Tag: xhaka

  • Broja ende s’është gati, Burnley merr fitoren e parë. Xhaka dhe Sunderland pësojnë humbjen e parë

    Broja ende s’është gati, Burnley merr fitoren e parë. Xhaka dhe Sunderland pësojnë humbjen e parë

    23 Gusht 2025

    17:57

    Telesport

    Kanë përfunduar 3 ndeshjet e programuara në orën 16:00 (me orën tonë) në Premier League. Burnley ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri, pasi mposhti në shtëpi 2-0 Sunderland.
    Goli i parë i takimit u shënua nga Cullen në fillim të pjesës së dytë. Në fund të takimit Jaidon Anthony vulosi fitoren 2-0 me golin e tij. Armando Broja i transferuar nga Chelsea te Burnley, nuk është ende gati dhe për të dytën ndeshje rresht nuk është grumbulluar. Në anën tjetër, Granit Xhaka pavarësisht humbjes, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.
    Në dy sfidat e tjera, po ashtu fituan ekipet vendase. Bournemouth fitoi 1-0 ndaj Wolves, me golin e Tavernier në minutën e 4-të. Thuajse gjithë pjesën e dytë, miqtë luajtën me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi i krahut, Toti, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të. Brentford fitoi 1-0 ndaj Aston Villa, vendsoi goli i Outtara Da. në minutën e 13-të. Në 18:30, Arsenal përballet në “Emirates” me Leeds.

  • Futbolli në Zvicër merr ngjyra shqiptare, “Dardania Basel” vihet nën kontrollin e Xhakës

    Futbolli në Zvicër merr ngjyra shqiptare, “Dardania Basel” vihet nën kontrollin e Xhakës

    Adriatik BALLA
    Lojtarët shqiptarë në Zvicër kanë një CV të admirueshme dhe në të gjitha klubet e Superligës zvicerane ka shqiptarë, duke e bërë kampionatin zviceran më të dallueshëm krahasuar me kampionatet e tjera në Europë për praninë e shqiptarëve. Ata janë në përqindje të konsiderueshme. Por s’mjaftohen me kaq, një pjesë angazhohen menjëherë sapo tërhiqen nga futbolli aktiv në pozita komanduese në klube, në rolin e drejtorëve teknikë apo këshilltarëve të presidentëve, siç ka ndodhur me Behramin, Mehmedin etj. Tani në radhët janë Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që kanë ambicie për të qenë në rol drejtues. Madje Taulant Xhaka e ka nisur dhe karrierën e trajnerit këtë sezon. “Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj”. Këto ishin fjalët më të cilat legjenda e Bazelit, Taulant Xhaka, u prit nga klubi “Dardania Basel” këtë verë. 34-vjeçari mori përsipër drejtimin e klubit si trajner në kategorinë e katërt pas pensionimit. Gjatë detyrës së tij të re te Dardania, ku punoi edhe babai i tij, Ragipi, Taulant Xhaka synon të marrë licencën e trajnerit dhe të udhëheqë klubin pasi nuk arriti të ngjitet në kategorinë e tretë. Hapi i parë drejt këtij qëllimi është arritur tashmë. Këtë fundjavë, ata siguruan një fitore të thellë 5:0 kundër Munçensteinit. Legjenda e Bazelit pa ekipin e tij të luante mirë. Pas ndeshjes, ai për “BZ Basel” tha se ishte pjesërisht i kënaqur. “Nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer nga ana jonë, por është mirë, fituam 5:0”. Xhaka sqaroi se aktualisht është vetëm si trajner te Dardania. “Ekipi po luan shumë mirë. Në varësi të mënyrës se si ndihem, mund të mendoj të hyj si zëvendësues në të ardhmen nëse gjërat vështirësohen drejt fundit të sezonit”.
    Objektivi afatgjatë, klubi i madh i Bazelit
    Ai e sheh qartë të ardhmen e tij. “Nëse bëjmë ngritje në kategori, do të doja të vazhdoja për një vit tjetër, por varet se si zhvillohet skuadra. Qëllimi im afatgjatë, siç e kam thënë edh më parë, është të jem në stolin e Bazelit përkrah vëllait tim”, nënvizoi ai. Kur do të ndodhë kjo? E paqartë. Ajo që është e sigurt është se vëllai i tij, Graniti, po përfundon po ashtu kursin e tij për trajner. Kapiteni i Zvicrës debutoi për Sanderlandin këtë fundjavë. Në ndeshjen përshëndetëse të Taulant Xhakës, Granit Xhaka bëri bujë kur, me zë të lartë deklaroi se “një Xhaka po largohet dhe së shpejti tjetri do të kthehet”. Kjo tregon se të dy vëllezërit Xhaka e shohin të ardhmen e tyre pas futbollit aktiv si drejtues të klubit të madh të Bazelit.
    Jashari ngjitet në Serie A, një tjetër “xhevahir” te Zvicra
    Edhe në nivel të ekipit përfaqësues, Zvicra ka shumë shqiptarë. Një prej tyre është Ardon Jashari, që këtë verë la Klub Brtuzhin dhe u bë pjesë e Milanit në Sertie A italiane. Milan ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Barit në 1/32 e finales në Kupën e Italisë. Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti Ardon Jashari, por që nuk ishte startues. Leao kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes. Pulisiç e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të të takimit dhe vulosi fatin e kualifikimit. Në minutën e 66-të Ardon Jashari u aktivizua në lojë, duke e bërë debutimin zyrtar me kuqezinjtë.

  • Xhaka e nis si lider, Sandërland fitore e thellë

    Xhaka e nis si lider, Sandërland fitore e thellë

    Pas Aston Vila- Njukasëll 0-0 luajtur në 13:30, në 16:00 tre ndeshje të tjera të Premier League për këtë javë të parë sezonale që nisi dje me Liverpul- Buornëmuth 4-2. Brajton barazoi 1-1 me Fulhem: goli i parë u shënua nga mesfushori Matt O’Riley, me një penallti. Rodrigo Muniz, barazoi në kohën shtesë, në 90+5′

    Sunderland i rikthyer në Premier dhe me liderin e ri Granit Xhaka (kapiten) gjithashtu fitoi 3-0 ndaj Uest Hem (gola nga Mayenda, Ballard dhe Isidor).

    Më tej Totenhem rifitoi buzëqeshjen pas dështimit të Superkupës Europiane, ku humbi në mënyrë dramatike ndaj Paris Saint-Germain (me penallti), falë një fitoreje 3-0 ndaj Bërnlit (Richarlison shënoi dy gola dhe Brennan Johnson).

    Rezultatet, java e parë sot:

    Aston Vila-Njukasëll 0-0Brajton-Fulhem 1-0Sunderland-Uest Hem 3-0Tottenham-Burnley 3-0

    Volves- mançester Siti 18:30

    Vazhdo leximin

  • Granit Xhaka bëhet kapiten i Sunderland

    Granit Xhaka bëhet kapiten i Sunderland

    Sunderland ka konfirmuar se mesfushori Granit Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm të Premier League 2025/26.

    I transferuar këtë verë nga Bayer Leverkusen për rreth trembëdhjetë milionë funta, Xhaka ka fituar menjëherë besimin e klubit falë përvojës së tij të madhe. Tridhjetë e dy vjeçari më parë ka qenë kapiten i Arsenal dhe ka luajtur një rol vendimtar në fitoren historike të titullit të parë në Bundesliga nga Leverkusen.

    “Është një krenari e madhe për mua të jem kapiten i këtij klubi. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e skuadrës dhe klubin në çdo aspekt. Ata që më njohin e dinë që jam fitues dhe dua të fitoj dhe këtë e pres edhe nga bashkëlojtarët”, ka thënë Xhaka.

    Sunderland rikthehet në Premier League pas tetë vitesh dhe sezonin e hap më 16 gusht, në shtëpi ndaj West Ham./rtk/ KutlPlus.com

  • “Krenari, do tregoj lidership brenda dhe jashtë fushe”/ Granit Xhaka zyrtarisht kapiten i Sunderland

    “Krenari, do tregoj lidership brenda dhe jashtë fushe”/ Granit Xhaka zyrtarisht kapiten i Sunderland

    Sunderland ka njoftuar zyrtarisht se Granit Xhaka (32 vjeç) do jetë kapiteni i klubit për sezonin e ri. Shqiptari që është kapiten i kombëtares së Zvicrës u afrua vetëm pak javë më parë me klubin e ngjitur në Premier League, por përvoja dhe lidershipi i tij kanë bërë që drejtuesit e klubit t’i besojnë rolin e udhëheqësit të ekipit, si në fushë dhe jashtë saj.
    “Një lider i shquar në skenën vendase dhe ndërkombëtare, mesfushori më parë ka marrë përsipër rolin e kapitenit te Borussia Mönchengladbach dhe Arsenal. Xhaka gjithashtu e mbajti shiritin e kapitenit në disa raste gjatë një periudhe historike te Bayer Leverkusen dhe ai ka qenë kapiten i Zvicrës nga 2020, me të cilët është aktivizuar në 137 ndeshjesh”, njofton klubi anglez.
    Ndërkohë, vetë Xhaka u shpreh se është një privilegj për të që të tregojë lidership si brenda dhe jashtë fushe.
    “Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin. Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa nga emrat që e kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Unë jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës”, tha Xhaka.
    Kontratë tre vjeçare firmosi Xhaka me Sunderland, duke lënë pas dy sezonesh Bayer Leverkusenin dhe për t’u rikthyer në Premier League, ku më herët ka qenë pjesë e Arsenalit.

  • I rikthyer vetëm një muaj më parë në Premier, Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

    I rikthyer vetëm një muaj më parë në Premier, Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderland

    14 Gusht 2025

    12:10

    Telesport

    Sunderland ka emëruar Granit Xhaka si kapitenin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm. Lajmi ëhstë konfirmuar sot nga mediat britanike.
    Ish-kapiteni i Arsenal u transferua te skuadra angleze këtë verë për një tarifë prej rreth 17 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen.
    Pavarësisht se Xhaka nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me këtë klub (ka luajtur në miqësoret e deritanishme) menjëherë i është dhënë shiriti i kapitenit nga Regis Le Bris.
    Duket se klubi i sapongjitur në Premier League këtë vit synon t’i japë shumë besim mesfushorit 32-vjeçar, që njihet për grintën e tij në fushë.
    Përvoja e tij do të jetë e rëndësishme për të siguruar mbijetesën këtë sezon në kampionatin më të vështirë në botë.

  • Me shiritin e kapitenit në krah, por debutimi i Xhakës me Sunderland vjen me humbje (video)

    Me shiritin e kapitenit në krah, por debutimi i Xhakës me Sunderland vjen me humbje (video)

    2 Gusht 2025

    17:52

    Telesport

    Granit Xhaka ka debutuar me Sunderland, në miqësoren e luajtur sot pasdite ndaj Real Betis. Mesfushori shqiptar u transferua vetëm pak ditë më parë tek ekipi i ngjitur këtë sezon në Premier League.
    Granit Xhaka do të mbajë edhe shirtin e kapitenit, gjë që e nisi që nga ndeshja e sotme. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 74-të, ku Aitor Ruibal shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga shoku i skuadrës. Rezultati përfundimtar, 0-1 për Betis. SHIKOGOLIN
    Pavarësisht humbjes, Xhaka bëri një paraqitje dinjitoze dhe mori duartrokitjet e tifozëve në stadium. Kujtojmë që Xhaka u transferua nga Leverkusen te Sunderland për 20 milionë euro. Pavarësisht se kishte oferta nga disa klube dhe liga të ndryshm,e mesfushori shqiptar zgjodhi rikthimin në Premier League.

  • Kristal Abazaj lë Superioren, i bashkohet Dritës në Kosovë

    Kristal Abazaj lë Superioren, i bashkohet Dritës në Kosovë

    Adriatik BALLA
    Lëvizjet në merkato më parë ndodhin nga Kosova drejt Shqipërisë. Vitet e fundit ka tendencë të kundërt. Shumë prej më të mirëve në Superioren tonë zgjedhin të luajnë në Superligën e Kosovës. Ndërkohë, së fundmi, Kristal Abazaj është zyrtarisht futbollisti i kampionëve të Dritës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka firmosur për 2 vite me klubin nga Kosova. Abazaj pritet të shtojë cilësitë në radhët e Dritës dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ramadani.
    “Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë – mirë se vjen Kristal Abazaj! Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv. Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona. Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani. Mirë se vjen Kristal!”m shkruan klubi i Dritës në llogarinë e saj në faqen zyrtare.
    Avdullahu bëhet pjesë e Hofenheimit
    Sipas mediave kosovare, me kalimin te Hofenheimi nga Bazeli, Leon Avdullahu ka nisur një kapitull të ri në karrierë. Por 21-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë. Ai ka mundësi të luajë për Kosovën dhe Zvicrën. Avdullahu ka theksuar se ende nuk ka vendosur, por “blueëin.ch” ka shkruar se Granit Xhaka mund të ndikojë në vendimin e tij. “Ende nuk kam vendosur se për kë do të luajë, për Zvicrën apo Kosovën”, ka deklaruar Avdullahu për mediumin gjerman “Kicker” të premten. Kosova përballet me Zvicrën në ndeshjen hapëse të kampanjës kualifikuese të Botërorit 2026. Ndeshja e 5 shtatorit luhet në Bazel. “U kam thënë të dyja federatave se fillimisht duhet të sistemohem sa më mirë në Hofenheim e më pas do ta marrë vendimin final”. Avdullahu ka thënë se vendimin do ta marrë me zemër. Ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me selektorët e të dyja përfaqësueseve, Franko Fodan e Kosovës dhe Murat Jakinin e Zvicrës.
    Avdullahu ka qenë kapiten i Zvicrës U21, ndërsa është i bindur se mund të jetë zëvendësues i denjë i Granit Xhakës te Zvicra A. Avdullahu është 21-vjeçar ndërsa Xhaka pritet të jetë te Zvicra edhe për dy apo tri vjet të tjera. Avdullahu në intervistën e gjatë për “Kicker” ka deklaruar se Xhaka dhe Serxhio Buskets, janë lojtarët që i ka ndjekur që në moshë të re. Xhaka është kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje te Zvicra. Avdullahu pjesë e Superligës së Zvicrës me Bazelin ishte për dy edicione dhe më pas e bëri hapin e madh drejt Bundesligës. Tani synon të bëhet lider në mesfushën e Hofenheimit. “Gjithmonë kam qenë lider i lindur, tek ekipet e reja të Bazelit dhe po ashtu në ekipin e parë. Projekti këtu është i përkryer për mua dhe padyshim se jam bindur”, ka shpjeguar Avdullahu që e fitoi titullin dhe Kupën e Zvicrës me Bazelin në edicionin e kaluar.

  • Xhaka prezantohet te Sunderland me një video surreale: bëhet virale, por për arsyen e gabuar

    Xhaka prezantohet te Sunderland me një video surreale: bëhet virale, por për arsyen e gabuar

    Granit Xhaka është bërë zyrtarisht një lojtar i ri i Sunderland. Klubi anglez, i sapongjitur në Premier League, ka realizuar një lëvizje vërtet të rëndësishme duke siguruar shërbimet e 32-vjeçarit zviceran, i cili dukej në prag të bashkimit me Milan-in.
    Xhaka u transferua nga Bayer Leverkusen te Sunderland për një tarifë prej 20 milionë eurosh. Mesfushori zviceran ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare, e cila për këtë arsye skadon më 30 qershor 2028.
    Të gjithë janë të kënaqur me këtë nënshkrim, megjithëse tifozët kanë vënë re diçka të çuditshme në një nga videot e prezantimit të lojtarit të postuara në kanalet e mediave sociale të klubit.
    Në videon në fjalë, e cila u bë menjëherë virale, Xhaka shihet i ulur dhe i filmuar nga një kamera ndërsa një anëtar përgjegjës për rrjetet sociale të klubit anglez i bën disa pyetje të përgjithshme rreth ekipit.
    Xhaka përgjigjet pothuajse me një fjalë të vetme, ose troç, pa dhënë hollësi. Kjo është arsyeja pse videoja po qarkullon në një mënyrë kaq ekstreme, por për arsyen e gabuar.
    Disa njerëz në rrjetet sociale dyshojnë se ai nuk ka njohuri për historinë e Sunderland-it apo për asgjë rreth operacioneve të klubit. Videoja, nëse e shikoni me kujdes, është pothuajse surreale.

    🤔 I’m excited to play alongside…
    Finish the sentence with Granit Xhaka! 💬 pic.twitter.com/dOEIwOpQj1
    — Sunderland AFC (@SunderlandAFC) July 30, 2025

  • Granit Xhaka prezantohet zyrtarisht në Sunderland

    Granit Xhaka prezantohet zyrtarisht në Sunderland

    Granit Xhaka, një nga futbollistët më të njohur kosovarë, është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Sunderland. Pas kalimit të suksesshëm të testeve mjekësore, Xhaka firmosi një kontratë me klubin anglez që e lidh atë deri në vitin 2028.Sipas raportimeve të Sky Sports, Sunderland ka paguar një shumë prej 17 milionë euro për transferimin e mesfushorit kosovar. Ky transferim e rikthen Xhakën në Premier League pas vetëm dy vitesh, duke i dhënë atij mundësinë për të shfaqur edhe një herë aftësitë e tij në ligën më të fortë të botës.Gjatë prezantimit të tij, Xhaka ka shprehur emocionet dhe krenarinë për këtë hap të ri në karrierën e tij. “Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë personat këtu, edhe lojtarët”, tha Xhaka për mediat.Në Sunderland, Granit Xhaka do të mbajë fanellën me numrin 34, një numër që ka bërë tashmë emër për të, dhe që është i lidhur ngushtë me identitetin e tij si lojtar.Ndërkohë, klubi i tij i deritanishëm, Bayer Leverkuseni, e ka falënderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe e ka uruar për këtë hap të ri. Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer 04, tha: “Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin tonë që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024. I urojmë atij shumë sukses në karrierën e tij të ardhshme.”Ky është një transferim që mund të shënojë një kapitull të ri për Xhakën, duke e bërë atë një nga yjet e Premier League dhe duke kontribuar në zhvillimin e Sunderland në nivelin më të lartë të futbollit anglez./KultPlus.com