Tag: xhani

  • U arrestuan duke ngrënë krudo në Gjirin e Lalzit, mbyllen hetimet për ‘Akilin’ & CO

    U arrestuan duke ngrënë krudo në Gjirin e Lalzit, mbyllen hetimet për ‘Akilin’ & CO

    foto e momentit te arrestimit

    DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e personave që u kapën me armë nga policia e Durrësit, teksa konsumonin krudo dhe karkaleca tek një restorant në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sipas gazetarit Elton Qyno, Prokuroria ka kërkuar që 7 personat e arrestuar të gjykohen për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municionit” si dhe “Moskallëzim krimi”.
    Xhevdet Plaku, i njohur ndryshe me nofkën “Akili”, Flobenc Meçe alias Gega, Voltan Xhani, Jurgen Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj, janë emrat e të pandehurve që tashmë do përballen me akuzat në gjyq.
    Sipas dosjes hetimore, Xhevdet Plaku alias Akili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të.
    Pas arrestimit në Durrës, gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
    Ndërkohë Flobens Mecia alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
    Pas arrestimit gjatë kontrollit, këtij personi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
    Voltan Xhani, nga Përmeti por rezident në Holandë, rezulton se në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodolit., ndodhur në Shkodër.
    Pas arrestimit gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje.
    Ndërsa personat e tjerë Jurgen Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj, janë marë të pandehur për akuzën e “Moskallëzit të krimit” dhe “Përkrahja e autorëve të krimit”.

  • Kupa e Botës vetëm në dimër, Infantino: “Eksperimenti pati sukses”

    Kupa e Botës vetëm në dimër, Infantino: “Eksperimenti pati sukses”

    Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino hap mundësinë e mbajtjes së Kupës së Botës në dimër: “Le ta mendojmë”, thotë numëri 1 i futbollit botëror.

    Inovacione të shtuara në botën e futbollit, nga formati i ri i Ligës së Kampionëve deri te Kupa e Botës për Klube e mbajtur së fundmi në Shtetet e Bashkuara. apo numëri i shtuar në fazën finale të kombëtareve në verëne vitit 2026.

    Dhe ideja më e fundit mund të çojë në mbajtjen e Kupës së Botës në dimër. Ekziston një precedent, dhe ka të bëjë me edicionin e fundit, të luajtur në Katar midis nëntorit dhe dhjetorit. Xhani Infantino foli në asamblenë e EFC dhe diskutoi gjithashtu këtë mundësi.

    “Duket mjaft e qartë për Kupën e Botës: disa turne nuk mund të luhen gjatë verës në disa vende, kështu që do të na duhet të ndryshojmë kalendarin. Po flasim për këtë, por jo vetëm për Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Arabinë Saudite pas nëntë vitesh. Reflektimi duhet të jetë i përgjithshëm. Në korrik, është shumë vapë për të luajtur, madje edhe në disa vende evropiane, kështu që ndoshta duhet të mendojmë për këtë. Por duhet të jemi mendjehapur”, ndër të tjera italo- zviceriani.

    Vazhdo leximin

  • “Omissis”, poezi nga Daniela Xhani

    “Omissis”, poezi nga Daniela Xhani

    Hiçgjë nuk mora vesh ngase me shumë rehatiasgjë qenkësh si më parë dhe asëll përndryshemë mirë ta dish e nesërmja tashmë ka kaluarmes formave delikate që të-shtijnë ndjeshmërimbrëmanet, çtrupëzim mandej krizë spekulativedhe zogëza e prerë në hise heksi, krahët, qafa.Po thoje që më doose diçka tjetërq’është e njëjta gjëpak para se t’ia krisje në kët’ pamje të manguttë botës së kthyer gjithnjë për merakun tim.Pjatën e fshiva me një kore bukë, shkundathërrimet nga logosi i gjunjëve dhe me të qetëia prita: sidoqoftë, të kuptoj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DANIELA XHANI: PAS TË BËRIT DASHURI, NJË GRUA…

  • “Po pinim kafe”/ Flet shoku i Elis Rroshkodolit: Më drejtoi edhe mua armën por i bërtita …

    “Po pinim kafe”/ Flet shoku i Elis Rroshkodolit: Më drejtoi edhe mua armën por i bërtita …

    Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024.
    Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës i cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin.
    “Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta pasi ishin ulur dhe po qëndronim aty na është afruar një person rreth 3-4 metra, i cili ishte i maskuar me maskë anticovid, që mbante një armë të gjatë në dorë.
    Ai na u afrua pa thënë asnjë fjalë dhe filloi të qëllojë në drejtim të Elisit disa herë. U ngrita dhe doja të largohesha, por u pengova dhe rrëzova. Ai më drejtoi armën dhe deshi të më qëllojë, por unë i bërtita duke i thënë se nuk kam lidhje me asgjë. Në këtë moment ai u largua nga ambienti i lokalit”, ka treguar Indrit Bekteshi.
    Gjatë dëshmisë në vazhdim shoku që e shoqëroi Elisin në momentin e tij të fundit të jetës, tregon se ditët e fundit ai përdorte një automjet Audi Q5.
    Automjet që e kishte shkëmbyer me një tjetër automjet tip BMW. Dhe se Elisi po bëhej gati të largohej jashtë vendit.
    Indriti është shprehur se Elisi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim, por e k dalluar që qëndronte i stresuar dhe donte të largohej jashtë shtetit.
    “Elisi është rritur pa babain, pasi para shumë vitesh ia kanë vrarë, ndërsa vëllai i tij, ka vdekur në një aksident rrugor në Elbasan para disa vitesh”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij Indrit Bekteshi.
    “Por ajo që duket se e lidh Dritan Milanin me rrethanat e vrasjes së Elis Rroshkodolit, është makina e përdorur nga autori në krim.
    E cila është e njëjta me atë që Dritan Milani ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria. Ku ata që korespondojnë janë targat e njëjta, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Malin e Zi.
    “Nga pamjet e kamerave të sigurisë është arritur të fiksohet fakti se autori i ngjarjes ka përdorur një automjet tip Mervedez Benz me targa BR BL 680. Ky automjet rezulton i vjedhur në Malin e Zi me datë 5 gusht 2024.
    Gjatë rrugëtmit për t;u larguar nga vendi i ngjarjes drejtuesi i mjetit ka ndryshuar targën e makinën duke i vendosur mjetit targën SOP1095. Edhe kjo targë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.
    “Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS ka rezultuar se Dritan Milani ka shumë hyrje dhe dalje nga kufiri i shtetit shqiptar. Hyrje dhe dalje të realizuara si në këmbë ashtu edhe me automjetin me targë AB 888 JJ. Targa BR BL 680 e cila është raportuar e vjedhur nga policia malazeze me datë 5 gusht e cila përkon me hyrjet dhe daljet e shtetasit Dritan Milani.
    Ka qenë pikërisht ndjekja e kësaj makine, që ka çuar grupin hetues edhe në garazhin ku më pas u fsheh. Garazh që përdorej nga vëllezërit Xhani, tashmë të arrestuar.
    Itinerar që ka bërë bashkë edhe pjesëmarrësit në këtë krim dhe çuar në zbulimin e grupit të tyre kriminal.
    Nga pamja e kamerave automjeti i autorëe është arritur të fiksohet fillimisht tek mbikalimi i këmbësorëve në rrugën Balldre-Shkodër. Më pas duke qarkulluar në Bërzhitë në rrugën kryesore të fshatit, derisa është futur tek servisi ‘Prodiagnostic’.
    Pasi ndoqën kamerat e sigurisë, grupi hetues mbërriti pikërisht në servisin Prodiagnostic. Aty ku menaxher i këtij servisi ishte Xhulio Malo.
    Nga ku në këtë godinë dy katëshe, kati I nëndheshëm shërbente për çmontimin e makinave të vjedhura.
    Objekt që ishte marrë me qira nga vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani të cilët kishin paguar një qera vjetore prej 12 mijë euro.
    Gjatë hetimeve dhe dëshmive të marra rezultoi se kati përdhe i këtij objekti shërbente si servis makinash, ndërsa kati i nëndheshëm shërbente si magazinë, ose parkim makinash.
    Të cilat ishin rezervuar nga vëllezërit dy vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani. Ku ai që do të lidhte kontratën me pronarët e objektit do të ishte Xhulio Malo.
    Pagesa e qirasë që sipas pronarëve të objektit është bërë për një vit, për 12 mijë euro, vetëm për njërin nga ambientet.
    Por zbulimi i automjetit të përdorur në krim do të vinte vetëm falë dëshmisë së pronarit të një aktiviteti tregtar pranë zonës ku ndodhej servisi i vëllezërve Xhani.
    I cili rrëfeu se kishte parë të hedhur pranë aktivitetit të tij një kofano makine.
    Të cilën më pas e kishte future në brendësi të ambinteve të sipërmarrjes së tij.
    Disa ditë më parë, unë dhe punëtorët e aktivitetit tim konstatuam të hedhur pranë biznesit tim një kofano makine, ngjyrë si në gri, Punonjësit nuk e panë se kush e kishte hedhur, por e prekën dhe e hodhën tek pjesa e aktivitetit të tyre.
    Kjo kofano makine rezultoi se i përkiste pikërisht makinës Mercedes Benz të përdorur në vrasjen e Elis Rroshkodolit.
    Çka çoi edhe në zbulimin e lidhjes së vëllezërve Xhani, Xhulio Malos dhe Dritan Milanit, hasmit të Elis Rroshkodolit.
    Policia gjyqësore duke vlerësuar se në ambientet ku ushtrohet aktiviteti i servisi ‘Prodiagnostic’ mund të jetë strehuar mjeti i përdorur nga autori i ngjarjes, Dritan Milani (Vreto), si dhe nga verifikimet e kryera të sistemit TIMS ka rezultuar se më datë 21 Prill 2024, Dritan Milani, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Alket Fusha, kanë dalë së bashku nga territori i Republikës së Shqipërisë me automjetin me targë AB 158 MU.
    Çka provon se këta shtetas njiheshin dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’, në dëm të shtetasit Elis Kujtim Roshkadoli (Shkoza), ku shtetasit Voltan Xhani dhe nipi i tij Xhulio Malo, dyshohet se kanë kryer veprime për sigurimin e mjeteve të kryerjes së kësaj vrasjeje./Në Shënjestër

  • Vrasja e Elis Rroshkodolit/ E shoqëroi në momentet e fundit, dëshmia e shokut: Njëri i maskuar hyri me armë dhe qëlloi, më pas…

    Vrasja e Elis Rroshkodolit/ E shoqëroi në momentet e fundit, dëshmia e shokut: Njëri i maskuar hyri me armë dhe qëlloi, më pas…

    elis rroshkodoli

    TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024. Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur dëshminë e dëshmitarit të fundit në ngjarje. Bëhet fjalë për shokun e ngushtë të Elisit, Indri Bekteshi. Ky i fundit, rezulton të jetë shok fëmijërie me Elisin. Sipas dëshmisë së nënës së Rroshdolit, Bekteshi ka qenë gjithashtu i pranishëm me të në momentin kur disa ditë para vrasjes, i humbën celësat e banesës. 
    Sa i përket ditës së ngjarjes, Bekteshi ka rrefyer se vetëm 10 minuta pasi ishin ulur në kafe, një përson i maskuar ishte afruar drejt tyre dhe ka qëlluar menjëherë Elisin. Autori është larguar nga lokali, pasi fillimisht ka tentuar të qëlloi dhe dëshmitarin (shokun e Elisit), por ky i fundit i ka thënë se nuk ka lidhje me asgjë dhe ka shpëtua nga atentati.
    “Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta pasi ishin ulur dhe po qëndronim aty na është afruar një person rreth 3-4 metra, i cili ishte i maskuar me maskë anticovid, që mbante një armë të gjatë në dorë. Ai na u afrua pa thënë asnjë fjalë dhe filloi të qëllojë në drejtim të Elisit disa herë. U ngrita dhe doja të largohesha, por u pengova dhe rrëzova. Ai më drejtoi armën dhe deshi të më qëllojë, por unë i bërtita duke i thënë se nuk kam lidhje me asgjë. Në këtë moment ai u largua nga ambienti i lokalit”, ka treguar Indrit Bekteshi.
    Indriti e ka shoqëruar Elisin në momentin e tij të fundit të jetës. Si një shok fëmijërie, ai shprehet se Elisi nuk i kishte folur për ndonjë shqetësim, edhe pse qëndronte i stretuar dhe donte të largohej jashtë vendit. Ai tregon se ditët e fundit, Rroshdoli përdorte një automjet Audi Q5. Automjet që e kishte shkëmbyer me një tjetër automjet tip BMë. 
    Dritan Milani, vëllai i personit të plagosur nga Elisi në Belgjikë është një nga personat e dyshuar të interesuar për të kryer këtë vrasje. Por ajo që duket se e lidh Dritan Milanin me rrethanat e vrasjes së Elis Rroshkodolit, është makina e përdorur nga autori në krim. Makina është e njëjta me atë që Dritan Milani ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria. Ku ata që korespondojnë janë targat e njëjta, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Malin e Zi.

    Në dosjen e hetimore theksohet se nga pamjet e kamerave të sigurisë është arritur të fiksohet fakti se autori i ngjarjes ka përdorur një automjet tip Mervedez Benz me targa BR BL 680. Ky automjet rezulton i vjedhur në Malin e Zi me datë 5 gusht 2024. Gjatë rrugëtmit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes drejtuesi i mjetit ka ndryshuar targën e makinën duke i vendosur mjetit targën SOP1095. Edhe kjo targë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani. Ka qenë pikërisht ndjekja e kësaj makine, që ka çuar grupin hetues edhe në garazhin ku më pas u fsheh. Garazh që përdorej nga vëllezërit Xhani, tashmë të arrestuar.
    Por zbulimi i automjetit të përdorur në krim do të vinte vetëm falë dëshmisë së pronarit të një aktiviteti tregtar pranë zonës ku ndodhej servisi i vëllezërve Xhani. Ai ka rrëfyer se kishte gjetur një kofano makine pranë biznesit të tij, të cilën më pas kishte futur në brendësi të ambjenteve të sipërmarrjes së tij.
    “Disa ditë më parë, unë dhe punëtorët e aktivitetit tim konstatuam të hedhur pranë biznesit tim një kofano makine, ngjyrë si në gri, Punonjësit nuk e panë se kush e kishte hedhur, por e prekën dhe e hodhën tek pjesa e aktivitetit të tyre.”, thotë pronari i biznesit aty pranë. 
    Kjo kofano makine rezultoi se i përkiste pikërisht makinës Mercedes Benz të përdorur në vrasjen e Elis Rroshkodolit. Çka çoi edhe në zbulimin e lidhjes së vëllezërve Xhani, Xhulio Malos dhe Dritan Milanit, hasmit të Elis Rroshkodolit.
    Voltan Xhani, nga Përmeti, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit, në gusht të vitit të shkuar në Shkodër. Dosja, e cila u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, i ka kaluar SPAK-ut për verifikime të mëtejshme, për shkak të dyshimeve për grup të strukturuar kriminal. Për vrasjen, aktualisht në pranga kanë përfunduar Xhani dhe Xhulio Malo, ndërsa në kërkim janë dy të tjerë, që janë identifikuar me inicialet: J.Xh. dhe D.M.
    Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës që prej shtatorit të vitit 2024, por u arrestua vetëm në maj të këtij viti, nga forcat RENEA në Durrës. Ai u kap duke darkuar me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, mes tyre Flobenc Gega dhe Xhevdet Plaku.
    Për vrasjen e Shkodrës, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo, u arrestua për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës. Malo ishte i njohur si mbështetës i Shtetit Islamik ISIS. Po ashtu, ai cilësohej si një nga anëtarët e grupit të të rinjve, ish-ushtar i Gate Mahmutajt (i vdekur), në Lazarat. Madje në Lazarat mori pjesë në vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.
    Xhani dhe Rroshkodoli njiheshin herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë. Pikërisht atje kanë pasur edhe përplasjet e tyre për shkak të trafikut të drogës. Xhani ka organizuar krimin, pasi me ndihmën e nipit dhe dy personave të tjerë ka trafikuar makina nga jashtë vendit, të cilat i mbante në një servis në Bërzhitë.
    Elis Rroshkodol u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal. Ai ishte i njohur për miqësinë e tij me Bajrajt por edhe për grabitjet që kishte kryer në Belgjikë, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje./ZËRI

  • Si Rama e futi opozitën në kurth/ Qamil Xhani: Më vjen keq për qytetarët, programi i qeverisë u fsheh pas…

    Si Rama e futi opozitën në kurth/ Qamil Xhani: Më vjen keq për qytetarët, programi i qeverisë u fsheh pas…

    Në një intervistë për një emision televiziv, kryeredaktori i Euronews Albania, Qamil Xhani, komentoi zhvillimet e sotme në Kuvend dhe sjelljen e dy palëve politike mazhorancës dhe opozitës.
    Xhani shprehu habinë për mënyrën se si u mbyll seanca, duke theksuar se nuk pritej që prezantimi i programit të qeverisë, i ministrave dhe i deputetëve të rinj të përfundonte kaq shpejt vetëm pas 25 minutash.
    “Një situatë e tillë është e pakuptimtë për qytetarët, të cilët presin të dëgjojnë përmbajtjen e programit, jo të shohin atë që ndodhi sot në Kuvend. Nuk e prisnim që të mbyllej aq shpejt,” u shpreh Xhani.
    Ai shtoi se në këtë rast, për sherrin që shpërtheu sot në Parlament përgjegjësinë nuk e ka e ka Edi Rama por Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili sipas tij duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të fortë dhe të ishte më i përgatitur për situatën.
    Edhe pse seanca ishte thirrur për të dëgjuar programin e qeverisë dhe për të njohur zyrtarisht përbërjen e re të kabinetit, Xhani vlerësoi se të dyja palët politike duket sikur donin të tregonin se mund të qeverisin edhe pa një Parlament funksional.
    Sipas tij, ky zhvillim është tregues i një strategjie më të gjerë politike:
    “Edi Rama ka arritur ta fusë opozitën në kurthin e tij,” tha Xhani, duke shtuar me ironi se tani opozita po merret me Diellën me një ministre që nuk është as njeri.

  • Vrasja e Bujar Nasufit/ Zbardhet konflikti me vëllezërit Xhani, për vetëm 30 mijë euro

    Vrasja e Bujar Nasufit/ Zbardhet konflikti me vëllezërit Xhani, për vetëm 30 mijë euro

    bujar nasufi

    TIRANË- Vrasja e Bujar Nasufit, e cila ndodhi në 12 Janar të këtij viti në zonën e Selitës ka ndodhur për shkak të konfliktit për pronës. Grupi hetimor ka arritur që të zbulojë shkaqet si dhe porositësit e vrasjes së 56-vjeçarit.
    Kanë qenë dy vëllezër, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone, që ndodhet në zonën e Selitës, ku jetonte dhe viktima.
    Vëllezërit Xhani nuk janë emra të panjohur për blutë, pasi dyshohen të jenë të përfshirë dhe në vrasjen e Elis Roshkodolit, në gusht të vitit 2024 në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat RENEA në maj të këtij viti, në një restorant në Gjirin e Lalzit, nga operacioni policor i koduar “Enigma”, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit.
    Motivi i ekzekutimit të Bujar Nasufit
    Mësohet se babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës. Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë prej rreth 30 mijë eurosh janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.
    Por pavarësisht zbulimit të porositësve, autori i vrasjes mbetet ende në kërkim. Ai dyshohet që të ketë vepruar kundrejt pagesës. Ai ishte maskuar si shitës picash, në momentin që ekzekutoi me armë zjarri Bujar Nasufin, sapo ky i fundit po parkonte makinën pranë banesës së tyre.
    Ai mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas i gjetën nga policia.

    Bujar Nasufi u ekzekutua mbrëmjen e 12 janarit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë.
    Ai u qëllua me breshëri automatiku sapo mbërriti në vendparkimin pak metra larg banesës së tij. Autori e ka pritur Nasufin në afërsi të banesës dhe më pas e ka vrarë me armë zjarri në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda automjetit në momentin kur autori e qëlloi shënjestër duke e lënë të vdekur në vend. Nasufi kishte një biznes mobilerie, dhe nuk njihej për precedent të mëparshëm penalë. /ZËRI

  • Hetimet/ Ja kush e porositi vrasjen e biznesmenit, u ekzekutua për 30 mijë Euro

    Hetimet/ Ja kush e porositi vrasjen e biznesmenit, u ekzekutua për 30 mijë Euro

    Përplasja për një pronë në Selitë dyshohet se është motivi i ekzekutimit mafioz të biznesmenit Bujar Nasufi, i vrarë në janar të këtij viti në sy të bashkëshortes.
    Trualli i banesës, që dikur i përkiste babait të tij dhe ishte shitur tek familja Xhani, komshinjë e tyre, vijonte të figuronte në emër të Nasufit.
    Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, duke ndezur konfliktin mes dy familjeve.
    Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin, vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.
    Ata akuzohen se qëndrojnë pas porositjes së eliminimit të 56-vjeçarit, i cili u qëllua teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij.
    Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. I maskuar si shpërndarës picash dhe i veshur me rroba të zeza, ai qëlloi disa herë me armë zjarri dhe më pas dogji motorin dhe armën e krimit, të cilat u gjetën nga policia.
    Hetuesit vijojnë punën për të zbuluar identitetin e autorit.
    Ndërkohë, vëllezërit Xhani nuk janë të panjohur për autoritetet.
    Vetëm pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një operacion të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalzit, nën shoqërinë e personazheve të botës së krimit.
    Përveç porosisë së dyshuar për vrasjen e Nasufit, ata janë të akuzuar edhe për përfshirje në ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht 2024.

  • Vrasja e Bujar Nasufit/ Hetimet zbulojnë shkaqet, kush fshihet pas ekzekutimit mafioz

    Vrasja e Bujar Nasufit/ Hetimet zbulojnë shkaqet, kush fshihet pas ekzekutimit mafioz

    Detaje të reja janë zbardhur sa i takon ekzekutimi të Bujar Nasufit në zonën e Selitës. Sipas burimeve një konflikt pronësie dyshohet se është shkaku i vrasjes, bëhet fjalë për truallin e banesës që dikur i përkiste babait të Nasufit, por ishte shitur tek familja Xhani, fqinjë të tyre.
    Megjithatë, dokumentacioni vijonte të rezultonte ende në emër të Nasufit. Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi prej rreth 30 mijë eurosh iu kalua llogarisë së familjes Nasufi, duke ndezur një konflikt të hapur mes dy familjeve. Hetimet e deritanishme kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin: vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.
    Ata akuzohen se urdhëruan eliminimin e 56-vjeçarit, i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij. Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga një vrasës me pagesë, i cili kishte maskuar identitetin si shpërndarës picash. I veshur me rroba të zeza, ai qëlloi disa herë me armë ndaj Nasufit, ndërsa më pas dogji motorin dhe armën e krimit, që u gjetën nga policia. Hetuesit vijojnë ende hetimit për të zbuluar ekzekutorin.
    Ndërkohë, vëllezërit Xhani pak muaj më parë, ata u arrestuan nga forcat RENEA në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku ndodheshin në shoqërinë e personazheve të njohur të botës së krimit. Përveç akuzës për porositjen e vrasjes së Nasufit, ata lidhen edhe me ekzekutimin e Elis Roshkodolit në Shkodër, në gusht të vitit 2024.

  • Zbardhet ekzekutimi i Bujar Nasufit! Dy vëllezërit porositën vrasjen për 30 mijë eurot e tokës që…

    Zbardhet ekzekutimi i Bujar Nasufit! Dy vëllezërit porositën vrasjen për 30 mijë eurot e tokës që…

    Policia e Tiranës ka përparuar në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi.
    Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kush janë porositësit e vrasjes 56-vjeçar i cili i ekzekutua në Selitë.
    Sipas grupit hetimor dy vëllezërit, Voltan dhe Jugert Xhani, dyshohet se janë porositësit e vrasjes. Motivi sipas policisë kanë qënë përplasjet që familja Xhani kishte me familjen Nasufi për shkak të një prone, bën me dije gazetari Besar Bajraktari.
    Konkretisht babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës. Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë prej rreth 30 mijë eurosh janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë. Autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ku i maskuar si shitës picash ekzekutoi me armë zjarri sapo Bujar Nasufi po parkonte makinën pranë banesës së tyre. Ai mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas i gjetën nga policia.
    Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e identitetit të autorit.
    Dy vëllezërit Xhani, që dyshohet se janë porositësit e vrasjes së Bujar Nasufit, janë arrestuar nga RENEA para pak muajsh teksa po drejtonin në një restorant në zonën e Gjirit të Lalzit, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit. Arrestimi i tyre i bë pasi Voltan dhe Jugert Xhani janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Elis Roshkodolit në gusht të vitit 2024 në Shkodër.