Tag: xhaka

  • Uejn Runi elozhe për Granit Xhakën: Është shtylla kryesore e Sanderlendit

    Uejn Runi elozhe për Granit Xhakën: Është shtylla kryesore e Sanderlendit

    Adriatik BALLA
    Të paktë janë lojtarët shqiptarë që kanë regjistruar kaq shumë sukses sa Granit Xhaka. E nisi me moshat në Zvicër, te Bazeli, për të vijuar me Borusia Munshengladbah në Gjermani, më pas për shumë vite te Arsenali, u rikthye në Gjermani te Bajer Leverkusen e tani sërish në Angli, por me Sandërlendin. Kudo ai ka treguar cilësi, integritet, lojtar lider që merr përsipër përgjegjësi, që lexon lojën, e interpreton atë dhe udhëheq grupin drejt suksesit. Të njëjtën gjë po bën aktualisht edhe me Sandërlendin dhe janë figurat e njohura të futbollit anglez që i kanë thur elozhe shqiptarit.
    Qëndrimi i Runit
    Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid dhe i kombëtares së Anglisë, Uejn Runi, ka deklaruar se kapiteni i Sanderlandit, Granit Xhaka, është “ndoshta transferimi më i mirë i sezonit”. Sanderland ka shkëlqyer në rikthimin e tij në Premierligë dhe aktualisht renditet në vendin e katërt pas 11 ndeshjeve me 19 pikë, duke qenë në rrugën e duhur për të arritur objektivin kryesor, mbetjen në elitë. Ish-mesfushori i Arsenalit, Xhaka, ka qenë një faktor kyç në fillimin e fortë të Sanderlandit falë përvojës dhe lidershipit të tij. Ai ka luajtur çdo minutë të të gjitha ndeshjeve në ligë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime. Këtë sezon, 33-vjeçari udhëheq skuadrën në disa statistika: asistime, raste të krijuara, prekje topi, pasime të sakta, duele të fituara, topa të rikthyer dhe distancë të përshkuar. Xhaka iu bashkua Sunderlandit këtë verë pas ngjitjes nga Championshipi, duke ardhur nga Bajer Leverkusen për një shumë fillestare prej 13 milionë paundësh. Runi tha në emisionin e tij “The Uejn Runi Shoë”. “Kur u kthye në Premierligë, e pyesja veten nëse do ia dilte. Sidomos me një ekip të sapo-promovuar, çfarë ndikimi mund të kishte? Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i jashtëzakonshëm”. Xhaka zhvilloi 297 paraqitje me Arsenalin, ku fitoi dy Kupa të Anglisë.
    Pozitat e Xhakës te Sanderlendi dhe raporti me ish-ekipin e tij, Arsenal
    Megjithatë, ai shpesh ishte një figurë e diskutueshme te “Topçinjtë”. Ai u përjashtua pesë herë me karton të kuq dhe, gjatë gjashtë javëve sa ishte kapiten në vitin 2019, pati një përplasje të hapur me tifozët, gjë që çoi në heqjen e shiritit të kapitenit. Gjërat ndryshuan nën drejtimin e Mikel Artetas, ku Xhaka u bë një lojtar kyç përpara se të largohej në vitin 2023 drejt Leverkusenit, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesliga në sezonin e tij të parë atje. “Kur pati atë situatë me Arsenalin dhe u përplas me tifozët, ai tregoi karakter të madh duke u rikthyer për të luajtur sërish për klubin. Ta kalosh atë periudhë dhe të performosh siç bëri, pastaj të shkosh te Leverkuseni dhe të ndihmosh për të mposhtur Bajern Munihun pas më shumë se 10 vitesh, tregon se çfarë lojtari i madh është. Sanderland ka një skuadër shumë të re. Ai është si një figurë prindërore dhe do të jetë ndihmë e madhe edhe për trajnerin, si kapiten që lidh lojtarët me stafin. Me gjithë transferimet që bënë këtë verë, ai do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për menaxherin dhe për lojtarët e rinj, duke përdorur përvojën e tij”, u shpreh Runi.
     

  • UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj! Mes tyre, edhe Taulant Xhaka

    UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj! Mes tyre, edhe Taulant Xhaka

    Kursi për trajnerët e licencës UEFA B, i organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF në zonën e Tiranës mbylli me sukses edicionin e tij të radhës me diplomimin e 32 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi, ndër të cilët dy vajza.
    Së fundi u organizua në “Shtëpinë e Futbollit” edhe ceremonia e diplomimit të trajnerëve të rinj , ku të pranishëm ishin anëtari i KE-së së FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe përfaqësues të Departamentit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.
    Kursi për trajnerët e licencës UEFA B zgjati rreth 3 muaj, i ndarë në disa periudha. Të gjitha leksionet janë zhvilluar në Shkollën e Edukimit në Kamëz nën kujdesin e specialistëve të Departamentit të Edukimit në FSHF .
    Ish-futbollistë të ekipit kombëtar si Taulant Xhaka, Ahmed Januzi apo edhe futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrave shqiptare si Arbër Çyrbja, Ardit Peposhi, Arsid Kruja, Jasmin Rraboshta, Alked Çelhaka e të tjerë janë pajisur me këtë licencë.
    Në një prononcim për FSHF, ish-lojtari kuqezi Taulant Xhaka vlerësoi kursin dhe nivelin e grupit dhe lektorëve dhe tregoi synimet për të ardhmen.
    “Kursi ka qenë shumë i mirë, ka shkuar shumë mirë. Profesorët ishin të mrekullueshëm dhe grupi ishte shumë i mirë. Kemi mësuar shumë”.
    Synimet për të ardhmen? – Është vështirë ta vlerësoj tani. Do e nis me grupmoshat e vogla. Kam qenë lojtar, tani trajner. Janë dy gjëra të ndryshme. Uroj që në të ardhmen të vazhdoj si trajner me Granitin, ai si numri 1 kurse unë si 2-shi- tha Taulant Xhaka, i cili tregon gjithashtu se në janar do të nisë edhe kursin UEFA A. “ Sot mbylla UEFA-n B sot dhe në janar do të nis me UEFA A”.
    Në fund, një koment edhe për Kombëtaren shqiptare për të cilën ai luajti për disa vite dhe si i shikon ai dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Botërorit. “Kombëtarja besoj se do të arrijë rezultate shumë të mira. Kundër Andorrës patjetër që me fitore dhe kundër Anglisë uroj një barazim dhe të shkojmë në fazën tjetër”, – përfundon Taulant Xhaka për fshf.org.
    Ahmed Januzi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tregoi se si ka shkuar edicioni i kursit për licencën UEFA B, falënderoi FSHF për mundësinë dhe foli për ecurinë e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    “Edicioni ka shkuar shumë mirë. Është kënaqësi të jesh me këta kolegë, aq më tepër kur socializohesh dhe krijon miqësi të reja, ndan mendime dhe ide të reja, shkëmben dhe njëkohësisht merr, sepse jemi ende fillestarë në këtë profesion. Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila na e ka mundësuar këtë eksperiencë dhe ua ka mundësuar gjithmonë futbollistëve dhe ish-futbollistëve, por edhe lojtarëve të superiores e të gjithë kombit shqiptar, duke i mbështetur në çdo aspekt, qoftë në shkollim apo në çdo drejtim tjetër ku kanë pasur nevojë.
    Një koment për Kombëtaren Shqiptare? – Po presim të arrijmë qëllimin. Djemtë kanë bërë shumë mirë. Në këto ndeshje kanë treguar se kemi kualitet dhe cilësi të jashtëzakonshme. I gjithë kombi shqiptar i mbështet dhe le të vazhdojnë kështu. Është herët për të folur, para se të ndodhë ai sukses i madh, por janë shumë afër dhe uroj që ta arrijnë”, – tha Ahmed Januzi.

  • VIDEO/ Xhaka me shokë i bëjnë surprizën e hidhur Arsenalit, kryesuesit ndalen në barazim

    VIDEO/ Xhaka me shokë i bëjnë surprizën e hidhur Arsenalit, kryesuesit ndalen në barazim

    Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sunderland në Premier League. Në Stadium of Light, Bellard befasoi mysafirët në pjesën e parë.
    Saka dhe Trossard përmbysën llogaritë, por gëzimi ishte i përkohshëm, pasi në fundin e takimit, Brobbey vendosi ekuilibrat duke i dhuruar një pikë skuadrës.

    Në këtë takim, nuk mund të mungonte për Southampton edhe Granit Xhaka, i cili luajti si titullar.
    Arsenal mbetet në krye me 26 pikë. Sunderland është në vendin e 3-të me 19 pikë.

  • Sunderland është fantastik këtë sezon, Xhaka me shokë befasojnë Arsenalin në pjesën e parë (video)

    Sunderland është fantastik këtë sezon, Xhaka me shokë befasojnë Arsenalin në pjesën e parë (video)

    8 Nëntor 2025

    19:26

    Telesport

    Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier League. I rikthyer në elitë pas 8 vitesh, Sunderland i drejtuar nga francezi Regis Le Bris, që ishte mjaft aktiv në merkaton e fundit, duke bërë disa goditje cilësore, ka bërë deri tani një paraqitje fenomenale.
    Në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Premier League, Sunderland e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj kryesuesve të Arsenalit. Goli i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga portieri Robin Roefs, dhe pasimit me kokë të Nordi Mukiele, ishte Daniel Ballard që dërgoi topin ne portën e mbrojtur nga David Raya me një goditje të bukur.
    “Topçinjtë” kanë ende 45 minuta të tjera në dispozicion për të shpëtuar nga humbja, ndërsa Granit Xhaka me shokë do luftojnë të mbrojnë avantazhin e pjesës së parë dhe pse jo ta thellojnë atë. Duhet përmendur fakti që Sunderland është ekipi i parë që i shënon Arsenalit pas plot 9 ndeshjesh.

  • Lider absolut/ Xhaka, tjetër rekord në Premier Ligë

    Lider absolut/ Xhaka, tjetër rekord në Premier Ligë

    Granit Xhaka mund të konsiderohet si futbollisti me më shumë paraqitje ndërkombëtare, sa i takon atyre që aktivizohen nëpër skuadrat e Premier Ligës.
    Saktësisht, mesfushori i Sanderlandit në kampionatin anglez, ka bërë 141 paraqitje për Zvicrën dhe është lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura për shtetin e tij në të gjithë Premier Ligën e Anglisë. Pas lojtarit me origjinë shqiptare, i dyti është Raul Himenez i Meksikës me 121 paraqitje.
    I treti është Idrissa Geje, me Kombëtaren e Senegalit (119). Për t’u kujtuar është fakti se gjatë këtij muaji Granit Xhaka do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje tjera me “helvetët”, teksa njëra prej tyre është speciale, pasi do të vijë si kundërshtar në Prishtinë për të luajtur ndaj Kosovës.

  • Granit Xhaka është lider i Sunderland-it, shënoi golin që i dha pikë skuadrës

    Granit Xhaka është lider i Sunderland-it, shënoi golin që i dha pikë skuadrës

    Granit Xhaka po tregohet një lider i padiskutueshëm te Sunderland-i. Lojtari shqiptar ka rezultuar një nga transferimet më të suksesshme në Premier League në këtë sezon. Edhe mbrëmjen e sotme mesfushori 33-vjeçar ka qenë një nga më të mirët në fushë kundër Evertonit. Madje arriti të shënonte edhe golin e barazimit pët Sunderland-it.
    Xhaka shënoi pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë dhe i dërgoi shifrat në ato përfundimtare 1-1. Tashmë Sunderland-i renditet në vendin e 4-t me 18 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/

  • Xhaka vazhdon shkëlqimin, tund rrjetën në Premier League

    Xhaka vazhdon shkëlqimin, tund rrjetën në Premier League

    Granit Xhaka ka qenë protagonist në ndeshjen që Sunderland po zhvillon ndaj Everton në kuadër të javës së 10-të të Premier League.
    Aktualisht rezultati është i barabartë 1-1. Kapiteni i Sunderland, Xhaka, realizoi golin e barazimit në minutën e 46-të, menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë.
    Mesfushori shqiptar i Zvicrës goditi me të majtën nga jashtë zone, duke dërguar topin në rrjetë.
    Goditja u devijua lehtë nga një prej mbrojtësve të Everton, gjë që e bëri të pamundur ndërhyrjen e portierit. Me këtë gol, Xhaka konfirmon formën e mirë dhe rëndësinë e tij për skuadrën.

  • “Ai predikon me shembull”! Janë në vendin e 2 të Premier League, trajneri i Sunderland tregon sekretin: është Granit Xhaka…

    “Ai predikon me shembull”! Janë në vendin e 2 të Premier League, trajneri i Sunderland tregon sekretin: është Granit Xhaka…

    Sunderlandi ndodhet në vendin e 4 në Premier League pas 9 javësh. Një rezultat mbreslënës i ekipit ku ndodhet edhe Granit Xhaka, teksa në javën e fundit fituan kundër Chelsea në shifrat 1-2.
    Ndërkohë trajneri i Sunderland, Regis Le Bris, e ka ngritur Xhakën në një tjetër nivel. “Granit (Xhaka) predikon me shembull. Ai na jep besim dhe shpresë. Ai beson se ne gjithmonë mund të fitojmë. Kështu ndodhi edhe kundër Chelsea, besonte te fitorja në transfertë, ua thoshte edhe lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Nëse do të fitosh, mjafton të ndjekësh Xhakën”, tha trajneri i Sunderland. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Maratonomaku”Granit Xhaka, ja ndikimi i mesfushorit te suksesi i Sunderland

    “Maratonomaku”Granit Xhaka, ja ndikimi i mesfushorit te suksesi i Sunderland

    Të gjithë mendonin se Sunderland u ngjit në Premier League për të mos qëndruar gjatë, por deri më tani skuadra ku militon Granit Xhaka konsiderohet si një surprizë e këndshme e sezonit pasi mban vendin e katërt edhe pse janë luajtur 9 javë kampionat.
    Pas analizave të ndryshme të bëra rezulton se pas suksesit të “maceve të zeza” qëndron pikërisht mesfushori, i cili u transferua këtë verë në Angli.

    Të dhënat e mbledhura nga lojtarët në fushë tregojnë se dyshja e mesfushës së Sunderland, e formuar nga Granit Xhaka dhe Noah Sadiki, ka përshkuar plot 200.97 kilometra. Xhaka me 100.83 km dhe Sadiki me 100.14 km janë dy lojtarët, të cilët kanë vrapuar më shumë deri më tani në kampionatin anglez.
    Megjithëse në moshën 33 vjeçare, Granit Xhaka vijon të luajë në nivele të larta duke dhënë më të mirën. Duket se rikthimi i tij në Angli pas dy sezonesh në Gjermani te Bayer Leverkusen, i ka bërë mirë mesfushorit me origjinë shqiptare, që në ishull duket i rilindur tashmë.

  • Xhaka është trajner në fushë, mediat zvicerane zbulojnë pjesë nga kartakteri i tij

    Xhaka është trajner në fushë, mediat zvicerane zbulojnë pjesë nga kartakteri i tij

    Të paktë janë lojtarët shqiptarë që kanë arritur nivele të tilla të larta si Granit Xhaka. Kanë kaluar 17 vjet prej se një skuadër e promovuar në Premier League ka nisur edicionin më mirë se Suanderlandi sezonin aktual. Skuadra, që për lider të pakontestueshëm në fushë e ka Granit Xhakën, të shtunën e mposhti kampionin e botës, Çelsin. Pas nëntë xhiros, Sunderlandi i ka 17 pikë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një skuadër me kaq pikë pas nëntë xhirosh të largohet nga Premier League në fund të edicionit. Qëndrimi në elitë është synimi i madh i Sunderlandit. Për këtë edhe e transferoi Xhakën nga Bajer Leverkuseni. Por jo të gjithë ishin të bindur që Xhaka është ende i denjë për Premier League. Shumë nuk e kuptuan po ashtu largimin e tij nga nënkampioni i Gjermanisë për transferim te një skuadër e kthyer në Premier League pas një kohe të gjatë. Megjithatë 33-vjeçari po kujdeset javë pas jave për të heshtur kritikët. Këtë e bëri edhe në fitoren 2:1 ndaj Çelsit në “Stamford Bridge” të shtunën. Ai fitoi betejën me mesfushorët e shtrenjtë të Çelsit, Moises Caicedon e transferuar për 115 milionë funte dhe Enzo Fernandezin e transferuar për 110 milionë funte. Xhaka kishte më së shumti ndërhyrje të suksesshme në ndeshje – katër. I fitoi gjashtë prej shtatë dueleve dhe nuk e bëri asnjë faul. Kapiteni i Zvicrës shquhet edhe për kilometrat e shumta që i vrapon gjatë ndeshjeve. Me aftësitë e liderit e mban ekipin të bashkuar dhe dëshmon në çdo ndeshje pse iu dha shiriti i kapitenit menjëherë pas transferimit. “Xhaka e udhëheq rrugën”, ka shkruar rrjeti televiziv “BBC”, në një analizë për ecurinë e suksesshme të Sanderlandit. Sipas mediumit të fuqishëm, asnjë lojtar i transferuar nuk ka pasur më shumë ndikim se Graniti.
    Berisha nga e shtuna lider i Leçes, Broja tregon episode nga karriera e tij, Asani lë gjurmë në Iran
    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë e bënë si duhet detyrën në muajin tetor, ku fituan në transfertë ndaj Serbisë e më pas në Tiranë miqësoren me Jordaninë. Theksojmë se këto fitore e ngjitën Shqipërinë plot 5 vende në ranglistën e FIFA-s, ndërsa vetë Shqipëria ndodhet tani e dyta në grupin K, pas Anglisë, me shanse të mëdha të sigurojë një vend në “play-off” të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në nëntor Shqiëpria do të luajë dy takimet e fundit zyrtare, atë ndaj Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe ndaj Anglisë në “Arena Kombëtare” e Tiranës më 16 nëntor. Ndërkohë, lojtarët kuqezi janë kthyer pranë ekipeve të tyre dhe një pjesë po shkëlqejnë me gola e asiste e të tjerë edhe me rol lideri në skuadrat përkatëse.
    Broja rrëfen shije dhe preference nga jeta e tij
    Sulmuesi i përfaqësueses, Armando Broja, dha dy ditë më parë një intervistë për faqen zyrtare të federatës, duke thënë se ndeshja më e vështirë që kishte luajtur në karrierë deri tani ishte ajo me Spanjën në Europian dhe më e bukura është luajtur po në Europian, po kundër Italisë. “Ndeshja më e bukur? Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë. Më e vështira është sigurisht Spanja, ndaj saj e patëm të vështirë”, tha Broja, i cili shtoi se nuk ndjek ndonjë ritual të veçantë dhe si i tillë nuk është supersticioz. I pyetur nga gazetarët se kur e kishte kuptuar se mund të bëhej lojtar i mirë, Broja tha se kjo ndodhi kur ishte adoleshent dhe ishte pjesë e kliubit të Çelsit. “Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit. I pyetur në fund se çfarë do t’i thoshte Brojës kur ishte i vogël, “Broja i madh” i tanishëm u shpreh qartë: “Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.” Broja tha në fund se i pëlqen muzika dhe dëshiron zakonisht të dëgjojë Drake.
    Medon Berisha: Leçe tregoi se mund të fitojë ndaj çdo skuadre
    Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, u bë protagonist me Leçen në ndeshjen me Udinezen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje duke mos e fshehur keqardhjen e tij. ‘Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën’, u shpreh Medon Berisha. Futbollisti shqiptar më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Leçes, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinezen. ‘Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty.” Vlen të theksojmë se Medon Berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.