Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në banesën e tij në Kamëz, duke e cilësuar ngjarjen si një akt me prapavijë politike. Përmes një deklarate për mediat, Mziu hodhi poshtë çdo mundësi konflikti personal apo borxhi dhe theksoi se ngjarja është një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj tij dhe opozitës.
“Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz,” tha Mziu. Ai shtoi se shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por është i gëzuar që nuk pati pasoja në njerëz, as tek ai, as tek familja, dhe as tek kalimtarët.
Mziu ishte i prerë në deklaratën e tij, duke e lidhur ngjarjen drejtpërdrejt me aktivitetin e tij politik. “Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës sime. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akt absolutisht politik,” theksoi deputeti. Sipas tij, shpërthimi është një “sinjal” që synon të frikësojë opozitën dhe ta detyrojë të mos reagojë ndaj asaj që ai e cilësoi si “qeveri krimi e korrupsioni.”
“Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përveçse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet,” tha ai.
Tag: xhelal
-

Tritoli në banesë/ Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte me njeri! Sulmi politik
-

Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte me njeri! Sulmi politik, sinjal për të mbyllur gojën nga maxhoranca
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë së shpërthimi me tritol në murin rrethues në banesën e tij në Kamëz ka prapavijë politike.
“Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni”, tha Mziu. -

I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut. Ja çfarë ka deklaruara para hetuesve
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Shpërthimi solli vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lënda e vendosur ka qenë rreth 50 gram artizanale.
Sipas asaj që raportohet, demokrati Mziu, para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje.
“Isha me bashkëshorten në banesë në momentin e ngjarjes. Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje“, ka dëshmuar Mziu, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
Top Channel
-

VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, ja çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm
Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.
Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit.
Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. -

Hapen kamerat e sigurisë pas shpërthimit në banesën e Xhelal Mziut/ Autori i vetëm i veshur me të zeza dhe me biçikletë
Report TV raporton se autori i dyshuar për vënien e tritolit pranë murit rrethues të banesës së deputetit të PD-së Xhelal Mziu, ka qenë një person i vetëm. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, dallohet autori që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.
Informacioni i policisë
Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. -

Tritol ndaj deputetit të PD/ Ja çfarë la pas, shpërthimi i fuqishëm në banesën e Xhelal Mziut (Video)
Janë publikuar pamjet e para nga banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, pas shpërthimit që ndodhi pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz.
Video dhe foto të marra nga vendngjarja tregojnë dëmet e shkaktuara në murin rrethues të banesës, si dhe situatën në zonën përreth menjëherë pas shpërthimit.
Nga pamjet e bëra publike, shihet qartë se lënda plasëse ka shkaktuar dëmtime në pjesën e rrethimit të banesës, aty ku edhe dyshohet se është vendosur sasia e eksplozivit.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. -

Tritol në banesë! Zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut, çfarë deklaron deputeti demokrat para autoriteteve
Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala”, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa të lënduar. Në momentin e shpërthimit, nuk ka pasur kalimtarë apo familjarë të pranishëm, ndërsa disa automjete, përfshirë edhe një në pronësi të deputetit Mziu, janë dëmtuar si pasojë e valës goditëse.Lexo edhe :Related Posts
Sasia e tritolit ka qenë e vogël, ndërsa kamera e sigurisë në banesën e deputetit kanë qenë të stakuara, duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.Gazetari Esido Barkaj, duke raportuar nga emisioni Live në Mëngjes, bëri të ditur se deputeti Xhelal Mziu është marrë në pyetje nga autoritetet. Ai është shprehur se nuk ka pasur konflikte personale dhe mohoi të ketë pasur ndonjë incident të fundit. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë pistën e një konflikti me sfond politik.
Ngjarja mbetet ende në hetim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një emër apo pistë konkrete për autorët e mundshëm.
/vizionplus.tv -

FOTO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet dëmi i shkaktuar në murin rrethues.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, TCH siguron pamjet nga momenti i shpërthimit
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”. Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shënuar dëme materiale në hyrjen e banesës dhe zonën përreth.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka siguruar një video ku dëgjohet shpërthimi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e sulmit me lëndë plasëse ndaj banesës së deputetit Mziu.Top Channel
-

Shpërthim me ekspl0ziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.
Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda e dyshuar shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.Deputeti demokrat ka dhënë dëshminë e tij për hetuesit në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnatës në banesën e tij në Kamëz.
Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe po analizohen të gjitha pistat. Deri tani nuk ka persona të ndaluar. Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para apo pas shpërthimit.