Tag: xhelal

  • Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë 33-vjeçarin pas takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, hetimet i kalojnë SPAK

    Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë 33-vjeçarin pas takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, hetimet i kalojnë SPAK

    Një incident është shënuar në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, teksa raportohet se drejtuesi politik i Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

    Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Xhelal Mziun, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë.
    Sipas policisë rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Kalosh Murra, 33 vjeç, punonjës i njësisë administrative Ostren, banues në Shupenzë.
    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
     
    Top Channel

  • Xhelal Mziu kërcënon sërish, mister shamikuqja mbron burrat e paralajmëron revolucion

    Xhelal Mziu kërcënon sërish, mister shamikuqja mbron burrat e paralajmëron revolucion

    Xhelal Mziu, Drejtuesi politik i PD në Dibër, tiparet e tij mashkullore i ka treguar fort, sidomos kur ishte kryetar i bashkisë së Kamzës.
    Ndaj po nga Peshkopia, mori përsipër të vinte në vend nderin e meshkujve, nëpërkëmbur sipas tij nga Edi Rama.
    “Është Dibra e trimave, e pushkës, e Elez Isufit. Ne e kemi mbrojtur me pushkë, Shqipërinë, edhe Vlorën, i kemi bërë ballë Turqisë, Serbisë, diktaturës, neodiktaturë. Nuk e ka provuar vullkanin e dibranëve. Ne e ndezim Shqipërinë. Ky që guxon të merret me dibranët, do e pësojë më 11 maj. Ne do ta grushtojmë këtë qeveri, do e mbysim.”por Xhelal Mziu ka një problem me deklaratat. Zakonisht tërhiqet një dite me vone. Në fushatën e 2021, një dite pasi aktivisti i majtë Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, po nga Dibra doli e paralajmëroi gjak:
    “Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, tha ai.
    Por një dite me pas diçka ndodhi me Xhelalin. I prerë në fytyrë Mziu doli të lexonte një deklaratë të shkruar, në të cilën shfaqte pendesë dhe ishte kundër dhunës.
    Ndoshta kësaj radhe Mziut nuk ka kush t’i tërheqë vëmendjen për të korrigjuar deklaratën e tij të re, që bën thirrje sërish për dhunë. Por ne 11 maj, vota e dibranëve do të testoje dhe aftësitë e tija mashkullore, ashtu si shamikuqja ja testoi në bashkinë e Kamzës, pak vite me parë.

  • Dibra nuk ta fal o krye-çyryk”, Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

    Dibra nuk ta fal o krye-çyryk”, Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

    Dibra nuk ta fal o krye-çyryk”, Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

    Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur Edi Ramës, për fjalimin e mbajtur dje në Peshkopi ku tha se gjysma e meshkujve janë çyrykë.

    Lidhur me këtë deklaratë, Xhelal Mziu ka bërë një reagim në Facebook, teksa nënvizon: “DIBRA NUK TA FAL, O KRYE-ÇYRYK”.

    Ai shpreheet se një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

    Mziu e cilëson Ramën si një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!

    Postimi i Xhelal Mziut:

    Këtu, tek Kepi i Xhitetit në Çidhën, ku mali flet me burrërinë dhe historia me gjakun e derdhur për liri, burrat e Dibrës lidhën besën – të jetojnë me nder ose të vdesin pa u përkulur!

    Këtu, ku nuk u dorëzuan përpara Perandorisë Osmane, ku nuk i trembën plumbit e as shpatës, këtu e lidhim sërish besën:

    Të mbrojmë nderin, mençurinë dhe trimërinë e Dibrës – të trashëguar brez pas brezi!

    Një “Çyryk” si Edi Rama – kurrë s’mund të poshtërojë atë që historia ka ngritur në piedestalin e lavdisë.

    Ai mund të përdhosë institucione, por jo zemrat e dibranëve.

    Ai mund të përdorë krimin për të sunduar, por kurrë s’mund të nënshtrojë burrat e Dibrës – ata që nuk i nënshtroi as Turku, as Serbi, as diktatura komuniste.

    Familja për ne është e shenjtë. Gratë tona janë burrnesha, janë nderi ynë. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë!

    E aq më pak një “çyryk pa brekë”, që s’ka as nder, as burrëri, as dinjitet!

    Dibra nuk fal! Dibra nuk harron! Dibra nuk nënshtrohet!

    Më 11 maj, ne lidhim sërish besën – për Dibrën, për Shqipërinë, për lirinë!

    Edi Rama do të përballet me zemërimin e një populli që nuk pranon të jetojë i nënshtruar.

  • Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

    Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Çyryk pa brekë! Ske nder as burrëri

  • “Koha për ndryshim arrin më 11 maj”/ Xhelal Mziu: Rilindja ka lënë Dibrën në varfëri

    “Koha për ndryshim arrin më 11 maj”/ Xhelal Mziu: Rilindja ka lënë Dibrën në varfëri

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu, ka akuzuar qeverinë e Rilindjes për neglizhencë ndaj zhvillimit të rajonit dhe për varfërimin e tij. Gjatë një takimi në Blliçe, ai theksoi mungesën e infrastrukturës dhe investimeve në shërbime thelbësore si ujë dhe energji elektrike.
    Mziu bëri thirrje për ndryshim dhe premtoi se një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike do të implementojë masa si:
    -Minimum jetik prej 200 euro;
    -Paga minimale 500 euro dhe mesatare 1200 euro;
    -Rihapja e Universitetit të Dibrës;
    -Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë;
    -Ulja e çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kWh.
    Ai përfundoi duke inkurajuar qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike më 11 maj, duke shprehur besimin se ndryshimi është i mundshëm.