Tag: xhaka

  • Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët e Baselit i kushtojnë një superkoreografi në stadium

    Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët e Baselit i kushtojnë një superkoreografi në stadium

    Taulant Xhaka është tërhequr nga futbolli i luajtur. Në ndeshjen e fundit me Basel-in, klubi organizoi një ceremoni lamtumire, ku mori pjesë edhe vëllai i tij, Granit Xhaka.
    Tifozët e nderuan me një koreografi të veçantë, duke vlerësuar besnikërinë e tij shumëvjeçare ndaj klubit.
    Mesfushori u përlot, ashtu si shumica e tifozëve dhe vëllai i tij, Graniti.

    Xhaka luajti për më shumë se një dekadë me Basel, përveç dy sezoneve të huazimit te Grasshopper. Ai regjistroi mbi 400 paraqitje dhe e mbylli karrierën me një titull kampion.
    Për Shqipërinë zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi një gol, përpara se të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2021.

  • Ndeshja e fundit me Basel, Taulant Xhaka ‘var këpucët në gozhë’ mes lotësh: Dhashë gjithçka për fanellën!

    Ndeshja e fundit me Basel, Taulant Xhaka ‘var këpucët në gozhë’ mes lotësh: Dhashë gjithçka për fanellën!

    Në moshën 34-vjeçare, numri 34 i FC Basel i jep fund karrierës në Zvicër. Futbollisti i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka, ishte në fushë si kapiten në ndeshjen e fundit dhe u zëvendësua pas 34 minutash (një simbol nderimi për të).
    Rreth një orë para fillimit të ndeshjes, Xhaka mori edhe lamtumirën që meriton nga tifozëria me koreografi speciale, ovacione dhe lotë.
    Stafi i FCB-së dhe shokët e tij të ekipit formuan një ‘roje nderi’ për hyrjen e Taulant Xhakës. Grupi i tifozëve “Muttenzerkurve’ ia kushton atij koreografinë e vet. “Tauli” është shkruar me shkronja të mëdha.
    Në stadium, shokët dhe legjendat e FCB-së si Breel Embolo, Beni Huggel, Valentin Stocker dhe Marco Streller e ndjekin. Të gjithë i japin Xhakës një përqafim të përzemërt në mes të fushës në ‘St. Jakob-Park’.
    Nuk mungoi as vëllai, Granit Xhaka, i cili ngriti peshë tifozërinë me lajmin ‘bombë’:
    “Njëri Xhaka po largohet, por së shpejti edhe tjetri do të kthehet këtu”.
    Taulant Xhaka nuk mungoi me mesazhin e tij për mbështetësit në stadium.
    “Mund të shikoj veten në pasqyrë dhe të them: ‘Dhashë gjithçka për këtë fanellë’”, tha ai, siç informon media.
    Shtatë tituj kampionë dhe katër kupa deri më tani. Xhaka tërhiqet si legjendë e futbollit të Bazelit. Ai u bashkua me akademinë e të rinjve të FCB në vitin 2003 dhe mezi arriti deri në ekipin e parë. Me përjashtim të një huazimi njëvjeçar e gjysmë te Grasshoppers, qendërmbrojtësi ka luajtur gjithmonë për kuqeblutë.
    Xhaka fitoi titullin e tij të shtatë të kampionatit zviceran me FCB këtë sezon. Ai gjithashtu fitoi kupën katër herë dhe do të ketë mundësinë të fitojë një titull të pestë kupe, të dielën e ardhshme kundër FC Biel.
    Ndeshja e fundit e Xhakës deri më sot ishte kundër Grasshoppers në Superligë, më 14 dhjetor. Ai tani luajti ndeshjen e tij të 407-të dhe të fundit zyrtare për Baselin kundër Luzernit.
    Drejtori sportiv i FCB-së, Daniel Stucki, shpreh ndjenja të ngjashme:
    “Ai është një figurë absolute identifikimi, e cila është unike në këtë kohë. Ai ka ADN të kuqe dhe blu”.
    Një ADN të kuqe dhe blu që të tjerët do të duhet ta mishërojnë në fushë në të ardhmen. Ndoshta së shpejti vëllai Granit.
    Lamtumira speciale e tifozërisë për ‘Taulin’, siç e thërrasin me përkëdheli Taulant Xhakën te Basel

  • Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

    Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

    Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe ka dhënë lamtumirën e tij teksa ka luajtur ndeshjen e tij të fundit.
    Në ndeshjen e lamtumirës ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ashtu si vëllai i tij, nuk i mbajti dot lotët.
    Basel e nderoi atë me një ceremoni të veçantë, ku tifozët organizuan një koreografi madhështore në nder të Taulantit, duke e vlerësuar për besnikërinë dhe përkushtimin e treguar ndër vite.
    Taulant Xhaka e mbyll karrierën me një titull kampion të fituar te Basel, skuadër të cilës i dha gjithçka.
    Ai ia kushtoi të gjithë karrierën e tij Basel-it në Zvicër, përveç dy sezoneve si i huazuar te Grasshoper.
    Kujtojmë se Xhaka luajti për fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, ku shënoi një gol, atë ndaj Izraelit në Shtator 2018.
    Mesfushori njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja në vitin 2021.

  • Granit Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet përkrahë Kejnit, Virtcit, Musialës e Kimishit

    Granit Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet përkrahë Kejnit, Virtcit, Musialës e Kimishit

    Granit Xhaka ka lënë pas një sezon të shkëlqyer. Mesfushori shqiptar ishte një pikë kyçe e Bajer Leverkusenit të Ksabi Alonsos. Paraqitjet pozitive të sezonit e kanë përfshirë Xhakën në formacionin më të mirë për edicionin 2024/25 të Bundesligës.
    “Sofascore” e ka përfshirë mesfushorin përkrahë yjeve si Harri Kejni, Virtci, Musiala, Kimishi. Ish-lojtari i Arsenalit është vlerësuar me një notë mesatare sezonale 7.41./Sport Ekspres/

  • I njëjti avaz, Taulant Xhaka merr dënimin e fundit në karrierë për sjelljen e tij problematike

    I njëjti avaz, Taulant Xhaka merr dënimin e fundit në karrierë për sjelljen e tij problematike

    18 Maj 2025

    11:54

    Telesport

    Taulant Xhaka shfaq gjithmonë probleme me ruajtjen e nervave dhe pezullimet kanë qenë thuajse gjithmonë refren i karrierës së tij.
    Së fundmi ka ardhur një tjetër ndëshkim për mesfushorin shqiptar të Kosovës, i pezulluar me një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Zvicerane të Futbollit.
    Arsyeja është mënyra sesi ai festoi titullin kampion. Xhaka akuzohet se përdori fjalor ofendues ndaj skuadrave rivale, ndërsa mbajti edhe lëndë piroteknike.
    34-vjeçari ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist aktiv, por i duhet edhe të bëjë rreth 18 orë punë në komunitet si pjesë e dënimit nga Federata.

  • Granit Xhaka e mbyll me “Aspirinat”, gjen akordin me ekipin e ri. Mungon vetëm zyrtarizimi

    Granit Xhaka e mbyll me “Aspirinat”, gjen akordin me ekipin e ri. Mungon vetëm zyrtarizimi

    17 Maj 2025

    16:42

    Telesport

    Te Bayer Leverkusen pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë. Me largimin e Xabi Alonso-s, pritet të largohen edhe shumë nga yjet e Leverkusen, njëri prej tyre është edhe Granit Xhaka. Destinacioni i ri i mesfushorit shqiptar pritet të jetë Stambolli.
    Mediumi turk “Fanatik” raporton se Galatasaray është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të Granit Xhakës dhe thuhet se javën e fundit ka pasur një takim mes agjentit të lojtarit që është i ati, Ragip Xhaka dhe përfaqësuesve të Galatasaray.
    Klub turk do të paguajë 6 milionë euro tek arka e Bayern Leverkusen për të lënë të lirë 32-vjeçarin, ndërkohë që media në fjalë ka zbuluar dhe pagën vjetore që do të marrë Xhaka, që është 3.8 milionë euro përveç bonuseve.
    Pavarësisht moshës, Xhaka ka treguar që është ende një lojtar i rëndëssishëm dhe shumë i zoti në mesfushë. Kështu Xhaka do të largohet pas dy vitesh te Leverkusen dhe tani është gati të provojë një aventurë të re, te një ekip që synon jo vetëm suksesin në Turqi por dhe në Europë.

  • Festa “i del nga hundët” shqiptarit Xhaka, vijnë sanksionet nga Federata Zviceriane!

    Festa “i del nga hundët” shqiptarit Xhaka, vijnë sanksionet nga Federata Zviceriane!

    Mesfushori shqiptar i Basel, fitues i titullit kampion, Taulant Xhaka është sanksionuar me një ndeshje pezullim, një gjobë me para dhe shërbim ndaj komunitetit në dobi të futbollit për sjelljen dhe komentet e tij të papërshtatshme gjatë festimeve në Barfüsserplatz.
    Xhaka filloi një këngë urrejtjeje, ku ndër tjerash thuhej “Vdekje dhe urrejtje për FCZ”, gjatë festës së titullit me tifozët e Baselit, duke bërë që ai të hyj në procedurë për dënime. Sot (e premte), Liga Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se ka marrë tashmë vendim, ku Xhaka është dënuar me pezullim, gjoba dhe shërbim ndaj komunitetit.
    “Të hënën, Liga Zvicerane e Futbollit (SFL) hapi procedura disiplinore kundër Taulant Xhakës pasi lojtari i FC Basel 1893 bëri komente përçmuese për klubet e tjera përmes mikrofonit gjatë festimeve spontane të kampionatit në Barfüsserplatz të dielën në mbrëmje”, thuhet fillimisht në njoftim.
    “Në vendimin e tij, Presidenti i Komitetit Disiplinor, duke vepruar si gjyqtar i vetëm, vendosi një sanksion të trefishtë ndaj mesfushorit të Bazelit: një pezullim me një ndeshje, i cili hyn në fuqi menjëherë nëse FC Basel heq dorë zyrtarisht nga e drejta e tij për apelim, një gjobë prej 7,500 frangash dhe 18 orë shërbim për komunitetin në dobi të futbollit. Kjo duhet të bëhet brenda gjashtë muajve në konsultim me zyrën e SFL-së”, mbyllet njoftimi i SFL-së.
    Përveç kërkimfaljeve të paraqitura, gjyqtari i vetëm mori parasysh edhe daljen e paralajmëruar në pension të Taulant Xhakës në vendimin e tij. Në të njëjtën kohë, megjithatë, gjyqtari theksoi:
    “Dënimi duhet të kombinohet me një gjobë më të lartë dhe detyrimin për të kryer punë bamirësie në dobi të futbollit. Kjo është për të kompensuar ndikimin negativ që sjellja e tij pati në publik”, ka thënë gjyqtari.
    Ndalimi me një ndeshje do ta përjashtoj Xhakën nga ndeshja e kësaj fundjave në udhëtim te Young Boys, por jo edhe nga ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi ndaj Luzernit, aty ku mesfushori shqiptar do t’i japë lamtumirën futbollit. Ndryshe, një ankesë kundër këtij vendimi mund të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Ligës Zvicerane të Futbollit brenda pesë ditëve.

  • Granit Xhaka kërkohet nga Galatasaray

    Granit Xhaka kërkohet nga Galatasaray

    Granit Xhaka mund të largohet nga Gjermania për të vijuar një aventurë të re në Turqi.Sipas “Sky Sport Deutschland”, për mesfushorin që ka qenë pjesë e sukseseve të Bayer Levekusen në vitet e fundit, ka një interes të madh nga Galatasaray.
    Skuadra e njohur e Stambollit që kryeson renditjen në kampionatin turk, po kërkon lojtarë të nivelit të lartë dhe është gati të bëjë një ofertë të mirë si për lojtarin edhe për klubin gjerman.Granit Xhaka është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri më 30 Qershor të 2028, por nuk shikohet si pengesë nga mediat gjermane.
    32-vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar me Basel, Borussia M’gladbach dhe Arsenal.

  • Galatasaray pas Granit Xhakës, shqiptari takon përfaqësuesit e klubit turk

    Galatasaray pas Granit Xhakës, shqiptari takon përfaqësuesit e klubit turk

    Granit Xhaka shumë shpejt mund të jetë një futbollist i Galatasarayt. Mesfushori i Bayer Leverkusen ka lënë gjithçka të hapur, teksa ka pasur një takim mes palëve.
    Sipas një raportimi nga gazetarët e Sky Sports, Florian Plettenberg dhe Dennis Bayer, Galatasaray është i gatshëm të bëjë një ofertë për ta joshur Xhakën të kalojë në Turqi në verë. Gjithnjë sipas raportimeve, tashmë ka pasur një takim mes Xhakës, babait të tij, Galatasaray dhe një personi ndërmjetësues.
    Granit Xhaka është një figurë e rëndësishme tek Bayer Leverkuseni, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. Xhaka u bë pjesë e ‘Aspirinave’ në qershor të vitit 2023, duke u transferuar nga Arsenali për shumën e 15 milionë eurove.

  • Leverkuseni eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Granit Xhaka përplaset me tifozët

    Leverkuseni eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, Granit Xhaka përplaset me tifozët

    Bayer Leverkuseni ka thënë lamtumirë një tjetër trofe këtë sezon, duke u eliminua në Kupën e Gjermanisë nga Arminia Bielefeld, një skuadër e kategorisë së tretë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Arminias, me të tre golat e shënuar në pjesën e parë, ndërsa Leverkuseni nuk arriti të reagonte në pjesën e dytë.
    Pasi përfundoi ndeshja, tifozët shpërthyen ndaj lojtarëve, dhe Granit Xhaka u afrua për t’u shpjeguar, por ka pasur një përplasje mes tij dhe tifozëve. Tensionet u ngritën dhe u bë e mundur që të kalonin në një përleshje fizike, po që se mbështetësit e tjerë nuk do të kishin ndërhyrë.
    Arminia Bielefeld ka arritur një sukses të madh në këtë edicion të Kupës së Gjermanisë, duke eliminuar katër skuadra të Bundesligës, përfshirë Union Berlin, Freiburg, Werder Bremen dhe tani Leverkusen.