Adriatik BALLA
Granit Xhaka i është bashkuar Sanderlendit. Dhe e ka vlerësuar këtë sfidën më të madhe në karrierë. Një lider i lindur, lojtar me personalitet dhe prani udhëheqëse brenda dhe jashtë fushës, Xhaka është përballur me të gjitha llojet e presionit gjatë karrierës së tij. Mesfushori e di se çka duhet për të fituar trofe. Tani do të luajë për Sanderlendin që synim e ka stabilimin në Premier League, ku mungoi për tetë vjet. “Është një lloj ndryshe i presionit”, ka thënë Xhaka për sajtin zyrtar të Sanderlendit. “Për mua, për klubin dhe bashkëlojtarët. Kam ndjenjë të mirë, po shoh se ku mund të bëjmë një ndryshim të madh dhe duam të jem pjesë e kësaj. Dua të shkruaj historinë tonë”, nënvizoi ai. 32-vjeçari e njeh shumë mirë Premier League. I ka 225 paraqitje me Arsenalin në këtë ligë. Ka edhe shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës. Te Sanderlendi presin që ai të japë çdo gjë për suksesin e skuadrës. Këtë në fakt e ka bërë gjatë gjithë karrierës. “Isha në Mbretëri të Bashkuar për shtat vjet dhe e njoh mentalitetin. E njoh ligën dhe ajo që mund të prisni nga unë është përvoja e shumëllojshme nga futbolli evropian. Në një ekip nevojitet një ekuilibër i mirë me lojtarë të rinj dhe lojtarë me përvojë. Ende nuk kam mbaruar, jam i uritur për të arritur shumë gjëra. Po ashtu kam një mentalitet të fortë, e di si të punoj ditë pas dite për të arritur qëllimet që kemi në klub. Gjithashtu të ndihmojmë njëri-tjetrin duke dhënë ndjesi të mirë me besim. Ky jam unë”, tha Xhaka.
Sfidat që e presin
Xhaka e di se synimet e Sanderlandit nuk janë të njëjta me ato që kishte tek Arsenali dhe Bajer Leverkuseni. Por e pranon sfidën dhe është gati t’i bëjë tifozët krenarë. Premier League nuk është e lehtë për një skuadër që mungoi tetë vjet në të. “Kjo mund të jetë sfida më e madhe e karrierës sime deri më tani. Por e pranova dhe dua të tregoj këtë ditë për ditë dhe në fushë po ashtu. Jam i sigurt se kjo skuadër do të japë gjithçka në fushë. Nga fishkëllima e parë e deri në fund. Çfarëdo që të ndodhë, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. Por do të japim çdo gjë dhe shpresojmë se mund t’i arrijmë qëllimet tona”, nënvizoi Xhaka.
Trajneri i Sanderlandit, Regis Le Bris, pret shumë nga Xhaka
“Ky transferim dëshmon se sa atraktiv është klubi ynë. Nëse një lojtar i këtij dimensioni i thotë po projektit tonë, kjo do të thotë diçka. Dua të uroj njerëzit prapa skenës për kompletim të lëvizjes. Është lëvizje e zhurmshme dhe ne duam të bëjmë zhurmë këtë edicion. Për skuadrën është shumë me rëndësi. Kemi filluar me rekrutimin e lojtarëve të rinj e të talentuar, por synimi i dytë është të balancojmë skuadrën me më shumë përvojë. Me atë që ka arritur në futboll, Graniti është shumë i mirë për këtë. Ai sjell shumë gjëra për balancimin e ekipit. Ai është kapiten, lider, ka përvojë të rëndësishme në Premier League dhe në përfaqësuese. Prania e tij do të jetë shumë e rëndësishme për balancim të ekipit. Jemi shumë të lumtur. Ai është ende në majë me stilin specifik të lojtarëve. Është vërtet e rëndësishme të ndiejmë këtë në strukturën tonë, u jep besim të gjithëve për sukses në Premier League”, tha trajneri.
Tag: xhaka
-

Bujë e madhe për kalimin e Xhakës te Sanderlendi në Angli, por mediat ngrenë dyshime
-

Granit Xhaka zyrtarizohet te Sunderland, tregon edhe historinë e numrit në fanellë: Autobuzi im ishte…34!
Granit Xhaka është zyrtarizuar vetëm pak orë më parë në Sunderland. Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Premier League edhe në këtë sezon, por tani jo me fanellën e Arsenalit.
Në ekipin e ri, pyetja e parë për Xhakën ishte se çfarë përfaqësonte numri 34 për të dhe përse nuk e ndërronte kurrë atë.
“Kur isha i vogël dhe stërvitesha tek të rinjtë e Bazelit, ikja atje me autobuzin që mbante numrin 34. Dhe fanella ime e parë ka qenë 34, një numër fati që tregon historinë time dhe thotë shumë për mua. Kur më kontaktuan nga Sunderland, pyetja e parë ishte: “A e keni numrin 34 të lirë?”, kështu e mora”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/ -

Xhaka “përqafon” Sunderland: Saktësisht ajo që doja, ndjeva energjinë dhe mentalitetin
30 Korrik 2025
13:36
Alfred Lleshi
Granit Xhaka është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Mesfushori 32-vjeçar, që kishte qenë edhe në radarët e Milanit, ka nënshkruar për 3 sezone me “Black Cats” dhe do të veshë fanellën me numrin 34.
Ja fjalët e para të kapitenit të Zvicrës pas prezantimit: “Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Që kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë njerëzit dhe lojtarët këtu. Është pikërisht ajo që kërkoja. Kam një ndjesi shumë pozitive. Jemi kthyer aty ku klubi meriton dhe duam të qëndrojmë për të shkruar historinë tonë.
Misioni im? Jam gati ta ndihmoj skuadrën me përvojën dhe cilësitë që posedoj. Duhet të përshtatemi në fushë, por nuk e shoh si problem. Kam pritur gjatë për këtë moment. Tani jam këtu dhe mezi pres të nis nga puna”.
Drejtori sportive, Kristjaan Speakman nënvizoi: “Jemi shumë të lumtur që mirëpresim Granitin dhe familjen e tij. Ky është përforcim i rëndësishëm dhe pasqyrë e ambicieve tona për të ndërtuar një skuadër krenarie në Premier League. Xhaka është një lojtar i nivelit të lartë, brenda dhe jashtë fushës, perfekt për profilin që kërkojmë. Mezi presim ta shohim në veprim”. -

Xhaka rikthehet në Angli (Sanderland), Leverkusen e përcjell me…dy trofe
Mesfushori zviceran u njoftua së fundmi nga Sanderland si nënshkrimi i tyre i ri, pas një marrëveshjeje të finalizuar për 15 milionë euro.
Shqiptari i Kosovës Granit Xhaka, një ndër lojtarët më të mirë që ka nxjerrë kombi është zyrtarizuar në Premier League te Sanderland. Pas aventurës plot shkëlqim te Leverkusën teksa fitoi Bundesligën dhe Kupën (DFB-Pokal), Xhaka me të kaluar dhe te Arsenal do të nisë kapitullin e ri në Angli.
Prezantimi te Sanderland ishte i bujshëm në fakt… Më pas 32 vjeçari foli për kanalet e klubit ndërsa tregoi se kjo ishte zgjidhja më e mirë për të.
Nuk ka vonuar dhe përshendetja e klubit të Leverkusen teksa shkruan në ‘X’: “Tridhjetë e dy vjeçari po transferohet te Sunderland. Mirupafshim, Granit!”, shkruan klubi gjerman i cili e shoqëron postimin me një foto të Xhakës brenda të cilit janë dhe trofeu i Bundesligës dhe ai i Kupës ku Graniti pati kontribut të jashtëzakonshëm./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Zbulohen detaje nga kontrata e Xhakës me klubin anglez, ja sa do të paguhet mesfushori shqiptar
Granit Xhaka është gati të kompletojë transferimin e pritur te skuadra e Sandërlend në Premier Ligën angleze.
Kontrata e tij me klubin e ri do të zgjasë deri në vitin 2028, ndërsa anglezët do të derdhin në arkat e Bajern Leverkusenit 15 milionë euro plus deri në 5 milionë euro të tjera si bonuse të mundshme.
Sipas të dhënave të gazetës “Blick”, Xhaka do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro neto në vit, ndërsa do të jetë jo vetëm një nga udhëheqësit në fushë, por edhe kapiteni dhe lideri i skuadrës së re. -

Granit Xhaka rikthehet në Premier League e vesh fanellën e Sandërlendit, elzhe për Dakun në Rusi
Adriatik BALLA
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të kthehet në Premier League angleze. Tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e tij te Sanderlandi nga Bajer Leverkuseni. Xhaka transferohet për 20 mln euro. Ai do të firmosë për tri vjet me skuadrën e kthyer në Premier League. Xhaka që në fund të kampionatit të kaluar dha shenja se do të largohet nga Leverkuseni. Fillimisht ishte përfolur kalimi te Milani në Itali. Më pas u raportua për kalim te Juventusi e Interi, por pa asnjë zhvillim konkret. Në lojë hyri skuadra arabe Neom, që megjithatë refuzoi të paguante 20 milionë euro për kapitenin e Zvicrës. Ka pasur interesim edhe nga Fenerbahçe, por Xhaka vendosi për kthim në ligën më të fortë në botë. Ai dy vjet më parë ishte larguar nga Arsenali. Te Leverkuseni në vitin e parë e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë. Në vitin e dytë doli nënkampionë. Por më të mirët u larguan këtë verë nga Bajerni dhe 32-vjeçari nuk ishte gati të udhëhiqte ndërrimin e gjeneratës në skuadër.
Albion Rrahmani merr vlerësime nga trajneri i tij
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e shënoi golin e parë në kampionatin e ri. Të dielën, Rrahmani startoi te Sparta Praga dhe realizoi në minutën e 22-të për 1:0. Sparta fitoi 3:2 në fund, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit të Çekisë. 24-vjeçari e la fushën në minutën e 53-të, kur Sparta Praga po pësonte 2:1. Lojtari që e zëvendësoi atë, Lukas Haraslin, asistoi për 2:2, ndërsa e shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 93-të. Trajneri i Spartës, Brian Priske, ka lavdëruar Rrahmanin. “Jam i kënaqur që kemi kualitet në gjithë lojtarët. Më duhet ta lavdëroj Albion Rrahmanin, që ka pasur lojë shumë të mirë. Ai ishte i përfshirë në presing, shënoi gol të rëndësishëm”, ka thënë Priske. Rrahmani në edicionin e parë në Çeki ka pasur telashe të mëdha për të gjetur formën. Ermal Krasniqi qëndroi vetëm në stol te Sparta Praga.
Daku gjithnjë e më i vlerësuar tek Rubin Kazani rus
Mediat në Rusi i kanë kushtuar shumë vëmendje golit të Mirlind Dakut ndaj Zenit St. Petersburgut. Sulmuesi kosovar mbeti te Rubini dhe të dielën shënoi në minutën e 90-të për barazimin 2:2 me Zenitin. Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, është pyetur nëse ndeshja ndaj Zenitit ishte speciale për Dakun. “Ai duhet ta kuptojë se të gjitha ndeshjet janë speciale për të. Ai ka një nivel të caktuar, por nuk e mban atë gjatë 90 minutave. Kur fillon, çdo gjë është e qartë. Çfarë dallimi bën nëse ka kaluar në Zenit apo jo? Janë të gjitha ndeshje kampionale, ju vetëm duhet të mbani nivelin, stabilitetin dhe të zhvilloheni tutje”, tha Rakhimov. Kapiteni i Rubin Kazanit, Igor Vujaçiq ka thënë se Daku është sulmuesi më i mirë në Rusi. “Duhet të prisni momentin që ai të realizojë. Mbrojtësit e Zenitit kanë luajtur mirë ndaj tij. Ishte e vështirë për të, është dashur të bëjë shumë pa top. Por në pjesën e dytë gjeti momentin e tij. Kjo është forca e Dakut”. Mbrojtësi i Zenitit, Vanja Drkushiq ka thënë se Daku është njëri prej lojtarëve më të mirë në kampionatin rus. Edhe trajneri i Zenitit, Sergei Semak ka thënë se Daku është lojtar i mirë. -

Granit Xhaka rikthehet në Premierligë, shitet për 20 milionë euro
Granit Xhaka është gati të rikthehet në Premierligë pas një periudhe të suksesshme në Bundesligë. Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me Sunderlandin, që do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e tij, duke siguruar transferimin e mesfushorit nga Bayer Leverkusen.
Xhaka do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Sunderlandin, skuadër që është rikthyer në elitën e futbollit anglez. Ai pritet të fluturojë sot për në Angli dhe të prezantohet te skuadra e re, ku do të kontribuojë me përvojën e tij të madhe në një kampionat të njohur si Premierliga.
Ky transferim do të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Xhakës, që vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com
-

“Menaxheri i Xhakës le të thojë ç’të dojë”, Ten Hagu i mbyll derën Granitit: Nuk e lëmë të largohet një lider si ai
Bajer Leverkuseni ka humbur boshtin e skuadrës në këtë merkato vere. Pas largimit të trajnerit, rrugën e tij e kanë ndjekur edhe 3 lojtarë kyç të skuadrës. Një tjetër futbollist i rëndësishëm që po kërkohet me ngulm në merkato është Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar ka marrë disa oferta, teksa e fundit vjen nga Premier Liga. Sandërlendi ka paraqitur ofertë zyrtare dhe Xhaka ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Por të njëjtin mendim me të nuk e ndan trajneri i Leverkusenit. Ten Hagu ka thënë se Xhaka është një lider i ekipit dhe se klubi nuk do ta lejojë të largohet.
“Menaxheri i tij mund të thojë çfarë të dëshirojë, por ky klub i ka lënë tashmë 3 lojtarë të rëndësishëm të largohen dhe ne nuk do të lëmë asnjë më tepër që të largohet. Graniti është një lider dhe ka ende 3 vite të mbetura në kontratën e tij”, ka deklaruar Erik Ten Hagu./Sport Ekspres/ -

Transferim i bujshëm? Xhaka refuzon Arabinë dhe Milanin, mesfushori shqiptar zgjedh ku do të luajë sezonin e ardhshëm
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Sunderland, në rast se largohet këtë verë nga Bayer Leverkusen.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur David Ornstein, i cili shkruan se Xhaka dëshiron vetëm kalimin te Sunderland, pavarësisht interesit nga klubet e tjera.
Sipas raportimeve, bisedimet mes dy klubeve janë në vazhdim, ndërsa një marrëveshje personale mes Xhakës dhe Sunderlandit është arritur tashmë.
Zhvillimet vijnë pak ditë pasi klubi saudit Neom SC bëri një ofertë konkrete për Xhakën, duke arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin. Megjithatë, lojtari dhe familja e tij vendosën të refuzojnë transferimin në Arabinë Saudite, duke konsideruar se nuk ishte lëvizja e duhur për ta.
Edhe Milani dhe Interi shfaqën interes për 32-vjeçarin, por tashmë Sunderland është në pole-position për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Arsenalit.
Nga ana tjetër, trajneri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag, shpreson ta mbajë Xhakën në skuadër. Në një prononcim për Bild, ai u shpreh: “Nëse do të varej nga unë, Granit duhet të qëndrojë.”
Në rast se transferimi konkretizohet, Xhaka do të bëhej lojtari i radhës që kalon nga Leverkusen në Premier League, pas Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong, të cilët janë transferuar te Liverpool këtë merkato.
Një rikthim në Angli për Xhakën, këtë herë me ngjyrat e Sunderlandit, duket gjithnjë e më i afërt. -

Granit Xhaka vendos përfundimisht se ku do luajë sezonin e ri, ndikohet nga familja
20 Korrik 2025
8:00
Telesport
Pavarësisht interesimit të disa ekipeve në liga të ndryshme, Granit Xhaka nuk do të largohet nga Gjermania dhe do të vazhdojë deri në fund të kontratës me Bayer Leverkusen.
Edhe pse propozimet e ardhura nga Fenerbahce, Sunderland, ekipet e Serisë A, apo dhe oferta e majme e ardhur nga liga arabe, ishin të gjitha interesante, Granit Xhaka ka vendosur të qëndrojë te Leverkusen, për shkak të familjes.
Gazetari belg, Sacha Tavolieri, tregon se familja e Xhakës ka ngurruar të shpërngulet diku tjetër, një faktor që ka ndikuar ndjeshëm në vendimin për të qëndruar te Leverkusen.
Po ashtu Xhaka ka folur me trajnerin e ri të “Aspirinave” Erik ten Hag dhe holandezi i ka treguar se e sheh atë si pjesë kyçe të projektit që ka në mendje dhe nuk dëshiron largimin e tij.
Xhaka u transferua te Leverkusen në vitin 2023 kur la Arsenalin dhe iu bashkua “Aspirinave” për 25 milionë euro dhe shumë shpejt u bë një figurë kyçe për ekipin. Sot, vlera e tij është 15-20 milionë euro, të paktën kaq kërkoi së fundmi Leverkusen për ekipet e interesuara për shqiptarin.