Tag: xhaferri

  • “Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

    “Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

    Pas protestave që PD ka zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, për kreun e FRPD Besart Xhaferri, këto protesta do të zhvendosen edhe në qytete të tjera në vend. 
    Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, duke iu referuar protestës së fundit para Kryeministrisë ku kishte një pjesëmarrje të ulët, Xhaferri tha se fokusi duhet që të jetë tek kauza dhe jo tek numrat.
    ‘Protesta apo foltorja është për njerëzit që kanë mundësi që të dalin dhe s’kanë frikë që të dalin në shesh sepse kjo është një shoqëri e frikësuar dhe nuk janë numrat, ajo ku ne duhet që të fokusohemi por janë kauzat. Ajo është një protestë legjitime që duhet të vazhdojë dhe do të fuqizohet nga java në javë. 
    Ajo foltore çdo javë e mban vëmendjen tek skandalet e qeverisë. Kjo foltore mund të transferohet në qytete të ndryshme të vendit, ne do të fokusohemi në të gjithë vend, ajo foltore do të marrë formatin kombëtar. Do të bisedojmë me qytetarët dhe do bëjmë një pakt të ri për të rrëzuar këtë qeveri’, tha ai. 
    Xhaferri deklaroi se opozita nuk do të bëjë me bojkot dhe djegie mandatesh, pasi kjo sipas tij është në avantazh të qeverisë. 
    ‘Çfarë duhet që të bëjmë bojkot dhe djegie mandatesh? Duhet që të ulemi dhe të bëjmë presion qeverisë dhe bojkoti vetëm e ka dëmtuar një opozitën. S’ka më bojkot, por presion deri në fund. Sepse me bojkot i bie që ti lëmë 100 për qind në dorë çdo gjë Edi Ramës. Rama duhet që të japë dorëheqjen për të gjitha skandalet që ka në qeveri. Këtë vend duhet që ta shërojmë. Prandaj dhe njerëzit këtu nuk paguajnë taksa sepse e dinë se çfarë bëhet me taksat e tyre. Shqipëria duhet që të bëjë një reformë elektorale që të ketë mundësi demokracia që të marrë frymë’, tha ai. 
    Teksa renditi disa nga arsyet që kanë ndikuar në dobësimin e PD, ai tha se sot në PD ka njerëz që janë idealist dhe duan rrëzimin e qeverisë. 
    ‘PD është dobësuar nga sulmet jashtë. E para ishte gabimet e PD që kanë bërë bojkot të zgjedhjeve lokale. Ishte sulmi në 2021 nga Blinken dhe sulmet e vet partisë shtet që mundohet që të josh dhe të dobësojë strukturat e PD. Për ekipin që PD ka sot janë idealist të pastër që as nuk shiten dhe as nuk blihen. Janë njerëz që janë betuar që janë misionar për ta rrëzuar këtë qeveri’, tha ai. 
    I pyetur se kush do të donte të ishte kandidati për kryetarin e ri të PD nëse do të ketë zgjedhje të reja në këtë parti, Xhaferri nuk preferoi që të përmend një emër. 
    ‘Kushdo është i mirëseardhur për të garuar. Por emër s’mund të jap se atë e dinë anëtar e PD. Vetëm ata e nxjerrin këtë emër. Për mua duhen sa më shumë figura potenciale që të sjellin frymë dhe mesazhe të reja’, tha ai. 
     
     
     

  • “Zgjedhjet e 11 Majit u blenë”, Xhaferri sulmon Kos: E vetmja garë e barabartë ishte ajo mes bandave dhe qeverisë

    “Zgjedhjet e 11 Majit u blenë”, Xhaferri sulmon Kos: E vetmja garë e barabartë ishte ajo mes bandave dhe qeverisë

    Si shumë të tjerë demokratë, edhe deputeti Besart Xhaferri sulmoi Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ishte sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes.
    Postimi i plotë i deputetit Besart Xhaferri:
    Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimore, sot u kthye në avokate të kreut të një shteti, që prej 5 vitesh firmos leje për kulla e resorte ku kartelet e drogës nga mbarë Evropa pastrojnë para.
    Marta Kosit, duhet ti thotë dikush se Prokurori i Brukselit Julien Moinil, që ka ekspozuar fuqizimin e karteleve të drogës për shkak të lehtësirave që qeveria Rama u ka krijuar për të pastruar para është kërcënuar me jetë nga një bandë shqiptare që kishte paguar 1 milionë euro për kokën e tij.
    Marta Kos, duhet ta dije se po bën avokatin e një politikani që ndan pushtet me kartele me droge që operojnë nga Amerika Latine në Bruksel.
    Marta Kos para se të na flasë për zgjedhjet e 11 Majit ti referohet raportit final të OSBE ODIHR që ekspozoi një masakër zgjedhorë të paprecedentë në Evropë, ku gara reale ishte mes bandave të drogës dhe bandave të qeverisë se cila siguron më shumë vota.

  • ‘FMN, shuplakë paqes fiskale’, Xhaferri: Krijohet shteg për…

    ‘FMN, shuplakë paqes fiskale’, Xhaferri: Krijohet shteg për…

    Deputeti i Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka reaguar pas deklaratës së përfundimit të misionit të vjeshtës të FMN për Shqipërinë.
    Xhaferri deklaron se Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë një shuplakë “Paqes Fiskale”.
    Xhaferri citon FMN dhe deklaron se Fondi ka bërë thirrje për kujdes sa i përket rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme pasi ky është një projekt i qeverisë për të hapur dyert për paratë e narkotrafikut dhe korrupsionit.
    “FMN shuplakë paqes fiskale e sheh vijim të amnistisë fiskale, u kërkon bankave të bëjnë kujdes me kreditë për pronat për shkak të narkoeuros!
    Amnistia Fiskale ishte projekti i Edi Ramës për të hapur dyert e Shqipërisë për paratë e narkotrafikut, të cilat, së bashku me paratë e korrupsionit të dy mandateve të kësaj qeverie, u injektuan në ndërtim dhe në turizëm.
    Edi Rama është përfituesi më i madh i injektimit të parave të narkotrafikut në ndërtim e turizëm, pasi ka monopolin e lejeve të ndërtimit në vend dhe çmimet e referencës i ka projektuar sipas interesave të klientëve të tij.
    Në një kohë që kullat kanë mbetur në stanjacion, pasi SHBA ka vënë në shënjestër kartelet e drogës, Edi Rama miratoi në kuvend “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, një skemë që krijon një shteg të madh për uljen e taksave të bizneseve që ndërtojnë kulla apo resorte me vila.
    Sot për paqen fiskale reagoi dhe FMN që u shpreh kundër saj me argumentin se rrezikon të dëmtojë pajtueshmërinë tatimore, të dobësojë besueshmërinë e sistemit të auditimit dhe të zhbëjë përparimet e arritura në modernizimin e administratës tatimore.
    FMN ka përsëritur thirrjet e saj për kujdes sa i përket rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme, e cila kërkon monitorim të kujdesshëm për të vlerësuar ndikimin e tyre në rrezikun sistemik.
    Projekti i Edi Ramës për kriminalizimin e ekonomisë ka vrarë sipërmarrjen në këtë vend, ndërsa për shkak të narkoeuros, me qindra ndërmarrje eksportuese janë përballur me humbje të konsiderueshme.
    Kjo qeveri, nuk ka asnjë projekt për të mbështetur ato sipërmarrje që pësuan goditje nga rënia e euros”, deklaron Xhaferri.

  • Protesta e opozitës/ Xhaferri: Mos thoni më ç’më duhet mua…

    Protesta e opozitës/ Xhaferri: Mos thoni më ç’më duhet mua…

    Deputeti demokrat Besart Xhaferri mbajti fjalën e tij në protestën para kryeministrisë të Partisë Demokratike.
    Xhaferri iu drejtua edhe socialistëve, duke iu thënë se pas çdo vjedhje të qeverisë me PPP ka një dramë të madhe sociale.
    Të rinjtë sot nuk munden të sigurojnë të ardhura mjaftueshëm për të shlyer qiratë mujore, prandaj u duhet të bëjnë disa punë.
    Xhaferri: Arsyeja kryesore pse jemi në këtë shesh se Edi Rama kërkon ta kthejë parlamentin vetëm për hallet e tij. Sot kemi për hallet e qytetarëve shqiptarë. Pas çdo projekt që ka një vjedhje të madhe, ka një dramë të madhe sociale. Pas PPP është vjedhja e mld lekëve, e mijëra qytetarëve që humbin jetë. Shqiptarët janë kampion në Europë për numrin në gofund.me.
    Me ndërtimet në Tiranë pastrohen paratë e inceneratorëve, të Ndragetas. Të rinjtë po kthehen në qiraxhinjtë e karteleve të drogës. Kartelet lëshuan armatën në 11 maj për të blerë vota për Edi Ramën.
    Fëmijët tuaj detyrohen të bëjnë 2 3 punë për qiranë. Mos thoni më ç’më duhet mua, veç faturës së vjedhjes ka një dramë familjare, nga kriminalizimi masiv i shoqërisë nuk kamë më imunitet. Njerëzit që janë këtu do e ndalin këtë dramë të gjithë shoqërisë. Nuk do ikim nga ky shesh pa e rrëzuar Edi Ramën. Fitore.

  • Xhaferri: Ai që firmos PPP në Kopshtin e Edenit refuzon të miratojë statusin e minatorit!

    Xhaferri: Ai që firmos PPP në Kopshtin e Edenit refuzon të miratojë statusin e minatorit!

    Nga Besart Xhaferri/

    Në Komisionin e Ekonomisë patëm një dëgjesë me minatorët e Spaçit në Mirditë, që prej një muaji janë në protestë për paga dhe kushte më të mira pune.

    Është e turpshme braktisja që shteti shqiptar u ka bërë këtyre burrave, që përballen çdo ditë me vdekjen për t’iu çuar bukë fëmijëve të tyre në darkë.

    Kërkova që halli i këtyre burrave të jetë prioritet i punës në komisionin tonë, pasi kompania turke po i trajton si jetimë në vendin e tyre dhe kjo mund të ketë pasoja të rënda për palët, pasi konflikti mund të agravojë.

    Ndërkohë që kjo qeveri, që harxhon miliona euro për luks të shfrenuar, ka 12 vite që refuzon propozimin për miratimin e statusit të minatorit.

    Janë mijëra burra në Tropojë, Has, Kukës, Mirditë, Dibër, Mat, Bulqizë, Pogradec, Tepelenë e Selenicë, që janë në pritje të miratimit të statusit të minatorit.

    Statusi duhet të miratohet urgjentisht, pasi profesioni i minatorit është më i vështiri.

  • ‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

    ‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin që i mori jetën Gilmando Danit.
    Xhaferri ka treguar se një automjet që ndodhej i parkuar në vendngjarje i përkiste një anëtari të FRPD.
    Deputeti ka treguar se anëtari i FRPD ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk është dëmtuar.
    Më tej, Xhaferri tha se makina e tij është goditur me 4 plumba.
    “Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë”, deklaroi Xhaferri.

  • ‘Të dielën 5 me 0 për PS’/ Xhaferri i përgjigjet Ballës: E merrni sigurinë nga…

    ‘Të dielën 5 me 0 për PS’/ Xhaferri i përgjigjet Ballës: E merrni sigurinë nga…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i është përgjigjur deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës se rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të së dielës do të jetë 5 me 0 për socialistët.
    Xhaferri tha se kjo deklaratë e Ballës vjen nga regjimi i instaluar me një administratë të politizuar. Gjithashtu u shpreh se socialistët janë të fundit që duhet t’ju shesin moral qytetarëve.
    “Meqënëse na tha se paguhemi për të bërë zhurmë. Unë i ri jam kur kam qenë adoleshent, rritesha duke parë atë duke i rënë bilbilit dhe skuqej deri sa të shpërthente billbili. Zoti Balla ju jeni i fundit të na thoni se paguhemi për atë çfarë paguhemi. Sa për atë 5 me 0, që thua për rezultatin, duhet të dini se në një regjim të instaluar me këtë administratë publike të politizuar, patjetër që kjo mund t’ju japë një siguri deliranti për të dalë në këtë konkluzion. Ajo që duhet të kuptojnë qytetarët shqiptarë është që morali të shitet nga ju, është i fundit i njerëzve që duhet të shesi atë moral, sepse ata nuk janë as përdorues të Sky Ecc as të Matrix”, tha Xhaferri.

  • “Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?”, Xhaferri sqaron deklaratën e bujshme: E kam thënë vetë…

    “Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?”, Xhaferri sqaron deklaratën e bujshme: E kam thënë vetë…

    Një debat artificial, e ka cilësuar deputeti demokrat Besard Xhaferri, debatin e krijuar pas deklaratës së tij se nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet në 2026 si kryetar i PD-së.
    Në një emision televiziv, ai sqaroi se nuk ka asnjë rebelim dhe se kjo deklaratë e tij nuk u prit as si debat dhe as si tërmet nga Sali Berisha, por pranoi se ka pasur reagime e kritika të cilat i ka sqaruar.
    “Nuk isha në Shqipëri dhe as nuk doja ti jepja ndonjë rëndësi bërjes së atij debati. Mendoj se ishte një debat artificial se një parti demokratike ku debati është gjëja më normale dhe ne këtë e kemi treguar në të gjithë historikun e 25 viteve nuk ka pse të bëjë asnjë lloj debati e tërmeti. Edhe nga kreu i PD nuk u prit as si debat e as si tërmet. Më kanë kontaktuar i kam shpjeguar e sqaruar dhe nuk ka patur asnjë zemërim. Kritikat e sulmet janë gjëja më normale. Debati u krijua nga hiçi. Nuk ka asnjë rebelim, do punoj në mënyrë të pandalur me kryetarin Sali Berisha për të rrëzuar Edi Rama”.
    Xhaferri thekson se rigarimi i Berishës për kreun e PD-së është vendim i tij dhe institucioneve të partisë, ndërsa thekson se tema kryesore duhet të jetë farsa elektorale, që sipas tij duhet duhet të bëhet kauzë botërore e kombëtare me qëllim ripërsëritjen e zgjedhjeve.
    “Pastaj vendimi është i tij dhe institucioneve të partisë dhe nuk ka asnjë mendim që del mbi institucioent e anëtarësinë e partisë. Është një mendim që e kam thënë edhe në 13 maj. Ne duhet të fokusohemi te farsa eketorale që ta bëjmë kauzë botërore e kombëtarë që të përsërisim zgjedhjet dhe ta shpëtojmë Shqiëprinë nga ky regjim. Pastaj rigarimi jo vetëm i kreut të pd dhe gjithë kupolës së PD duhet të jetë tema dytësore e tretësore. Tema parësore është farsa elektorale për ribërjen e zgjedhjeve në Shqipëri pas raporti të OSBE u faktua që është një farsë elektorale ne do ta bëjmë kauzë botërore. Rigarimi i zotit Berisha është vendim i tij dhe anëtarësisë së PD”.

  • “Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?” Xhaferri sqaron deklaratën: Nuk ka rebelim!

    “Berisha të largohet në 2026 si kryetar i PD?” Xhaferri sqaron deklaratën: Nuk ka rebelim!

    Një debat artificial, e ka cilësuar deputeti demokrat Besard Xhaferri, debatin e krijuar pas deklaratës së tij se nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet në 2026 si kryetar i PD-së.
    Në “Off the Record” ai sqaroi se nuk ka asnjë rebelim dhe se kjo deklaratë e tij nuk u prit as si debat dhe as si tërmet nga Sali Berisha, por pranoi se ka pasur reagime e kritika të cilat i ka sqaruar.
    “Nuk isha në Shqipëri dhe as nuk doja ti jepja ndonjë rëndësi bërjes së atij debati. Mendoj se ishte një debat artificial se një parti demokratike ku debati është gjëja më normale dhe ne këtë e kemi treguar në të gjithë historikun e 25 viteve nuk ka pse të bëjë asnjë lloj debati e tërmeti. Edhe nga kreu i PD nuk u prit as si debat e as si tërmet. Më kanë kontaktuar i kam shpjeguar e sqaruar dhe nuk ka patur asnjë zemërim. Kritikat e sulmet janë gjëja më normale. Debati u krijua nga hiçi. Nuk ka asnjë rebelim, do punoj në mënyrë të pandalur me kryetarin Sali Berisha për të rrëzuar Edi Rama”.
    Xhaferri thekson se rigarimi i Berishës për kreun e PD-së është vendim i tij dhe institucioneve të partisë, ndërsa thekson se tema kryesore duhet të jetë farsa elektorale, që sipas tij duhet duhet të bëhet kauzë botërore e kombëtare me qëllim ripërsëritjen e zgjedhjeve.
    “Pastaj vendimi është i tij dhe institucioneve të partisë dhe nuk ka asnjë mendim që del mbi institucioent e anëtarësinë e partisë. Është një mendim që e kam thënë edhe në 13 maj. Ne duhet të fokusohemi te farsa eketorale që ta bëjmë kauzë botërore  e kombëtarë që të përsërisim zgjedhjet dhe ta shpëtojmë Shqiëprinë nga ky regjim. Pastaj rigarimi jo vetëm i kreut të pd dhe gjithë kupolës së PD duhet të jetë tema dytësore e tretësore. Tema parësore është farsa elektorale për ribërjen e zgjedhjeve në Shqipëri pas raporti të OSBE u faktua që është një farsë elektorale ne do ta bëjmë kauzë botërore. Rigarimi i zotit Berisha është vendim i tij dhe anëtarësisë së PD”.

  • “Vetëm 1 në 11 studentë jeton sot te Qytet Studenti”,Xhaferri paralajmëron emergjencë për arsimin:35 milionë euro për..

    “Vetëm 1 në 11 studentë jeton sot te Qytet Studenti”,Xhaferri paralajmëron emergjencë për arsimin:35 milionë euro për..

    Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shprehur në një reagim se kushtet dhe tarifat në rritje kanë bërë që studentët të braktisin Qytetin Studenti.
    Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri shprehet se Bashkia Tiranë ka akorduar 5 miliardë lekë për fasada në Qytetin Studenti dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, ndërkohë që shumica e konvikteve mbeten të amortizuara.
    Deputeti thotë se kjo ka nxjerrë studentët përballë agjencive imobiliare, që i tarifojnë me çmime të kripura, për të cilat thotë se janë derivat i pastrimit të parave në ndërtim. Xhaferri thekson se duhet të kthehen sytë nga këto pak studentë që kanë mbetur në vend.
    Postimi i plotë:
    Studentët i përzënë nga konvikti i QS, i ekspozojnë para babëzisë së agjentëve imobiliarë!
    Kushtet skandaloze dhe tarifat në rritje kanë bërë që vitet e fundit të braktisin masivisht Qytetin Studenti, ku sot që flasim vetëm 1 në 11 studentë jeton në Qytetin Studenti.
    Në dy vitet e fundit, me Manualin 5D, Bashkia Tiranë ka akorduar 5 miliardë lekë për fasada në Qytetin Studenti dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, ndërkohë që shumica e konvikteve mbeten të amortizuara.
    Kjo ka bërë që studentët të ekspozohen përballë babëzisë së agjencive imobiliare, që i tarifojnë me çmime të kripura, të cilat janë derivat i pastrimit të parave në ndërtim.
    Studentët shqiptarë po zhvaten barbarisht, pasi për të paguar kostot si të studionin në Vjenë apo Londër, u duhet të bëjnë nga dy ose tre punë dhe të sakrifikojnë arsimin.
    Koha është të kthejmë sytë nga ata pak studentë që na kanë mbetur dhe kjo kërkon vizion, strategji dhe mbi të gjitha, vullnet.