Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, foli mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Kuvendin një institucion të kapur dhe të degraduar, ku deputetët nuk janë më përfaqësues të qytetarëve, por “numra anonimë” në shërbim të një njeriu të vetëm Edi Ramës.
Xhaferri u shpreh se Shqipëria nuk është më një republikë parlamentare që prej vitit 2019, por një republikë e Kryeministrit, ku 140 deputetë janë kthyer në peng të një të çmenduri që ka vënë në rresht jo vetëm Parlamentin, por edhe 2 milionë qytetarë. Sipas tij, roli i deputetit është një mision, jo një nënshtrim, dhe opozita është sot e vetmja forcë që po i tregon Ramës fytyrën e vërtetë të një autokrati të zhveshur nga çdo normalitet.
Ai ngriti alarmin për degradimin e ndërgjegjes politike dhe institucionale, si dhe për nevojën urgjente të një marrëveshjeje të re me qytetarët dhe të një reforme zgjedhore që të mundësojë rotacionin real të pushtetit. Ai theksoi se pa një protestë të vazhdueshme dhe pa një presion të drejtpërdrejtë qytetar, ky regjim nuk ndalet
“Për mua nuk është kënaqësi të shkosh e të rrish në atë Kuvend. Nuk është nder të rrish krah deputetëve që nuk janë në politikë janë numra, janë anonimë. Siç kanë hyrë në atë Parlament, ashtu do të dalin, përveç se mund të bëhen meme.
Po ashtu, edhe te komisionerët shoh një degradim të ndërgjegjes qytetare të politikanëve. Po pati një degradim të ndërgjegjes së tyre, ai nuk është më një politikan, por është një skllav i Republikës së Kryeministrit.
Prej 2019-s, ne nuk jemi më një republikë parlamentare, por jemi një republikë e Kryeministrit, ku një i çmendur ka vënë në rresht 140 persona, dhe me ata 140, që janë barriera e fundit ndaj një të çmenduri, ka vënë në rresht edhe 2 milionë qytetarë, të cilët i ka çvarfëruar, përzënë, shkatërruar, bullizuar e të gjitha.
Deputeti është mision. Jemi në krye të një kauze që do ta ngremë dhe do ta fitojmë. Më besoni që Ramës, vështirësinë më të madhe, i vjen sot kur ka një opozitë që e nxjerr lakuriq, që është një autokrat.
Opozita do një marrëveshje më të mirë. Përmirësimi nuk duhet të ndalojë përmirësimi i diskursit, i kauzave dhe i një marrëveshjeje. Nëse do të bësh ndalesë për Ramën, duhet mbushur bulevardi, duhet protestë e vazhdueshme. Ky zullum ndalohet me forcën e qytetarëve dhe jo vetëm me forcë politike.
Rama është në degradimin e fundit dhe ai është futur në stadin e sëmundjes së tij të pushtetit. Ai nuk është më normal që në 2017-n. Unë kam qenë i qartë që pas 11 majit, që gjërat do të vijnë me ngritjen e dy faktorëve: me ngritjen e faktorëve të brendshëm marrëveshja me qytetarët dhe faktorëve të jashtëm, ndërkombëtarët, që duhet paralelisht të bashkohen në një pikë Ku ne të kemi strategjinë e duhur, fillimisht për të ndërtuar garën e barabartë në zgjedhje.
Se këtu, edhe sikur të bjerë kjo qeveri nga protesta afatgjatë, me këtë proces zgjedhor i vështirësohet rruga çdo rrotacioni të ri apo të vjetër politik për të rrëzuar PS-në.
Kur të vijë kjo pikë, PD do të jetë në kristalitetin e saj të mendimit për të kërkuar që koalicionet parazgjedhore të rikthehen në Kodin Zgjedhor. Duhet një reformë e re elektorale.
Plehrat janë biznesi i mafies. Nga projektligji, ata u rikthyen te riciklimi, që është më saktë ajo që PD e kishte nisur një industri ku u investuan 500 milionë euro. Ky e mbylli, i fali, i falimentoi. Sepse u zgjua një ditë dhe tha: “Unë do të bëj inovacion, dhe do të inceneroj”, dhe na inceneroi 500 milionë euro”, u shpreh ai.
Tag: xhaferri
-

Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
-

“Opozita nuk trembet”, Xhaferri reagon ashpër: Rama përdori Presidentin, ‘kukullën’ e tij për shkeljen e Kushtetutës
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot zgjedhjet vendore në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e procesit më 9 nëntor.
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një studio televizive, deklaroi se Presidenti Begaj është në shkelje kushtetuese, sipas tij si një “kukull” i përdorur nga kryeministri Rama.
“Presidenti i Shqipërisë është në shkelje kushtetuese që kur Gjykata nuk njohu vakancën. Gjykata Kushtetuese tha që ne do ta shqyrtojmë vakancën, kështu që nuk duhet të shpallim zgjedhjet. Këtu është shkelja kushtetuese e Presidentit, që shpalli ditën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
Kjo e sotmja është pezullimi i shkeljes së tij kushtetuese. Nuk është pezullim dekreti. Fakti që nuk shfuqizon zgjedhjet është sepse ende Gjykata kushtetuese nuk është shprehur për vakancën”, tha fillimisht deputeti demokrat.
Më tej Xhaferri theksoi: “Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë që opozita nuk po trembet nga zgjedhjet dhe nuk po mbron që të mos ndodhin zgjedhjet, apo nuk po mbron Erion Veliajn që të rrijë akoma në krye të Bashkisë. Opozita ka një detyrë kushtetuese nga zgjedhësit e saj që të mbrojë Kushtetutën e Shqipërisë.
Për interes të opozitës shqiptare zgjedhjet duhet të kishin ndodhur që në shkurt, mars, apo më herët se tani për Bashkinë e Tiranës.
Kryeministri po përdor kukullën e tij, Presidentin, për shkeljen e Kushtetutës.
Ne si opozitë do të futemi në zgjedhje. Nuk ka dekret të dytë presidencial për të pranuar zgjedhjet. Sot teknikisht kalon te kryetari i KQZ-së. Një gjë të jetë e qartë se në këtë vend nuk ka më garanci për Kushtetutën. Ne jemi të bindur se kandidati i pavarur që mbështetet nga Partia Demokratike, do ta ketë fitoren kurdo që të zhvillohen zgjedhjet”. -

PD drejt bojkotimit të zgjedhjeve në Tiranë? Xhaferri: S’kemi më rrugë tjetër veçse…
Deputetit i PD, Besart Xhaferri, i ftuar në një emision televiziv tha se opozita është e dënuar të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht, që sipas tij, ato menaxhohen nga vetë kryeministri Edi Rama.
Ai tha se PD nuk mund të bojkotojë zgjedhjet sepse sipas tij, do të ketë të njëjtën katastrofë si në vitin 2019
Xhaferri: Zgjedhjet edhe kësaj radhe i menaxhon Edi Rama. Ne jemi të dënuar këtu dhe do të hyjmë në zgjedhje. Sepse ne na ndodhi njëherë një katastrofë. Kur flasim për 5 qershorin 2020, ishte sepse ne dogjëm mandatet dhe lamë dhe Bashkitë.
Ne do të hyjmë në zgjedhje gjithmonë, edhe sido që të jenë kushtet, por nuk do na ndalojë gjithmonë që mos ndryshojmë kushtet e zgjedhjeve. Tani je i dënuar për t’i bërë këto dy gjëra. Ne na vodhën mandatet, ata i morën ato mandate ekstra. -

Gara për Tiranën, deputeti i Berishës: Do prezantojmë 6-7 kandidatë saqë do kënaqen të gjithë
Besart Xhaferri, deputet i PD-së, ishte i ftuar në Ditarin e pasdites në A2 CNN nga Pandi Gjata ku foli për kandidatin e mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Berisha njoftoi sot 3 prej zyrtarëve të PD-së, Këlliçi, Noka dhe Alimehmetin, të cilët do të negociojnë për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë, Xhaferri u shpreh se ky është një proces që do të mbyllet shumë shpejt duke bërë një zgjedhje nga 6 apo 7 alternativa që janë nga opozita, shkruan A2 CNN.
“Do të jetë një negociatë shumë e shpejtë. Do të ofrohen 6 apo 7 emra që ne i kemi dhe më pas do të shihet kush përshtatet në mënyrë që të gjithë të jenë të përfaqësuar. Këta janë emra nga PD, por edhe nga lista e 11 majit, nga ku kishte emra jo vetëm eksponentë politikë, por edhe profesionistë në fusha të ndryshme, kishte biznesmenë, emra nga diaspora. Megjithatë, mund të jetë edhe një eksponent i PD-së, por i pranuar nga të gjithë. Patjetër që duhet të bëjë një fushatë model, mbipartiake, me një administratë në hije. Emrat do të dalin, kush janë administratorët, kush do të zëvendësojë drejtorët e 5D, kush janë nënkryetarët. Kështu besoj se ne do të kemi kartën morale dhe patjetër Tirana do të mbështesë duke i dhënë një shuplakë kësaj autokracie në instalim të cilën të gjithë e kuptojnë pas 11 majit se çfarë po ndodh”, tha Xhaferri. -

Zgjedhja e kandidatit opozitar për Tiranën,Xhaferri zbulon detajet:Do të jemi 6-7 emra në garë, vendim i shpejtë pritet
Besart Xhaferri, deputet i PD-së, ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për kandidatin e mundshëm për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Berisha njoftoi sot 3 prej zyrtarëve të PD-së, Këlliçi, Noka dhe Alimehmetin, të cilët do të negociojnë për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë, Xhaferri u shpreh se ky është një proces që do të mbyllet shumë shpejt duke bërë një zgjedhje nga 6 apo 7 alternativa që janë nga opozita.
“Do të jetë një negociatë shumë e shpejtë. Do të ofrohen 6 apo 7 emra që ne i kemi dhe më pas do të shihet kush përshtatet në mënyrë që të gjithë të jenë të përfaqësuar. Këta janë emra nga PD, por edhe nga lista e 11 majit, nga ku kishte emra jo vetëm eksponentë politikë, por edhe profesionistë në fusha të ndryshme, kishte biznesmenë, emra nga diaspora. Megjithatë, mund të jetë edhe një eksponent i PD-së, por i pranuar nga të gjithë. Patjetër që duhet të bëjë një fushatë model, mbipartiake, me një administratë në hije. Emrat do të dalin, kush janë administratorët, kush do të zëvendësojë drejtorët e 5D, kush janë nënkryetarët. Kështu besoj se ne do të kemi kartën morale dhe patjetër Tirana do të mbështesë duke i dhënë një shuplakë kësaj autokracie në instalim të cilën të gjithë e kuptojnë pas 11 majit se çfarë po ndodh”, tha Xhaferri. -

“Rama duhet të përfundojë në burg”/ Qeveria e përfshirë në krim, reagon deputeti: Kryeministri ndjek modele kriminale
Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka botuar një libër ku përmendet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij në biseda të përgjuara me elementë të krimit të organizuar. Sipas librit, Rama dhe njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë qenë të lidhur me takime sekrete në Aruba me narkotrafikantë. Trocchia thekson se këto referenca janë të dokumentuara nga Antimafia italiane, e cila ka konfirmuar një takim të zhvilluar në vitin 2019.
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar këto zhvillime, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me trafikun e drogës dhe për krijimin e një “narko-ekonomie” në vend.
Xhaferri deklaroi se, sipas tij, Rama ka qenë i përfshirë në industrinë e narkotrafikut dhe se këto lidhje po dalin me vonesë:
“Unë mund të them diçka, veçasi del nga shpirtin pra, mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko-shteti. Këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.”
Sipas Xhaferrit, pastrimi i parave të karteleve është i dukshëm dhe kryeministri e ka në dorë zhvillimin territorial të Shqipërisë. Ai shtoi se ka prova që vijnë nga mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese.
Deputeti theksoi gjithashtu se modeli i kryeministrit Rama përfshin aspekte kriminale, ekonomike dhe elektorale, duke e krahasuar me udhëheqës si Manuel Noriega apo presidentë të vendeve të Amerikës Qendrore. Ai akuzoi se vendet e vogla po zhvillohen artificialisht ekonomikisht, ndërsa qytetarëve u shkatërrohet jeta.
Xhaferri paralajmëroi se pasojat për ekonominë shqiptare janë të pariparueshme dhe se drejtësia duhet të veprojë ndaj kryeministrit:
“Ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë, duhet me patjetër të shkojë në burg.”
Deputeti përfundoi duke theksuar se ekonomia e vendit po polarizohet: një pjesë shumë e vogël përfiton, ndërsa shumica e qytetarëve janë të varfër dhe nën ndikimin e “ultra narko-fashistëve” që kontrollojnë spektrin ekonomik dhe elektoral.
Besart Xhaferri:
‘Unë mund tër them diçka, veçasi del em shpirtin pra, mesa duket Edi Rama e ka atë ves, që udhët të jetë i përfshirë në industrinë narkotrafike, pra është tamam një kryeministër narko, kryeministër i një narko shteti dhe këto po dalin me shumë vonesë, ka ndodhur para disa vitesh, kush e di se çfarë ka ndodhur këto kohë.
Por ajo që ne jemi dëshmitarë të përditshëm është pikërisht pastrimi i parave të atyre karteleve, në gjënë që Edi Rama e ka në dorë, pikërisht që është zhvillimi territorial i Shqipërisë.
Ndonjëherë mund të ketë dashakeqësi që njerëzit të krijojnë fake news, por kjo nuk ndodh në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, pra që ka aty të vërteta, patjetër që ka.
Nuk është Edi Rama lideri i parë i një vendi që përfshihet në narkotrafik, është përfshirë Manuel Noriega më parë, janë përfshirë presidentët e Guatemalës, presidenti i Nikaraguas, pra të Amerikës Qendrore dhe Edi Rama mesa duket ka ndjekur modelin e tyre si kriminal po ashtu dhe ekonomik, po ashtu dhe elektoral, në mënyrë që vende të vogla me popullsi të vogla, të zhvillohen artificialisht ekonomikisht por t’ua shkatërrojnë jetesën qytetarëve të vendit të tyre.
Dëmi që i është bërë ekonomisë shqiptare, shpopullimi i këtij vendi, pronave dhe çdo gjëje që ne e shohim sot dhe e prekim janë të pariparueshme, por meqenëse këto dëme janë të pariparueshme, duhet që ai që është e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama, dhe i akuzuari kryesor nga të gjitha indiciet ndërkombëtare që po krijon dhe ka krijuar narkoshtetin e parë në Europë duhet me patjetër nga drejtësia shqiptare të shkojë në burg.
Fatet e këtij vendi, duhet t’i marrin qytetarët e këtij vendi në dorë sepse institucionet janë të kapura, nuk ka më ndarje pushtetesh.
Është një narko ekonomi që po krijon një narko fashizëm, pra po krijon një lloj polarizimi ekstrem të 98% të popullatës që janë shumë të varfër, 1.9% të popullatës që mund të përfitojnë se po pikon diçka nga kjo prurje, dhe atij 0.1% që janë të gjithë këto ultra narko fashistët që po kontrollojnë të gjithë spektrin e ekonomisë shqiptare dhe elektoral, sepse kështu lidhet, lidhet narkoekonomia me narkoelektoralitetin.’ – u shpreh Xhaferri.. -

“Kjo betejë ekziston prej 6 vitesh”/ Çfarë ndodhi mes Ramës dhe Veliajt? Xhaferri: Hakmarrja, vendosi ta bëjë kurban
Deputeti i PD, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive ku ka anailzuar atë që ka ndodhur në kampin kundërshtar, shkarkimi i Veliajt nga ana e Edi Ramës, pse ndodhi pikërisht tani.
Xhaferri tha se ky ishte fundi i një beteje të nisur 6 vite më parë. I pyetur se çfarë ndodhi 6 vite më parë, Xhaferri tha se ka aptur një përplasje për shkak të influencës në SHBA, se kush duhet të kishte më shumë lidhje me Sorosin.
Pjesë nga biseda:
Xhaferri: Kjo betejë ekziston prej 6 vitesh dhe fushëbeteja ka qenë SHBA. Veliaj është nxituar të bëjë diplomacinë e tij dhe këtu është hakmarrja. E vetmja gjë e mirë e Veliajt është të bëhët bashkëpuntor drejtësie.
Gazetari: Nuk është kohë e gjatë 6-vjet?
Xhaferri: Ata që e njohin e dinë që u desh ndërhyrja e Aleks Soros që Veliaj të kandidonte. Dhe kur u kap pallati në Tiranë, Veliaj shkoi në SHBA, edhe me 5D.
Gazetari: Mes të dyve vendosën të bëjnë kurban Veliajn?
Xhaferri: Jo mendoj se është rënia e influencës së atij personi. Mua nuk më vjen keq se çfarë i ndodh sot Veliajt. -

Tension në studio/ Kadilli: Mos më ndërpit më mua, se … Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume
Mbrëmja e sotme e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus është shoqëruar me tone të ashpra mes dy opozitarëve, ish-deputetit demokrat Fatbardh Kadilli dhe deputetit aktual të PD, Besart Xhaferri.
Gjatë kohës që Kadilli po merrte si shembull “pentiton” italian Tomaso Busheta, si rast që mund të ndiqej nga Erion Veliaj, ka ndërhyrë Besart Xhaferri, ç’ka ka sjellë edhe ngritjen e toneve.
Pjesë nga biseda:Kadilli: Është edhe rasti Busheta, por ai është rast tjetër, pasi Busheta besonte në Zot.
Xhaferri: S’ka lidhje Zoti aty. Kush e ka ndjekur rastin e di që atij i vranë dy djem, ishte hakmarrje e pastër.
Kadilli. Mos më ndërprit mua, se të jap ca batuta unë të ikësh me vrap. Ku e dije ti çfarë do thoja më pas.
Xhaferri: Po hë o Bardh tani.
Kadilli: Mos më ndërprit më mua.
Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume. -

Gara për Tiranën, deputeti i PD zbulon formulën: Ja si do zgjedhim kandidatin
Deputeti i PD, Besart Xhaferri zbuloi më shumë për formulën se si do të zgjedhin kandidatin për garën në bashkinë e Tiranës.
I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizon Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Xhaferri tha se do të zhvillojnë primaret edhe këtë herë.
Sa i përket drejtuesit të qarkut, deputeti konfirmoi se do të vazhdojë të jetë Belind Këlliçi.Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kemi një drejtues qarku?
Xhaferri: Është Belind Këlliçi.
Borakaj: Do vazhdojë të jetë?
Xhaferri: Besoj po. Po kandidatë kemi disa.
Borakaj: I keni zyrtarisht?
Xhaferri: Pa bërë primaret ende jo. Është viti i katërt që do bëjmë primare.
Borakaj: Ju do shfaqni ambicie në primare.
Xhaferri: Unë jo. E gjithë lista kandidate e zgjedhjeve të 11 majit duhet të jetë e nderuar t’i ofrohet mbështetje. Refuzimi nuk duhet të ndodhë.
/vizionplus.tv -

Plas në studio/ Kadilli: Mos më ndërpit më mua, se … Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume
Mbrëmja e sotme është shoqëruar me tone të ashpra mes dy opozitarëve, ish-deputetit demokrat Fatbardh Kadilli dhe deputetit aktual të PD, Besart Xhaferri.
Gjatë kohës që Kadilli po merrte si shembull “pentiton” italian Tomaso Busheta, si rast që mund të ndiqej nga Erion Veliaj, ka ndërhyrë Besart Xhaferri, ç’ka ka sjellë edhe ngritjen e toneve.
Pjesë nga biseda:
Kadilli: Është edhe rasti Busheta, por ai është rast tjetër, pasi Busheta besonte në Zot.
Xhaferri: S’ka lidhje Zoti aty. Kush e ka ndjekur rastin, e di që atij i vranë dy djem, ishte hakmarrje e pastër.
Kadilli. Mos më ndërprit mua, se të jap ca batuta unë të ikësh me vrap. Ku e dije ti çfarë do thoja më pas.
Xhaferri: Po hë o Bardh tani.
Kadilli: Mos më ndërprit më mua.
Xhaferri: Mos më jep mua ultimatume.