Tag: xhaminë

  • Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë kryesore, çfarë do të thotë kjo

    Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë kryesore, çfarë do të thotë kjo

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Iran ëhstë ngritur flamuri i kuq mbi Xhaminë “Jamkaran” në Qom, që do të thotë se kjo është shenjë për përgatitjen e një hakmarrjeje.

    Ky veprim i Iranit erdhi pak pasi udhëheqësi suprem premtoi një ndëshkim të ashpër për Izraelin.
    Sipas analistëve të huaj ngritja e flamurit të kuq mbi Xhaminë e “Jamkaran”, është një sinajl që autoritetet iraniane po japin mesazhin se do të përgjigjen shumë shpejt ndaj sulmeve izraelite.

    Ndërkohë që qindra protestues iranianë u mblodhën pasditen e sotme pranë Xhamisë “Jamkaran” për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.
    Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraelin dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.
    “Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”, tha Khamenei.

  • Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, mesazhi që jep

    Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, mesazhi që jep

    Bota E Premte, 13 Qershor 2025 18:08
    Pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një ”ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom. Me këtë simbol autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjen, pasi ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht. Qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.

  • Irani jep sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit, ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore

    Irani jep sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit, ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore

    Ankth, frikë dhe tensione, kështu përshkruhet aktualisht situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit që Izraeli i bëri Iranit.
    Mediat e huaja raportojnë se pak minuta pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një “ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom.
    Al Jazeera shkruan se qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.
    Protestuesit valëvitnin flamuj iranianë dhe brohoritën thirrje anti-izraelite, duke u mbledhur në një nga qytetet më të shenjta të vendit, 140 km në jug të kryeqytetit iranian.
    Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.
    Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.
    “Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë!  Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.
    Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”.

  • Balluku: Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh

    Balluku: Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh

    “Sot u fal Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, në xhaminë Allajbegi, e cila është ndërtuar para 500 vitesh nga Sheh Murat Bejku, në Maqellarë të Dibrës.
    Xhamia është monument kulture i kategorisë së parë – shpallur në vitin 1974.

    Ishte lënë në harresë dhe ishte dëmtuar. Në vitin 2024 filloi rikonstruksioni me fonde të qeverisë shqiptare i kësaj perle të islamit dhe sot u hapën dyert për besimtarët myslimanë.
    Zoti na udhëzoftë gjithmonë për punë të mira!”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre.

     

  • Elbasan/ Grabitje në xhaminë e Dragostunjës, autorët  ende të paidentifikuar nga policia

    Elbasan/ Grabitje në xhaminë e Dragostunjës, autorët ende të paidentifikuar nga policia

    Një grabitje është raportuar në xhaminë e Dragostunjës në Elbasan.
    Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
    Autoritetet policore nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e autorëve dhe nuk ka informacion nëse është ndërmarrë ndonjë hetim për zbardhjen e ngjarjes.

  • Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, kanë shtruar mbrëmjen e sotme në xhaminë e Ballies në qytetin e Elbasanit një iftar, ku të ftuar ishin përfaqësues të klerit, diplomatë dhe zyrtarë të lartë.
    Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama uroi besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit, ndërsa kujtoi edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë pas shumë kohësh pritjeje.
    “Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan, që u vlerësua me një çminim ndërkombëtar për arkitekturën. Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritje edhe xhamia e madhe e Namzagjasë.

    Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun”, tha Rama.
    Më tej Rama u shpreh se është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet.
    Megjithëse për pak vite, tha Rama, BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan.
    “Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.