Tag: xhamajkën

  • Rritet numri i të vdekurve nga uragani në Xhamajka

    Rritet numri i të vdekurve nga uragani në Xhamajka

    Një total prej 28 personash kanë vdekur pas shkatërrimit të uraganit Melissa në të gjithë Xhamajkën, ka konfirmuar qeveria.

    Melissa, një nga stuhitë më të forta të regjistruara që ka prekur Karaibe, solli me vete erëra deri në 297 km/h kur goditi ishullin në fillim të kësaj jave.

    Kryqi i Kuq e përshkroi atë si një “katastrofë të paparë”.

    Melissa shkatërroi Xhamajkën , Haitin, Republikën Dominikane dhe Kubën.

    U dobësua kur arriti në Kubë, por përsëri solli shkatërrime – me shtëpi të shembura dhe rrugë të bllokuara.

    Një deklaratë nga qeveria e Xhamajkës tha se ishte “thellësisht e trishtuar të konfirmonte 28 viktima të lidhura me kalimin e Uraganit Melissa”.

    Më tej vazhdoi: “U shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve, miqve dhe komuniteteve që janë në zi për të dashurit e tyre.”

     

  • Uragani Melisa shkatërron Xhamajkën

    Uragani Melisa shkatërron Xhamajkën

    Pamjet e para satelitore kanë zbuluar përmasat e shkatërrimit që la pas Uragani Melissa, pasi goditi Xhamajkën më herët këtë javë me erëra që arritën shpejtësi deri në 185 milje në orë (rreth 300 km/h).
    Syri i stuhisë preku tokën në brigjet jugperëndimore të ishullit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti Kingston, të martën.
    Pamjet “para dhe pas” të marra nga satelitët e kompanisë Vantor tregojnë dëmet e mëdha në qytetin Black River, kryeqendra e qarkut St Elizabeth Parish.
    Në fotografitë krahasuese shihet qartë shkatërrimi: shumë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa çati, ndërsa disa ndërtesa janë rrënuar plotësisht.
    Tregu i mbuluar i ushqimeve është shkatërruar tërësisht, ashtu si edhe kisha anglikane e Shën Gjonit, një nga më të vjetrat në Xhamajkë  nga e cila ka mbetur vetëm kulla e kambanës.
    Shtëpitë përgjatë vijës bregdetare kanë pësuar dëmet më të mëdha nga përmbytja dhe stuhia e fuqishme, ndërsa në fshatin peshkatar White House, rrugët janë kthyer në grumbuj rrënojash. Pothuajse të gjithë pemët janë zhveshur nga gjethet për shkak të forcës së erës.
    Pamjet e reja satelitore ofrojnë një panoramë tronditëse të pasojave që ka lënë Uragani Melissa, ndërsa autoritetet xhamajkane po vlerësojnë dëmet dhe po përpiqen të rikthejnë furnizimet me energji, ujë dhe ndihma për banorët e prekur.

  • Video/ Pamjet tronditëse nga aeroporti i Xhamajkës, ja si është transformuar vendi pas uraganit ‘Melissa’

    Video/ Pamjet tronditëse nga aeroporti i Xhamajkës, ja si është transformuar vendi pas uraganit ‘Melissa’

    Uragani Melissa që përfshiu Xhamajkën të martën, la pas një bilanc tragjik me të vdekur dhe shkatërrime masive.

    Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë dëme katastrofike, përfshirë Aeroportit Ndërkombëtar Sangster në Montego Bay, i cili është mbuluar tërësisht nga uji që vazhdon të derdhet në terminal, duke përmbytur hapësirat ku udhëtarët dikur prisnin fluturimet e tyre.
    E quajtur tashmë “Stuhia e Shekullit”, Melissa ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 300 km/h, duke rrënuar ndërtesa, shkulur pemë dhe shkatërruar linja energjie. Autoritetet xhamajkane kanë shpallur gjithë territorin kombëtar “zonë fatkeqësie”, ndërsa shkalla e dëmeve po vlerësohet ende.
    Dy aeroportet kryesore ndërkombëtare, Sangster në Montego Bay dhe Norman Manley në Kingston, anë mbyllur përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve të motit.
    Sipas raportimeve nga rajoni, disa persona kanë humbur jetën në Karaibe, përfshirë Xhamajkën, Haitin dhe Republikën Dominikane, teksa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të goditura.

    Top Channel

  • Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

    Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

    Uragani Melissa ka goditur Kubën të mërkurën, disa orë pasi shkaktoi shkatërrim në Xhamajkën fqinje, teksa kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi këtë ishull në Karaibe.
    Melissa goditi brigjet jugore dhe lindore të Kubës me erëra që arritën deri në 195 kilometra në orë, tha Qendra kombëtare amerikane për uragane.
    “Stuhia shkatërruese, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si dhe erërat e fuqishme të uraganit po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm”, tha kjo qendër.

    Afër 735 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesën lindore të Kubës teksa stuhia afrohej, thanë autoritetet. Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, paralajmëroi të martën se stuhia mund të “shkaktojë dëme të mëdha” dhe u bëri thirrje njerëzve të respektonin urdhrat për evakuim.
    Fuqia e uraganit Melissa është dobësuar, por vazhdon të jetë një stuhi e rrezikshme e kategorisë tre, pasi goditi Xhamajkën me erëra të fuqishme. Kur goditi Xhamajkën, stuhia ishte klasifikuar në kategorinë pesë.
    Stuhia ka shkaktuar përmbytje në Xhamajkë dhe ka lënë mbi 500 mijë banorë pa energji elektrike. Kryeministri xhamajkan, Andrew Holness, tha se stuhia ka dëmtuar spitale, shtëpi banimi dhe biznese, si dhe ka shkaktuar dëme në infrastrukturën rrugore.
    Holness tha se qeveria nuk kishte marrë ende njoftime për ndonjë vdekje të konfirmuar nga stuhia, por duke pasur parasysh fuqinë e uraganit dhe shkallën e dëmeve, “presim që mund të ketë humbje jete”.
    Meteorologët nga AccuWaether kanë thënë se Melissa është uragani i tretë më i fuqishëm që ka goditur Karaiben, pas Wilmas më 2005 dhe Gilberit më 1988 – që ishte stuhia e fundit e madhe që kishte goditur drejtpërdrejt Xhamajkën.
    Shkencëtarët thonë se uraganet po forcohen më shpejt dhe po bëhen më të shpesht si pasojë e ngrohjes së ujërave të oqeanit të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë. Shumë liderë të Karaibeve u kanë bërë thirrje vendeve të pasura, që janë ndotës më të mëdhenj, të ofrojnë reparacione në formën e ndihmës ose lehtësimit të borxhit për ishujt tropikalë.
    Erërat e uraganit Melissa u dobësuan teksa stuhia kaloi mbi malet e Xhamajkës, duke goditur komunitetet malore të cenueshme ndaj rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve.
    Mediat lokale raportuan të paktën tre të vdekur në Xhamajkë gjatë përgatitjeve për stuhinë.
    “Shteti ynë është shkatërruar nga uragani Melissa, por ne do ta rindërtojmë dhe do ta bëjmë këtë edhe më mirë se më parë,”, tha kryeministri Holness mëngjesin e së mërkurës.
    Në Bahama, që pritet të goditet nga Melissa pas Kubës, Qeveria ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga pjesët jugore të arkipelagut.