Tag: xhaminë

  • Promovohet monografia për Xhaminë e Hadumit në Gjakovë

    Promovohet monografia për Xhaminë e Hadumit në Gjakovë

    Në kuadër të 430-vjetorit të ndërtimit dhe 20-vjetorit të restaurimit

    Nga: Blerim Valla

    Në Gjakovë në organizim të Shoqatës së Intelektalëve “Jakova” të Gjakovës, në kuadër të 430-vjetorit të ndërtimit dhe 20-vjetorit të restaurimit u promovua një libër i rrallë dhe me shumë vlera “Monografi e Xhamisë së Sylejman Hadum Agës” e autorit Msc. Agron Muçakut.Kjo monografi flet me dokumente e fakte të rralla dhe fotografi origjinale për xhaminë e njohur në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare, Xhamisë së Hadumit në Gjakovë.Duke qenë se ky vit shënon vitin jubilar 430-vjetorin e ndërtimit të Xhamisë së Hadum Agës, pra këtu e 430 vite më parë, prej së cilës nisi edhe fillimi i ndërtimit të qytetit të Gjakovës, si dhe ditën kur u bë përurimi i restaurimit të Xhamisë së Hadumit në vitin 2005, pasi kjo xhami simbol i Gjakovës, ishte dëmtuar rëndë gjatë luftës së vitit 1999 nga granatimet me minahedhës nga forcat policore e ushtarake serbo-malazeze!

    Për këtë monografi folën disa veta. I pari foli Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, nga Gjakova, në emër të botuesit të monografisë, i cili mes tjerash tha: “Ky botim është një ftesë për të parë Xhaminë e Hadumit si themel të qytetit, si udhërrëfyes për të ardhmen, si simbol të krenarisë sonë, si simbol i dijes, tolerancës, kulturës dhe qëndresës.Në këtë monografi për herë të parë botohen 20 dokumente origjinale nga Arkivi Osman i Turqisë. Kjo monografi e tregon qartë: Xhamia e Hadumit është një pasuri universale, një pikë referimi që prek edhe botën akademike dhe kulturore ndërkombëtare.Autori e vendos Xhaminë e Hadumit si themel të Gjakovës, si zemrën nga e cila lindi Çarshia e Madhe, dhe i tërë qyteti i Gjakovës “.Recensenti i parë i monografisë arqitekti Xhelal Hoxha, para të pranishmëve deklaroi se: “Xhamia e Hadumit është një objekt arkitektonik që si rrallë ndonjë objekt tjetër i nën qiellit tonë, ka rëndësi në të dy aspektet e vlerave të trashëgimisë. Si objekt i rëndësisë së trashëgimisë arkitektonike dhe rëndësisë bazike të lidhshmërisë së objektit me historikun e lindjes dhe zhvillimit të një tërësie urbane, me rëndësi të pa kontestueshme për zhvillimet sociale, kulturore, emancipuese dhe embriogjene për shtetformësi të trevave shqiptare – lindjes dhe zhvillimit të Gjakovës.Autori në këtë monografi për objektin e xhamisë së Hadum Agës, në radhitjen përmbajtjesore të sajë, në mënyrë fakto grafike ka radhitur forcën e argumentit të evidentuar historik dhe faktografin e arti faktit dhe kreativitetin e ekzistencës hapësinore të një vepre madhështore arkitektonike, në përmasat krahasimore të vendit dhe kohës së ndërtimit të sajë.Xhamija e Hadum Agës, si objekt arkitektonik në përmbushjen e 430 vjetorit të përfundimit të ndërtimit të sajë, është një raritet në ruajtjen e origjinalitetit të fizikës së ndërtimit të kohës dhe teknikave ndërtimore” tha z. Hoxha.Ndërsa recensenti i dytë i monografisë historiani Dr. Alban Dobruna mes trjerash theksoi:” Libri i Agron Muçakut, për “Xhaminë e Hadumit” prezanton pasurinë historike dhe kulturore të Gjakovës siç është Xhamia e Hadumit, pasi ajo është jo vetëm një vend lutjeje, por simbol i trashëgimisë historike dhe arkitekturore në Gjakovë dhe Kosovë. Ajo shënon fillimin e jetës urbane në atë pjesë të qytetit, tregtia, zanatet, institucionet rreth saj u zhvilluan pas ndërtimit të saj.Kurse në fund foli autori i monografisë për Xhaminë e Hadumit, Mr.sc. Agron Muçaku, i cili fillimisht falenderoi gjitha ata që e përkrahën dhe e ndihmuan për botimin e kësaj monografie. Autori në fjalën e tij mes tjerash tha: “Jemi mbledhur për të nderuar një monument, një histori dhe një themel: Xhaminë e Hadumit, zemrën e qytetit tonë.Sykejman Hadum Aga që ishte shërbyes i Sulltanit nuk e harroi vendlindjen e tij duke ndërtuar Xhaminë e Hadumit, gjithë kompleksin përreth saj – dhe më gjerë – duke u bërë faktikisht themeltari i qytetit urban të Gjakovës.Qyteti Gjakovës i detyrohet këtij njeriu nderim dhe mirënjohje të përhershme.Xhamia e Hadumit është vlerë në shumë dimensione:– Historike, sepse lidhet me vetë aktin e themelimit të Gjakovës;– Arkitekturore e artistike, për mjeshtërinë e gurit dhe kupolën monumentale;– Shkencore, si objekt studimi për fusha të ndryshme;– Shoqërore e shpirtërore, për rolin e saj në jetën e qytetarëve ndër shekuj;– Kulturore e turistike, si një nga monumentet më të vizituara të trevave shqiptare.

    Ky botim na kujton se ruajtja e Xhamisë së Hadumit do të thotë ruajtje e identitetit, rrënjëve dhe memories sonë kolektive” tha A. Muçaku në fund.

    Përndryshe Xhamia e Hadumit është dëshmi e gjallë afër pesë shekujsh e historisë urbane, kulturore, fetare dhe arkitekturore të Gjakovës. Shkatërrimi i saj gjatë vitit 1999 të luftës nuk ishte vetëm shkatërrim i një objekti fetar por përpjekje për të zhdukur identitetin e qytetit të Gjakovës. Ishte një urbicid që ndodhi në zemër të Evropës!Historianët e njohur si: Dr. Fejaz Drançolli e Dr. Masar Rizvanolli kanë dokumentuar dhe kanë sqaruar se Gjakova përmendet që në vitin 1348, si pjesë e nahijes së Altun-Ihlasit, me qendër në Junik.Nga kjo kuptohet se me ndërtimin e Xhamisë së Hadumit dhe kompleksit përreth saj fillon Gjakova si qytet urban.Ndërsa Prof. Andreas Ridlmajer, ekspert i historisë së Artit Islam dhe Drejtor i Qendrës Dokumentare të Artit Islam dhe Arkitekturës Islame pranë Universitetit të Harvardit në SHBA, ka deklaruar se “Xhamia e Hadumit është monument unik në të gjitha trojet shqiptare. Është i vetmi kompleks i këtij lloji që është ruajtur. Xhamia e Hadumit nuk është vetëm xhami, por është qendër kulturore. Pranë xhamisë gjendej biblioteka, e cila ishte më e madhe se vetë xhamia. Pranë bibliotekës gjendej mejtepi, ndërsa aty pranë Çarshia e Madhe me dhjetëra dyqane. I tërë kompleksi, pra, përbënte një qendër kulturore, edukative e fetare. Kompleksi ishte ndërtuar e zhvilluar nga vetë gjakovarët”!

    Xhamia e Hadumit, është kurora e bukurisë së monumenteve të GjakovësE vendosur në mes të qytetit të vjetër të Gjakovës, Xhamia e Hadumit, e nisur gjatë shekullit të 16-të në kohën e Perandorisë Osmane, Xhamia e Hadumit, ashtu sikurse shumë xhami, ishte ndër objektet e para në zonë, për t’u populluar më pas rreth saj shtëpitë, dyqanet, zanatet dhe institucionet tjera. Xhamia u ndërtua në vitin 1952 nga Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, i cili në kohën e tij shërbeu si shërbëtorë personal i bashkëshortes së SulltanitËshtë e ndërtuar nga guri vullkanik, plotësisht rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe tërmeteve.Xhamia e Hadumit vizitohet nga mbi 20 mijë vizitorë në vit që vijnë nga mbarë bota.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HISTORIA E NJË FOTOGRAFIE/ CEREMONIA E VARRIMIT TË ISMAIL QEMALIT

  • Video/ Vizita në Stamboll, Papa Leo hyn në Xhaminë Blu

    Video/ Vizita në Stamboll, Papa Leo hyn në Xhaminë Blu

    Xhamia e famshme Blu, ikonike në Stamboll dhe në të gjithë botën islame mirëpriti këtë të shtunë, Papa Leo XIV, lideri i 1.5 miliardë katolikëve.
    Papa u ndal në Xhaminë Blu gjatë vizitës së tij në Stamboll, ndërsa udhëtimi i tij ka në foksu paqen dhe bashkimin mes vendeve dhe besimeve fetare.
     

  • Papa Leo XIV nënshkruan deklaratën me Patriarkun Bartolomeu dhe viziton Xhaminë Blu gjatë vizitës në Turqi

    Papa Leo XIV nënshkruan deklaratën me Patriarkun Bartolomeu dhe viziton Xhaminë Blu gjatë vizitës në Turqi

    Papa nënshkroi një deklaratë të përbashkët historike dhe simbolike me Patriarkun, duke u zotuar për unitet midis kishave të tyre. Si pjesë e udhëtimit të tij, Papa Leo XIV vizitoi gjithashtu Xhaminë Blu ikonike të Stambollit, por thuhet se nuk u lut.

    Gjatë udhëtimit të tij në Turqi, Papa Leo XIV mbërriti në Patriarkatin Ekumenik të shtunën, në udhëtimin e tij të parë apostolik që nga zgjedhja e tij. Vizita, historike dhe simbolike në natyrë, u përqendrua në pajtimin e të krishterëve dhe nxitjen e paqes mes shumë konflikteve globale.

    Papa u prit nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu në hyrje të Kishës Patriarkale të Shën Gjergjit. Pasi ndezën së bashku një qiri dhe adhuruan ikonën e shenjtë, të dy hynë së bashku në kishë për një dhoksologji.

    Midis të pranishmëve ishin Patriarku Theodori i Aleksandrisë, prelatët e Kishave të Konstandinopojës dhe Romës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Michael Rigas, këshilltari për Fenë dhe Diplomacinë në Bashkimin Evropian, Konstantinos Alexandris, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.

    Pas dhoksologjisë dhe para një takimi privat, Papa dhe Patriarku nënshkruan një deklaratë të përbashkët ose unitet midis të krishterëve, sipas së cilës të dy u zotuan të punonin për të gjetur një mënyrë që kishat katolike dhe ortodokse të caktonin një datë të përbashkët për Pashkët.

    Ndërsa deklarata nuk përcaktoi një datë specifike, ajo thoshte: “Është dëshira jonë e përbashkët të vazhdojmë procesin e eksplorimit të një zgjidhjeje të mundshme për të festuar së bashku Festën e Festave çdo vit.”

    Të shtunën, Papa Leo XIV vizitoi gjithashtu Xhaminë Blu ikonike të Stambollit. Papa hoqi këpucët dhe u përkul para se të hynte në xhami, por thuhet se nuk u lut siç kishin bërë paraardhësit e tij.

    Vatikani fillimisht raportoi se Papa ishte ndalur shkurtimisht për t’u lutur në xhami, por më vonë korrigjoi të dhënat zyrtare duke thënë se ai vizitoi “në një frymë meditimi dhe dëgjimi, me respekt të thellë për vendin dhe besimin e atyre që mblidhen atje në lutje”.

    Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i Papës. Ai pritet të vizitojë më pas Libanin. Papa Leo XIV është papa i parë amerikan në histori dhe pritet të flasë në terma më të gjerë për paqen në Lindjen e Mesme.

  • VIDEO-Papa viziton Turqinë, heq këpucët kur futet në Xhaminë Blu

    VIDEO-Papa viziton Turqinë, heq këpucët kur futet në Xhaminë Blu

    Papa Leoni XIV, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, shkoi edhe në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit dhe u shoqërua nga kreu i Diyanet-it, presidenti i Çështjeve Fetare, Safi Arpagus. Ashtu si paraardhësi i tij, Papa Françesku, dhe të tjerë para tij, edhe Leoni XIV hoqi këpucët në respekt të traditave vendase.
    Xhamia Sultan Ahmet, e njohur gjerësisht si “Xhamia Blu”, është ndër faltoret më të rëndësishme të Stambollit. E ndërtuar mes viteve 1609-1617 nga sulltan Ahmeti I, ajo u ngrit mbi një pjesë të ish-Pallatit të Kostandinopojës, me synimin të bëhej qendra kryesore e adhurimit në Perandorinë Osmane. Ajo mori nofkën “Blu” falë 21 mijë e 43 pllaka të qeramikës turke që zbukurojnë muret dhe kupolën. Xhamia është e vetmja në Turqi me gjashtë minare (zakonisht janë katër), ndërsa më shumë ka vetëm xhamia e Qabes në Mekë, me shtatë minare.
    Pas momentit të lutjes në Xhami, Ati i Shenjtë do të shkojë edhe në Kishën ortodokse Mor Ephrem, në pjesën evropiane të Stambollit, për një takim privat me krerët e Kishave dhe komuniteteve të krishtera. Kjo kishë, e inauguruar në vitin 2023, është e para dhe deri më sot e vetmja e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i Republikës.
    Pasditja do ta gjejë Papën në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit për Doksologjinë, një rit i shkurtër fetar, ndërsa më pas do të zhvillojë një takim me Patriarkun Bartolomeu I në Pallatin Patriarkal, ku të dy do të firmosin një Deklaratë të përbashkët.
    Vizita e ditës do të mbyllet me meshën në Volkswagen Arena, një hapësirë shumëfunksionale që mund të presë deri në 6 mijë persona. E inauguruar në vitin 2015, arena është pjesë e kompleksit kulturor Uniq në Maslak të Stambollit.

  • Shpërthime të shumta tronditin xhaminë në një shkollë fetare indoneziane, mbi 50 të plagosur

    Shpërthime të shumta tronditin xhaminë në një shkollë fetare indoneziane, mbi 50 të plagosur

    Shpërthime të shumta tronditën një xhami në një shkollë fetare gjatë lutjeve të së premtes në Xhakartë, kryeqytetin e Indonezisë, duke plagosur të paktën 54 persona, kryesisht studentë, tha policia.

    Dëshmitarët u thanë stacioneve televizive lokale se dëgjuan të paktën dy shpërthime të forta rreth mesditës, pikërisht kur kishte filluar predikimi në xhaminë në SMA 27, një shkollë e mesme shtetërore brenda një kompleksi të marinës në lagjen veriore Kelapa Gading të Xhakartës. Nxënësit dhe të tjerët vrapuan jashtë në panik, ndërsa tymi gri mbushte xhaminë.

    Shumica e viktimave pësuan lëndime të lehta deri të rënda nga copat e qelqit. Shkaku i shpërthimeve nuk dihet menjëherë, por ato erdhën nga afër altoparlantit të xhamisë, sipas Shefit të Policisë së Xhakartës, Asep Edi Suheri.

    Njerëzit u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë. Disa u dërguan shpejt në shtëpi, por 20 studentë mbeten nën kujdesin spitalor, tre prej të cilëve me lëndime të rënda, tha shefi i policisë.

    Suheri tha se një skuadër anti-bombë që u dërgua në vendngjarje gjeti pushkë lodër dhe një armë lodër pranë xhamisë.

    “Policia po heton ende vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e shpërthimeve”, tha Suheri dhe bëri thirrje kundër spekulimeve se incidenti ishte një sulm, përpara se të përfundojë hetimi policor.

    «Le të punojnë autoritetet të parat», tha Suheri. «Ne do t’ia përcjellim publikut rezultatet, pavarësisht hetimeve»./ AP.

  • Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

    Mimar Sinani, jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

    Mimar Sinani ishte një jeniçer me origjinë shqiptare në ushtrinë e Sulejmanit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe më pas u bë kapiten i gardës. Kjo i mundësoi të udhëtonte jashtë në shumë fushata, në vende si Egjipti e Greqia, gjë që frymëzoi dhe zhvilloi dashurinë e tij për arkitekturën dhe inxhinierinë.

    Ndonëse karrierën arkitekturore e nisi kur ishte 46 vjeç, gjenialiteti i tij u bë shumë shpejt i famshëm dhe kështu fitoi pozicionin e arkitektit të sulltanit. Karriera e tij u shtri përgjatë sundimit të tre sulltanëve – Sulejmanit dhe dy pasardhësve të tij, Selimit II dhe Muradit II.

    Për nder të tyre, Mimar Sinani do të përfundonte më shumë se 300 struktura, nga xhami në pallate, banjo dhe pavijone, shumë prej të cilave konsiderohen sot si shembujt më të bukur të arkitekturës Islamike.

    Sinani është më shumë i njohur për tri triumfe arkitekturore: Xhaminë e Shehzades, ndërtuar për birin e Sulejmanit, Mehmedin; Xhaminë e mrekullueshme Suleimanije në Stambollin e sotëm; dhe xhaminë elegante të Selimit II në Edirne. Ai ishte shumë i ndikuar prej arkitekturës bizantine të Kostandinopojës, sidomos Hagia Sophia, kubeja e të cilës dominonte vijën qiellore të qytetit.

    Karriera

    Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Mimar Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit “Kanuni” ose “Ligjvenesi”) i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.

    Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

    Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit, Ushtarake dhe Civile.

    Gjatë karrieres së tij Mimar Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).

    Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

    Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll.

    Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.

    Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.

    Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit `40 ` çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 .

    Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë per kuran), 20 tyrbe, 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja (pallate), 8 podrume , 48 hamame, gjithsej bëjnë 384 vepra.

    ObserverKult

  • U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale në Kordoba të Spanjës

    U përfshi nga flakët, zjarrfikësit shpëtojnë xhaminë historike të kthyer në katedrale në Kordoba të Spanjës

    Një zjarr shpërtheu në xhaminë historike të shndërruar në katedrale në Kordoba të Spanjës të premten, por u shpëtua pasi zjarrfikësit arritën që të vinin nën kontroll shpejt flakët. Videot e publikuara tregonin flakë dhe tym që dilnin nga brenda atraksionit turistik që vizitohet nga 2 milionë njerëz në vit.
    “Monumenti është shpëtuar. Nuk do të ketë përhapje, nuk do të jetë një katastrofë, le ta themi kështu”, tha kryebashkiaku i qytetit, José María Bellido.
    Zjarri shkaktoi frikë për perlën arkitekturore të mesjetës së hershme dhe duke ngjallur kujtime të zjarrit të vitit 2019 që shkatërroi Katedralen Notre Dame në Paris.
    I konsideruar si një xhevahir i arkitekturës islame, vendi u ndërtua si xhami – në vendin e një kishe më të hershme – midis shekujve të 8-të dhe të 10-të nga sundimtari i atëhershëm mysliman i qytetit jugor, Abd al-Rahman, një emir i dinastisë Umajad.
    Pasi të krishterët e ripushtuan Spanjën në shekullin e 13-të nën mbretin Ferdinand III të Kastiljes, ajo u shndërrua në një katedrale dhe ndryshime arkitekturore u bënë gjatë shekujve në vijim.

  • Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Jahja Drancolli

    Mbishkrimi daton në kohën e dominimit arab në Siçili, rreth viteve 820-1070, kur vendi ku ndodhet sot katedralja strehonte Xhaminë e Madhe të Bal’harmit, emri arab i Palermos. Ky mbishkrim arab në një kolonë katedrale është krejtësisht i dukshëm edhe sot e kësaj dite. Për sa i përket autenticitetit të tij, nuk duket se është vërtetuar asnjë hipotezë e kundërt. Duhet thënë se gdhendja në kolonën e katedrales nuk është e vetmja e këtij lloji në kishat e Palermos. Shembuj të tjerë të ngjashëm përfaqësohen nga një mbishkrim arab në kolonën dhe kupolën e kishës Martorana i vitit 1149 (kisha i përket Eparkisë së Piana degli Albanesi), si dhe nga mbishkrimet në tavanet e Capella Palatina te viteve 1129 -40!

    Ndër bukuritë e Katedrales, një detaj i vogël shpesh kalon pa u vënë re. Është një mbishkrim kurioz në arabisht të gdhendur në një kolonë.

    Katedralja e Palermos qëndron në vendin ku u ndërtua një nga kishat e para të hershme të krishtera e ndërtuar në shek. IV të erës sonë. Ajo më vonë është shkatërruar nga shpërnguljet e vandalëve, të cilët plaçkitën dhe vunë zjarrin në gjithë zonën (440). Mbi rrënojat e kësaj kishe në vitin 590 është ndërtuar Bazilika Santa Maria, e cila u bë pikë referimi për besimtarët e Palermos.

    Me ardhjen e arabëve, në shekullin IX, pjesa e madhe e kishave u shndërruan në xhami. Nëse për shumicën e kishave transformimi në xhami kërkonte ndryshime minimale, për bazilikën kryesore projektet ishin krejt të ndryshme. Komuniteti i madh mysliman që sapo kishte lindur në Palermo, kishte nevojë për një xhami të madhe, të quajtur Gami, ku besimtarët mund të mblidheshin për festimet kryesore. Prandaj, ndërtesa ekzistuese u rinovua dhe u zgjerua ndjeshëm. Në një kohë të shkurtër ajo u shndërrua në Xhaminë e Madhe të Palermos, një monument impozant, që sipas kronikës së kohës mund të mbante deri në 7000 njerëz.

    Sundimi arab përfundoi në vitin 1072, kur normanët të udhëhequr nga Roberto il Guiscardo e Ruggero d’Altavilla morën qytetin, duke riinstaluar zyrtarisht kultin e krishterë. Xhamia e madhe u ripërkushtua dhe u përdor si kishë. Ndërtesa mbeti praktikisht e pandryshuar deri në vitin 1169, kur një tërmet i fortë e dëmtoi rëndë. Atëherë, argjipeshkvi i Palermos Gualtiero Offamilio filloi punën për ndërtimin e katedrales madhështore. Pavarësisht nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, është e sigurt që rindërtimi u lehtësua nga ripërdorimi i materialeve që përbënin xhaminë e shekullit IX, e cila, duke qenë tashmë në vend, lejonte pjesërisht të kursente në nxjerrjen dhe transportin e blloqeve të reja prej guri dhe mermeri. Kjo shpjegon pse një nga kolonat e xhamisë së vjetër, e kompletuar me një mbishkrim arab nga Kurani, u ripërdor për ndërtesën e re! /Trungu & InforCulture.info

  • Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Jahja Drancolli

    Mbishkrimi daton në kohën e dominimit arab në Siçili, rreth viteve 820-1070, kur vendi ku ndodhet sot katedralja strehonte Xhaminë e Madhe të Bal’harmit, emri arab i Palermos. Ky mbishkrim arab në një kolonë katedrale është krejtësisht i dukshëm edhe sot e kësaj dite. Për sa i përket autenticitetit të tij, nuk duket se është vërtetuar asnjë hipotezë e kundërt. Duhet thënë se gdhendja në kolonën e katedrales nuk është e vetmja e këtij lloji në kishat e Palermos. Shembuj të tjerë të ngjashëm përfaqësohen nga një mbishkrim arab në kolonën dhe kupolën e kishës Martorana i vitit 1149 (kisha i përket Eparkisë së Piana degli Albanesi), si dhe nga mbishkrimet në tavanet e Capella Palatina te viteve 1129 -40!

    Ndër bukuritë e Katedrales, një detaj i vogël shpesh kalon pa u vënë re. Është një mbishkrim kurioz në arabisht të gdhendur në një kolonë.

    Katedralja e Palermos qëndron në vendin ku u ndërtua një nga kishat e para të hershme të krishtera e ndërtuar në shek. IV të erës sonë. Ajo më vonë është shkatërruar nga shpërnguljet e vandalëve, të cilët plaçkitën dhe vunë zjarrin në gjithë zonën (440). Mbi rrënojat e kësaj kishe në vitin 590 është ndërtuar Bazilika Santa Maria, e cila u bë pikë referimi për besimtarët e Palermos.

    Me ardhjen e arabëve, në shekullin IX, pjesa e madhe e kishave u shndërruan në xhami. Nëse për shumicën e kishave transformimi në xhami kërkonte ndryshime minimale, për bazilikën kryesore projektet ishin krejt të ndryshme. Komuniteti i madh mysliman që sapo kishte lindur në Palermo, kishte nevojë për një xhami të madhe, të quajtur Gami, ku besimtarët mund të mblidheshin për festimet kryesore. Prandaj, ndërtesa ekzistuese u rinovua dhe u zgjerua ndjeshëm. Në një kohë të shkurtër ajo u shndërrua në Xhaminë e Madhe të Palermos, një monument impozant, që sipas kronikës së kohës mund të mbante deri në 7000 njerëz.

    Sundimi arab përfundoi në vitin 1072, kur normanët të udhëhequr nga Roberto il Guiscardo e Ruggero d’Altavilla morën qytetin, duke riinstaluar zyrtarisht kultin e krishterë. Xhamia e madhe u ripërkushtua dhe u përdor si kishë. Ndërtesa mbeti praktikisht e pandryshuar deri në vitin 1169, kur një tërmet i fortë e dëmtoi rëndë. Atëherë, argjipeshkvi i Palermos Gualtiero Offamilio filloi punën për ndërtimin e katedrales madhështore. Pavarësisht nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, është e sigurt që rindërtimi u lehtësua nga ripërdorimi i materialeve që përbënin xhaminë e shekullit IX, e cila, duke qenë tashmë në vend, lejonte pjesërisht të kursente në nxjerrjen dhe transportin e blloqeve të reja prej guri dhe mermeri. Kjo shpjegon pse një nga kolonat e xhamisë së vjetër, e kompletuar me një mbishkrim arab nga Kurani, u ripërdor për ndërtesën e re!