Tag: xhaka

  • Nga përvoja e Modric dhe Xhaka te freskia e Jasharit, ja pse Tare do një Milan ballkanas

    Nga përvoja e Modric dhe Xhaka te freskia e Jasharit, ja pse Tare do një Milan ballkanas

    13 Qershor 2025

    9:49

    Alfred Lleshi

    Luka Modric është prenotuar dhe do të mbërrijë pas Kupës së Botës për Klube, por Milani po punon edhe për një tjetër goditje me eksperiencë në mesfushë, atë të Granit Xhakës. Kuqezinjtë vazhdojnë të punojnë me optimizëm dhe, nëse nga njëra anë marrëveshja me zviceranin tashmë ekziston, Igli Tare do të duhet të bindë Bayer Leverkusen ta lërë të lirë njërin prej lojtarëve të vet më përfaqësues.

    Por si në çdo gjë, nevojitet gjithmonë ekuilibri i duhur. Nëse Modric dhe Xhaka do të sillnin një dozë të shëndetshme eksperience dhe kilometrash në këmbë, drejtuesit e merkatos në “Via Aldo Rossi” janë në kërkim edhe të profileve të rinj e premtues.

    I pari në listë është Ardon Jashari, gjithashtu mesfushor kosovaro-zviceran, lindur në vitin 2002, që luan për Brugge, dhe konsiderohet pasuesi ideal i Xhakës. Pastaj është Javi Guerra, i lindur më 2003 dhe që luan për Valencian, për të cilin Milani ka bërë tashmë lëvizjet e para. Ideja ekziston, mbetet për t’u parë nëse do të shndërrohet në diçka më konkrete.
     

  • Milani në kërkim të përforcimeve, ja shqiptarët në listën e Igli Tares

    Milani në kërkim të përforcimeve, ja shqiptarët në listën e Igli Tares

    Pavarësisht spekulimeve të shumta për largime nga Milani, klubi kuqezi po përgatitet për disa afrime të rëndësishme në merkaton e ardhshme, me fokus të veçantë në përforcimin e mesfushës.
    Përveç emrave të rinj si Riçi, Rovela dhe Nikolusi Kavilia, drejtuesit e Milanit po tregojnë interes të veçantë për mesfushorin Granit Xhaka, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusenit. Xhaka, një lojtar shumë i vlerësuar nga drejtori sportiv Igli Tare, ka qenë një objektiv i tij edhe katër vite më parë, kur Tare tentoi ta sillte te Lazio.
    Pavarësisht dëshirës së klubit, transferimi i Xhakës nuk pritet të jetë i lehtë, për shkak të vlerës së tij në treg që varion nga 15 deri në 20 milionë euro, si dhe për shkak të kontratës së tij të vlefshme deri në vitin 2028 me Leverkusenin. Sipas “Calciomercato.com”, Milani po ndjek një strategji pritjeje, duke shpresuar të kuptojë më parë planet e trajnerit të ri të Leverkusenit, Erik Ten Hag, për mesfushorin zviceran. Xhaka do të vendosë të ardhmen e tij pas bisedimeve me trajnerin holandez, dhe vetëm nëse sinjalet do të jenë pozitive, Milani do të nisë zyrtarisht përpjekjet për ta transferuar.
    Ndërkohë, Igli Tare po mban nën vëzhgim edhe sulmuesin shqiptar Armando Broja. Broja ka tërhequr vëmendjen e Tares pas paraqitjes së tij të mirë në sfidën Shqipëri-Serbi. Milani mund t’i krijojë hapësirë Brojës në rast se Luka Jovic vendos të largohet nga skuadra.
    Megjithatë, aktualisht situata e Brojës është në fazën e monitorimit dhe ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të hapen negociatat me Chelsean për transferimin e tij në Milano.

  • Granit Xhaka flet me statistika, pasimet e vendosin të 2-tin në Bundesligë

    Granit Xhaka flet me statistika, pasimet e vendosin të 2-tin në Bundesligë

    Granit Xhaka ka lënë pas një tjetër sezon mjaft pozitiv në karrierën e tij. Leverkuseni ka qenë zgjedhja e duhur për të, teksa edhe pse nuk fitoi trofe si në edicionin 2023/24, arriti të linte gjurmë kampionatin gjerman. Mesfushori shqiptar është një pikë kyçe e suksesit të Bajer Leverkusenit dhe këtë fakt e dëshmojnë vetë statistikat.
    Xhaka është lojtari i dytë me më tepër aksione me topin në Bundesligë, plot 3117 të tilla. Gjithashtu 32-vjeçari është futbollisti i dytë me më tepër pasime, me 2753 të tillë, në sezonin që përfundoi në Bundesliga./Sport Ekspres/

  • Xhaka mohon largimin: Kam edhe 3 vite kontratë, ndihem mirë në Leverkusen

    Xhaka mohon largimin: Kam edhe 3 vite kontratë, ndihem mirë në Leverkusen

    Është folur shumë ditët e fundit për të ardhmen e Granit Xhakës, i lakuar në merkaton europiane. Edhe Milani, në fakt, ishte lidhur me mesfushorin shqiptaro-zviceran, përveç FC Basel, natyrisht. I rritur te kuqeblutë, Graniti ishte rikthyer në stadium për të ndjekur fitoren e kampionatit zviceran nga ish-skuadra e tij. Një ngjarje që, e shoqëruar me disa deklarata “flirtuese” të lojtarit, dukej sikur mund të ishte paralajmërimi i rikthimit në shtëpi.
    Zëra që megjithatë janë mohuar nga vetë Xhaka nga Meksika, ku ndodhet me kombëtaren: “Zërat nuk mungojnë, disa i kam nxitur vetë duke folur për një rikthim të mundshëm te FC Basel, duke ndezur me siguri atmosferën në stadium. Sidoqoftë, në Leverkusen kam edhe tri vite kontratë. Unë dhe familja jemi të lumtur atje. Futbolli është i paparashikueshëm, kjo është e vërtetë, edhe pse tani them se do të qëndroj. E ardhmja mbetet ende për t’u shkruar”.
    Dera duket se mbyllet për ndonjë largim të menjëhershëm. Në këtë pikë, ish-lojtari i Arsenalit, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, duket se do të jetë një nga elementët që do të shërbejë si urë lidhëse mes projektit të sapopërfunduar me Xabi Alonson dhe atij që do të nisë me Erik ten Hag.

  • ‘Flamuri duhej mbrojtur me çdo kusht’, Xhaka rrëfen natën e Beogradit: De Biazi na përloti me videon

    ‘Flamuri duhej mbrojtur me çdo kusht’, Xhaka rrëfen natën e Beogradit: De Biazi na përloti me videon

    Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka rrëfyer emocionet dhe tensionin e natës së 14 tetorit 2014 në Beograd, kur ndeshja ndaj Serbisë u ndërpre për shkak të incidentit me flamurin shqiptar të shfaqur nga një dron. Në një intervistë, Xhaka tregoi se trajneri Xhani De Biazi kishte motivuar lojtarët me një video prekëse mbi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
    Xhaka kujtoi se çdo lojtar ishte përlotur para ndeshjes.
    “De Biazi na tregoi një video që pasqyronte vuajtjet e kosovarëve gjatë luftës. Kishim lot në sy, ajo video na preku thellë,” tha ai.
    Momenti i shfaqjes së dronit me flamurin bëri që gjithçka të ndryshonte në stadium. Xhaka ishte i pari që iu drejtua flamurit për ta mbrojtur, ndërsa incidenti më pas eskaloi me futjen e tifozëve në fushë dhe dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë.
    “Doja ta mbroja flamurin, sepse ai simbol ka shumë vlera për ne. Kur hynë tifozët në fushë, gjithçka doli jashtë kontrollit. U shokuam në dhomat e zhveshjes dhe nuk pranuam të riktheheshim në fushë, pasi disa lojtarë ishin të dëmtuar,” tregoi Xhaka.
     

  • Rrëfimi i Taulant Xhakës: De Biazi na përloti para Serbisë, atje rrezikuam jetën

    Rrëfimi i Taulant Xhakës: De Biazi na përloti para Serbisë, atje rrezikuam jetën

    “De Biazi na përloti me videon përpara ndeshjes”. Kështu e kujton një nga protagonistët kryesorë të 14 tetorit 2014 në Beograd, aty ku ndodhi edhe incidenti me lojtarët e Kombëtares shqiptare, në ndeshjen kundër Serbisë.Taulant Xhaka ishte i pari që iu drejtua flamurit dhe ua rrëmbeu serbëve nga dora dhe ishte nga lojtarët e fundit që iu drejtua dhomave të zhveshjes. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori që nuk i trembej syri kollaj, thyen heshtjen e gjatë dhe kujton edhe njëherë se çfarë ndodhi atë natë. Si i motivoi trajneri Xhani de Biazi, duke u vendosur një video nga gjenocidi i bërë prej serbëve ndaj kosovarëve dhe çfarë mendoi në momentin që e kuptoi se në atë dron ishte flamuri i Shqipërisë.Në fund, Xhaka ka edhe një mesazh për lojtarët që do të luajnë kundër Serbisë nesër në fushë. Ai thotë se futbollistët duhet të luajnë të qetë dhe të bëjnë lojën e tyre, sepse kështu kanë për ta mposhtur Serbinë.Taulant, ke qenë një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që ishte në fushë atë mbrëmje të 14 tetorit në Beograd. Kanë kaluar vite, por si e kujton Xhaka atë ditë?Kujtoj që para se të shkonim në stadium, De Biazi bëri një mbledhje në hotel për të na treguar se cili do të jetë formacioni që do të luajë. Dhe më kujtohet që italiani kishte marrë një video shumë emocionuese, kur serbët kishin bërë gjenocid më përpara ndaj kosovarëve. Kjo bëri që çdo lojtar i Kombëtares të kishte lot në sy.Sa në rrezik ishit vërtet atë ditë?Ne ishim shumë të fokusuar për të luajtur futboll. Realisht. Po luanim një lojë shumë të mirë dhe patëm disa mundësi për të bërë gol. Por pastaj erdhi ai dron dhe në disa momente ne nuk e kishim parë se çfarë ishte ai flamur. Pas disa sekondash, u shfaq flamuri dhe aty erdhi puna që u bë situata e rrezikshme për ne./PANORAMASPORT.ALMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.“De Biazi na përloti me videon përpara ndeshjes”. Kështu e kujton një nga protagonistët kryesorë të 14 tetorit 2014 në Beograd, aty ku ndodhi edhe incidenti me lojtarët e Kombëtares shqiptare, në ndeshjen kundër Serbisë.Taulant Xhaka ishte i pari që iu drejtua flamurit dhe ua rrëmbeu serbëve nga dora dhe ishte nga lojtarët e fundit që iu drejtua dhomave të zhveshjes. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori që nuk i trembej syri kollaj, thyen heshtjen e gjatë dhe kujton edhe njëherë se çfarë ndodhi atë natë. Si i motivoi trajneri Xhani de Biazi, duke u vendosur një video nga gjenocidi i bërë prej serbëve ndaj kosovarëve dhe çfarë mendoi në momentin që e kuptoi se në atë dron ishte flamuri i Shqipërisë.Në fund, Xhaka ka edhe një mesazh për lojtarët që do të luajnë kundër Serbisë nesër në fushë. Ai thotë se futbollistët duhet të luajnë të qetë dhe të bëjnë lojën e tyre, sepse kështu kanë për ta mposhtur Serbinë.Taulant, ke qenë një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që ishte në fushë atë mbrëmje të 14 tetorit në Beograd. Kanë kaluar vite, por si e kujton Xhaka atë ditë?Kujtoj që para se të shkonim në stadium, De Biazi bëri një mbledhje në hotel për të na treguar se cili do të jetë formacioni që do të luajë. Dhe më kujtohet që italiani kishte marrë një video shumë emocionuese, kur serbët kishin bërë gjenocid më përpara ndaj kosovarëve. Kjo bëri që çdo lojtar i Kombëtares të kishte lot në sy.Sa në rrezik ishit vërtet atë ditë?Ne ishim shumë të fokusuar për të luajtur futboll. Realisht. Po luanim një lojë shumë të mirë dhe patëm disa mundësi për të bërë gol. Por pastaj erdhi ai dron dhe në disa momente ne nuk e kishim parë se çfarë ishte ai flamur. Pas disa sekondash, u shfaq flamuri dhe aty erdhi puna që u bë situata e rrezikshme për ne./PANORAMASPORT.AL

  • Mes Bazelit dhe Leverkusen, rrëfehet Granit Xhaka dhe zbulon të ardhmen e tij

    Mes Bazelit dhe Leverkusen, rrëfehet Granit Xhaka dhe zbulon të ardhmen e tij

    6 Qershor 2025

    14:02

    Telesport

    Ka pasur shumë diskutime javët dhe ditët e fundit rreth asaj se cila mund të jetë e ardhmja e Granit Xhaka. Ai u rikthye në vendlindje për të parë ish-skuadrën e tij të fitonte kampionatin zviceran. Një ngjarje që, e kombinuar me disa deklarata sugjestive nga lojtari, dukej të ishte preludi i një kthimi në shtëpi.
    Thashetheme, që megjithatë janë mohuar nga vetë Xhaka, që aktualisht ndodhet i grumbulluar me ekipin kombëtar. “Nuk ka mungesë thashethemesh. Unë vetë kam nxitur disa duke folur për një kthim të mundshëm në Bazel, duke ringjallur kujtimet te tifozët në stadium”, tha Xhaka.
    “Megjithatë, në Leverkusen kam ende tre vjet të mbetura në kontratën time dhe unë dhe familja ime jemi të lumtur aty. Futbolli është i paparashikueshëm, është e vërtetë, edhe nëse tani them se do të qëndroj. E ardhmja ende nuk është shkruar“, tha Xhaka.
    Ish-lojtari i Arsenal, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2028, duket i destinuar të përfaqësojë një nga ato elementë të aftë të veprojnë si një urë lidhëse midis projektit të sapo përfunduar me Xabi Alonso dhe atij të destinuar të fillojë me Erik Ten Hag.

  • Statistika e veçantë e rendit në 10 mesfushorët më të mirë në Europë, Xhaka gjendet në listë Modriçin, Vitinjën e Pedrin

    Statistika e veçantë e rendit në 10 mesfushorët më të mirë në Europë, Xhaka gjendet në listë Modriçin, Vitinjën e Pedrin

    Sezoni përfundoi dhe tashmë është momenti për të mësuar statistikat. CIES-i ka publikuar listën e mesfushorëve me më tepër pasime progresive për 90 minuta për sa i përket top 5 ligave më të forta të Europës.
    E thënë ndryshe, lista përfshin mesfushorët që me pasimet e tyre e kanë shtyrë ekipin më përpara në fushën e lojës. Në konsideratë janë marrë pasimet që e kanë zhvendosur skuadrën më shumë se 30 metra nga gjysmëfusha e vetë, më shumë se 15 metra mes dy gjysmefushave dhe më shumë se 10 metra në gjysmëfushën kundërshtare. I 6-i në këtë statistikë gjendet Granit Xhaka, m
    e një mesatare prej 10.4 pasimesh të tilla për 90 minuta. I pari në listë renditet Joshua Kimishi, me 12.2 pasime dhe pas tij vijojnë Modriçi, Lokateli, De Poli dhe Vitinja./Sport Ekspres/

  • Xhaka mbylli karrierën! Lamtumira spektakolare që i bëjnë tifozët e Bazelit “heroit tonë në Beograd”

    Xhaka mbylli karrierën! Lamtumira spektakolare që i bëjnë tifozët e Bazelit “heroit tonë në Beograd”

    Vëllezërit Xhaka kanë qenë më të komentuarit në vitet e fundit sa i përket futbollistëve shqiptarë.  Të gjithë donin që Graniti të ishte pjesë e Shqipërisë, por për fat të keq, mesfushori është pjesë e Zvicrës. Megjithatë njëri prej vëllezërve erdhi te Shqipëria për pak kohë, Taulanti. 
    Jo në lartësinë e vëllait të tij, por sërish arriti të shkruajë historinë me fanellën e Shqipërisë. Jo pak, por 30 ndeshje të luajtura me fanellën e Kombëtares, nga të cilat mori jo pak emocione. Taulant ishte pjesë e Europianit të parë në historinë e Shqipërisë, në Europianin e Francës. Atje shkroi edhe një histori të re për futbollin europian pasi luajti përballë vëllait të tij, Taulantit, në Shqipëri-Zvicër. 
    Ndërkohë e gjithë vëmendja më e madhe është padyshim te nata e Beogradit, ku sypatrembur, Taulanti u largua i fundit nga fusha e blertë dhe nuk u kurse muskujt e tij me serbët. Dje, Xhaka la përfundimisht futbollin, pasi kohë më parë ishte tërhequr nga Kombëtarja. ?Në ndeshjen kundër Luzernit, e fundit e karrierës së tij, Taulant Xhaka u hodh në fushë si titullar. Klubi kishte menduar një detaj të bukur teksa e largoi nga fusha në minutën e 34. Numri në fanellë i Taulant Xhakës ishte 34, ndërsa edhe mosha e tij është 34-vjeçare. Si një shenjë simbolike, klubi e largoi nga fusha në minutën e 34 për të marrë një duartrokitje të madhe nga publiku në Zvicër dhe një falenderim për të gjithë kontributin e dhënë. 
    Por edhe në këtë rast, Taulanti u venit nga vëllai i tij, Graniti. Kjo pasi para ndeshjes, Graniti mbajti një fjalim për vëllain e tij para tifozëve të Basel, ku mes të tjerash tha: “Një Xhaka iku dhe një tjetër do të vij së shpejti”, duke paralajmëruar kalimin e tij nga Leverkusen te Bazeli.  I menjëhershëm ishte shpërthimi emocional i tifozëve të Bazel që nisën të këndonin për Granit Xhakën, duke harruar largimin e Taulantit. /Sport Ekspres/
     

  • “Njëri Xhaka po largohet, tjetri do të jetë së shpejti sërish këtu”

    “Njëri Xhaka po largohet, tjetri do të jetë së shpejti sërish këtu”

    Ishte si një “bombë”, që shpërtheu gjatë lamtumirës së Taulant Xhakës (34 vjeç) nga futbolli i luajtur. “Bombë” e ndezur nga vëllai i tij, Graniti (32 vjeç).

    Kapiteni i Zvicrës është një nga shumë ish-bashkëlojtarë, që kishin ardhur në “Joggeli” për ndeshjen e lamtumirës së veteranit të FC Basel. Pak pasi Taulanti doli nga tuneli i stadiumit dhe eci drejt qendrës së fushës mes duartrokitjeve të fuqishme, Graniti mori mikrofonin.

    “Në emër të familjes ‘Xhaka’ dua të falënderoj lojtarët, stafin dhe të gjithë klubin”, – tha mesfushori i Bayer Leverkusenit. Dhe pastaj bëri deklaratën bombastike: “Njëri Xhaka po largohet, por tjetri do të kthehet së shpejti”.

    Që Granit Xhaka të rikthehet te klubi i tij i zemrës që këtë verë, duket pothuajse e pamundur, pavarësisht premtimit të 32-vjeçarit. Mesfushori strateg ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028. Kohët e fundit, drejtuesit e klubit gjerman e kanë bërë të qartë disa herë se nuk duan të ndahen me Xhakën këtë verë. Aq më pak për një shumë transferimi që FC Basel mund ta përballojë.

    Më e mundshmja është që Xhaka ta përmbushë premtimin e tij brenda një ose dy vitesh. Kjo përputhet edhe me deklaratën e Daniel Stuckit, pas fitores kundër Lucernës. Për “Blick”, drejtori sportiv i FC Basel tha: “Është bukur kur Granit Xhaka e thotë një gjë të tillë, por për momentin, kjo nuk është realiste”.