrime të qarta publike, si qytetar, si ekspert dhe si demokrat i përkushtuar”, përmbyll Xhemal Gjunkshi.
Reagimi i plotë
Së fundmi disa komente të pavërteta janë shpërndarë në rrjete, duke lënë të nënkuptohet se emërimi im si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike është bërë pas një takimi kafeje me disa figura të njohura të opozitës. Kjo është plotësisht e pavërtetë.
Për korrektësi publike:
1. Emërimi i Xhemal Gjunkshit nga Dr. Prof. Sali Berisha, ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”.
2. Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit.
Unë Xhemal Gjunkshi jam pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime. Kam kontribuar ndër vite me integritet, korrektesë dhe qëndrime të qarta publike, si qytetar, si ekspert dhe si demokrat i përkushtuar.
Pjesëmarrja ime në tavolina diskutimi me miq, kolegë apo demokratë të tjerë është praktikë normale e çdo njeriu aktiv në jetën publike, dhe nuk përbën as mbështetje politike të re, as lëvizje taktike.
Tag: xhemal
-

Berisha e “bleu” pas takimit me Salianjin? Reagon Xhemal Gjunkshi: Emërimi im ka ndodhur më parë
-

Forcimi i strukturave/ PD vihet në lëvizje, Xhemal Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare
PD ka emëruar Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.
Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.
Xhemal Gjunkshi ishte një nga emrat që iu bashkua tryezës së Salianjit për rifreskimin e strukturave drejtuese. -

PD zgjedh Xhemal Gjunkshin për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare
Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.
Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.
-

Edi Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm, një ditë pas atentatit mafioz në Rinas.
Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.
Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.
Me dekretimin e Qefalisë si zëvendësministër, pritet që Ministria e Brendshme të forcojë strukturat drejtuese në kuadër të masave për sigurinë publike dhe kontrollin e brendshëm policor e cila duket hapur që ka dalë jashtë kontrollit.
Në atentatin e Rinasit, shënjestra ka qenë Gilmando Dani, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ai ka qenë emër i njohur për drejtësinë pasi njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Nga ana tjetër, shoku i tij Muçi Shaljani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, rezultoi të ishte agjent i AMP-së.
DSIK-ja, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjësit e agjencisë bëri me dije se Shaljani nuk rezulton të ketë certifikatë sigurie. Ai ishte punësuar prej shtatorit të këtij viti kur AMP drejtohej nga Artiol Saliasi dhe ka një kontratë 3-mujore deri në mes të dhjetorit.
Drejtori aktual i AMP-së, Eduart Merkaj ka pezulluar zinxhirin komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati. Po ashtu ka nisur një verifikim i brendshëm për të zbuluar se si Shaljani është rekrutuar brenda agjencisë. -
Nuk u bë deputet, Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm
Xhemal Qefalia
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër të Brendshëm. Kujtojmë se Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Qefaliaj pritej të bëhej pjesë e Kuvendit sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan me vendim të Kushtetueses.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar vijnë një ditë pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe i plagosur mbeti agjent i AMP-së, Muçi Shaljani./ZËRI -

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm
Xhemal Qefalia është emëruar zv/ministër i Brendshëm. Kujtojmë se ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit më 11 maj.
Pavarësisht numrit më të madhe se koleget e tij, ai nuk mundi të futej në Kuvend për shkak të zbatimit të kuotës gjinore.
Ish-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura. -

Nga Kuvendi, te fushata në Tiranë, Xhemal Qefalia parashikon: Ja kush i fiton zgjedhjet
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar zhvillimet e fundit politike, si dhe ka komentuar për zgjedhjet e pjesshme apo dhe për ambiciet e tij personale në politikë.
Për legjislaturën e 11-të, Qefali nuk arriti të futej në Kuvend. Ish-deputeti thotë se tashmë që nuk është pjesë, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, pasi funksionimi i parlamentit nuk ka ndryshuar, pavarësisht qasjeve të reja. Ndër të tjera, ai thotë se opozita vijon të vërë në praktitë të njëjtën strategji, për të mos lejuar seancat të zhvillohen në kushte normale apo deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.
“Nuk është se po shoh ndonjë ndjesi të veçantë. Është e njëjta gjë që ka ndodhur dhe vitet e shkuara. Mendova meqë ka pasur rrotacion, mendova që do të ishte një parlament ku palët do të kryejnë rolin e kuvendarit, por në fakt është po e njëjta situatë që krijohet nga opozita duke bërë që shumë seanca të zhbëhen. Qenia e deputetëve të rinj krijon përshtypje sikur gjithçka do të fillojë e re, por skenat që përsëriten nga opozita për të mos lejuar deputetët për të kryer misionin e tyre është një gjë që përsëritet, një kasetë e vjetër që ka ndodhur ndër vite. Është e pafalshme që të shkohet në Kuvend, dhe të mos arrihet që kryeministri të mos shpalosë programin e tij qeverisës, të ketë po të njëjtën regjizurë, të krijojnë fyerje e sharje, qytetarët janë neveritur nga skena të tilla”, tha Qefalia.
Faktin që mes mazhorancës dhe opozitës, u arrit një konsensus për barazinë mes palëve në Komisonin për Reformën Zgjedhore, Qefalia e sheh si një hap optimist, por që nuk dihet nëse do të hasë apo jo pengesa rrugës.
“Kur dëgjon si lajm të parë duhet mirë, sikur ka dakordësi. Kjo dakordësi kështu fillon në çdo sezon parlamentar, por shpresoj të mos ketë pengesa gjatë rrugës”, tha ai.
I pyetur për zhvillimin e fushatës në Tiranë, edhe pse momentalisht nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki, Qefalia tregon se të gjithë përfaqësuesit e PS-së, janë gjithë kohën të angazhuar në terren dhe në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.
“Në filozofinë e PS asnjëherë nuk pushohet fushata elektorale. Mbahen kontaktet të vazhdueshme me qytetarët. PS është në kushte normale në Tiranë, po vazhdon kontaktet, ka një avantazh politik që drejtuesja politike është caktuar nga kryesia të jetë kandidate, kjo ja lehtëson mundësinë sepse ka qenë mjaft aktive dhe në fushatën e 11 majit. Ogerta ka treguar me performancë e saj që di ti vlerësojë punët. Ogerta është në takime të vazhdueshme në terren, ;o ndjek nga afër shumë problematika”, u shpreh Qefalia.
Xhemal Qefalia refuzoi të komentojë kandidatët e tjerë për bashkinë e Tiranës, por tha se nga opozita duhet të ishte shpallur një kandidat, i cili i përket fushës politike. Për pjesën që PD mbështet një kandidat të pavarur, Qefalia e sheh si një tjetër justifikim të gatshëm për të argumentuar humbjen që do të pësojnë në zgjedhje.
“Nuk dua të merrem drejtpërdrejt me kandidatin. Mirë do të ishte që kandidati të ishte figurë politike, por kjo është një lojë që po bëhet nga opozita për të justifikuar humbjen pas zgjedhjeve. Mendoja që subjektet politike do të paraqisnin kandidatin e tyre. Do të jetë një humbje shumë e madhe për opozitën, jo se dua t’i fyej, por nuk ka një impenjim në terren me qytetarët”, tha ai.
Ish-deputeti i PS gjithashtu refuzoi dhe të komentojë shkarkimin e Erion Veliajt apo kundërshtimin e tij për këtë veprim. Ndër të tjera, ai tha se gjithashtu gara duket mjaft optimiste dhe në 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më datë 9 nëntor.
Xhemal Qefalia dëshiron të jetë përsëri pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, kjo është një nga objektivat e tij. Ish-deputeti është drejtues politik në një zonë të kryeqytetit ndërsa shton se rezultatet e marra nga banorët e asaj njësie, kanë qenë gjithmonë të kënaqshme. Ai tregon se rezultatet e arrita të përfituara herë pas here, tregojnë dhe një vlerësim për punën që ai ka bërë për ato banorë.
“Objektivat personale, unë jam përfaqësues i PS, shpresoj të jem përsëri në sallën e Kuvendit. Kam një zonë në juridiksionin tim politik për ta ndjekur. Një zonë që rezultatet e PS kanë qenë gjithmonë impresionuese. Nga kontaktet e vazhdueshme me këto banorë, rezultati do të jetë përsëri spektakolar. Kjo është dhe një rezultat në punë e promovim, në zgjidhje të halleve dhe problemeve”, tha Qefalia.
I pyetur për ish-liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon, i cili prej 14 ditësh ndodhesh në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, Qefalia i uron shërim të shpejtë ndërsa e cilëson atë si një shembull për të gjithë politikanët.
“Nano ka reformua PS dhe jo vetëm që e ka drejtuar këtë subjekt fitues, por nga ajo që ka mbetur në mendjen time, di të them që liberalizmi i tij, apo mënyra sesi diti të pranojë humbjen e zgjedhjeve në 2005, është një barometër sesi duhet të jetë një politikan”, tha ai.
Qefalia e përmbylli intervistën e tij duke shprehur besimin e plotë për Partinë Socialiste lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. -

Nipat e Qefalisë rrahën punonjësit e aeroportit dhe policët?Ish-deputeti paralajmëron Berishën: Do të përballemi edhe..
Ish-deputeti socialist i Tiranës, Xhemal Qefalia ka reaguar për lajmin e shpërndarë nga televizioni pranë familjes Berisha, duke përgënjeshtruar faktin se personat që rriheshin në aeroportin “Nënë Tereza” me punonjësit dhe policët, nuk janë nipat e tij.
Ai e drejton gishtin te Sali Berisha, për shpërndarjen e këtij lajmi të rremë, pasi sipas socialistëve televizioni që ka shpërndarë lajmin dhe pamjet zotërohet nga Shkëlzeni.
Xhemal Qefalia paralajmëron liderin demokrat se shumë shpejt do të përballen në Parlament, duke forcuar dhe më shumë zërat se ai do të jetë deputet i Partisë Socialiste edhe në këtë legjislaturë, duke marrë mandatin e Ogerta Manastirliut.
“Përgënjeshtrim! Shpifja e rradhës nga doktor Berisha: “Nipat e Xhemal Qefalisë godasin policët”. E kuptoj Doktor që je lodhur, por të paktën kurseja vetes këto vite që të mos merresh më me shpifje se s’ke kohë ti korrigjosh.
Ehhh mo Doktor, e di që të ka marrë malli se nuk më sheh në Parlament…por mos u shqetëso se shumë shpejt do të jem aty përballë”, shkruan politikani socialist, ish-deputeti i Tiranës, Xhemal Qefalia. -

“Sherri në Rinas, reagon menjëherë policia: Nipat e Qefalisë nuk janë të përfshirë në sherrin në aeroport
I menjehershem ka qene reagimi i policise se komisariatit të Rinasit per te mbrojtjur ish-deputetin sociaslist Xhemal Qefalia, në lidhje me një video të publikuuar në media ku tregonte një sherr brutal në aeroport.
Më konkretisht, një grup personash, të dyshuar si nipa të Xhemal Qefalisë, u përleshën me grushte me punonjësit e sigurisë dhe policinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ngjarja ka ndohur më 6 shtator, në afërsi të “Gate 9”.
Por, Policia e Rinasit, në komunikatën e dhënë për mediat, kujdeset të thotë se protagonistët e sherrit nuk janë familjarë të ish-deputetit socialist Xhemal Qefalia.
Ndërkohë, raporton se asnjë prej personave që kanë dhunuar punonjësit e sigurisë dhe policinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nuk është proceduar penalisht, pasi sipas organizatës së uniformave blu, ata kanë kërkuar falje.
Pra, me këtë argument të dhënë nga Policia, nëse ju godisni një efektiv për shkak të detyrës, mund të faleni pa u vendosur nën hetim, nëse kërkoni falje. -

E tmerrshme: Ekzekutimi i Xhemal Metës, si e tërhoqën zvarrë trupin e pajetë nëpër fshat
Masakra mbi familjen patriotike të Macukullit… dhe fjalët e nënës kur e gjeti të lidhur për së vdekuri m’u në mes të fshatit
Xhemal Sali Meta, u rrethua nga komunistët në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas përpjekjeve të gjata ndërluftuese, ku ai mbeti i vrarë. Ishte data 10 maj 1947. Pasi u vra ai u u tërhoq zvarrë nga komunistët. Xhemal Meta mbahet mend si një ndër figurat e ndritura te antikomunizmit në Macukull.Familja Meta banon prej shekujsh në fshatin Macukull dhe është një nga familjet, që ka luajtur rol të rendësishëm në interes të komunitetit dhe të çështjeve kombëtare. Xhemal Sali Meta ishte nënpunës i gardës në kohën e Mbretit Zog, mori pjesë në luftë kundër italianëve në luftën e Burrelit.
Ka qenë një nga luftëtarët e luftës kundër komunizmit më 1944 në Macukull. Me ardhjen e komunizmit, doli në arrati bashkë me vëllain e tij Kurt Sali Meta në Dejë të Macukullit, bashkë me Kolaj e Vadodaj, Saldocajt dhe luftëtarë të tjerë të kësaj krahine deri 1947…
Më 10 maj 1947 u rrethua nga forcat komunistë në krye të fshatit në Dejen e Macukullit pas përpjekjeve të gjata ndërluftuese, mbetet i vrarë Xhemal Meta.Kur komunistët urdhëruan macukllanët për ta marrë zvarrë deri në mes të fshatit, askush nuk pranoi ta tërhiqte nga bashkëfshatarët. Por komunistët nuk u ngopën dhe e lidhen edhe të vdekur në kodër të fshatit. Aty u mblodhë i gjithë fshati. Duke u bërë presion rrethit të tij miqësorë se ata e kanë mbajtur me ushqim.
Thirrën nënën e tij, Korbe Meta, bijë e një prej familjeve më të mira në Macukull. Kur e sollën pranë kufomës, nuk e lanë t’i vinte dorën në ballë. Në atë moment ajo foli si një nënë trimëreshë: Djalë të mirë të gjetsha në atë dynja se burrat e mirë vriten si ti dhe na nderove derën.
Bashkëshortja Mexhitja, dy vajzat Nafia Servetja dhe djali i vetëm Skënderi u internuan pas vrasjes së Xhemalit. Ndërsa atë e varrosi fshati në një gropë me Hazis Sucin jo me shumë se 30 cm për ta përcmuar dhe përdhosur.
kujto.al
Lexo edhe:
NGA BRUKSELI NË HETUESINË E TIRANËS, HISTORIA E DHIMBSHME E GJYLJANA PREÇIT
ObserverKult