Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka është fërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes ndaj Kosovës sa herë që prekte topin, ndërsa nuk dihen arsyet e këtyre reagimeve nga tifozët.
Që prej nisjes së ndeshjes dhe deri në përfundim, Xhaka u përball me këtë sjellje të tifozëve, të cilën nuk mundi ta linte pa e përmendur në fund të sfidës.
“Jam i befasuar është gjëja e fundit që kam pritur, veçanërisht këtu në shtëpi. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të përqendrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës. Kjo nuk është hera e parë, jam fërshëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam rikthyer sërish. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në transfertë”, deklaroi mesfushori shqiptar Granit Xhaka.
Xhaka luajti për 75 minuta në ndeshjen ndaj Kosovës e cila përfundoi 1-1.
Tag: xhaka
-

“Më dhemb sjellja, veçanërisht këtu në shtëpi”/ U fërshëllye nga tifozët, reagon Xhaka: Jam i befasuar
-

“Jam i befasuar”, Xhaka pas vërshëllimave: Nuk e prisja, më dhemb
Nga idhull i tifozëve, një lojtar që dikur i shënonte Serbisë dhe festonte me shqiponjë, në Prishtinë, në shtëpinë e tij, për herë të parë Granit Xhaka u prit me vërshëllima nga tifozët dardanë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, një situatë që nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Zvicrës:
“Jam me të vërtetë i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, mbi të gjitha këtu në shtëpi. Të them të drejtën kjo dhemb, por më duhet ta pranojë dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes me Kosovën.()
-

E fundit! Juventus hedh grepat për një tjetër shqiptar, synojnë sërish Granit Xhaka për mesfushën
Pasi e joshi dhe më pas hoqi dorë gjatë verës, të penguar nga mosha dhe kostoja e lartë e marrëveshjes, Juventus është rikthyer në rrugën e duhur dhe është gati të bëjë një lëvizje për Granit Xhaka në merkaton e janarit. Ndërkohë, Xhaka është larguar nga Bayer Leverkusen dhe po bën bujë te Sunderland (vendi i katërt në Premier League).
Sipas “TuttoSport”, Comolli është i bindur se mesfushori zviceran është organizatori i duhur për formacionin 4-3-3 që Luciano Spalletti po shqyrton për të riformësuar Juventusin e tij. Klubi anglez nuk duket se është pengesë dhe me rreth 15 milionë euro (shuma e shpenzuar në verë) ata do t’i jepnin dritën jeshile mesfushorit zviceran.
Nga ana e tij, edhe Xhaka ëndërron të përfundojë karrierën e tij në një klub të madh evropian që garon në Champions League. Juventus po bën kështu korrigjime pasi ka bërë gabime në verë, nën iluzionin se dyshja Locatelli-Thuram do të ishte në gjendje të mbante veten në të tre frontet.
Spalletti dëshiron një organizator të vërtetë, mundësisht një me përvojë për të kontribuar në një dhomë zhveshjeje relativisht të re. Thuram, në mendjen e trajnerit, duket i destinuar të bëhet mesfushor. Një tjetër emër është ai i Rodrigo Mendoza, 20-vjeçari që luan për Elche.
Kontrata e “Pedrit të ri” me klubin spanjoll është e vlefshme deri në vitin 2028, por vjen me një klauzolë lirimi relativisht të përballueshme: 20 milionë euro. Kjo është një shumë e konsiderueshme për një 20-vjeçar që tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, përfshirë Manchester City dhe Real Madrid. -

“Më lësho”! E pabesueshme ajo që ndodh në Kosovë, Xhaka vërshëllehet dhe kapet me shqiptarët
Në kufijtë e së pabesueshmes është ajo që ka ndodhur dje në “Fadil Vokrri”. Granit Xhaka është vërshëllyer nga stadiumi dhe tifozët shqiptarë sa herë që prekte topin në ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës. Pamjet
Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment, sa herë që Granit Xhaka prekte topin i gjithë stadiumi vërshëllente duke krijuar një situatë të pakëndshme dhe duke ngjallur shumë polemika në përfundimin e takimit. Disa kohë më parë Granit Xhaka coi peshë shqiptarët me shqiponjën në Serbi, ndërsa tani pritet me vërshëllima nga ana e tifozëve shqiptarë. Por përse ndodhi një skenë e tillë? E kemi thënë edhe më parë që jo vetëm Granit Xhaka, por të gjithë lojtarët e tjerë tanët që luajnë te Zvicra luajnë me dy porta.
Një tjetër intervistë japin në mediat shqiptare dhe një tjetër intervistë në mediat e tyre, në këtë rast të Zvicrës. Ishte e disata herë radhazi që Granit Xhaka shprehej se lojtarët që janë te Kosova dhe kishin mundësinë të vinin te Zvicra, e morën këtë vendim pasi nuk mund të luanin dot te Zvicra, duke “ofenduar” në një farë mënyre cilësinë dhe futbollistët dardan.
Por njëkohësisht kjo shërben edhe si një thirrje për lojtarët e tjerë që duhet të zgjedhin Zvicrën para Kosovës apo Shqipërisë. Në këto kushte, ishin të shumtë tifozët që e vërshëllyen Granit Xhakën sa herë prekte topin, ndërsa në momentin e zëvendësimit të tij, stadiumi u nda mes duartrokitjeve dhe vërshëllimave. Menjëherë pas ndeshjes, Granit Xhaka tregoi gjithë habinë e tij në mediat zvicerane. “Unë u surprizova shumë ashtu si edhe ju. Kjo ishte gjëja e fundit që unë prisja të ndodhte, vecanërisht në shtëpi. Më dhemb, por duhet të jem i sinqert, më duhet ta pranojë, pavarësisht se nuk më pëlqen, ky është futbolli. Jam i lumtur për çdo minutë dhe për çdo tifozë të Zvicrës që erdhi këtu. Sot kemi bërë shumë zviceranë që të ndihen të lumtur”, tha Granit Xhaka.
Gjithashtu mesfushori shqiptar e shprehur të gjithë nervozimin e tij pas përfundimit të ndeshjes. Xhaka ka pasur një diskutim shumë të ashpër dhe me nerva me kryetarin e tifogrupit të Dardanëve, duke i kërkuar shpjegime për vërshëllimat që ishin në drejtim të tij. Një bisedë e bërë në gjuhën shqipe, ndërsa pranë Xhakës ndodhet edhe një zyrtar i Zvicrës. Duke parë tensionet e larta dhe pa e kuptuar gjuhën, zyrtari i Zvicrës kërkoi të kapte Xhakën për ta hequr pasi mendonte se situata mund të shkonte akoma edhe më rëndë. Por Xhaka i ka kërkuar që ta lëshojë duke vazhduar diskutimin, për të shfaqur të gjithë mllëfin dhe befasinë e tij për mënyrën sesi u prit në Kosovë. /Sport Ekspres/? -

Bie heshtja në “Fadil Vokrri”, Zvicra e nis me gol pjesën e dytë (video)
18 Nëntor 2025
21:58
Telesport
Pjesa e dytë Kosovë-Zvicër ka nisur direkt me gol, por janë helvetët ata që kanë zhbllokuar rezultatin dhe kanë kaluar në avantazh 0-1. Pas një aksioni të shpejtë dhe zënies në befasi të mbrojtjes dardane, Ruben Vargas gjen rrjetën, pas asistit të Djibril Sow. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë pati shumë pak raste serioze nga të dy ekipet dhe ajo që ra më shumë në sy ishin vërshëllimat e shumta sa herë që Granit Xhaka prekte topin.
Shkak për këtë është një deklaratë e Xhakës e bërë pak ditë më parë ku u shpreh se Albian Hajdari dhe Leon Avduallhu që lanë Zvicrën për Kosovën, nuk e kishin vendin e sigurt te helvetët dhe ndaj zgjodhën dardanët. Gjithashtu, Xhaka tha se Ardion Jashari është më i mirë se Leon Avdullahu. -

Te Juventus bëhen pishman dhe pranojnë gabimin. Tani e duan me patjetër mesfushorin shqiptar
18 Nëntor 2025
17:17
Telesport
Juventus ishte një nga ekipet që interesohej shumë për Granit Xhakën, para se ky i fundit të transferohej te Sunderland. Në mënyrë të habitshme, bardhezinjtë u tërhoqën duke u fokusuar në objektivë të tjerë në merkato.
“Tuttosport” raporton se drejtuesit e klubit bardhezi janë bërë pishman që hoqën dorë nga Xhaka, por do të provojnë gjatë verës së ardhshme transferimin e tij. Ndërkohë, Xhaka po shkëlqen në Premier League me fanellën e Sunderland, ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Kontrata e Xhakës me Sunderland skadon në vitin 2028 dhe duket e vështirë që mesfushori shqiptar të largohet pas vetëm një sezoni, aq më tepër duke parë formën fantastike që po kalon te klubi anglez.
Gjithsesi, te Juventus besojnë se mund të arrijnë transferimin e Xhakës, pasi e shohin atë si lojtarin e duhur për t’i besuar “çelësat” e mesfushës. -

Granit Xhaka: Nëse Kosova na mposht 6-0, është faji ynë, por…
16 Nëntor 2025
13:51
Telesport
Granit Xhaka thotë se është atdhetar, por jo kur Zvicra përballet me Kosovën.
Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të kujtohet në histori për keq, pra duke humbur 6-0 me Kosovën, që kjo e fundit të kualifikohet direkt në Kupën e Botës.
Pa këtë rezultat, Dardanët shkojnë thjesht në play-off, jo kualifikim direkt.
“Në futboll, kemi parë shumë gjëra, por nuk duam të shkruajmë historinë për keq. Nëse lojtarët e Kosovës fitojnë 6-0 kundër nesh, atëherë është faji ynë”, ka deklaruar mesfushori. -

Kosova dyfishon shifrat falë një autogoli, Xhaka shpëton Zvicrën (video)
15 Nëntor 2025
22:13
Telesport
Kosova ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sllovenisë, në sfidën që po luhet në Ljubljana dhe deri tani Dardnët udhëheqin 0-2. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra po fiton 2-1. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë.
Me rezultatet aktuale, Zvicra udhëheq në vend të parë, ndërsa Kosova duhet të mjaftohet me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Ndeshja e fundit, të martën në “Fadil Vokrri”, Kosovë-Zvicër.
SHIKOGOLAT -

Avdullahu dhe Hajdari zgjodhën Kosovën, Xhaka: E vështirë të fitonin një vend titullari te Zvicra, nuk kishin durim
12 Nëntor 2025
17:20
Telesport
Në një intervistë të fundit të dhënë për “Blick”, Granit Xhaka foli edhe për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun, të cilët lanë Zvicrën dhe zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën, ku kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme deri tani.
“Futbollistë të nivelit të tyre, natyrisht nuk dëshiron askush që të largohen. Leoni dhe Albiani donin që statusi i tyre si futbollistë të vleresohej më shumë, prandaj u larguan.
Por, nuk e di nëse do ja dilnin të fitonin një vend titullari fiks te Zvicra brenda 3-4 viteve. Unë këtë e shoh me dyshim duke ditur që kemi disa futbollistë të mirë që kanë mbetur jashtë formacionit tonë.
Ardon Jashari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në tre vite. A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari. Unë them që jo. Sigurisht që Leoni është një djalë shumë i mirë dhe jo më kot luan si titullar te Hoffenheim në Bundesligë, por i mungoi durimi te Zvicra për të pasur një vend në formacion, ndaj iku.
Në fund të fundit është vendimi dhe zgjedhja e tyre për Kosovën, e cila ndeshjet e fundit ka treguar një nivel shumë të mirë”, tha Xhaka.
-

Arteta i bindur: Granit Xhaka ka cilësitë për të pasur sukses si trajner, por ka ende për të dhënë si lojtar
Mikel Arteta thotë se është i bindur se ish-kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka, ka cilësitë që duhen për t’u bërë një “trajner i shkëlqyer” në të ardhmen. Megjithatë, trajneri spanjoll pranon se mesfushori aktual i Sunderland është ende larg fundit të karrierës së tij si futbollist.
Që kur iu bashkua Sunderland në korrik të kësaj vere, pas dy vitesh në Bayer Leverkusen, Xhaka ka luajtur çdo minutë këtë sezon me ekipin e tij të ri. Arteta, i cili miratoi largimin e Xhakës pas shtatë sezonesh në Arsenal në vitin 2023, foli ngrohtësisht për ish-lojtarin e tij.
Arteta e kishte Granit Xhakën kundërshtar fundjavën e kaluar në barazimin 2-2 mes dy skuadrave në Premier League. Trajneri i “topçinjve” tha se mesfushori filloi karrierën e tij si trajner ndërsa ishte ende në Emirates. “Mendoj se Ethan Nëaneri ishte një prej tyre që ai trajnoi atë periudhë“, tha Arteta.
“Më pëlqeu sepse kjo do të thotë që, jam i sigurt nëse ai e dëshiron, një ditë do të bëhet një trajner i shkëlqyer. Dhe shumë të tjerë që kanë filluar licencat e tyre ndërsa jemi këtu, sepse ndihen të frymëzuar, e duan dhe shohin gjithashtu një mundësi për të përmirësuar jetën e tyre pasi të dalin në pension”, tha Arteta.
“Do të varet nga ajo që Graniti do të vendosë. Kjo nuk është për mua, por mendoj se ai është një trajner shumë i mirë që tani në fushën e lojës. Por për momentin ta lëmë ende të luajë. Ai po luan çdo minutë të çdo ndeshjeje, kështu që mendoj se ai ende ka një karrierë të gjatë përpara”, tha Arteta.