Tag: xhanfize

  • Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.
    Bëhet fjalë për një shesh me inerte në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ndotja duket alarmante.
    Me ironi, Binaj thotë se në këtë “lulishte” të mbushin me frymë lule betoni, lule bukëpeshku apo lule dërrase.
    Binaj e vazhdon më tej ironinë e tij ndaj këtij pirgu intertesh dhe thotë se kjo është “lulishtja” e parë në botë që është duplex dhe u jep hapësira të lira të gjithëve.
    “Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por dhe gjithë banorëve të Tiranës. Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami, lule leshi guri. Me një dizajn shumë elegant, nga dyshja e famshme e arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. Ju mund ta shihni që është lulishtja e parë në botë që është duplex dhe se si shkrihet ajo kaq bukur me trotuarin duke u dhënë mundësi hapësirave të lira për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos për moshën e tretë. Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, shprehet Binaj.

  • Ishte duke punuar, 59-vjeçari bie nga lartësia e një pallati në kryeqytet

    Ishte duke punuar, 59-vjeçari bie nga lartësia e një pallati në kryeqytet

    Një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati teksa ishte duke punuar.
    Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.
    Punëtori ndodhet në në spital, në kujdesin e mjekëve.
    “Më datë 22.10.2025, rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një pallat në rrugën “Xhanfize Keko”, ka rënë nga lartësia, shtetasi E. L., 59 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.