Tag: xhaka

  • Tubimi në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, në protestë mori pjesë edhe babai Granit dhe Taulant Xhakës

    Tubimi në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, në protestë mori pjesë edhe babai Granit dhe Taulant Xhakës

    Ditën e djeshme më 17 tetor, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u mbajt protesta në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që mbahen në paraburgim në Hagë.

    Mes mijëra protestuesve ishte edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës Taulant dhe Granit Xhaka. Ragip Xhaka, një ish i burgosur politik dhe aktivist për çështjen kombëtare, njihet si emigrant dhe politikan i Partisë Demokratike të Kosovës ne Zvicër.
    Ragip Xhaka me prejardhje nga trevat e Llapit, si një shqiptar krenar i Kosovës ka treguar gjithmonë mbështetjen e tij për ish-luftëtarët e UÇK-së.
     
     

    Top Channel

  • “Xhaka lojtar shembull, Sunderland zgjedhja e duhur”

    “Xhaka lojtar shembull, Sunderland zgjedhja e duhur”

    Ish-lojtari i Arsenalit, Walcott vlerësoi në maksimum ish-shokun e tij të skuadrës, Granit Xhaka, i cili tashmë ka kaluar në radhët e Sunderland.
    “Shumë njerëz u habitën kur Xhaka iu bashkua Sunderlandit, por ai është një lojtar që vendos shembullin në fushë. Pasioni, uria dhe trimëria e tij ndihmojnë ekipin dhe ndikojnë në mënyrën se si lojtari përcakton sjelljet dhe modelet në fushë,” tha Walcott.

    Ai kujtoi edhe kohën e tyre te Arsenali, duke vlerësuar aftësinë e Xhakës për t’u përshtatur në role të ndryshme dhe për të udhëhequr skuadrën nga çdo pozicion në mesfushë.
    Walcott theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe sjelljes së Xhakës.
    “Kur ai është në pozicione sulmuese, vendos presionin dhe tonin e ekipit. Pasioni dhe lufta e tij ndikojnë tek të gjithë bashkëlojtarët”, theksoi Walcot.
    Duke komentuar asistin vendimtar të Xhakës kundër Aston Villas, Walcott shtoi: “Ky gol është i pabesueshëm. Ai tregon aftësi të jashtëzakonshme dhe Xhaka do të jetë shumë i rëndësishëm që Sunderland të qëndrojë në Premier League.”
    © BalkanWeb

  • “Paqe” mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në “Emirates”, derbi i madh anglez mbyllet në barazim

    “Paqe” mes Arsenalit dhe Mançester Sitit në “Emirates”, derbi i madh anglez mbyllet në barazim

    Adriatik BALLA
    U mbyll në barazim derbi i madh anglez mes Arsenalit dhe Mançester Sitit. Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi me shifrat 1:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Premier Leagues dhe u luaj të dielën. Arsenali e shmangu humbjen në minutat shtesë të ndeshjes. Fillimisht ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin që e realizoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, në minutën e nëntë. Siti edhe pse kishte epërsinë, Arsenali krijoi më shumë raste dhe ishte më dominues. Topçinjtë” barazimin e arritën në minutën e 93-të. Golin e shënoi Gabriel Martinelli. Arsenali ka dhjetë pikë dhe është në vendin e dytë. Liverpuli është lider me pesë pikë më shumë. Siti e zë vendin e nëntë me shtatë pikë. Po në Angli, Granit Xhaka ishte prej më meritorëve që Sanderlandi arriti ta fitojë një pikë të dielën pasdite. Sunderlandi barazoi 1:1 në shtëpi me Aston Vilën në kuadër të xhiros së pestë të Premier Leagues. Vendësit nga minuta e 33-të ishin me një futbollist më pak pasi Reinildo Mandava u ndëshkua direkt me karton të kuq. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 67-të. Matty Cash ishte realizatori i golit. Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, bëri asistim të bukur me kokë në minutën e 75-të në golin që e realizoi Ëilson Isidor i cili i barazoi shifrat. 32-vjeçari Xhaka e kompletoi ndeshjen.
    Për mesfushorin shqiptar ishte asistimi i dytë këtë edicion. Sanderlandi ka tetë pikë në mesin e tabelës. Aston Vila ka pesë pikë më pak në pozitën e 18-të. Ndërkohë, Mançester Junajtid thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin Kobie Maino plus më shumë se 40 milionë £ në një tentativë për të marrë një yll të Real Madridit. Maino ka pasur vështirësi për të gjetur minuta të rregullta te Junajtid që nga marrja e drejtimit nga Ruben Amorim në nëntorin e kaluar. 20-vjeçari u rrit nga akademia e “Old Trafford” dhe deri më tani ka shënuar shtatë gola në 76 paraqitje në të gjitha garat. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi FA Cup në vitin 2024 dhe gjithashtu numëron 10 paraqitje me kombëtaren e Anglisë. Megjithatë, këtë sezon ai ka qenë titullar vetëm një herë, në ndeshjen e raundit të dytë të Carabao Cup, ku Junajtid u eliminua me penallti nga Grimsby Toën. “Besoj shumë tek ai. Ai është një lojtar i madh. Por disa prej jush mendoni se Kobbie Maino është tashmë lojtar i kompletuar. Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë më mirë. Për disa lojtarë mjafton talenti, por për të jo. Ndoshta nuk është e drejtë, por mendoj se po e ndihmoj Kobien dhe kaq”, tha trajneri Amorim.
     

  • Babai i Xhakës i ashpër me tifozët dhe lojtarët e Kosovës: Të mjerë, pse Graniti duhet t’jua linte lojën?

    Babai i Xhakës i ashpër me tifozët dhe lojtarët e Kosovës: Të mjerë, pse Graniti duhet t’jua linte lojën?

    Adriatik BALLA
    Zvicra ka një kontigjent të spikatur të lojtarëve shqiptarë, të cilët luajnë në të dy kategoritë kryesore të futbollit në këtë vend, madje në elitë, nuk ka asnjë klub zviceran që të mos ketë të paktën një shqiptar në radhët e veta. Të shumtë janë shqiptarët dhe në përfaqësuesen e Zvicrës, por aty spikat më së shumti Granit Xhaka, i cili është njëherësh edhe kapiten i përfaqësueses helvetike. Ndërkohë, Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe shpifjeve të adresuara ndaj familjes së tij dhe sidomos ndaj mesfushorit të Zvicrës, Granit Xhaka.
    Në një reagim të gjatë, ai tha se sulmet ndaj djemve të tij janë sulme ndaj gjithë shqiptarëve që ndihen krenarë për arritjet e tyre. Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje: Reagim ndaj shpifjeve e fyerjeve ndaj familjes Xhaka – veçanërisht ndaj Granitit. Edhe pse zakonisht nuk ndërhyj në komente apo polemika që nuk më përkasin drejtpërdrejt, këtë herë ndjej detyrë morale të reagoj. I drejtohem të gjithëve atyre që shkruajnë e flasin në mënyrë të ulët ndaj vëllezërve Xhaka – e në veçanti ndaj Granitit. O ju të mjerë, të verbër në zemër dhe në mendje – kur tentoni ta njollosni Granitin, në fakt po e njollosni veten tuaj. Kur e shani, po e tregoni vetëm ligësinë, zilia dhe neverinë që keni brenda vetes. Pse, prisnit që Graniti t’jua falte lojën?
    Djemtë e mi kanë nderuar flamurin shqiptar
    Pse nuk e doni suksesin e dikujt që ka ngritur flamurin kuqezi me krenari, që ka mbrojtur nderin e shqiptarëve në fushën e gjelbër dhe në çdo dalje publike? A harruat se Serbia ishte ajo që na vrau, na dhunoi dhe na dëboi nga trojet tona – dhe sot, në vend që të sulmoni ata që na nderojnë, po sulmoni një shqiptar që kurrë nuk e mohoi prejardhjen e tij? A harruat se kur Taulanti, me shokë, dilte ballë për ballë me tifozët serbë në Beograd për të mbrojtur flamurin kombëtar, ju ishit krenarë? A harruat se Graniti ngriti shqiponjën në zemër të Rusisë, në një botëror ku gjithë bota po e shihte? A harruat se sa herë e ka ngritur zërin për Kosovën, për Shqipërinë, për nënat shqiptare dhe për të drejtën tonë për ekzistencë?
    Zvicra, vendi ku shqiptarët shkëlqejnë
    Vëllezërit Xhaka – dhe shumë sportistë të tjerë shqiptarë në diasporë – e kanë ngritur lart imazhin e shqiptarëve në Zvicër, në Evropë dhe në gjithë botën. Ata kurrë nuk e kanë mohuar se janë shqiptarë. Përkundrazi – çdo intervistë, çdo dalje publike, çdo ndeshje është dëshmi e krenarisë së tyre kombëtare. Zvicra ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ajo na ka strehuar në kohët më të vështira dhe na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë jetë më të mirë. Dhe sot, kur njerëz si Graniti i kthejnë Zvicrës kontribut me krenari, ju i thoni “zvicra-zvicra” me përbuzje? O të shitur, o të paditur, turp t’ju vijë! Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist. Po shani familjen tuaj, po shani një emblemë krenarie shqiptare. Sepse Xhakat kurrë nuk janë gjunjëzuar – dhe nuk kanë për t’u gjunjëzuar!

  • Mediat zvicerane: Granit Xhaka, një nga më të mirët në fitoren kundër Kosovës

    Mediat zvicerane: Granit Xhaka, një nga më të mirët në fitoren kundër Kosovës

    Pas fitores bindëse 4:0 kundër Kosovës, Kombëtarja e Zvicrës tashmë e ka mendjen tek ndeshja e radhës ndaj Sllovenisë, që do të zhvillohet të hënën më 8 shtator në orën 20:45, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

    Shtypi zviceran ka vlerësuar lartë paraqitjen e lojtarëve “helvetikë”, me gazetën “20min” që ka shpërndarë notat e lojtarëve, ku maksimumi është 6 dhe minimumi 1. Kapiteni Granit Xhaka është vlerësuar me notën 5, duke konfirmuar rëndësinë e tij në mesfushë.

    Performanca më e lartë i është dhënë Breel Embolo-s, i cili mori notën maksimale 6, për shkak të lojës së shkëlqyer dhe ndikimit vendimtar në rezultat.

    Notat e lojtarëve të Zvicrës sipas “20min”:

    Gregor Kobel – 5

    Ricardo Rodriguez – 4.5

    Dan Ndoye – 4.5 / 5.5

    Nico Elvedi – 4.5

    Silvan Widmer – 5

    Fabian Rieder – 5

    Granit Xhaka – 5

    Remo Freuler – 4

    Ruben Vargas – 4.5

    Breel Embolo – 6

    Miro Muheim – 4

    Johan Manzambi – 4.5

    Michel Aebischer – 4

    Sipas mediave zvicerane, skuadra tregoi lojë të fortë kolektive, por veçanërisht u dalluan Embolo dhe Xhaka, të cilët mbajtën peshën kryesore të fitores./KultPlus.com

  • Hipokrizia nuk njeh limit! Tjetër deklaratë në Zvicër dhe tjetër në Kosovë, shihni se çfarë bën Granit Xhaka

    Hipokrizia nuk njeh limit! Tjetër deklaratë në Zvicër dhe tjetër në Kosovë, shihni se çfarë bën Granit Xhaka

    Zvicra ka mundur Kosovën në shifrat 4-0. Një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë, pasi takimi përfundoi 4-0 pas pjesës së parë dhe në të dytën nuk u shënua më asnjë gol. Por tema e shumëdiskutuar e momentit është paraqitja e Granit Xhakës. Nëse më parë Granit Xhaka ka luajtur shumë vëllazërore kundër shqiptarëve, këtë herë mesfushori ynë kishte ndryshuar sjellje. 4-0 në pjesë të parë kundër Kosovës dhe Graniti nuk ishte i kënaqur, kërkonte të fitonte 7-0 ndaj shqiptarëve.
    “Unë dua të them se kjo ishte një nga pjesët e para më të mira që ne kemi luajtur ndonjëherë, për një kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk i kemi bërë gjërat sic ishin planifikuar. Ata që më njohin mua, e dinë që jam kërkues ndaj vetes dhe ekipit. Nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të fitonim 6-0 ose 7-0. është mëkat që ndeshja mbaroi vetëm 4-0”, tha Granit Xhaka.
    Por në fakt nuk ishte vetëm ky problemi. Tmerri më i madh është fakti se Granit Xhaka ka një patriotizëm jo të vërtetë. Në gjuhën zvicerane ose më saktë në mediat e Zvicrës dha një deklaratë të tillë, ndërsa në mediat e Kosovës tha: “Krejt bota e dinë se unë me zemër e me gjak jam shqiptar”. Pra një tjetër deklaratë dashurie për shqiptarët dhe një tjetër dashurie dhe zero mungesë mëshire në mediat e Zvicrës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, Blerim Dzemaili bëri një gjë të ngjashme në kohët e fundit.?Në mediat zvicerane Dzemaili tha se duhej të punësohej nga Zvicra që t’i bindte lojtarët shqiptarë që të mos shkonin te Kosova dhe Shqipëria por te Zvicra dhe në një tjetër deklaratë në mediat shqiptare, e zbuti qëndrimin e tij duke thënë një tjetër variant. Një lojë me dy porta ku tregohet qartë se shqiptarët veprojnë sipas interesit në shumë momente dhe në pak raste kanë krenari dhe patriotizëm të vërtetë.
    Madje duhet theksuar se në mesin e agjensisë së Adrian Bajramit që la Shqipërinë për Zvicrën, ndodhet edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Gjithashtu ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë Granit Xhaka po shijonte cdo gol të Zvicrës dhe po i përgëzonte gjithmonë lojtarët e Zvicrës për golat e shënuar.
    Në cdo gol ai shihej duke festuar me ta dhe dukej i uritur për të tjerë gola, ndryshe nga më parë që qëndronte në vend dhe mundohej sadopak për të lehtësuar dhimbjen e Kosovës apo Shqipërisë. Ka ndryshuar diçka në bindjet e Granit Xhakës apo kështu ka qenë gjithmonë?
    Kjo nuk mund të ndahet tani, ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se Granit Xhaka ka ndryshuar në syrin tonë dhe për të ndeshja e sotme nuk ishte shumë vëllazërore. Ai u shpreh se ndaj Kosovës duhej të kishin fituar 7-0, por në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë humbën dhe nuk shprehu të njëjtën dëshirë për të fituar po kaq thellë. Pra përpara se të kërkoj një gjë të tillë kundër Kosovës që ka një ekip më të dobët, Xhaka duhet të jetë kaq shumë i mbushur dhe i motivuar për ta bërë kundër Serbisë. /Sport Ekspres/

  • Blerja e re e Arsenal: Xhaka më mbushi mendjen të vija te “topçinjtë”

    Blerja e re e Arsenal: Xhaka më mbushi mendjen të vija te “topçinjtë”

    3 Shtator 2025

    9:30

    Telesport

    Arsenal e mbylli merkato e verës me një “bum” të madh, duke siguruar një zëvendësues kyç në mbrojtje, Piero Hincapié. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin ekuadorian të marrë nga Bayer Leverkusen në huazim me një opsion blerjeje për 45 milionë euro.
    Hincapié tha: “Vetëm një bisedë me Arteta ishte e mjaftueshme për të më bindur për vendimin që po merrja. Jam shumë i lumtur. Dua të integrohem sa më mirë që të mundem me shokët e mi të rinj të ekipit dhe të kem një sezon të mirë“.
    “Gjithmonë dua të fitoj trofe për këtë klub, të bëj emër për veten time dhe të lë gjurmën time. Dua të nis mirë menjëherë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme“, deklaroi Hincapié, që zbulon bisedën që pati me Granit Xhaka, ish-lojtar i Arsenal.
    “Folëm shumë me Xhaka, por jo vetëm për Arsenalin. E pyeta për Arsenalin, si po shkonin gjërat këtu. Ai foli me shumë mirësi për klubin dhe si ndihej gjatë kohës së tij këtu. Më pëlqeu shumë biseda që patëm gjatë asaj kohe. Ai më dërgoi një mesazh kohët e fundit; ai gjithmonë ka folur me shumë mirësi për klubin“, tha Hincapié.

  • VIDEO/ Xhaka “gatuan” golin e fitores, asisti në minutën e 96 i jep tre pikët Sunderland-it

    VIDEO/ Xhaka “gatuan” golin e fitores, asisti në minutën e 96 i jep tre pikët Sunderland-it

    Sunderland-i ka mposhtur Brentfordin në javën e 3-të të Premier League-s. Një meritë të madhe në marrjen e tre pikëve mban edhe Granit Xhaka. Kapiteni i bardhekuqve dha asistin e fitores në minutën e 96 të takimit.
    Xhaka dha një harkim mjaft të bukur në zonë në sekondat e fundit të takimit, ku gjeti Izidorin. Ky i fundit e dërgoi topin me kokë në rrjetë dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 2-1./Sport Ekspres/

  • Ndrecka i Shpresave firmos me Ternanën, Xhaka tregon pse zgjodhi Sandërlendin në Angli

    Ndrecka i Shpresave firmos me Ternanën, Xhaka tregon pse zgjodhi Sandërlendin në Angli

    Adriatik BALLA
    Në Itali luan kontigjenti kryesor i lojtarëve të skuadrës përfaqësuese dhe njëherësh edhe grupi më i madh i futbollistëve shqiptarë në një nga ligat kryesore të futbollit në Europë. Padyshim që për trajnerin Silvinjo vëmendjen kryesore e marrin lojtarët që luajnë në Serie A, pasi aty është grupi ku ai zgjedh titullarët për përfaqësuesen, por kohët e fundit ka pasur sinjale të mira edhe nga lojtarët që luajnë në ligat e ulëta, Serie B ose C, pasi aty ka elementë që janë të ekipeve kombëtare të moshave. Sipas informacioneve të fundit, Angelo Ndrecka nis një etapë të re në karrierën e tij. Ish-mbrojtësi i majtë i përfaqësues Shpresa, tashmë i është bashkuar një tjetër klubi në Serinë C italiane. Ndrecka nga dita e djeshme është zyrtarisht një futbollist i Ternanës, me të cilën ka lidhur një kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai ka qenë një kërkesë e trajnerit Fabio Liverani, një emër i njohur në futbollin italian, i cili ka marrë tashmë drejtimin e këtij klubi që ambicie për t’u ngjitur në Serinë B. Ndrecka është rritur në akademinë e Kievos dhe Lacios, teksa me ekipin e parë ka luajtur me Teramo, Pro Patria dhe së fundmi Virtus Entela. Ai hyri në histori në Serinë A me fanellën e Kievos, kur u bë futbollisti i parë i ditëlindjes 2001 që zbriste në fushë në elitën e futbolli italian.
    Xhaka: Ja pse zgjodha Sandërlendin
    Ndërkohë që Ndreckës i duhet të rritet brenda kampionatit italian, një shqiptar është rikthyer në Angli për të shkruar faqe të reja suksesi. Bëhet fjalë për Granit Xhakën, emri i të cilit ishte mjaft i përfolur në afatin kalimtar të verës. Bajer Leverkusenit i ishin larguar yjet e ekipit dhe të njëjtën gjë e kishte bërë edhe trajneri Ksabi Alonso, prandaj edhe rrugën e tyre dëshironte ta ndiqte edhe ylli kosovar. Milani ishte emri më i përfolur gjatë verës, por menaxheri i futbollistit, Jose Noguera ka zbuluar se “Rossoneri” nuk ishin klubi i vetëm i interesuar për 32-vjeçarin. Ndonëse nuk i përmendi me emra, ai konfirmoi se klienti i tij i pati tri oferta nga klube të mëdha para se t’i bashkohej klubit të rikthyer në Premierligë për 15 milionë euro. “Për Xhakën kishte shumë interes dhe ai i refuzoi tri oferta të mëdha për t’iu bashkuar Sunderlandin në këtë verë. Xhaka zakonisht luan në klube ambicioze në Ligën e Kampionëve, që synojnë tituj lige, finale kupash etj. Megjithatë, ai donte të provonte diçka të re sepse dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Kështu që ai e sheh këtë si një përvojë të re për të mësuar. Biseda e parë ishte në telefon me pronarin, Kyril Louis-Dreyfus, i cili është gjithashtu nga Zvicra dhe shumë i ri. Xhaka u lidh shumë mirë me Louis-Dreyfus dhe e pëlqeu vizionin që iu prezantua”, u shpreh menaxheri i Xhakës në një intervistë për “Flashscore”. Xhaka nënshkroi kontratë trevjeçare me Sanderlandin duke i dhënë fund eksperiencës së jashtëzakonshme tek Bajer Leverkuseni. Ai në fakt u rikthye në Premier League ku kishte luajtur po ashtu me sukses për Arsenalin, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Bazel e në Borusia Munshengladbah.

  • Premier League, Broja sërish në tribunë, Xhaka pëson humbjen e parë

    Premier League, Broja sërish në tribunë, Xhaka pëson humbjen e parë

    Janë mbyllur tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e dytë. Burnley regjistroi fitoren e parë sezonale, pasi mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Sunderland.
    Edhe në këtë takim, ashtu si javën e kaluar, Broja nuk ishte i grumbulluar te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares duket se ende nuk ka kapur formën, pasi afrimit nga Chelsea.
    Sa i përket Sunderland, Granit Xhaka pëson humbjen e parë, si kapiten i skuadrës angleze.
    Humbje surprizuese ishte edhe ajo e Aston Villa-s në transfertë, ku u mposht minimalisht nga Brentford.
    Në përballjen tjetër, Bournemouth triumfoi 1-0 ndaj skuadrës së Wolves në shtëpi.