Tag: xhaferri

  • ‘250 euro për çdo fëmijë në zona ku nuk ka shkolla publike!’/ Besart Xhaferri shpalos programin e PD

    ‘250 euro për çdo fëmijë në zona ku nuk ka shkolla publike!’/ Besart Xhaferri shpalos programin e PD

    Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet, çdo fëmijë që ndodhet në zonat e mëdha të Tiranë, ku nuk ka shkolla publike, do të marrin 250 euro nga qeveria, si ndihmë deri në momentin që do të ndërtohet shkolla për fëmijët.

    ‘Në zona me nga 80 mijë banorë si Astiri ku nuk ka shkolla publike, qeveria do u japë prindërve nga 250 euro për çdo fëmijë, që ata t’i çojnë fëmijët në shkolla private’, shkruan Xhaferri në Facebook.

    Postimi i plotë:

    250 euro për çdo fëmijë në zona si Astiri ku nuk ka shkolla publike!

    Në zona me nga 80 mijë banorë si Astiri ku nuk ka shkolla publike, qeveria do u japë prindërve nga 250 euro për çdo fëmijë, që ata t’i çojnë fëmijët në shkolla private.

    Kjo tarifë do aplikohet deri sa në këto rajone të hapet shkolla publike.

    Kjo është mbështetje për prindërit, pasi sot prindërit sidomos në Tiranë, nuk e ndjejnë fare dorën e shtetit

  • Xhaferri: Më 11 maj Edi Rama do të kapitullohet me votë drejt burgut të Durrësit!

    Xhaferri: Më 11 maj Edi Rama do të kapitullohet me votë drejt burgut të Durrësit!

    Xhaferri: Më 11 maj Edi Rama do të kapitullohet me votë drejt burgut të Durrësit!

    Kandidati i PD për Qarkun e Tiranës dhe kryetar i PD për njësinë nr. 4, Besart Xhaferri, mori fjalën në takimin elektoral të zhvilluar në njësinë 4 në Tiranë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga lideri i opozitës Sali Berisha.

    Xhaferri deklaroi se dy javë deri në zgjedhje vlejnë sa katër vite dhimbjeje, duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës. Ai e akuzoi Ramën për përpjekje për të “bërë Shqipërinë çyryke” dhe për të larguar qytetarët jashtë vendit.

    “Kanë ngelur dhe 2 javë, por 2 javë janë sa gjithë jeta, 2 javë janë sa 4 vite që mund t’i kalojmë në dhimbjen tonë më të madhe, që çdo ditë do pendohemi pse nuk bëmë diçka më tepër që të largojmë një çyryk që na quan të gjithëve çyryk, që është në tentativë për ta bërë Shqipërinë çyryke, dhe është në tentativë për të larguar të gjithë nga Shqipëria.

    Premtimi i Edi Ramës është ajo pasaportë evropiane, se ne do të mund të udhëtojmë drejt Evropës.

    Ne jemi në Evropë, na ka larguar 1.1 milionë motra dhe vëllezër drejt Evropës. A do presim të na largojnë edhe 2 milionë të tjerë drejt Evropës? Jo, Edi Ramën do ta largojmë drejt burgut të Durrësit.

    Edi Rama, boll na lëndove, jep dorëheqjen në marrëzinë tënde, ik në shpellë, mbyll gojën dhe as libra mos shkruaj se nuk t’i lexon njeri.

    Dhe përgjigjen patjetër do ta marrësh më 11 maj, prindërit shqiptarë janë më të lënduarit se ç’ka në gjithë Evropën prindër.

    Edi Rama, ne nuk bëjmë paqe, ne pranojmë vetëm kapitullimin tënd, dhe më 11 maj ti do të kapitullosh, me votën vetëm për numrin 1.

    Vetëm numri 1 bën të mundur kapitullimin e një personi që ka luftuar qytetarët e tij.

    Ne e dimë se çfarë është ky regjim, prandaj ne duhet, çdo dhëndër, çdo shoqe, çdo kushëri, çdo komshi socialist, t’i themi: Sali Berisha do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve, nuk do jetë kryeministër i demokratëve, nuk do jetë kryeministër i atyre që kanë vetëm teser partie dhe premtimet që ne kemi do jenë për gjithë shqiptarët që janë këtu, ata që do lindin dhe ata që do rikthehen”, tha Xhaferri.

  • Xhaferri: Nuk mund të lejojmë që një njeri ta bëjë gjithë Shqipërinë  çyryke…

    Xhaferri: Nuk mund të lejojmë që një njeri ta bëjë gjithë Shqipërinë çyryke…

    Kandidati demokrat i PD për Qarkun e Tiranës dhe kryetar i PD për njësinë nr. 4, Besart Xhaferri, gjatë takimin elektoral në këtë zonë, deklaroi se dy javë deri në zgjedhje vlejnë sa katër vite dhimbjeje, duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës.
    Ai e akuzoi Ramën për përpjekje për të “bërë Shqipërinë çyryke” dhe për të larguar qytetarët jashtë vendit. Sipas tij, premtimi për pasaportën evropiane është mashtrim, pasi shqiptarët tashmë janë në Evropë, por po detyrohen të emigrojnë masivisht. Ai theksoi se më 11 maj do të vijë përgjigjja ndaj kësaj qeverisjeje me votë për numrin 1 në fletëvotim. Xhaferri i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Sali Berishën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të demokratëve. Ai përfundoi duke thënë se ndryshimi vjen vetëm përmes rrëzimit të Edi Ramës.
    “Kanë ngelur dhe 2 javë, por 2 javë janë sa gjithë jeta, 2 javë janë sa 4 vite që mund t’i kalojmë në dhimbjen tonë më të madhe, që çdo ditë do pendohemi pse nuk bëmë diçka më tepër që të largojmë një çyryk që na quan të gjithëve çyryk, që është në tentativë për ta bërë Shqipërinë çyryke, dhe është në tentativë për të larguar të gjithë nga Shqipëria.

    Premtimi i Edi Ramës është ajo pasaportë evropiane, se ne do të mund të udhëtojmë drejt Evropës.

    Ne jemi në Evropë, na ka larguar 1.1 milionë motra dhe vëllezër drejt Evropës. A do presim të na largojnë edhe 2 milionë të tjerë drejt Evropës? Jo, Edi Ramën do ta largojmë drejt burgut të Durrësit.
    Edi Rama, boll na lëndove, jep dorëheqjen në marrëzinë tënde, ik në shpellë, mbyll gojën dhe as libra mos shkruaj se nuk t’i lexon njeri.
    Dhe përgjigjen patjetër do ta marrësh më 11 maj, prindërit shqiptarë janë më të lënduarit se ç’ka në gjithë Evropën prindër.
    Edi Rama, ne nuk bëjmë paqe, ne pranojmë vetëm kapitullimin tënd, dhe më 11 maj ti do të kapitullosh, me votën vetëm për numrin 1.Vetëm numri 1 bën të mundur kapitullimin e një personi që ka luftuar qytetarët e tij.
    Ne e dimë se çfarë është ky regjim, prandaj ne duhet, çdo dhëndër, çdo shoqe, çdo kushëri, çdo komshi socialist, t’i themi: Sali Berisha do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve, nuk do jetë kryeministër i demokratëve, nuk do jetë kryeministër i atyre që kanë vetëm teser partie dhe premtimet që ne kemi do jenë për gjithë shqiptarët që janë këtu, ata që do lindin dhe ata që do rikthehen”, u shpreh Xhaferri.
     

  • ‘Gati për çdo çift’/ Xhaferri: PD-ASHM me plan të qartë, 30 mijë euro kredi me 0% interes nga qeveria për banesën e parë

    ‘Gati për çdo çift’/ Xhaferri: PD-ASHM me plan të qartë, 30 mijë euro kredi me 0% interes nga qeveria për banesën e parë

    Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri shprehet se PD-ASHM ka një program të qartë për çiftet e reja, që duan të blejnë banesën e parë.

    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhaferi ka detajuar pjesë nga programi social që PD dhe aleatët e saj ofrojnë.

    ‘Çati për çdo çift’ është program që u dedikohet çifteve të reja që duan të krijojnë familje dhe të blejnë një banesë të parë, ku se pari PD-ASHM do të ofrojnë për ta, 30 mijë euro kredi me zero interes nga qeveria.

    Xhaferri thotë se ndryshe nga kontrasti që paraqet Rama, i cili ndërton kulla për krimin, duke ofruar në Tiranë, apartamente me çmime si të Milanos, PD  do të mbështesë me depozita çiftet e reja, në mënyrë që të kenë mundësi të marrin deri në 80% kredi nga bankat e nivelit dtë dytë, duke u kompensuar pjesën e mbetur.

    Statusi

    “Çati për çdo çift”

    PD–ASHM do të ofrojë 30 mijë euro kredi me 0 % interes që çiftet e reja të blejnë banesën e parë.

    Kontrasti

    • Rama ndërton kulla për krimin. Tirana me çmime si të Milanos!

  • “E ardhmja nuk mund t’i besohet këtij njeriu”,Xhaferri reagon ndaj deklaratës së Ramës:Fëmijët nuk janë për propagandë

    “E ardhmja nuk mund t’i besohet këtij njeriu”,Xhaferri reagon ndaj deklaratës së Ramës:Fëmijët nuk janë për propagandë

    Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ramës para fëmijëve gjatë një takimi elektoral ku u kërkonte atyre që të shikonin fotot e tij nudo në rrjetet sociale.
    “Ky palaço nuk njeh limite njerëzore, teksa gjatë qeverisjes së tij janë larguar nga vendi 125 mijë të rinj të moshës nga 15 vjeç deri ne 19 vjeç”, shkruan Xhaferri në postimin e tij
    Mesazhi:

    A lihet e ardhmja e fëmijëve në mëshirë të këtij?
    Pasi arsimtarët patronazhistë i mxorrën fëmijët me listë në ditë pushimi në takim me Edi Ramën, ky i fundit u kërkon fëmijëve që të kërkojnë në internet për fotot e tij nudo.
    Ky palaço nuk njeh limite njerëzore, teksa gjatë qeverisjes së tij janë larguar nga vendi 125 mijë të rinj të moshës nga 15 vjeç deri ne 19 vjeç.
    Shqiptarët nuk do ta lënë kurrë më të ardhmen e fëmijëve në mëshirë të këtij njeriu që nuk e lidh asgjë as me njerëzoren as me familjen as me Shqipërinë.

  • ‘Krim –diplomaci- politikë, pamundëson futjen në BE/ Xhaferri: Narko-shteti prodhon narko-terrorizëm! Atentatet, kambanë alarmi për shoqërinë

    ‘Krim –diplomaci- politikë, pamundëson futjen në BE/ Xhaferri: Narko-shteti prodhon narko-terrorizëm! Atentatet, kambanë alarmi për shoqërinë

    Kandidati demokrat i PD për Qarkun e Tiranës, njëkohësisht bashkëdrejtues politik në këtë qark, Besart Xhaferri i ka konsideruar, dy atentatet e fundit në Tiranë e Lezhë, si alarm për shoqërinë, që sipas tij duhet të ngrihen kundër një narko-shteti që po prodhon narko-terrorizëm.

    Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, Xhaferri tha se këto ngjarje, tipike mafioze, ndodhin kryesisht gjatë fushatave elektorale, kur policia vihet në shërbim të makinerisë elektorale që përdoret nga Edi Rama.

    Sipas Xhaferrit, fakti që autoritetet ligjzbatuese nuk reagojnë ndaj fenomeneve kriminale që po shtohen ndjeshëm në Shqipëri, tregon se sa të pamundur e ka vendi ynë aderimin në BE.

    Një nga kriteret kryesore të grup-kapitujve për çeljen e negociatave është lufta ndaj krimit të organizuar, por që me një trinom krim –diplomaci- politike, është i pamundur anëtarësimi më 2030 në Bashkimin Evropian.

    Ndodh sidomos gjatë fushatave elektorale kur policia vihet në shërbim të makinerisë elektorale që përdoret nga Rama në fushatat elektorale. Kmei një ministër të brendshëm që është drejtues politik më shumë se ministër, person që rri në terren për të blerë vota. Ministër që ka përdorur drejtorët e policisë, me objektiv elektoral.

    Kur ke këtë vakum policor që të kesh infoormacion operativ, normalisht këto s’ekzistojnë më, sidomos në muajin elektoral është tragjedi në të dyja rastet, si në Tiranë ku është goditur targeti i gabuar dhe për fat të keq dy të mitur, një 19-vjeçar dhe shoferi. I mituri është transferuar në Romë, dhe të kujton Kolumbinë e viteve ‘80 e Palermon ‘70-‘80. Shqipëria po bëhet narko-shtet që prodhon narko-terrorizëm.

    Dhe këto nëse më 11 maj Rama fiton e të jetë kryeministër, do bëhen de fakto në të gjithë kapilarin e shoqërisë shqiptare. Do kemi frikë të dërgojmëë fëmijët në shkolla, pasi narko-terroristët mund të vendosin një bombë, siç ndodhi me Pablo Escobar, do krijohen incidente nga më të rënda. Kambanë alarmi për shoqërinë, që s’mund të qëndrojmë në duart e atyre që manipulojnë votën sesa atyre që duhet të bëjnë detyrën e ta largojnë krimin nga Shqipëria.

    Kjo është paradoks, këta s’mund të na çojnë në BE, se një nga kushtet është lufta ndaj krimit të organizuar. Krimi i organizuar të kontrollon gjithçka, partner në zgjedhje elektorale, që patjetër ti si forcë politike duhet të humbësh zgjedhjet, por edhe të pastrohesh nga llumi i mbledhur që më 2013.

    Këtë e kam paralajmëruar që dispora s’do votojnë të lirë, por do u kërkohet edhe me prova që t’i çojnë te patronazhistët. Provat na e bëjnë punën më të thjeshtë, mullar me prova që do të dërgohen te ndërkombëtaret.

    Deri më 2019-2014 është epoka e artë e korrupsionit diplomatik që Rama  ngriti në Evropë. E këto po dalin me artikujt e mediave ndërkombëtare. Dhe sot dihet që Shqipëria sot është krim –diplomaci-politikë.

  • ‘Shqipëria po shndërrohet në një narko-shtet’, Xhaferri: Atentatet, kambanë alarmi për shoqërinë

    ‘Shqipëria po shndërrohet në një narko-shtet’, Xhaferri: Atentatet, kambanë alarmi për shoqërinë

    Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht bashkëdrejtues politik, Besart Xhaferri, ka komentuar ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në Tiranë dhe Lezhë, duke i cilësuar si sinjal alarmi për shoqërinë shqiptare. Sipas tij, këto atentate mafioze ndodhin shpesh gjatë fushatave zgjedhore dhe reflektojnë ndikimin e krimit në strukturat shtetërore.
    Xhaferri akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje të drejtpërdrejta me krimin, duke deklaruar se policia vihet në shërbim të makinerisë elektorale dhe jo në luftën kundër kriminalitetit. Ai theksoi se në vend të forcimit të rendit, policia përdoret për blerje votash dhe mbrojtje të interesave politike.
    Sipas kandidatit demokrat, mungesa e reagimit nga autoritetet ligjzbatuese ndaj fenomenit të rritjes së kriminalitetit përbën një pengesë të madhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai përmendi tri ngjarje të rënda si dëshmi të këtij fenomeni dhe paralajmëroi se nëse Rama fiton më 11 maj, “narko-terroristët do jenë pjesë e kapilarëve të shoqërisë shqiptare”.
    Xhaferri parashikoi pasoja serioze për sigurinë publike, duke përmendur raste si ato të Kolumbisë së Pablo Escobar-it apo Palermos së viteve ’70-’80. Ai ngriti shqetësimin për rrezikun që përfshin edhe fëmijët, duke thënë se askush nuk do ndihet më i sigurt për t’i dërguar në shkollë.
    Ai po ashtu denoncoi atë që e cilësoi si “korrupsion diplomatik” të mbjellë në Evropë nga Rama, i cili sipas tij ka krijuar një lidhje të fortë mes krimit, diplomacisë dhe politikës.
    “Shqipëria po bëhet narko-shtet që prodhon narko-terrorizëm… Këto janë kambanë alarmi për shoqërinë, që s’mund të qëndrojmë në duart e atyre që manipulojnë votën sesa atyre që duhet të bëjnë detyrën e ta largojnë krimin nga Shqipëria.”
    “Nëse më 11 maj Rama fiton e të jetë kryeministër, do bëhen de fakto në të gjithë kapilarin e shoqërisë shqiptare. Do kemi frikë të dërgojmë fëmijët në shkolla, pasi narko-terroristët mund të vendosin një bombë, siç ndodhi me Pablo Escobar.”
    “Kjo është paradoks, këta s’mund të na çojnë në BE… Krimi i organizuar të kontrollon gjithçka.”

  • “Shëndetësia falas nuk ekziston”, Xhaferri shpërthen ndaj PS: Shqiptarët s’mashtrohen më nga ekrani

    “Shëndetësia falas nuk ekziston”, Xhaferri shpërthen ndaj PS: Shqiptarët s’mashtrohen më nga ekrani

    Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot ndaj mënyrës sesi do të votohet në zgjedhjet e 11 majit. Xhaferri tha se atyre që iu larguan fëmijët këto 12 vite do reagojnë me votë.
    Në një dalje televizive, Xhaferri tha se programi i fundit i Partisë Socialiste është i vitit 2013.
    Xhaferri u shpreh se nuk ka shëndetësi falas dhe ujë 24 orë, sikundër kishte premtuar PS-ja në zgjedhjet e fundit.
    Xhaferri shtoi se shqiptarët nuk ndikohen më nga televizori dhe vota e tyre do ndikohet nga eksodi i fëmijëve dhe nipërve të tyre.
    “Programi i fundit që kemi dëgjuar i Partisë Socialiste është i vitit 2013. Shëndetësia falas nuk është. Uji 24 orë nuk është. Arsimi më i mirë nuk është. Taksat më të drejta, nuk janë.
    Shqiptarët nuk ndikohen më nga televizori dhe vota e tyre do ndikohet nga eksodi i fëmijëve dhe nipërve të tyre. Në 12 vite, shqiptarët e kuptuan se shëndetësia falas, legalizimet falas e uji 24 orë mbetën vetëm në 3D, dhe realiteti është ai që prekim çdo ditë”,-tha Xhaferri.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Xhaferri: Blerje votash në zyrën e PS në Njësinë 1, SPAK të nisë hetimet

    Zgjedhjet e 11 majit/ Xhaferri: Blerje votash në zyrën e PS në Njësinë 1, SPAK të nisë hetimet

    Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri në rrjetin e tij social ka denoncuar skandalin e ofrimit të parave kundrejt votave në zyrën e Partisë Socialiste në njësinë 1 në rrugën “Kont Leopold Bertoldi”.
    Xhaferri thotë se zyra elektorale vizitohet nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ai i bën thirrje SPAK që të nisë hetimet dhe të ndalojë krymin zgjedhor.
    “Para 2 ditësh denoncova faktin se në një zyrë elektorale të PS në Njësinë 1, në rrugën “Kont Leopold Bertoldi”, ofrohen para në këmbim të votës. Skandali nuk mbaron këtu pasi ajo zyrë elektorale vizitohet nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Për këtë krim elektoral, SPAK nuk mund të qëndrojë indiferent! Deri tani qytetarët kanë refuzuar se kanë zgjedhur programin tonë, por ky krim zgjedhor në zemër të Tiranës duhet të ndalet urgjentisht!”, shkruan Xhaferri.

  • Fushata e PD/ Xhaferri zbardh rolin e strategut LaCivita: Do të jetë arkitekti i fitores sonë

    Fushata e PD/ Xhaferri zbardh rolin e strategut LaCivita: Do të jetë arkitekti i fitores sonë

    Besart Xhaferri, kandidat për deputet i Partisë Demokratike tha në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, se fushata e PD do mbështetet te programi dhe te takimet derë më derë me qytetarët.

    Ai u shpreh se Chris LaCivita është strateg i zgjedhjeve të PD dhe jo thjesht gjetje simbolike si njëri i besuar i presidentit amerikan Donald Trump, që drejtoi dhe fitoi në një fushatë në kushte shumë të ngjashme me atë të PD.

    “Programi është gjithçka ku është pozicionuar PD në këtë zgjedhje, i koncentruar në pikat që prekin në kockë qytetarët dhe e dyta është takimi derë më derë me njerëzit. Programi do përqendrohet te ekonomia, xhepi i qytetarëve dhe më tej në investimet kapitale për ta bërë Shqipërinë madhështore duke investuar te kapitali kryesor që është popullata.

    LaCivita do të jetë arkitekti i fitores sonë, do jetë konsulenti, po në fund të ditës arkitekti është një strategjist. Pjesa kryesore që sjell te fitorja është vetëm qytetari. Kemi një arkitekt që ka bërë një drejtim fushate gati-gati si e jona, me një kandidat që ishte ne qendër të sulmeve dhe të njëjtën gjë bëri; programi dhe takimi derë më derë. LaCivita është strategu i fushatës”, tha Xhaferri.