Kamerat e sigurisë së banesave pranë asaj të Xhelal Mziut kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para banesës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit.
Më pas menjëherë largohet me biçikletë. Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Institutit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Autori ishte veshur me rroba të errëta dhe me kapuç.
Ndërkohë Xhelal Mziu është marrë sërish në pyetje ku ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Tag: xhelal
-

Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë, gjurmët…
-

Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor
Kamerat e sigurisë së banesave pranë asaj të Xhelal Mziut kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para banesës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit.
Më pas menjëherë largohet me biçikletë. Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Institutit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Autori ishte veshur me rroba të errëta dhe me kapuç.
Ndërkohë Xhelal Mziu është marrë sërish në pyetje ku ka thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë. -

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol të ndodhur në shtëpinë e tij, në orët e para të së premtes, 19 shtator. Në një postim në rrjetet sociale, Mziu thotë se ky nuk është thjesht sulm ndaj tij, por një mesazh politik i errët, sipas tij, për t’i mbyllur gojën.
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal! Sot u vendos tritol në shtëpinë time. Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike i mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë! Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi, ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohen përballë krimit dhe korrupsionit!”, shkruan deputeti demokrat. -

“Mesazh i errët politik”/ Eksplozivi në banesë, reagon Xhelal Mziu: Tritoli i mafies politike s’ma mbyll gojën, përkundrazi…
xhelal mziu
TIRANË- Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, ka reaguar për shpërthim me eksploziv në banesën e tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mziu, nuk e konisderon tritolin në banesë thjesht një sulm ndaj tij, por një mesazh politik i errët. Xhelal Mziu është shprehur se sulmi u krye me qëllim për t’i mbyllur gojën, por sipas tij, ky krim e forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.
Reagimi i plotë:
Tritoli i mafies politike, nuk na ndal!
Sot u vendos tritol në shtëpinë time.
Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike e mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë.
Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë!
Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi – ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.
Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohet përballë krimit dhe korrupsionit!Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së deputetit të Partisë Demokratike Xhelal Mziu, në zonën e Kamzës. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kishte vetëm dëme materiale, ndërkohë që hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e deputetit. Në momentin e shpërthimit, Mziu ka qenë në banesë me bashkëshorten e tij, ndërsa thotë se nuk ka dijeni në lidhje me autorët që mund të fshihen pas ngjarjes. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.
Përpara se të merrte mandatin e deputetit, Mziu ka qenë në krye të Bashkisë së Kamzës./ZËRI -

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Akt terrorizmi shtetëror! Veprim i qëndrimeve të djeshëm në Parlament
Berisha e nisi fjalën e tij me shpërthimin me tritol në banesën e deputetit të PD, gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz.
Kryedemokrati e quajti ngjarjen si ‘akt terrorizmi shtetëror’, ndërsa shtoi se është rezultat i ‘qëndrimit të djeshëm në Parlament.
Këtu i referohet miratimit të programit qeverisës brenda 25 minutave.
“Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.
Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale“, u shpreh Berisha.Top Channel
-

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, lënda plasëse shpërtheu në murin rrethues
Zhurma tronditi gjithë banorët e Kamzës një orë pas mesnatës.
Lënda eksplozive e dyshuar artizanale më pak se 100 gram ishte vendosur në rrethimin e jashtëm të banesës së ish-kryebashkiakut të Kamzës sot deputet Xhelal Mziu. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale të rrethimit si dhe të dy makinave të parkuara aty pranë.
Menjëherë në vendngjarje shkoi policia e cila fiksoi çdo prove materiale si edhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë.
Ngjarja do të hetohet nga SPAK sepse Xhelal Mziu është deputet. Grup i hetimit është policia e Tiranës e shtetit dhe anti-terrori
Në ambientet e komisariatit nr.5 në Kamëz u shoqërua dhe deputeti Xhelal Mziu i cili tregoi se në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë me bashkëshorten.
I pyetur për dyshimet se nga mund të kishte ardhur ky sulm deputeti i Dibrës tha se nuk kishte dyshime.
Top Channel
-

Tritoli në banesë, reagon për herë të parë Xhelal Mziu: Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt, një akt hakmarrjeje politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ndodhi gjatë natës pranë banesës së tij në Kamëz, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të pastër politik dhe hakmarrje ndaj qëndrimeve të tij ndaj qeverisë.
Në një deklaratë për mediat, Mziu tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 00:55, duke shtuar se fatmirësisht nuk pati asnjë dëm në njerëz, as për të dhe as për kalimtarët që mund të ndodheshin në zonë në ato momente.
“Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale, por jam i gëzuar që nuk pati pasoja për jetën e askujt”, u shpreh Mziu.Ai mohoi të ketë konflikte personale apo detyrime ndaj ndonjë individi, duke e përjashtuar mundësinë e një sulmi për arsye private.
“Nuk kam asnjë lloj konflikti me askënd gjatë gjithë karrierës sime. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. E konsideroj këtë si një akt absolutisht politik, madje një hakmarrje politike ndaj qëndrimeve të mia si opozitar,” theksoi deputeti demokrat.Sipas tij, ngjarja duhet parë si një sinjal për të frikësuar zërat kundër qeverisë aktuale.
“Ky është një mesazh për të treguar se nuk lejohet të sillesh apo të reagosh kundër kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Është përpjekje për të na kthyer në ‘ushtarë’ të tyre, dhe jo në një opozitë të vërtetë,” tha më tej Mziu.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pritet të analizohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje.
/vizionplus.tv -

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha sulmon drejtpërdrejtë Ramën: Akt nga bandat qeveritare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti Xhelal Mziu komentuan ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, ku një sasi tritoli u vendos në banesën e deputetit demokrat.
Berisha e cilësoi aktin si një veprim të realizuar nga “bandat qeveritare”, duke e akuzuar policinë si të politizuar dhe të paaftë për të zbardhur ngjarjen.
Nga ana e tij, deputeti Mziu e konsideroi ngjarjen si një hakmarrje, duke theksuar se kishte një prapavijë politike pas saj.
Sali Berisha: Akti është bërë nga bandat qeveritare. Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës. Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale. Policia është thellësisht e politizuar dhe nuk kemi besim se mund të zbardhë ngjarjen dhe të kapë autorin apo autorët. S’mund të them se çdo segment policie është infiltruar nga krimi, por të pranosh se policia do zbardhë krimin politik, është një iluzion.
Xhelal Mziu: Nuk kam konflikte. Akti është tërësisht politik. Unë e konsideroj një hakmarrje politike dhe asgjë tjetër. Nuk gjej argument tjetër përpos se prapavijë politike ose për të na bërë ushtarë të tyre e për mos të na lënë të jemi opozitë kundër kësaj qeverie kriminale. Ishte policia aty, e përcaktoi se ishte masë tritoli, bëri ekspertizën e nevojshme, shpresojmë që policia të zbardhë ngjarjen. Nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur në këtë rast. -

Tritoli në banesë/ Reagon Xhelal Mziu, zbulon se tek kush dyshon si autor të sulmit
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas shpërthimit të tritolit pranë banesës së tij në Kamëz, duke e konsideruar sulmin si një akt hakmarrjeje politike.
Mziu theksoi se shpërthimi nuk shkaktoi dëme njerëzore, por pati dëme materiale. Ai e cilësoi ngjarjen si një sinjal nga mazhoranca për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të frikësuar ata që kundërshtojnë qeverinë.
Mziu shtoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale dhe e sheh këtë si një përpjekje për që opozita mos flasë ndaj krimit dhe korrupsionit në qeveri.
Xhelal Mziu: Mbrëmë rreth orës 00:55 pranë shtëpisë sime pati një shpërthim që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Shumë njerëz e kanë dëgjuar shpërthimin e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Jam i gëzuar qaë nuk pati probleme njerëzore as tek unë dhe as te kalimtarët. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person gjatë gjithë karrierës time. Nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh një akti absolutisht politik, madje është sinjal për të treguar se nuk mundet që të sillesh apo të reagosh ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. Përveçse një hakmarrje politike, nuk e konsideroj gjë tjetër. Gjatë këtyre orëve, nuk gjejmë dot argument tjetër përvecse sinjalit për të na bërë një ushtar ndoshta të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet por për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi e korrupsioni. -

“Synon t’i mbyllë gojën”/ Banesa e deputetit Mziu u sulmua me tritol, reagon Berisha: Edi Rama do mbajë përgjegjësi
Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat.
Sali Berisha:
Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.
Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.
Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.