Tag: xhami

  • Islami në Bjellorusi ka një histori të gjatë

    Islami në Bjellorusi ka një histori të gjatë

    Islami hyri në tokat bjelloruse përmes tatarëve midis shekujve të katërmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë. Që nga viti 2007 ka 45,000 muslimanë në Bjellorusi, që përfaqësojnë 0.5% të popullsisë së përgjithshme.Shumica e muslimanëve bjellorusë janë Sunni Hanefi-Maturidi.

    Xhamia e parë në tokat Bjelloruse u ndërtua në shekujt XIV-XV. Në vitin 1994 u hap një xhami në qytetin Slonim dhe një tjetër në qytetin Smilovichi në vitin 1996.Me rastin e 600 vjetorit të hyrjes së tatarëve në tokat bjelloruse, u hap një xhami në qyteti i Novogrudok. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, një xhami u ndërtua në Ivye, e cila konsiderohet një pikë referimi e lashtë prej druri. Një xhami u hap më 11 nëntor 2016 në kryeqytetin, Minsk.

  • Erdogani provokon sërish: Shën Sofia, simboli i Rënies, u “ringjall” kur u shndërrua në xhami

    Erdogani provokon sërish: Shën Sofia, simboli i Rënies, u “ringjall” kur u shndërrua në xhami

    Rexhep Tajip Erdogan iu referua pesë viteve që nga shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, duke e përshkruar atë si një “simbol të Rënies së Kostandinopojës”.

    Presidenti turk, në një mesazh në Twitter, të cilin e shoqëroi me një foto të Shën Sofisë, shpreh “mirënjohjen e tij të pafundme” ndaj “Zotit” që “na dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë”.
    “Shën Sofia, simboli i Rënies së Kostandinopojës dhe trashëgimia e Mehmet Pushtuesit, mori thirrjen e parë për lutje dhe lutjen e saj të parë pas 86 vitesh, pesë vjet më parë.

    İstanbul’un Fethi’nin sembolü, Fatih’in emaneti Ayasofya, 86 yıl aradan sonra ilk ezana ve ilk namaza 5 yıl önce bugün kavuştu…
    Ayasofya’nın dirilişini görmeyi bizlere nasip eden Rabb’ime sonsuz şükürler olsun. pic.twitter.com/CUHgs1leqC
    — Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 24, 2025

    Mirënjohje e pafundme Zotit që na dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë”, shkruan Tayyip Erdogan.

    Top Channel

  • Erdogani provokon përsëri: Shën Sofia, simboli i Rënies, u “ringjall” kur u shndërrua në xhami

    Erdogani provokon përsëri: Shën Sofia, simboli i Rënies, u “ringjall” kur u shndërrua në xhami

    Rexhep Tajip Erdogan

    TURQI- Rexhep Tajip Erdogan komentoi 5-vjetorin e shndërrimit të Shën Sofisë në xhami, duke e përshkruar atë si një “simbol të Rënies së Kostandinopojës”. Presidenti turk, në një mesazh në Twitter, të cilin e shoqëroi me një foto të Shën (Hagia) Sofisë, shkruan se i shpreh mirënjohjen e tij të pafundme ndaj “Zotit” që i dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë.
    “Shën Sofia, simboli i Rënies së Kostandinopojës dhe trashëgimia e Mehmet Pushtuesit, dëgjoi thirrjen e parë për lutje 5 vjet më parë. Mirënjohje e pafundme ndaj Zotit që na dha mundësinë të dëshmojmë ringjalljen e Shën Sofisë,”- shkruan Erdogan.
    Të premten e 10 korrikut në vitin 2020, një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Pas 86 vitesh, më 24 korrik 2020, në xhaminë Hagia Sophia u zhvillua edhe falja e namazit të së premtes, një rit i përjavshëm i besimtarëve muslimanë./ZËRI

  • Hapet Xhamia e Plumbit në Shkodër! E renditur si një nga më të bukurat në botë, u rikonstruktua pas përmbytjeve

    Hapet Xhamia e Plumbit në Shkodër! E renditur si një nga më të bukurat në botë, u rikonstruktua pas përmbytjeve

    Pas dekadash të tëra sfidash nga koha dhe përmbytjet, Xhamia e Plumbit, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri, ka hapur sërish dyert për besimtarët dhe turistët.

    Që prej 8 majit, kjo xhami e renditur si një ndër 50 më të bukurat në botë ka marrë një pamje krejt tjetër pas përfundimit të rikonstruksionit.
    “Shumë e bukur. Nuk kam parë asnjëherë një xhami dhe është hera e parë që futem në një objekt të tillë fetar. Ishim tek kalaja, erdhëm këtu. Ne i përkasim një besimi tjetër, por isha kurioz për ta parë dhe është me të vërtetë e bukur.”
    “Është shumë impresionuese si xhami dhe arkitektura është shumë e veçantë. U futëm brenda, tek vendi ku zhvillohen ritet, ishte hera e parë edhe për mua, dhe më la shumë të emocionuar.”
    Mehdi Myftia me familjen e tij janë organizatorë të faljes së parë dhe rihapjes së kësaj xhamie në vitet ’90. Ata kanë më shumë se 30 vite që përkujdesen për këtë objekt.
    Për imamin e xhamisë, ky monument kulture tani ka marrë vëmendjen e duhur.
    Xhamia u rikonstruktua falë një investimi të qeverisë turke, ku në fokus ishte shpëtimi i saj nga përmbytjet.

    Top Channel

  • Dy herë në një ditë/ Iu kris xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

    Dy herë në një ditë/ Iu kris xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

    Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.
    Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
    Ky ishte incidenti i dytë brenda ditës për të njëjtin avion, i cili më herët gjatë mëngjesit kishte devijuar edhe gjatë fluturimit DY1934 Oslo–Tiranë, duke u ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë brenda pak orësh.

  • ”Dy muaj i fshehur në xhami”, ja ku u arrestua Daut Laze pasi u arratis nga burgu

    ”Dy muaj i fshehur në xhami”, ja ku u arrestua Daut Laze pasi u arratis nga burgu

    2 muaj i lirë. Daut Laze ishte shpallur personi më i kërkuar nga Policia, pasi ishte aratisur nga burgu i Shënkollit. Ai u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 6 të cilët kishin marrë informacione se Laze do të shkonte në banesën e tij në zonën e Astirit. Laze tha policëve se fshihej në disa xhami në Tiranë gjatë kohës së arratisë, kryesisht në zonën e Freskut, Kombinatit, Yzberishtit dhe Astirit.
    Ushqimin e merrte nga besimtarë myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Prej dy muajsh efektivët kontrollonin herë pas here banesën e tij, por nuk e gjenin. Dyshohet se ka qëndruar edhe në banesë pasi nga të dhënat që kishin siguruar bëhej me dije se i arratisuri ishte parë disa herë në zonë.

    Daut Laze u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje. Ndërsa më 4 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim të cilin po e vuante në burgun e Shënkollit në Lezhë, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së Zaharisë për kushte çnjerëzore.

  • U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: U fsheha në xhami nga besimtarët

    U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: U fsheha në xhami nga besimtarët

    49-vjeçari Daut Laze i cili u arrestua mbrëmë nga komisariati numër 6, ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në Tiranë. Laze thotë se konkretisht ka qëndruar në Fresk, Kombinat dhe Astir.
    Gjithashtu laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame.
    49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve. Sipas policisë gjashtë efektivë prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë

  • U arratis nga burgu i Lezhës, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Ja kush më ndihmoi

    U arratis nga burgu i Lezhës, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Ja kush më ndihmoi

    Laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame.
    49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
    Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.
    Daut Laze ishte arrestuar në nëntor 2021 për veprën penale të dhunës në familje. Në nëntor 2024, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor. Më 4 shkurt 2025, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, u konstatua mungesa e tij.
    Sipas autoriteteve, Laze kishte shfrytëzuar momentin për t’u larguar nga rrethimi i institucionit duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut.
    Si përgjegjës për arratisjen e 49-vjeçarin, gardianët Gjin Ndoka punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie) janë nën hetim u është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi: nga Gjykata e Lezhës, ndërsa ndaj Zhaneta Mellas, (operatore kamereve) është vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

  • U arrestua mbrëmë pas më shumë se dy muajsh arrati, Daut Laze fshihej nëpër disa xhami

    U arrestua mbrëmë pas më shumë se dy muajsh arrati, Daut Laze fshihej nëpër disa xhami

    Për më shumë se 2 muaj në arrati, Daut Laze, i arrestuar mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në Astir, është fshehur nëpër disa xhami në Tiranë, në Fresk, Kombinat, Yzberisht, Astir.Sipas Klan News, mësohet se për shkak të muajit të Ramazanit, Laze e ka pasur më të thjeshtë të fshihet, pasi besimtarët i kanë ofruar ushqim dhe fjetje.
    Agjentët e Komisariatit nr. 6 kishin infomacion se do të vinte në shtëpi, e kanë pritur dhe sapo ka hyrë te rrugica e kanë kapur.Nuk dihet nëse ka qenë apo jo më parë në banesë, pasi familjarët e tij nuk kanë qenë fare bashkëpunues me policinë.

  • Pamja e re por e përkohshme e Hagia Sophia-s

    Pamja e re por e përkohshme e Hagia Sophia-s

    Ka filluar projekti më i madh dhe më i gjerë i restaurimit të xhamisë së famshme të Stambollit, Hagia Sophia.
    Me moshë 1486-vjeçare, kjo xhami ishte dikur katedrale ortodokse, simbol i perandorisë së Bizantit. Por pas rënies së Kostandinopojës nën sundimin Osman, ajo u ble nga këta të fundit për t’u shndërruar në objekt kulti islam.
    Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit tha se kupola kryesore do të jetë më rezistente ndaj tërmeteve dhe se gjendja origjinale e strukturës monumentale do të ruhet me kujdes.
    Ministri Mehmet Nuri Ersoy tha se ky projekt do të mbrojë historinë dhe të ardhmen e Shën Sofisë.
    Ersoy njoftoi në rrjetet sociale se puna do të kryhet nga jashtë për të shmangur dëmtimin e mozaikëve në sipërfaqen e brendshme të kupolës.
    Ai bëri të ditur se ceremonitë fetare në xhami do të vazhdojnë gjatë të gjitha punimeve. /tesheshi.com/